Shkruan: Elmedina Baraliu Fjalët e shkruara jetojnë. Sa më të sakta e të mençura të jenë, aq më të gjatë e kanë jetën. Të vërtetat e specializimit në QKUK do të jetojnë përgjithmonë sepse e vërteta e tyre është më e pastër se loti. Jeta është Mësuese e vërtetë. Aq shumë probleme ka në QKUK saqë është e vështirë t'ia fillosh hedhjen në letër apo letërsimin e tyre. Si specializant në QKUK jo vetëm që do të jesh argat por shumicën e herave do të jesh edhe skllav i specialistit. Si specializant në QKUK jo vetëm që do të tallen me ty specialistat, motrat e infermierët por edhe rojtarët, bartësit e pastruesit. Si specializant në QKUK jo vetëm që do të punosh si skllav por as që do të paguhesh për punën tënde, madje do të nënçmohesh e nënvlerësohesh. Si specializant në QKUK jo vetëm që rroga juaj nuk do të del me muaj të tërë por ajo do të humb fare dhe nuk do të del për tërë ato muaj me arsyetime të ndryshme që pothuajse të gjitha janë të kota. Të gjitha të këq
Ese,hartime,teste,programe,libra shqip fjalor, autoshkolla, letersi,gjuhe shqipe,letersi boterore,kuriozitete,fjale te urta,analiza letrare,vjersha per femije,poezi,biografi, takvimi,shendetesi,mjekesi,pytje - pergjigje, tregime, gramatike,autoshkolla teste,,thenie filozofike,falja e namazit,