557 raste të reja me Covid në Shqipëri, 12 jetë të humbura |
- 557 raste të reja me Covid në Shqipëri, 12 jetë të humbura
- “U shtrua dy ditë më parë”/ Stafi i spitalit jep detaje për vdekjen e 60-vjeçarit: U hodh nga kati i parë
- Hidhet nga lartësia e spitalit “Shefqet Ndroqi”, ndërron jetë 60-vjeçari në Tiranë
557 raste të reja me Covid në Shqipëri, 12 jetë të humbura Posted: 30 Nov 2020 08:20 AM PST Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit në vend. Janë kryer 1948 testime në 24 orët e fundit dhe kanë rezultuar pozitivë 557 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 254 raste në Tiranë, 46 raste në Durrës, 38 raste në Lezhë, 31 raste në Vlorë, Në 24 orët e fundit janë shëruar 368 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 18.849 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 491 pacientë, 32 në terapi intensive, 7 pacientë janë të intubuar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 12 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 5 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetare nga Patosi, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Puka, 1 qytetar nga Shkodra. MShMS u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë kontaktin me mjekun e familjes, për çdo shenjë të sëmundjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm edhe për rimbursimin e barnave për COVID19. COVID-19 – Statistika (30 Nëntor 2020) Testime totale 190.444 Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: |
Posted: 30 Nov 2020 02:57 AM PST Stafi i spitalit "Shefqet Ndroqi" ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur sot, ku një pacient 60-vjeçar u hodh nga ballkoni. Mjekët e spitalit kanë shprehur dhimbjen për këtë tragjedi, duke dhënë edhe detaje në lidhje me gjendjen shëndetësore të tij. Njoftimi i spitalit Stafi i spitalit universitar "Shefqet Ndroqi" shpreh dhimbjen për humbjen e jetës së 60-vjeçarit me inicialet Leonard Shabani, nga Kurbini i cili i dha fund jetës mbrëmë pas mesnate, dhe i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij. 60 vjeçari i konfirmuar me COVID-19, ishte shtruar pasditen e datës 28 nëntor në spitalin "Shefqet Ndroqi", ku iu kryen ekzaminimet imazherike dhe u trajtua me terapinë e plotë të mjekimit në pavionin e urgjencës. Më datë 29 pacienti është transferuar në pavionin e katit të parë (mbi katin përdhes) ku edhe ka kryer aktin e rëndë. Lidhur me arsyet që e çuan 60-vjeçarin drejt këtij akti ekstrem, është duke u kryer hetimi nga ana e organeve kompetente. Stafi i spitalit universitar "Shefqet Ndroqi" ka siguruar shërbimin e psikologut dhe ka shtuar masat e sigurisë. Stafi mjekësor është në gatishmëri të plotë dhe i sigurojmë qytetarët se po punojmë dhe do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim dhe profesionalizëm për çdo pacient që trajtohen në spitalin tonë. |
Hidhet nga lartësia e spitalit “Shefqet Ndroqi”, ndërron jetë 60-vjeçari në Tiranë Posted: 30 Nov 2020 12:00 AM PST Një 60-vjeçar është vetëhedhur nga lartësia e spitalit Shefqet Ndroqi në Tiranë dhe si pasojë ka ndërruar jetë. Nuk dihen ende shkaqet që e çuan L.S. që të kryente aktin e vetëvrasjes rreth orës 00:30. Kujtojmë se në spitalin Shefqet Ndroqi mbahen pacientët e prekur nga COVID-19. Ky është viktima e pestë që ka kryer aktin e vetëvrasjes deri tani në dy spitalet, "Shefqet Ndroqi" dhe "Infektivi". Tiranë/Informacion paraprak Me datë 30.11.2020, rreth orës 00:30, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi L.S.,60 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. |
You are subscribed to email updates from GAZETA SHËNDETI. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google, 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: