Skip to main content

Çmenduria e shoferit kosovar, e lë veturën të vozitet vet, e ulët si pasagjer duke xhiruar

Çmenduria e shoferit kosovar, e lë veturën të vozitet vet, e ulët si pasagjer duke xhiruar


Çmenduria e shoferit kosovar, e lë veturën të vozitet vet, e ulët si pasagjer duke xhiruar

Posted: 29 Oct 2019 02:09 AM PDT

https://drenicapress.info/feed/

Video e një shoferi kosovar i cili rri si pasagjer në veturën e tij, derisa ajo vozitet vet është bërë virale në rrjetet sociale.

Në grupin 'Marakli t'kerreve' në Facebook, një shofer kosovar që është anëtar i këtij grupi, ka shpërndarë një video interesante.

Pamjet shfaqin aftësinë e një veturë AUDI, e cila vet-vozitet derisa shoferi i saj qëndron ulur në anën tjetër si pasagjer.

Video është xhiruar në njërën nga autostradat në Kosovë, ku edhe ka marrë shumë pëlqime e komente të ndryshme.

Veturat e reja sot kanë shumë teknologji të avancuar, përveç që ecin vet, ato parkojnë vet. Madje veturat e reja sot mund të dirigjohen edhe vetëm me një kontrollor.

AUDI mbetet njëra ndër markat më të mira në botë dhe më të pëlqyera për shqiptarët.

No tags for this post.

The post Çmenduria e shoferit kosovar, e lë veturën të vozitet vet, e ulët si pasagjer duke xhiruar appeared first on Drenica Press.

KQZ-ja tregon se kur do të shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

Posted: 29 Oct 2019 02:08 AM PDT

https://drenicapress.info/feed/

PZAP-i e ka refuzuar si të pabazuar kërkesën e LVV-së për numërimin e mbi 4500 zarfeve me fletëvotime nga diaspora. Ndërkohë, LVV-ja ka deklaruar se do ta dërgojë sërish apelin në Gjykatën Supreme.

Ndërkohë, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i ka thënë gazetës "Zëri" se KQZ-ja do të presë afatin ligjor pas vendimit të PZAP-it që të hedhë poshtë kërkesën e LVV-së.

"Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të presë afatin ligjor para se të procedojmë më tej, pasi në fund të vendimit të PZAP-it ka këshillë juridike, pra lejohet ankesa kundër këtij vendimi në Gjykatën Supreme brenda 24 orëve", ka thënë ai për gazetën "Zëri".

Ai më tutje tha se rezultatet përfundimtare nuk do të shpallen në përmbylljen e kësaj çështjeje. "KQZ-ja nuk do të shpallë rezultatet përfundimtare pa u përmbyllur edhe kjo çështje", ka thënë ai. Elezi i tha "Zërit" se KQZ-ja tani do të shpallte rezultatet përfundimtare po të mos ekzistonte çështja e 4639 votave të diasporës.

"Po të mos ishte kjo çështje ne edhe sot do t'i shpallnim rezultatet. Mirëpo s'mund ta bëjmë këtë pa përfunduar kjo çështje", ka thënë ai.

Ndërkaq drejtori ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu, po e cilëson si të drejtë dhe korrekt vendimin e PZAP-it për refuzimin e numrit të votave të ardhura me postë pas datës 6 tetor.

Kryeziu thekson se respektimi dhe interpretimi i saktë i ligjit nuk është disponim kundër votuesve nga diaspora, por është përkushtim dhe përgjegjësi për të garantuar zbatimin e ligjit.

"Vendim korrekt dhe profesional i PZAP-it në lidhje me vlefshmërinë e votave me postë, të arritura pas 6 tetorit", ka thënë Kryeziu.

No tags for this post.

The post KQZ-ja tregon se kur do të shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve appeared first on Drenica Press.

Publikohen pamje që tregojnë sesi al-Baghdadi u gjet nga forcat amerikane

Posted: 29 Oct 2019 01:19 AM PDT

https://drenicapress.info/feed/

Televizioni 'France 24' ka shfaqur pamje të reja nga vendi ku ishte fshehur lideri i organizatës terroriste e ashtuquajtur "Shteti Islamik", Abu Bakr al-Baghdadi, që u vra gjatë një operacioni ushtarak të forcave amerikane në veriperëndim të Sirisë.

Në video shihen rrënojat e bunkerit, brenda të cilit fshihej para se ta hidhte veten në erë së bashku me dy fëmijët që i kishte marrë peng. Aty gjithashtu shihen rrobat, dyshekët ku e kalonin natën dhe gjësende tjera

Kujtojmë që presidenti amerikan Donald Trump, ka njoftuar dje se Baghdadi kishte aktivizuar jelekun e mbushur me lëndë shpërthyese, duke hedhur veten në erë.

E si pasojë i shpërthimit të fuqishëm bunkeri brenda të cilit fshihej është shembur i tëri, kurse në operacionin ushtarak të forcave amerikane ishin angazhuar njësitë elitare Delta Force dhe Rangers, që me vete kishin marrë edhe dron për ta vëzhguar situatën nga ajri dhe qentë e stërvitur për të nuhatur lëndët shpërthyese.

Operacion i ngjashëm ushtarak ishte planifikuar deri në detajin më të vogël për kapjen e një terroristi tjetër siç ishte lideri i Al Qaedës, Osama bin laden, i cili është përgjegjës për mijëra viktima të sulmeve terroriste të 11 shtatorit në SHBA./Gazeta Sinjali

No tags for this post.

The post Publikohen pamje që tregojnë sesi al-Baghdadi u gjet nga forcat amerikane appeared first on Drenica Press.

Moti sot në Kosovë

Posted: 29 Oct 2019 12:46 AM PDT

https://drenicapress.info/feed/

Sot mbi vendin tonë mbetet mot i ngrohtë dhe kryesisht me diell, derisa nga veriu i kontinentit një sistem frontal gradualisht do të shtrihet mbi rajonin tonë.

Ditën e mërkurë dhe të enjte, ky front do të kalojë edhe mbi vendin tonë që pritet të sjellë vranësira, e ditën e enjte priten edhe reshje të dobëta shiu.

Masat e ftohta ajrore që do të shtrihen mbi rajon do të zbresin ndjeshëm temperaturat edhe nën vlera mesatare.

Ditën e sotme kualiteti i ajrit mbetet përreth vlerave të pashëndetshme, mirëpo me kalimin e frontit mbi vend dhe qarkullimin e mjaftueshëm ajror, nga dita e mërkurë do të zbresin përreth vlerave të mira dhe mesatare.

No tags for this post.

The post Moti sot në Kosovë appeared first on Drenica Press.

Djali i Fatmir Limajt i harxhon 30 mijë euro në udhëtime zyrtare

Posted: 29 Oct 2019 12:44 AM PDT

https://drenicapress.info/feed/

Durim Limaj është kampion për nga shpenzimet e bëra në udhëtime jashtë vendit, krahasuar me anëtarët e tjerë të stafit politik në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë. Me harxhime ia ka kaluar edhe secilit prej dy ministrave që gjatë gjysmëmandatit e kanë drejtuar këtë dikaster qeveritar.

Bazuar në një pasqyrë shpenzimesh që Ministria ia ka siguruar "Kohës Ditore" pas një kërkese për qasje në dokumente publike, për më pak se dy vjet, vizitat e Limajt jashtë vendit i kanë kushtuar buxhetit të shtetit rreth 30 mijë euro – 15.001.32 euro në vitin 2018, ndërsa sivjet edhe 14.057.25 euro të tjera. Pjesë e madhe e kësaj shume është shpenzuar për t'u ushqyer gjatë këtyre vizitave – fiks 8.798.83 euro.

Durim Limaj është këshilltar i lartë politik dhe shef i kabinetit të ministrit në detyrë të MTI-së, Endrit Shala. Ai është djali i zëvendëskryeministrit në detyrë, Fatmir Limaj, i cili e drejton Nismën Socialdemokrate. Ky subjekt politik ishte pjesë e koalicionit që ka ndërtuar Qeverinë në ikje, ndërsa rezultatet preliminare të zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit tregojnë se e ka në rrezik ta mbërrijë pragun prej 5 për qind të votave, ndonëse kishte garuar në zgjedhje në koalicion me Aleancën Kosova e Re.

Në këtë gjysmëmandat, njerëz të Nismës kanë drejtuar Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, ku prej gati dy vjetësh është këshilltar i lartë politik Durim Limaj. Gazeta ka adresuar pyetje tek ai në lidhje me shpenzimet e bëra, por gjatë ditës ka munguar përgjigjja.

No tags for this post.

The post Djali i Fatmir Limajt i harxhon 30 mijë euro në udhëtime zyrtare appeared first on Drenica Press.

Befason Enrique Iglesias: Vallëzon me flamurin kuq e zi

Posted: 29 Oct 2019 12:42 AM PDT

https://drenicapress.info/feed/

Enrique Iglesias është një ndër këngëtarët më të pëlqyer nga publiku. Ai është shumë aktiv me koncerte sa një shtet në një shtet tjetër të botës.

Së fundmi, Enrique ka kënduar në Selanik të Greqisë, ku ka elektrizuar skenën.

Mirëpo, në një moment gjatë performancës së këngëtarit një fans i ka hedhur në skenë flamurin shqiptar dhe Enrique e ka marrë dhe e ka valëvitur disa herë.

Ky gjest ka lumturuar të gjithë shqiptarët, të cilët nuk kanë nguruar ta fotografojnë.

Edhe moderatorja Fjodora Fjora nuk e ka shmangur këtë moment. Ajo e ka postuar foton e Enriques në Instastory duke shkruajtur: 'Ja dhe Enrique kuq e zi'.

No tags for this post.

The post Befason Enrique Iglesias: Vallëzon me flamurin kuq e zi appeared first on Drenica Press.

Vetura rrokulliset në Prishtinë, dyshohet për të lënduar

Posted: 29 Oct 2019 12:37 AM PDT

https://drenicapress.info/feed/

Një aksident trafiku ka ndodhur sot gjatë orëve të para të mëngjesit. Një veturë është aksidentuar duke u rrokullisur në mes të rrugës në lagjen 'Emshir', të Prishtinës.

Si pasojë nga qytetarët që kanë qenë në vendin e ngjarjes raportohet edhe për të lënduar, përveç dëmeve materiale.

Autoambulanca dhe ekipet e tjera sipas dëshmitarëve, ende nuk kanë arritur në vendin e ngjarjes.

No tags for this post.

The post Vetura rrokulliset në Prishtinë, dyshohet për të lënduar appeared first on Drenica Press.

Tunel në qendër të Prishtinës

Posted: 29 Oct 2019 12:35 AM PDT

https://drenicapress.info/feed/

Në zemër të Prishtinës pritet të shtohet një tunel dhe një shesh i ri. Komuna që drejtohet nga Shpend Ahmeti ka paraparë të ndërtojë këtë projekt në rrugën "Agim Ramadani", ndërsa do të shtrihet nga Mensa e Studentëve deri te lagjja "Vellusha".

2 milionë euro janë ndarë nga Komuna e Prishtinës për projektin më të ri infrastrukturor në qendër të Prishtinës. Në buxhetin e vitit 2020, i cili është miratuar nga Kuvendi Komunal i Prishtinës, është paraparë ndërtimi i një tuneli 300 metra në rrugën "Agim Ramadani".

Ky tunel pritet të ndërtohet nga Mensa e Studentëve deri tek objekti i Komunës së vjetër të Prishtinës e më pas te lagjja "Vellusha". Sipas zyrtarëve komunalë, tuneli do të ndërtohet për ta lidhur sheshin "Ibrahim Rugova" me pjesën e vjetër të qytetit, shkruan Zeri.

Drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Gëzim Mehmeti, ditë më parë ka deklaruar për medie se ideja për ndërtimin e këtij tuneli është hedhur qe një kohë të gjatë. Ai është shprehur optimist se ky projekt do të fillojë së zbatuari nga viti i ardhshëm.

"Ky investim që do të bëhet është në fazën e projektimit. Me këtë do të bëhet lidhshmëria e sheshit 'Ibrahim Rugova' me pjesën e vjetër të qytetit të Prishtinës. Që të lidhet më mirë kjo pjesë është paraparë të shtrohet në kalldrëm. Prej mbrapa 'Vellushës' parashihet tuneli deri lart. Janë rreth 300 metra. Që të bëhet pjesë vetëm për kalimin e këmbësorëve do të ndërtohet tuneli dhe lart tij do të jetë zonë vetëm për këmbësorë", ka bërë të ditur Mehmeti.

No tags for this post.

The post Tunel në qendër të Prishtinës appeared first on Drenica Press.

A ia çoi gishtin e mesëm Rita Ora Serbisë?

Posted: 28 Oct 2019 04:34 PM PDT

https://drenicapress.info/feed/

Serbia sot hoqi reklamat e një firme perëndimore nga billboardët në qytetet e saj vetëm pse aty ishte fytyra e kosovares Rita Ora

E pas kësaj dite Rita Ora postoi disa foto në Instagram ku në njërën prej saj ajo shihet se e ka të çuar "gishtin e mesëm".

Megjithatë, ajo ka një mesazh për ditën e hënë, e cila konsiderohet një ditë paksa monoton pasi që vije pas pushimit në vikend.

"F*$¥in Monday's" (q….. të hënat), ka shkruar ajo.

Megjithatë, Rita duket se është në pushime dhe se është duke u argëtuar por shumëkush e ka interpretuar këtë gjë si një gjest të këngëtares në drejtim të Serbisë, pasi që ata hoqën disa nga reklamat e një firme, ku fytyrë zyrtare e saj është Rita Ora.

No tags for this post.

The post A ia çoi gishtin e mesëm Rita Ora Serbisë? appeared first on Drenica Press.

Gjashtë pajisjet që shpenzojnë më së shumti energji në shtëpinë tuaj

Posted: 28 Oct 2019 04:28 PM PDT

https://drenicapress.info/feed/

Nga gjashtë pajisje ju vjen fatura më e lartë e energjisë.

Të gjithë kemi pasur frikë, të paktën një herë në jetën tonë, të kontrollojmë faturën e energjisë.

Shpesh, vlera mund të jetë shumë më e lartë se sa presim, prandaj duhet të gjejmë gjithmonë një mënyrë për të kursyer sa më shumë që të jetë e mundur.

Mjafton të keni kujdes në disa pajisje, pasi harxhojnë shumë energji dhe ju sjellin faturë të lartë në fund të muajit.

Karikuesi i celularit – Shumë njerëz lënë karikuesit të lidhur në prizë çdo ditë, por nuk e kanë dijeninë se sa mund të rritin kostot e tyre të energjisë. Konsumi mesatar i energjisë i një karikuesi është 0.26 W, duke mos e përdorur atë arrin në 1 W deri në 5 W, edhe kur është i lidhur një pajisje celulare plotësisht të karikuar.

Mikrovala – Nëse nuk hiqet nga priza, mikrovala mund të konsumojë 3 W më shumë. Gjëja më e mirë është që ta shkëpusni kur nuk është në përdorim.

Kompjuterët – Megjithëse laptopët përdoren më shumë, kompanitë e mëdha dhe njerëzit që punojnë në shtëpi përdorin kompjuterë fikse. Këto pajisje janë gjithmonë në funksion dhe konsumojnë shumë energji. Kompjuterët, edhe kur janë të fikur, mund të konsumojnë deri në 21 W.

Makineria e kafesë – Hiqjani prizën kur nuk e keni në përdorim pasi konsumon rreth 1W më shumë.

Telefoni pa kabllo – Edhe pse janë të rralla, këto pajisje ende përdoren gjerësisht, dhe konsumojnë rreth 3W kur ato janë në prizë.

Televizori – TV juaj harxhon 3W më shumë kur është i fikur, por ende në prizë. E njëjta gjë funksionon edhe tek modelet me konsum A +

No tags for this post.

The post Gjashtë pajisjet që shpenzojnë më së shumti energji në shtëpinë tuaj appeared first on Drenica Press.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more