Skip to main content

“Vakancat në Kushtetuese, kandidatët dalin para Komisionit të Ligjeve” plus 9 more - Gazeta Dita

“Vakancat në Kushtetuese, kandidatët dalin para Komisionit të Ligjeve” plus 9 more - Gazeta Dita


Vakancat në Kushtetuese, kandidatët dalin para Komisionit të Ligjeve

Posted: 29 Oct 2019 02:53 AM PDT

Ka nisur seanca dëgjimore në komisionin e ligjeve për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese.

Ndërkohë janë 3 kandidatë për plotësimin e vendeve vakante: Arta Vorpsi, Fiona Papajorgji dhe Elsa Toska.

Në këtë mënyrë Kuvendi nis procedurat për zgjedhjen e tyre për plotësimin sa më shpejtë të vakancave të Kushtetueses. Pas përcaktimit të emrave do të votohen në Parlament me 84 vota.

Listat me 4 kandidatët për të plotësuar vakancat janë dërguar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi më 14 tetor.

Konkretisht Vorpsi, Fiona Papajorgji, Elsa Toska dhe Besnik Muçi janë 4 kandidatët që janë në listat e Kuvendit dhe për zgjedhjen e dy anëtarëve.

Besnik Muçi, i cili ishte edhe në listën e Presidentit, është zgjedhur dhe betuar para Metës si anëtari i Kushtetueses, por ende nuk ka kaluar fazën e dytë të vettingut.

Presidenti ka afat për zgjedhjen e kandidaturës së dytë deri më 8 nëntor, ndërsa parlamenti deri me 14 nëntor.

Duke qenë se këto kandidatë janë në listat si të Kuvendit dhe Presidencës, atëherë është bërë një koordinim i heshtur që presidentit t'i dërgohen më herët listat me emra për zgjedhjen e tyre dhe më pas Kuvendit, në mënyrë që të mos ketë përplasje të emrave.

j.l./ dita

“Sëmuren” avokatët, shtyhet sërish pretenca për Arbër Çekajn

Posted: 29 Oct 2019 02:47 AM PDT

Shtyhet sërish proçesi gjyqësor te Krimet e Rënda për biznesmenin Arber Çekaj dhe 2 të pandehurve të tjerë të akuzuar për trafikun e 613 kilogramë kokainë të kapur në Maminas.

Shkak për shtyrjen e seancës, ku pritej të lexohej pretenca e prokurorisë është bërë mungesa e avokatëve, Donald Lushaj dhe Armando Pezaku, ndërsa nga avokati Maksim Haxhiaj u dorëzua kërkesa për shtyrje të seancës për arsye shëndetësore.

Procesi i radhës u caktua të mbahet më 8 nëntor.

Më 21 shtator, Arbër Çekaj doli para gjykatës së Krimeve të Rënda, e cila konfirmoi “arrestin me burg” për biznesmenin e bananeve që u arrestua në Gjermani dhe u ekstradua në Shqipëri pasi akuzohet për 613 kg kokainë të kapur në portin e Durrësit.

j.l./ dita

Ambasada e SHBA: Lufta kundër korrupsionit, prioritet në Shqipëri

Posted: 29 Oct 2019 02:40 AM PDT

Ambasada Amerikane në Tiranë është shprehur se prioriteti kryesor i Shqipërisë është lufta kundër korrupsionit.

Ambasada ka propozuar një nismë të re ku i kërkon studentëve që të marrin guximin dhe të rrëfejnë korrupsionin që hasin gjatë jetës studentore.

Përmes një postimi në “Facebook” ambasada shkruan se qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën.

"Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Çdo javë do të nënvizojmë një nismë që kemi ndërmarrë për të luftuar korrupsionin në Shqipëri. Këtë javë, mësoni më shumë mbi projektet që Ambasada e Sh.B.A-së ka financuar, në bashkëpunim dhe Këshillin Rinor të Ambasadës Amerikane dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit, për të ndihmuar studentët të ngrenë zërin kundër korrupsionit në arsimin e lartë. Mësoni më shumë: https://bit.ly/2PrTSlC #ShqiperiaLuftonKorrupsionin #NdalKorrupsionit", shkruan Ambasada.

j.l./ dita 

FOTO / Lapraka me Bibliotekë të re, drejt fundit punimet, do shërbejë edhe si qendër komunitare

Posted: 29 Oct 2019 02:31 AM PDT

Ka nisur të marrë jetë projekti i rikonstruksionit të plotë të Bibliotekës së Laprakës në Njësinë 11. Punimet kanë ecur me ritme të mira dhe tashmë është bërë zëvendësimi nga e para e gjithë

infrastrukturës së godinës, përfshi suvanë, dyshemenë, nyja sanitare, si dhe vetratat e dyert të cilat janë vendosur të reja.

Siç shihet edhe nga fotot punonjësit e bashkisë po i japin dorën e fundit detajeve, para se të nisë lyerja dhe më pas mobilimi modern dhe i ngrohtë.

"Sa të lumtur jemi ne për kryerjen me shpejtësi të punimeve në Bibliotekën e Laprakës. Shumë shpejt gati, një nga bibliotekat më të bukura në Tiranë për fëmijët dhe të rinjtë e Njësinë Administrative nr.11", shkruan Njësia 11 në facebook.

Kjo është një tjetër dhuratë që Bashkia e Tiranës i bën banorëve të Laprakës pas rikonstruksionit edhe të kinemasë. Kjo pasi Biblioteka do të shërbejë jo vetëm si një ambient dinjitoz për lexuesit, por dhe si qendër komunitare për zonën.

j.l./ dita

Vazhdon zjarri masiv në Bulqizë, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Posted: 29 Oct 2019 02:28 AM PDT

Zjarri në Bulqizë vijon të jetë aktiv edhe përgjatë ditës së sotme.

Mësohet se zjarri, tashmë me përmasa më të mëdha ka avancuar në pjesën perëndimor të Balgjajt dhe ka hyrë në një masiv pishash shumë vjeçare.

Aktualisht po kërkohet ndihmë nga ushtria dhe nga ajri me helikopter, për shkak të terrenit të vështirë.

Ndërkohë, përhapja e zjarrit po favorizohet edhe nga era.

Zjarri nisi dy ditë më parë në vendin e quajtur "Shala e Pepës" mbi fshatin Koçaj dhe më pas iu drejtua masivit pyjor të Balgjajt.

Të dhënat paraprake thonë se sipërfaqja e përshkuar deri tani është rreth 50 ha dushqe e ah.

Ndërkohë prej dy ditësh specialistët e shërbimit zjarrfikës në Bashkinë Bulqizë po përballen me flakët por e kanë pasur të pamundur neutralizimin e tyre.

j.l./ dita

Skandali seksual, KLGJ rrëzon kërkesën e gjyqtarit për rikthim në detyrë

Posted: 29 Oct 2019 02:16 AM PDT

Këshilli i Lartë Gjygjësor rrezon kërkesen e gjyqtarit Guximtar Boçi për t'u kthyer në detyrë

Në rendin e ditës së KLGJ është parashikuar si pikë kryesore shqyrtimi i kërkesës së gjyqtari të Gjirokastrës Guximtar Boçi, se ka shpërdoruar detyrën për shkak të lidhjeve jashtë martesore.

Prokuroria tha se nuk ka fakte dhe prova, ndërsa ai ka depozituar një kërkesë për rikthimin tij në detyrë.

Ish-kryegjyqtari i kërkonte favore seksuale qytetares R.I., për të fituar gjyqin për çështje pronësie me ish-burrin dhe ish-vjehrrën.

j.l./ dita

Deputetët e rinj kërkuan zyra e sekretarë, ja përgjigjia që morën

Posted: 29 Oct 2019 01:58 AM PDT

Pas propozimit për të përfituar kredi me interes të ulët ose zero si të pastrehë, deputetët e rinj, të cilët morën mandatet që dorëzuan ligjvënësit e PD-LSI, kërkojnë zyra dhe sekretarë në zonat e tyre elektorale.

Propozimi është artikuluar gjatë mbledhjes së fundit të Konferencës së Kryetarëve nga deputeti Adriatik Alimadhi, njëherësh kryetar i Partisë Balli Kombëtar, i cili mori mandatin e deputetit si pjesë e listës së Partisë Demokratike për Vlorën.

Në mbledhjen e datës 14 tetor 2019, kryetari i grupit parlamentar të partive të djathta Adriatik Alimadhi, duke iu drejtuar kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, u shpreh se kur deputetët e opozitës shkojnë në zonat e tyre, nuk kanë as zyra dhe as sekretarë.

Ndërkaq, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, duke iu përgjigjur shqetësimit të Alimadhit, është shprehur se në 12 qarqe të vendit janë janë 24, ku 14 i ka mazhoranca dhe 12 opozita.

Kreu i Kuvendit ka pohuar se ky është numri i zyrave të paracaktuar me ligj dhe vendim të Byrosë së Kuvendit, të cilat duhet të ndahen mes shumicës dhe opozitës.

"Lidhur me zyrat dhe sekretarët duhet të dini që, në 12 qarqe janë 24 zyra. Së pari, në 24 zyra, 12 zyra i ka mazhoranca dhe 12 opozita. Kur flas për mazhorancën i referohem të gjithë grupeve të mazhorancës, njëkohësisht kur flas për opozitën, i referohem të gjithë grupeve të opozitës. Së dyti, lidhur me sekretarët, çdo zyrë ka një sekretar! Ai sekretar që është caktuar duhet të gjejë konsensusin e të gjithë grupeve që janë aty. Në dijeninë time një apo dy qarqe janë pa zyra dhe pa sekretarë, të tjerat janë të kompletuara. Sekretari duhet të mbajë zyrën hapur, t'ju presë Ju dhe të mbajë shënime. Zyrë tjetër nuk ka. Kjo është e parashikuar me ligj dhe me vendim Byroje", ka theksuar Ruçi.

Nga ana e tij, Alimadhi ka vijuar duke theksuar se grupet e tjera parlamentare i kanë ndarë zyrat, ku për grupin që ai drejton nuk ka mbetur asgjë.

"Sikurse e shpreha, se situata politike është shumë e vështirë. Unë shkoj në Vlorë dhe njerëzit më sulen si tradhtar e ku di unë çfarë tjetër. Ku do ulemi ne dhe ku do kontaktojmë, pasi nuk mund të ulemi në terren dhe nëpër kafe! Të dy grupet parlamentare i kanë ndarë zyrat, për ne nuk ka asgjë. Të shikohet mundësia, sepse situata politike është problem për ne dhe jo për ju", është shprehur Alimadhi.

Diskutimet në Konferencën e Kryetarëve

Adriatik Alimadhi: Z. Kryetar, në seancën plenare të kaluar, së bashku me deputetin Zef Shtjefni paraqitëm disa problematika, lidhur me kontaktet me qytetarët. Kur shkoj në takimet në zona kemi një problem, pasi nuk kemi zyra, sekretarë. Është shumë e vështirë kontakti me qytetarët, duke parë dhe situatën politike.

Gramoz Ruçi: Lidhur me zyrat dhe sekretarët duhet të dini që, në 12 qarqe janë 24 zyra. Së pari, në 24 zyra, 12 zyra i ka mazhoranca dhe 12 opozita. Kur flas për mazhorancën i referohem të gjithë grupeve të mazhorancës, njëkohësisht kur flas për opozitën, i referohem të gjithë grupeve të opozitës. Së dyti, lidhur me sekretarët, çdo zyrë ka një sekretar! Ai sekretar që është caktuar duhet të gjejë konsensusin e të gjithë grupeve që janë aty. Në dijeninë time një apo dy qarqe janë pa zyra dhe pa sekretarë, të tjerat janë të kompletuara.

Adriatik Alimadhi: Sikurse e shpreha, se situata politike është shumë e vështirë. Unë shkoj në Vlorë dhe njerëzit më sulen si tradhtar e ku di unë çfarë tjetër. Ku do ulemi ne dhe ku do kontaktojmë, pasi nuk mund të ulemi në terren dhe nëpër kafe! Të dy grupet parlamentare i kanë ndarë zyrat, për ne nuk ka asgjë. Të shikohet mundësia, sepse situata politike është problem për ne dhe jo për ju.

Gramoz Ruçi: Të lutem, atje një zyrë është. Sekretari duhet të mbajë zyrën hapur, t'ju presë Ju dhe të mbajë shënime. Zyrë tjetër nuk ka. Kjo është e parashikuar me ligj dhe me vendim Byroje. Sugjerime dhe mendime të tjera keni? Nuk ka, projektprogrami dhe projektkalendari t'i kalojnë për njoftim seancës plenare. Këtu e mbyllim, faleminderit.

Adriatik Alimadhi: Unë shkoj në Vlorë dhe njerëzit më sulen si tradhtar e ku di unë çfarë tjetër. Ku do ulemi ne dhe ku do kontaktojmë, pasi nuk mund të ulemi në terren dhe nëpër kafe! Të dy grupet parlamentare i kanë ndarë zyrat, për ne nuk ka asgjë.

Gramoz Ruçi: Në 12 qarqe janë 24 zyra. Së pari, në 24 zyra, 12 zyra i ka mazhoranca dhe 12 opozita. Kur flas për mazhorancën i referohem të gjithë grupeve të mazhorancës, njëkohësisht kur flas për opozitën, i referohem të gjithë grupeve të opozitës.

j.l./ dita

Gjyqtarja “ringjall” të vdekurit, për tokën në Surrel të bashkëshortes së KM

Posted: 29 Oct 2019 01:46 AM PDT

Në media është publikuar një dokument që provon se gjyqtarja Fatmira Hajdari, nëna e deputetes së opozitës parlamentare, ka favorizuar familjen e bashkëshortes së kryeministrit, Linda Rama, duke i dhënë një tokë, e cila ishte në pronësi të dy personave që kishin ndërruar jetë.

Bëhet fjalë për tokën në Surrel të Tiranës, ku sipas ekspertëve vetëm kostoja reale e ndërtimit kap shifrën e 400 mijë eurove.

Afera është denoncuar nga gazetari opozitar, B. Çollaku, sipas të cilit kjo sipërfaqe toke është përfituar nga familja e Linda Ramës, pas një vendimi abuziv dhe me falsitete të Gjykatës së Apelit Tiranë.

Ky vendim është dhënë në kohën kur Rama ishte futur në muajin e katërt, të mandatit të dytë të pushtetit.

Sipas asaj që shkruan “Pamfleti”, mamaja e Rudinës, që "urren" drejtësinë e vjetër dhe po "lufton" për drejtësinë e re, u bë gjyqtare, duke kaluar nga klasa e 8-të e 1 vit kurs profesional në ish-Shkollën Komunale të ustallarëve, pasi përdori deftesë false të shkollës së mesme, me notë mesatare 9.8; e nëpërmjet saj, skenaristi i ekzekutimit të burrit e katapultoi në Fakultetin Juridik, për ta emëruar në postin Drejtore e Licensave të Noterëve në Ministrinë e Drejtësisë dhe gjyqtare në Shkallën e Parë e në Apel.

Në seancën gjyqësore fundore, të marrjes së Vendimit nr 2726, datë 28.12.2017; palën kundërshtare, konkretisht Fadil Toptani e Xhemile Toptani; të paditur nga Sulejman Basha, babai i Linda Bashës dhe vjehrri i kryeministrit Edi Rama; trupa gjykuese e Apelit, i ka quajtur "Palë në mungesë, nuk kanë pranuar të paraqiten në seancë", kur realisht, ata kanë qenë të vdekur 3 e 7 vite, para zhvillimit të procesit gjyqësor.

Në denoncim faktohet, se babai i bashkëshortes së kryeministrit, kishte humbur gjyqin (tokën) në Gjykatën e Shkallës së Parë; por pas ligjit për nisjen e "Vetting"-ut në drejtësi, në datën 28.12.2017, ai e fitoi tokën në Gjykatën e Apelit, ku nga treshja gjykuese; të vdekurit u paraqitën si të gjallë, që kishin refuzuar të merrnin pjesë në procesin gjyqësor dhe në seancën e marrjes së vendimit.

j.l./ dita

Jo, zonja Merkel

Posted: 29 Oct 2019 01:23 AM PDT

Një dramë politike po luhet në Gjermani. CDU e Angela Merkel ka humbur thellë në landin e Thyringenit, duke dalë forcë e tretë politike.

Pas tre dekadash, CDU ka humbur në bastionin e saj, duke dalë pas AfD-së ekstremiste. Të parët janë renditur Të Majtët, partia e dalë nga komunistët e Gjermanisë Lindore. Kritika të forta kanë nisur brenda CDU, kritika që mund të kërcënojnë pozicionin e kancelares Merkel.

Ndërkohë gazeta BILD ka kritikuar ashpër CDU për faktin se jo vetëm po imitojnë çdo program politik majtas e djathtas, por tashmë thonë se duan të bëjnë koalicion në Thyringen me Bode Ramelow nga Të Majtët. Sipas gazetës, Merkel rrezikon të shkatërrojë përfundimisht partinë.

Nga Paul Ronzheimer, BILD

Është një spektakël i frikshëm ai që po vë në skenë CDU. Thuajse saktësisht 30 vjet pas rënies së Murit, partia është gati të tradhtojë një prej vlerave të fundit të shenjta që i kanë mbetur- duke folur për një aleancë me Partinë e Majtë në Thyringi.

Është mjaftueshëm e rëndë që shefi i CDU në këtë land, Mike Mohring thotë se po shqyrton seriozisht diskutimet me Bodo Ramelow pas një humbje historike në zgjedhje, ai i kishte përjashtuar ato përpara zgjedhjeve, kështu që po mashtron edhe ata pak votues që i kanë mbetur. Por më e rëndë është se si kanë reaguar kancelarja Angela Merkel dhe kryetarja e partisë, Annegret Kramp-Karrenbauer. Ato thjesht e kanë lejuar Mohring që të vazhdojë- dhe kështu kanë shkuar së bashku në themelin e identitetit të partisë së ribashkimit.

Po, Bodo Ramelow është një person i këndshëm dhe nuk është aq i verbër politikisht sa të tjerët në partinë e tij. Por nuk mund ta konsideroni Ramelow në mënyrë të pavarur nga Partia e Majtë.

Bëhet fjalë për partinë që NUK dëshiron akoma ta etiketojë Gjermaninë komuniste si një shtet të padrejtë, një parti ku kuadrot e vjetër të komunizmit bëjnë një jetë të rehatshme- dhe që bën pakte me diktatorë brutalë si Nicolas Maduro në Venezuelë dhe dërgon delegacione tek Kasapi i Sirisë, Assad.

Për një CDU, që nuk dëshiron të jetë plotësisht e pabesueshme dhe arbitrare, ka vetëm një përgjigje për ftesat për një koalicion me Të Majtët: JO!

Sekretari i Përgjithshëm i partisë, Paul Ziemiak e kishte bërë të qartë këtë përgjigje natën e zgjedhjeve të së dielës.

Por kryetarja e partisë, Annegret Kramp-Karrenbauer, nga ana tjetër, foli në konferencën për shtyp për diçka që nuk mund të shpjegohet: Mohring lejohet të nisë diskutimet me Ramelow, edhe pse kundër këtij bashkëpunimi ka një vendim partie.

Si ju lutem?!

AKK dhe Merkel mesa duket besojnë se me këtë taktikë qesharake, votuesit nuk do e kuptojnë se çfarë po luhet realisht këtu. Nëse CDU bën kaolicion me Të Majtën në Thyringi, partia do të shembej përtokë në mbarë vendin.

Ky do ishte fundi i saj si një parti popullore.

 

j.l./ dita

Raporti e rendit Tiranën mes 10 qyteteve më me diell në Europë

Posted: 29 Oct 2019 01:09 AM PDT

Kryeqyteti shqiptar i Tiranës renditet në dhjetë vendet më me diell në Evropë me gjithsej 2.544 orë diell.

Lista përfshin kryeqytete dhe qytete me një popullsi metropolitane prej mbi një milion njerëz.

Sipas listës së hartuar nga Sleepopolis, vendi më me diell në Evropë është kryeqyteti i Maltës, Valletta me 2.957 orë diell.

Më pas vjen qyteti i Marseijës në Francë dhe Athina në Greqi.

Evropa Jugore dhe Franca Jugore përfshihen në një klimë me diell dhe tërheqin shumë vizitorë apo edhe banorë të rinj nga Evropa Veriore.

Ndërsa ne të gjithë shohim të njëjtin qiell, në varësi të vendit ku qëndrojmë kemi diferenca se sa ditë me diell shohim apo jetojmë.

Për rajonet më ekstreme të planetit, dielli nuk ndjek të njëjtin model stinësh siç ndodh në rajone me klimë më të butë.

Një hartë e re vjen nga Sleepopolis dhe përmbledh qytetet më me shumë ditë diell në secilin kontinent që marrin orët më të pakta dhe të shumta vjetore të diellit.

Qyteti më me diell në Tokë është Yuma, Arizona në Sh.B.A. Si qyteti më i thatë në Sh.B.A, Yuma merr më pak se 200 milimetra (8 inç) të reshjeve dhe duron afërsisht 100 ditë mot 40 ° C (104 ° F) moti çdo vit.

Yuma shtrihet midis lumenjve Gila dhe Kolorado, në një rajon të harlisur që prodhon gati 90% të perimeve me gjethe të rritura në SH.B.A.

Arizona krenohet me tre nga 10 qytetet më me diell në botë, duke përfshirë Phoenix në vendin e pestë, i cili është qyteti i 5-të më i populluar në Sh.B.A dhe njihet si "Lugina e Diellit".

Ndoshta befasuese, Egjipti gjithashtu ka tre qytete në listën më të lartë, me Marsa Alam, Dakhla Oasis dhe Kharga që pretendojnë pikat e 2-të, të 3-ta dhe 9-të më me diell, përkatësisht. Dakhla Oasis, ose "oaza e brendshme", merr praktikisht zero reshje çdo vit.

Edhe pse perceptohet si një vend me diell, Kolumbia kufizohet me Detin e Karaibeve dhe Oqeanin Paqësor, duke e ekspozuar atë në një larmi më të lartë në modelet e motit dhe reshjet. Vetëm Kolumbia është shtëpia e tre nga 10 qytetet më të mira me orët më të ulëta të diellit vjetor.

Duke u renditur i dyti në të fundit në numrin e orëve të diellit, Torshavn shtrihet në mes të bregdetit Skocez dhe Islandës dhe merr afërsisht 37 ditë diell të diellit çdo vit; temperaturat mesatare në këtë ishull mezi arrijnë mbi 5 ° C (41 ° F).

Dielli ynë nuk shkëlqen në të njëjtin nivel të shkëlqimit gjatë gjithë kohës. NASA ka vërejtur që dielli kalon nëpër "cikle diellore" që zgjasin afro 11 vjet, duke u ndezur dhe duke zbehur në interval relativisht të rregullt dhe duke ndikuar se sa intensivisht marrim rrezet e diellit në çdo kohë të caktuar.

Ku mungon më shumë drita e diellit

Njerëzit zakonisht kanë nevojë për ekspozimin ndaj diellit për të ruajtur zakone të shëndetshme të gjumit, pasi truri ynë ka qenë i vështirë për të ndjekur ritmet e zgjimit natyral dhe të gjumit. Sidoqoftë, disa qytete nuk pësojnë diell fare për disa muaj në një kohë në atë që njihet si "Nata Polare".

– Tromsø, Norvegji: errësira e dimrit shijohet më shumë sesa mund të durohet, pasi mund të zgjasë për më shumë se një muaj

– Svalbard, Norvegji: edhe rrezet e diellit indirekt mungojnë.

– Dikson, Rusi: nuk ka dritë dielli fare në dhjetor.

j.l./ dita

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more