Skip to main content

“Përmbyllet seminari treditor i video artit italian në Kosovë” plus 9 more Ekonomia Online

“Përmbyllet seminari treditor i video artit italian në Kosovë” plus 9 more Ekonomia Online


Përmbyllet seminari treditor i video artit italian në Kosovë

Posted: 30 Oct 2019 10:01 AM PDT

Ambasadori italian Piero Sardi ka vizituar Galerinë Kombëtare të Kosovës, me rastin e përmbylljes së seminarit treditor të video arteve italiane në Kosovë, raporton EkonomiaOnline. Sardi njoftoi se seminari kishte të bëjë me video artin italian nga vitet e 60-ta deri në ditët e sotme. “Këtu jemi në Galerinë Kombëtare të Kosovës në pjesën përmbyllëse të seminarit tre ditore që është mbajtur...

Source

Neville i habitur pse Xhaka s’mëson nga gabimet

Posted: 30 Oct 2019 09:58 AM PDT

Ish-futbollisti anglez, Gary Neville, ka thënë se mesfushori shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka, duhet të nisë të mësojë nga gabimet e tij dhe duhet të kërkojë falje për sjelljet ndaj tifozëve të klubit të tij në ndeshjen me Crystal Palacen të dielën. Reprezentuesi i Zvicrës u fishkëllye nga tifozët në barazimin 2 me 2 dhe ai u kundërpërgjigj duke sharë tifozët e duke hequr fanellën teksa largohej...

Source

BE-ja ndan tri çmime për storiet më të mira në fushën e gazetarisë hulumtuese

Posted: 30 Oct 2019 09:53 AM PDT

Rrjeti Ballkanik i Raportimit Hetimor Ballkanik, ka mbajtur ceremoninë e ndarjes së çmimeve për "Shpërblimet e Gazetarisë Investigative të BE-së në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi", me qëllim të festimit dhe promovimit të arritjeve të jashtëzakonshme të gazetarëve hetues në Kosovë, raporton EkonomiaOnline. Zëvendësshefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Ricardo Serri, tha se Kosova ka një...

Source

Dieta e mollës, për të pastruar trupin dhe për të humbur peshë

Posted: 30 Oct 2019 09:47 AM PDT

Prej sa kohësh nuk detoksifikoni trupin tuaj? Dëshironi të humbni disa kile më shumë? Dieta e mollës është ajo që bën për ju. Një mundësi mjaft praktike dhe ekonomike, pasi ka përbërës të përballueshëm nga të gjithë. E vetmja gjë që duhet të merrni në konsideratë është se dieta e mollës është shumë strikte dhe nuk këshillohet të zgjatet shumë. Është menduar të zgjasë 5 ditë dhe ditën e parë mund...

Source

Xhaka nuk pranon t’u kërkojë falje tifozëve, flet trajneri Unai Emery

Posted: 30 Oct 2019 09:37 AM PDT

Granit Xhaka refuzon t'u kërkojë falje tifozëve të Arsenalit pas fjalëve që përdori ndaj tyre. Kapiteni i "Topçinjve" u largua i dëshpëruar pasi u vërshëllye të dielën. Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, po pret që mesfushori të kërkojë falje. "Ne i sugjeruam që ai të kërkonte falje", tha Emery. "Por në mendjen e tij ai nuk është gati ta bëjë këtë, sepse është shkatërruar brenda. Ai është shumë i...

Source

Shpend Ahmeti sqarohet për arrestimin e zyrtares komunale: Dyshohet se ka lëshuar vërtetime të rrejshme

Posted: 30 Oct 2019 09:30 AM PDT

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas arrestimit të zyrtares komunale, e cila dyshohet për "keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar". Ahmeti ka thënë se para dy javësh, gjatë një kontrolli të brendshëm në Komunën e Prishtinës, kanë gjetur se një zyrtare e tatimit në pronë,ka lëshuar vërtetime të rrejshme për borxhet e tatimit në pronë, dhe se pas kësaj ai ka udhëzuar...

Source

Rregulli 5-orësh që përdoret nga njerëzit më të suksesshëm në botë

Posted: 30 Oct 2019 09:27 AM PDT

Mendoni për dikë që është mjaft i suksesshëm. Bill Gates? Oprah Winfrey? Elon Musk? Disa emra që ju vijnë në mendje, të gjithë përdorin rregullin 5-orësh. Suksesi, në vetëm një orë në ditë Rregulli 5 orësh vetë është mjaft I thjeshtë, dhe përdoret nga njerëzit e suksesshëm. Ndani një orë në ditë për cdo ditë pune (një orë + 5 ditë pune = 5 orë) për tu bërë të devotshëm ndaj leximit.

Source

Kili anulon konferencën për ndryshimet klimatike për shkak të protestave

Posted: 30 Oct 2019 09:25 AM PDT

Presidenti kilian Sebastián Piñera ka refuzuar të jetë nikoqiri i një konference të madhe të Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike derisa protestat kundër qeverisë vazhdojnë. Ai tha se vendimi "i kishte shkaktuar shumë dhimbje", por qeverisë së tij i duhej "për t'i dhënë përparësi rivendosjes së rendit publik". Konferenca, e njohur si COP25 ishte caktuar të mbahej në dhjetor.

Source

KPK-ja dënon ashpër sulmin ndaj prokurorit Atnor Skoro

Posted: 30 Oct 2019 09:23 AM PDT

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) dënon ashpër sulmin fizik ndaj prokurorit të Departamentit të Përgjithshëm në Prokurorinë Themelore në Prizren, Atnor Skoro, sulm i cili ndërlidhet me punën e tij zyrtare. Për KPK-në aktet e tilla ndaj prokurorëve, janë të pa tolerueshme dhe se të njëjtat merren shumë seriozisht. KPK qëndron fuqishëm pranë prokurorit Skoro dhe të gjithë prokurorëve...

Source

Stoltenberg: Rusia të tërheqë trupat nga lindja e Ukrainës

Posted: 30 Oct 2019 09:20 AM PDT

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i kërkoi sot Rusisë të tërheqë trupat nga lindja separatiste e Ukrainës, pas tërheqjes së ushtarëve ukrainas dhe rebelëve prorusë në një sektor kyç në linjën e frontit. "NATO e thotë shumë qartë se Rusia ka një përgjegjësi të veçantë në zbatimin e marrëveshjeve të Minskut dhe se ajo duhet të tërheqë trupat, të gjithë oficerët e saj nga lindja e...

Source

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more