Çka është ditari Kuptimi i parë: Ditari .është tërësia e shënimeve të përditshme a të kohëpaskohshme, që mbahen për ngjarje nga jeta vetjake ose nga jeta e një kolektivi; shënime për vëzhgimet që bëhen ose për përfundimet që arrihen gjatë ditës në një ekspeditë studimi, në një eksperimentim shkencor, në një udhëtim të gjatë etj.;fl etorja a blloku ku mbahen këto shënime. Ditari partizan.Ditari i kujtimeve (i ngjarjeve). Ditari i vrojtimit. Ditari i punës (i luftës). Ditari i anijes. Ditari i udhëtimit. Fletët e ditarit. Pjesë nga ditari. Mbaj ditar. Shënoj në ditar. Kuptimi i dytë: Vepër letrare a pjesë e saj, e shkruar në trajtë shënimesh të tilla. Kuptimi i tretë:Tërësia e shënimeve që bën mësuesi ose një punonjës në planin ditor të punës së vet; plani ditor i punës së dikujt; fletorja a blloku ku shënohet ky plan; fletore a regjistër ku shënohen emrat e nxënësve të një klase në shkollë, temat e mësimit, detyrat që u jepen nxënësve, vlerësimet e mësuesit etj.
Ese,hartime,teste,programe,libra shqip fjalor, autoshkolla, letersi,gjuhe shqipe,letersi boterore,kuriozitete,fjale te urta,analiza letrare,vjersha per femije,poezi,biografi, takvimi,shendetesi,mjekesi,pytje - pergjigje, tregime, gramatike,autoshkolla teste,,thenie filozofike,falja e namazit,