Tema: Është një realizim kompozicional që shmang klishetë e deriatherëshme dhe një sintezë mes romanit të personazhit dhe romanit psikologjik. Shkreli me këtë roman i bën portret Dyl Mehmetit, një malësor Rugovas. I bindur për drejtësinë e veprimeve të veta është kundër ndryshimeve. Parimi dhe vlera e tij jetësore është vdekja burrërore nga plumbi i pushkës. Subjekti: Ngjarja vendoset në Rugovë. Romansieri zbulon madhështinë e rrejshme të protagonistit. Dyl Mehmeti personazh gjysmëlegjendar që ka pirë ujë dhe gjak malesh, zbulohet si njeri që nuk ka dashur t‟i ndërroj flamujt sipas motit. Mirëpo, pikërisht i biri, Shpendi, është aty për ta përkujtuar të atin se koha e Dyl Mehmetëve ka perënduar. Dyl Mehmeti do ta ndjej veten të thyer, port ë papushtetshëm dhe do t‟ia marrë vetes jetën. Jeta do ta vazhdojë rrjedhën e vet në vazhdën e re, me Shpendin, i cili është i vetëdijshëm se me luftën e fundit "as toka, as njerëzit nuk janë më ata që ishin". Te romani
Ese,hartime,teste,programe,libra shqip fjalor, autoshkolla, letersi,gjuhe shqipe,letersi boterore,kuriozitete,fjale te urta,analiza letrare,vjersha per femije,poezi,biografi, takvimi,shendetesi,mjekesi,pytje - pergjigje, tregime, gramatike,autoshkolla teste,,thenie filozofike,falja e namazit,