Kush ishin abasidët ? Abasidët : (arab.): Dinasti arabe, trashëgoi Emevitët në sundimin e shtetit islam prej (750 - 1258). Të gjithë anëtarët e saj ishin pasardhës të Muhamedit a.s. Emrin e mori nga xhaxhai i Pejgamberit a.s., Abbas ibn Abdul Muttalib ibnu Hishamit, nipi i të cilit, Muhamed ibnu Ali, ishte i pari që e dha betimin si halif i myslimanëve. Gjatë sundimit të Abasidëve janë arritur rezultate të mëdha në letërsi, filozofi, shkencë, art, arkitekturë dhe muzikë. Mirëpo, përhapja e drejtimeve të ndryshme fetare, ndarja e disa popujve si dhe formimi i dinastive të reja e dobësuan fuqinë e vërtetë të halifit, duke ia lënë vetëm rolin e prijësit shpirtëror. Nga viti 940 deri më 1258, dinastia abaside pothuajse nuk kishte kurrfarë roli politik, deri në shkatërrimin e saj përfundimtar në viti 1258, kur mongolët e pushtuan Irakun dhe e shkatërruan Bagdadin.
Ese,hartime,teste,programe,libra shqip fjalor, autoshkolla, letersi,gjuhe shqipe,letersi boterore,kuriozitete,fjale te urta,analiza letrare,vjersha per femije,poezi,biografi, takvimi,shendetesi,mjekesi,pytje - pergjigje, tregime, gramatike,autoshkolla teste,,thenie filozofike,falja e namazit,