Ushqimi për diabetikët apo për të sëmurët që vuajnë nga sheqeri Të sëmurët me diabet duhet të jenë veçanërisht të kujdesshëm me ushqimin. Planifikimi i mirë i racioneve ditore do të ndihmojë ndjeshëm në ballafaqimin me sëmundjen . Planifikimi duhet të përfshijë renditjen kohore të racioneve të të sëmurit, zakonet e tij në ushqim. Planifikimi i të ushqyerit do të ndikojë në uljen e sasisë së sheqerit , dhe do të ndihmojë në rregullimin e presionit të gjakut , nivelin e kolesterolit si dhe mbajtjen e peshës trupore ideale. Gjithashtu, të sëmurët me diabet duhet të kenë kujdes që të mbajnë dietë të ekuilibruar në raport me terapinë antidiabetike , si dhe nga marrja e insulinës . Aktiviteti fizik, megjithatë, edhe më tej do të ndihmojë në mbajtjen e nivelit të sheqerit në gjak . Ushqimi i shëndetshëm është ai ushqim i cili do të zvogëlojë rrezikun e komplikimeve në zemër ose sulmin cerebral(pika në tru). Ushqimi i shëndetshëm përfshin ushqime me një gamë të gjërë
Ese,hartime,teste,programe,libra shqip fjalor, autoshkolla, letersi,gjuhe shqipe,letersi boterore,kuriozitete,fjale te urta,analiza letrare,vjersha per femije,poezi,biografi, takvimi,shendetesi,mjekesi,pytje - pergjigje, tregime, gramatike,autoshkolla teste,,thenie filozofike,falja e namazit,