Skip to main content

“Alex Sandro tregon rivalët, vlerëson lartë Atalantan” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Alex Sandro tregon rivalët, vlerëson lartë Atalantan” plus 9 more Telegrafi Futboll


Alex Sandro tregon rivalët, vlerëson lartë Atalantan

Posted: 28 Oct 2019 04:02 PM PDT

Mbrojtësi i majtë i Juventusit, Alex Sandro beson se Atalanta është ndër katër klubet që do të sfidojnë skuadrën e tij për Scudetto këtë sezon.

Atalanta e ngushtoi hendekun ndaj Juve në tre pikë pasi fituan 7-1 të dielën ndaj Udinese, ndërsa as Interi dhe Napoli nuk arritën të përfitonin, duke barazuar me Parman dhe SPAL-in.

“Këtë vit ka shumë ekipe të forta: Unë besoj se Interi, Napoli dhe Atalanta do të na sfidojnë deri në fund”, ka thënë Alex Sandro për Sky Sport Italia.

Atalanta . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Braziliani foli edhe për problemet e adaptimit të Mattihjs de Ligt në Torino, duke u bërë thirrje tifozëve që t'i japin kohë.

“Ne duhet t’i japim kohë. Unë nuk e shoh atë në vështirësi. Përkundrazi, ai më duket se po rritet. Ai është një mbrojtës shumë i fortë”, deklaroi braziliani.

28-vjeçari ka bërë tetë paraqitje për Juventusin këtë sezon. /Telegrafi/

The post Alex Sandro tregon rivalët, vlerëson lartë Atalantan appeared first on Telegrafi.

Orari i javës së 13-të në IPKO Superligë

Posted: 28 Oct 2019 03:53 PM PDT

Është caktuar orari i ndeshjeve të javës së 13-të në IPKO Superligë të cilat zhvillohen në fundjavë.

Ndeshja hapëse e javës së 13-të do të jetë ajo ndërmjet Llapit dhe Drenicës, që zhvillohet të premten në stadiumin "Zahir Pajaziti" në Podujevë.

Të shtunën zhvillohet derbi mes Feronikelit dhe Ballkanit në stadiumin "Rexhep Rexhepi".

Po atë dit Prishtina shkon te Dukagjin, ndërsa Trepça '89 pret Vushtrrinë.

Gjilani luan të dielën ndaj Ferizajt në "Riza Lushta", ndërsa po këtë ditë Drita do të jetë mysafirë i Flamurtarit.

IPKO Superliga – java e 13-të

E premte, 1 nëntor, ora 13:00

Llapi-Drenica

E shtunë, 2 nëntor, ora 13:00

Trepça '89-Vushtrria

Feronikeli-Ballkani

Dukagjini-Prishtina

E diel, 3 nëntor, ora 13:00

Mitrovicë: Gjilani-Ferizaj

The post Orari i javës së 13-të në IPKO Superligë appeared first on Telegrafi.

Marotta: Interi ka nevojë edhe për disa transferime në janar

Posted: 28 Oct 2019 03:48 PM PDT

Beppe Marotta ka thënë se Interi është në rrugë mjaftë të mirë, por ka nevojë të përforcohet në afatin e janarit.

Drejtori gjeneral i Nerazzurëve është shprehur shumë i kënaqur me punën e Antonio Contes, duke i bërë me dije se do të ketë disa transferime në afatin kalimtar të dimrit.

"E nisëm këtë rrugë për t'u rritur gradualisht dhe deri tani puna e Contes është mjaft e mirë", ka thënë Marotta.

Beppe Marotta dhe Antonio Conte

"Kemi ndërtuar një grup të unifikuar, që punon shumë, por natyrisht që e ndjejmë nevojën për të përforcuar edhe më shumë skuadrën".

Conte e do Vidalin  para Rakiticit Conte e do Vidalin  para Rakiticit

"Jemi optimistë për afatin e janarit dhe shpresojmë të kënaqim dëshirat e trajnerit, duke respektuar edhe parametrat ekonomikë të klubit", ka thënë më tej drejtori i skuadrës italiane.

Interi aktualisht pozicionohet në vendin e dytë me 22 pikë, një më pak se Juventusi që është në të parin. /Telegrafi/

The post Marotta: Interi ka nevojë edhe për disa transferime në janar appeared first on Telegrafi.

Renditja e Superligës pas javës së 12-të: Prin Ballkani, ngjitet Prishtina

Posted: 28 Oct 2019 03:35 PM PDT

Superliga e ka mbyllur javën e 12-të me rezultatet mjaftë befasuese, duke u bërë edhe rokada në renditje.

Ballkani ka arritur fitore ndaj Dukagjinit m rezultat 3-0 duke bërë që të ngjiten në vendin e parë.

Kjo edhe fal Gjilanit që gaboi ndaj Trepçës '89, ku u mposht 2-0.

Hap fals bëri edhe Llapi që u mposht nga Vushtrria 1-0.

Feronikelit nuk po i ecën aspak mirë dhe këtë e konfirmon edhe humbja ndaj Drenicë 1-0, që e mban në vendin e gjashtë.

Prishtina ngjitet në vendin në vendin e katërt me vetëm tri pikë më pak se lideri, ndërsa para vetes i ka edhe klubet nga Gjilani.

Drenica dhe 89-shi tanë janë në pozita më të qeta, pasi kanë krijuar epërsi me pikë ndaj Ferizajt, Vushtrrisë, Flamurtarit dhe Dukagjinit që e mbyllin renditjen. /Telegrafi/

The post Renditja e Superligës pas javës së 12-të: Prin Ballkani, ngjitet Prishtina appeared first on Telegrafi.

Matip mungon gjashtë javë te Liverpooli

Posted: 28 Oct 2019 03:30 PM PDT

Liverpool ka marrë një lajm të hidhur nga Joel Matip që do të jetë jashtë fushës për gjashtë javë.

Mbrojtësi qendror ka pësuar lëndim në gju, andaj do të jetë një mungesë e madhe për The Reds.

28-vjeçari filloi të ndiente dhimbje në ndeshjen ndaj Sheffield Unitedit, andaj stafi mjekësor i bëri me dije që mos të rrezikonte më shumë.

Matip i humbi takimet ndaj Red Bull Salzburgut dhe Leicesterit, por u rikthye në barazimin 1-1 ndaj Manchester Unitedit në Old Trafford.

Të gjitha lajmet nga Liverpool Të gjitha lajmet nga Liverpool

Evening Standard ka raportuar se tani lëndimi i mbrojtësit ka ngjallur frikë te Liverpooli që nuk mund të llogarisë në të për gjashtë javë.

Në vend të kamerunasit pritet të luajë Dejan Lovren që ka filluar të marrë më shumë minuta nga Jurgen Klopp. /Telegrafi/

The post Matip mungon gjashtë javë te Liverpooli appeared first on Telegrafi.

Flamengo i bashkohet garës për Ibrahimovicin

Posted: 28 Oct 2019 03:17 PM PDT

Flamengo i është bashkuar garës për transferimin e Zlatan Ibrahimovicit me parametra zero.

Sipas asaj që raporton La Gazzetta dello Sport, Gabriel Barbosas i përfundon huazimi nga Interi dhe do të rikthehet në janar në Itali.

Skuadra brazilian ka tentuar po ashtu në këtë verë që ta transferojë Mario Balotellin që në fund kaloi te Brescia.

Ibrahimovic ka vendosur që mos ta vazhdojë kontratë me La Galaxyn që i përfundon më 31 dhjetor, derisa ka zgjuar interesimin edhe të Napolit, Milanit dhe Bolognas.

Por, Flamengo thuhet se i është bashkuar garës për transferimin e 38-vjeçarit që është i gatshëm të transferohet në Brazil.

Napoli i bën ofertë Ibrahimovicit, suedezi kërkon më shumë Napoli i bën ofertë Ibrahimovicit, suedezi kërkon më shumë

Dëshira e suedezit është që të rikthehet në Serie A, por e gjitha do varet nga ajo se çfarë do të Carlo Ancelotti.

Ibrahimovic ka luajtur në Itali për shtatë sezone për skuadrat si, Juventus, Inter dhe Milan, për t'u bashkuar më pas me Paris Saint-Germainin në vitin 2012. /Telegrafi/

The post Flamengo i bashkohet garës për Ibrahimovicin appeared first on Telegrafi.

Ribery suspendohet për tri ndeshje

Posted: 28 Oct 2019 02:49 PM PDT

Franck Ribery është suspenduar për tri ndeshje moslojë shkaku i veprimit të bërë ndaj gjyqtarit në humbjen 2-1 të Fiorentinës ndaj Lazios.

Në aksionin e golit të dytë të skuadrës nga qyteti i Romës, Jordan Lukaku e faulloi anësorin e violës, Riccardo Sotil.

Kjo skenë bëri që VAR-i të ndërhynte, mirëpo gjyqtari Marco Guida nuk e bëri një gjë të tillë dhe e vazhdoi takimin me një faull të thjeshtë.

Por, situata nuk kaloi aq lehtë, pasi Ribery e kontestoi atë vendim dhe iu afrua gjyqtari tjetër, Matteo Passeri, duke e shtyrë.

Ribery kërkon falje që e shtyu gjyqtarin në ndeshjen ndaj Lazios Ribery kërkon falje që e shtyu gjyqtarin në ndeshjen ndaj Lazios

Sot, federata e futbollit të Italisë ka marrë vendim që ta suspendoi francezin për tri ndeshje.

36-vjeçari është ndëshkuar me 20 mijë euro gjobë dhe do t'i humbet takimet si, Sassuolo, Parma dhe Cagliari. /Telegrafi/

The post Ribery suspendohet për tri ndeshje appeared first on Telegrafi.

Xhaka e Emery mbajnë takim – Arsenali të martën del me deklaratë zyrtare

Posted: 28 Oct 2019 02:37 PM PDT

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery dhe drejtori teknik Edu e kanë zhvilluar një takim me Granit Xhakës, pas reagimit të tij ndaj tifozëve në barazimin e së dielës me Crystal Palace (2-2).

Kapiteni u fishkëllye nga tifozët gjatë barazimit 2-2 në "Emiratet Stadium", ndërsa ia reagoi duke e kapur veshin e tij dhe duke i ofenduar tifozët.

Reagimi i mesfushorit ngjalli polemikë, me shumë ish-lojtarë të klubit, që kanë dal dhe e kanë kritikuar lojtarin.

Arsenali të hënën e ka thirrur 27-vjeçarin për një takim për të diskutuar të ardhmen, ndërsa klubi do të lëshojë njoftim zyrtar të martën, shkruan “Goal.com”.

Klubi është i vendosur dhe nuk duhet të ketë sjellje të tilla nga kapiteni drejtuar fansave.

Granit Xhaka. (Foto: Catherine Ivill/Getty Images)

Ka qenë edhe trajneri Unay Emery që e kritikoi Xhakën pas ndeshjes duke thënë se ishte gabim veprimi i tij ndaj tifozëve dhe duhet të kërkojë falje. /Telegrafi/

The post Xhaka e Emery mbajnë takim – Arsenali të martën del me deklaratë zyrtare appeared first on Telegrafi.

Milot Rashica, lojtari më i shpejtë i Werder Bremenit

Posted: 28 Oct 2019 02:19 PM PDT

Milot Rashica është lojtari më i shpejtë te Werder Bremeni deri më tani në këtë sezon

Lojtari 23-vjeçar përveç formës së mirë që po tregon te skuadra gjermane, ka arritur po ashtu të jetë edhe lojtari i tyre më i shpejtë në fushë.

Ylli vushtrrias ka arritur një shpejtësi prej 34.6 km/h në një takim të skuadrës gjermane, e që e ka bërë atë më të shpejtin nga bashkëlojtarët e tij.

Ndërsa futbollisti më i shpejtë në Bundesligë këtë sezon është Kingsley Coman (35.7 km/h).

Rashica ditë më parë shënoi një gol të bukur ndaj Bayer Leverkusenit, e që tashmë ka marrë nofkën 'Raketa' te Werder Bremeni. /Telegrafi/

The post Milot Rashica, lojtari më i shpejtë i Werder Bremenit appeared first on Telegrafi.

Messi: Ronaldo është më i miri që e kam parë

Posted: 28 Oct 2019 02:08 PM PDT

Prej debutimit të tij te Barcelona, Lionel Messi ka luajtur me më të mirët dhe është përballur me disa nga më të mirët në futbollin botëror, por argjentinasi e ka zbuluar lojtarin që i bëri më së shumti përshtypje dhe ai ishte Ronaldo Nazario.

Legjenda braziliane shënoi 34 gola në 37 ndeshje në La Liga me Blaugranat dhe vlerësohet si një nga sulmuesit më të mirë që ka parë ndonjëherë bota e futbollit.

“Ronaldo ishte një fenomen”, ka thënë fillimisht Messi për TyC Sports.

“Nga të gjithë sulmuesit që kam parë në jetën time, ai ishte më i miri. Një lojtar mbresëlënës nga çdo aspekt”.

Fatkeqësisht, Messi kurrë nuk e pati mundësinë të luajë ndaj tij pasi kur ai e nisi,  Ronaldo ishte në mbyllje të karrierës në Corinthians. /Telegrafi/

The post Messi: Ronaldo është më i miri që e kam parë appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more