Skip to main content

“Nëse Ibrahimovic kalon te Atletico Madridi, kështu do të dukej formacioni i Diego Simeones me suedezin në skuadër” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Nëse Ibrahimovic kalon te Atletico Madridi, kështu do të dukej formacioni i Diego Simeones me suedezin në skuadër” plus 9 more Telegrafi Futboll


Nëse Ibrahimovic kalon te Atletico Madridi, kështu do të dukej formacioni i Diego Simeones me suedezin në skuadër

Posted: 29 Oct 2019 04:09 PM PDT

Zlatan Ibrahimovic do të shkojë me shumë gjasë në La Liga pasi do të largohet nga MLS dhe Atletico Madrid shihet si favorit. 

Mediat, por edhe bastet e shohin si favorit ekipin spanjoll që të nënshkruajë me lojtarin.

Diego Simeone ka një sulm të fortë me Joao Felix, dhe Diego Costan, Alvaro Moratan dhe Angel Correa.

Por ardhja e Ibrahimovic do ta ndryshonte rregullin e formuar, por edhe renditjen në formacion.

Shihet një partneritet me Costan në sulm, në një renditje në sistemin 4-4-2, shkruan The Sun.

Portugezi Felix mund të kalojë të luajë në krahë dhe me ardhjen e Ibrahimovic një lojtar si Morata do të mbetej në bankë.

Një tjetër klub që e do suedezin është edhe Napoli, që renditet si favoriti i dytë.

Ibra ka shënuar 31 gola në 31 ndeshje për Galaxyn. /Telegrafi/

The post Nëse Ibrahimovic kalon te Atletico Madridi, kështu do të dukej formacioni i Diego Simeones me suedezin në skuadër appeared first on Telegrafi.

Interi nis bisedimet me tre lojtarë, kërkohet marrja e tyre me kosto zero për afatin kalimtar verorë

Posted: 29 Oct 2019 03:54 PM PDT

Interi ka filluar të mendojë për blerjet e reja që do të cian në klub, por më shumë po punohet për afatin kalimtar të verës.

Antonio Conte ua ka bërë të qartë drejtuesve se i duhen përforcime edhe në janar për ta ndjekur Juventusin.

Por tre emra sipas "Fichajes.com", janë ndarë për në verë, pasi mund të vijnë me kosto të ulët.

Bëhet fjalë për dyshen e PSG-së, Thomas Meunier dhe Layvin Kurzawa dfhe yllin e Tottenham, Jan Vertonghen.

Të tre nuk kanë rinovuar me klubet e tyre, që iu jep të drejtë lojtarëve ta zgjedhin klubin e ri që në janar.

Beppe Marotta njihet për aftësitë e tij që të sjell në klubet ku drejtojnë lojtarë me kosto zero. /Telegrafi/

The post Interi nis bisedimet me tre lojtarë, kërkohet marrja e tyre me kosto zero për afatin kalimtar verorë appeared first on Telegrafi.

Juventusi paralajmëron Manchester Unitedin dhe Sevillan për çmimin të Mandzukic

Posted: 29 Oct 2019 03:47 PM PDT

Ndërsa nuk ka luajtur asnjë minutë të vetëm për Juventusin këtë sezon, Mario Mandzukic është i destinuar të largohet nga klubi në janar.

Sidoqoftë, deri më tani, asnjë propozim nuk i ka përmbushur kërkesat e klubit, por as edhe te lojtarit.

Kërkesat janë të përcaktuara mirë dhe janë të panegociueshme: largimi i kroatit duhet të jetë mbi një bazë të përhershme, duke u blerë, jo huazim.

Juve po kërkon ta heq qafe lojtarin, kontrata e të cilit skadon në vitin 2021 dhe nuk do të pranojë një huazim nëse nuk garantohet një detyrim për ta blerë.

Janë disa oferta që me shumë mundësi do të vijnë nga Kina. Prandaj, Juventusi synon të marr prej lojtarit më shumë se 5 milionë euro.

Kjo shumë i është kumtuar edhe klubeve si Manchester Unied dhe Sevilla. /Telegrafi/

The post Juventusi paralajmëron Manchester Unitedin dhe Sevillan për çmimin të Mandzukic appeared first on Telegrafi.

Petit: Xhaka nuk duhet të jetë kapiten i Arsenalit – ajo që bëri, në Angli konsiderohet tradhti

Posted: 29 Oct 2019 03:33 PM PDT

Ish-futbollisti i Arsenalit, Emmanuel Petit, është në grupin e atyre që e kanë kritikuar Granit Xhakën për veprimin e tij dhe ka kërkuar që t’i hiqet shiriti i kapitenit.

“Nuk kam parë kurrë dika të ngjashme me atë që ndodhi me Granit Xhakën. Për mua, ai nuk mund të jetë më kapiten i Arsenalit. Është e pamundur, ajo që ka bërë është e papranueshme”.

LEXONI të gjitha lajmet lidhur me situatën e krijuar për Granit Xhakën LEXONI të gjitha lajmet lidhur me situatën e krijuar për Granit Xhakën

“Ajo që ka bërë në fushë është diçka tjetër, e kam bërë të qartë, nuk e di se çfarë i ofron skuadrës. Por, ajo që bëri Xhaka kur u largua nga fusha, është krejt ndryshe. Nuk mund të bësh diçka të tillë – në Angli konsiderohet si tradhti”, ka thënë Petit për Paddy Power.

Ish-mesfushori francez ka qenë pjesë e Arsenalit në periudhën 1997-2000, duke fituar Ligën Premier (1997/1998), Kupën FA (1997/1998) dhe FA Charity Shield (1998 dhe 1999).

Njëherësh, ai ka qenë pjesë e gjeneratës së artë të Francës që e fitoi Kupën e Botës në vitin 1998 dhe Kampionatin Evropian në vitin 2000. /Telegrafi/

The post Petit: Xhaka nuk duhet të jetë kapiten i Arsenalit – ajo që bëri, në Angli konsiderohet tradhti appeared first on Telegrafi.

Notat e lojtarëve, Barcelona 5-1 Valladolid: Tjetër natë nën mbretërimin e Lionel Messit, merr vlerësim maksimal

Posted: 29 Oct 2019 03:25 PM PDT

Barcelona ka arritur të shënojë fitore me rezultat 5-1 ndaj Real Valladolidit, duke u kthyer në lider të La Ligas.

Kjo është fitorja e pestë në pesë ndeshjet e fundit për katalunasit, ku tani me 22 pikë janë në vendin e parë.

Si zakonisht edhe në këtë ndeshje shkëlqeu Lionel Messi me dy gola dhe dy asistime. Ai është notuar me notën maksimale 10.

Pas tij me nota të mira vijnë dhe Luis Suarez, Arturo Vidal e Clement Lenglet.

Lojtari më i dobët në ndeshje ishte Hernadez me 4.8. /Telegrafi/ 

Notat e lojtarëve të Barcelonës

Notat e lojtarëve të Valladolid 

The post Notat e lojtarëve, Barcelona 5-1 Valladolid: Tjetër natë nën mbretërimin e Lionel Messit, merr vlerësim maksimal appeared first on Telegrafi.

Notat e lojtarëve: Brescia 1-2 Inter, Handanovic me vlerësimin më të lartë

Posted: 29 Oct 2019 03:22 PM PDT

Interi ka arkëtuar tri pikë të reja pas fitores së arritur në udhëtim te skuadra e Brescias.

Nikoqirët bënë paraqitje më të dobët, për këtë arsye nota mesatare e tyre (6.34) është më e ulët në krahasim me atë të mysafirëve (6.88).

Interi fiton ndaj Brescias dhe kthehet në krye të tabelës Interi fiton ndaj Brescias dhe kthehet në krye të tabelës

Portieri Samir Handanovic (7.8) ka marrë notën më të lartë për intervenimet e tij, i ndjekur nga dy golashënuesit, Lautaro Martinez (7.7) dhe Romelu Lukaku (7.7).

Notën më të ulët e ka marrë portieri i skuadrës vendasve, Enrico Alfonso (5.3), i cili në golin e parë bëri një dalje të pamatur.

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Brescias (Foto: WhoScored)

 

Notat e lojtarëve të Interit (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/

The post Notat e lojtarëve: Brescia 1-2 Inter, Handanovic me vlerësimin më të lartë appeared first on Telegrafi.

Barcelona merr fitoren e pestë me radhë për t’u kthyer lider, Messi shkëlqen me dy gola dhe dy asistime

Posted: 29 Oct 2019 03:10 PM PDT

Barcelona ka arritur të shënojë fitore me rezultat 5-1 ndaj Real Valladolidit, duke u kthyer në lider të La Ligas.

Kjo është fitorja e pestë në pesë ndeshjet e fundit për katalunasit, ku tani me 22 pikë janë në vendin e parë.

Ndeshja nisi shumë mirë për Barcelonën që gjetën golin pas minutës së 5-të me Clement Lenglet.

Por nuk vonoi shumë dhe mysafirët barazuan. Kiko shënoi për 1-1 në minutën e 15-të.

Pamje nga ndeshja . (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Në minutën e 29-të ishte Leo Messi që asiston për Arturo Vidal që shënoi për 2-1.

Messi shënoi në minutën e 34-të një gol të bukur nga gjuajtja e lirë për ta mbyllur ndeshjen 3-1.

Arturo Vidal dhe Lionel Messi . (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Edhe në pjesën e dytë Barcelona arriti të shënojë.

Messi shënoi në minutën e 75-të për 4-1, ndërsa nuk vonoi dha edhe një asistim për Suarez që shënoi pas dy minutash.

Lionel Messi . (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Më këto dy gola u mbyll edhe ndeshja. /Telegrafi/

The post Barcelona merr fitoren e pestë me radhë për t’u kthyer lider, Messi shkëlqen me dy gola dhe dy asistime appeared first on Telegrafi.

Interi fiton ndaj Brescias dhe kthehet në krye të tabelës

Posted: 29 Oct 2019 02:56 PM PDT

Interi është kthyer në krye të tabelës pas fitores prej 2-1 që e realizoi si mysafir i Brescias në kuadër të xhiros së dhjetë në Serie A.

Një fillim më i mirë i Nerazzurrëve, të cilët e zhbllokuan rezultatin në minutën e 23-të, kur një goditje e Lautaro Martinez u devijua dhe u ndal në portën e Enrico Alfonsos.

Me këtë epërsi minimale të mysafirëve, skuadrat shkuan në pushim, duke qenë se në minutat e mbetura të gjysmës së parë nuk pati shumë raste të rrezikshme.

(Foto: Marco Luzzani/Getty Images)

Pjesa e dytë filloi me dy raste të njëpasnjëshme të vendasve, me Mario Balotellin dhe Alfredo Donnarumman që nuk arritën ta kalonin portierin Samir Handanovic.

Porse në minutën e 63-të, Romelu Lukaku shkoi në një solo aksion dhe realizoi gol të bukur me një goditje me të majtën nga jashtë zonës.

(Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Me një autogol të Milan Skriniar (76′), Brescia u kthye në lojë dhe në minutat e mbetura tentoi vazhdimisht që ta barazonte rezultatin, por pa sukses.

Kjo fitore e pozicionon Interin në krye të tabelës në Serie A me 25 pikë, dy më shumë se Juventusi që të mërkurën luan kundër Genoas.

Brescia, nga ana tjetër, mbetet në zonën e rrezikut me vetëm shtatë pikë të arkëtuara nga dhjetë ndeshje të zhvilluara. /Telegrafi/

The post Interi fiton ndaj Brescias dhe kthehet në krye të tabelës appeared first on Telegrafi.

Manchester City fiton, kalon në raundin tjetër të Kupës EFL

Posted: 29 Oct 2019 02:38 PM PDT

Manchester City e ka mposhtur Southamphtonin me rezultat 3-1 në kuadër të Kupës EFL.

Në këtë ndeshje Pep Guardiola kishte pushuar disa nga lojtarët kryesorë, por edhe ata që luajtën nuk është se nuk janë yje.

Serinë e golave e nisi Nicolas Otamendi i cili shënoi në minutën e 20-të.

Festa e golit . (Photo by Alex Livesey/Getty Images)

Pjesën e parë e mbylli Sergio Aguero që shënoi në minutën e 38-të për 2-0.

Ka qenë Aguero që ka shënuar edhe në pjesën e dytë për 3-0, duke e mbyllur dilemën e fituesit në këtë ndeshje.

Sergio Aguero . (Photo by Alex Livesey/Getty Images)

Krejt çka mundi të bëjë Southamphtoni ishte goli i Jack Stephens për 3-1.

Manchester City kalon në raundin tjetër dhe pret shortin për ta mësuar kundërshtarin. /Telegrafi/  

The post Manchester City fiton, kalon në raundin tjetër të Kupës EFL appeared first on Telegrafi.

Hellas Verona i falet dy shqiptarëve, Rrahmanit dhe Kumbullës – mbrojtja më e fortë në Serie A

Posted: 29 Oct 2019 02:14 PM PDT

Hellas Verona së bashku me Juventusin dh Cagliarin janë skuadrat që kanë pranuar më pak gola në Serie A me nga tetë.

Madje Verona që ka dy mbrojtës shqiptarë, Amir Rrahmanin dhe Marash Kumbullën, ka një ndeshje më shumë të zhvilluar se lidert e Serie A dhe Cagliari.

Nga 10 ndeshje të zhvilluara deri më tash në kampionatin italian, Verona ka pranuar 8 gola dhe kjo edhe për meritë të dyshes Rrahmani dhe Kumbulla.

Nga 10 ndeshje deri më tani, Amir Rrahmani ka zhvilluar 9 ndeshje ndërsa është ndëshkuar me karton të verdhë njëherë.

Në anën tjetër Marash Kumbulla deri më tani ka zhvilluar 7 ndeshje në Serie A ku ka shënuar një gol, teksa është ndëshkuar edhe me të kuq.

Hellas Verona renditet në pozitën e 11 me 12 pikë. /Telegrafi/

The post Hellas Verona i falet dy shqiptarëve, Rrahmanit dhe Kumbullës – mbrojtja më e fortë në Serie A appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more