“Hoti uron festat e fundvitit” plus 9 more Ekonomia Online |
- Hoti uron festat e fundvitit
- Ndarjet e famshme që tronditën fansat gjatë vitit 2018
- Limaj tregon nëse do të diskutohet për ndryshim kufijsh në Bruksel
- Ndërrimi i viteve, Rama uron shqiptarët: 6 orët e fundit përpara se…
- Viti i Ri festohet me mënyra të ndryshme në Europë
- Gjoks pule me salcë kremoze, hudhër e limon, receta që duhet ta gatuani të gjithë
- Rregullat e festave: Si të shijoni ushqimin pa shtuar peshë
- Yjet që u martuan në vitin 2018!
- Çka lexuan më së shumti kosovarët gjatë vitit 2018?
- Zv/ministri Shkodra përuron Qendrën për Regjistrimin e Automjeteve në Hanin e Elezit
Posted: 31 Dec 2018 10:09 AM PST Koordinatori nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, ka uruar qytetarët në ndërrimin e moteve. Urimi i plotë: Të dashur qytetarë, Viti 2018 ka qenë viti i projektit të madh nacional për të gjithë nxënësit dhe studentët e Republikës së Kosovës pa dallim. Viti 2019 është vit ekskluzivisht i nxënësve dhe studentëve, ndërkaq. Menjëherë pas ndërrimit të moteve do të fillojë edhe implementimi i Programit Nacional për garën në dituri, në kreativitet kulturor dhe mendim kritik si dhe në sport. Institucionalizimi i garës në të gjitha shkollat dhe universitetet e Kosovës është dhurata më e mirë e mundshme. Të gjitha garat, në të gjitha nivelet do të kenë edhe shpërblimet për vendet e para. Andaj, shfrytëzoj rastin që në këtë ndërrim motesh të ju uroj shëndet, begati e suksese si dhe një vit të mbarë. Gëzuar festat e fundvitit! The post Hoti uron festat e fundvitit appeared first on Ekonomia Online. |
Ndarjet e famshme që tronditën fansat gjatë vitit 2018 Posted: 31 Dec 2018 10:08 AM PST 2018 ishte një vit i keq për disa të famshëm. Sigurisht, shumë çifte u martuan si Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth, Justin Bieber dhe Hailey Baldëin. Por gjatë 12 muajve, më shumë se 100 çifte u ndanë, transmeton Klan Kosova. Lidhje shumëvjeçare për të cilat fansat mendonin se do të zgjasin përgjithmonë, morën fund, si ajo e Channing Tatum dhe Jenna Deëan. Nga Jennifer Aniston dhe Justin Theroux në Cardi B dhe Offset, këtu gjeni ndarjet që tronditën fansat gjatë këtij viti. The post Ndarjet e famshme që tronditën fansat gjatë vitit 2018 appeared first on Ekonomia Online. |
Limaj tregon nëse do të diskutohet për ndryshim kufijsh në Bruksel Posted: 31 Dec 2018 10:00 AM PST Ekipi negociator për bisedimet me Serbinë më 8 janar do të shkojë në Bruksel ku do të njoftohet për hapat e mëtejmë të procesit të dialogut. "Ajo që delegacioni i Kosovës do të veprojë është mandati që i ka dhënë parlamenti duke u bazuar në rezolutën dhe platforma do të jetë e bazuar në vetë ligjin për delegacionin shtetëror kështu që kjo është obligim i ynë. Nuk mund të dalim jashtë mandatit që na e ka dhënë parlamenti i Kosovës", tha Limaj për rtv21. Por cili do të jetë mandati i këtij ekipi? "Mandati i delegacionit shtetëror është i qartë me rezolutën e miratuar në parlament. Angazhimet kryesore do të jetë unifikimi i qëndrimit të Republikës së Kosovës karshi Serbisë. Është shumë me rëndësi që Kosova të flet me një zë", tha Limaj. The post Limaj tregon nëse do të diskutohet për ndryshim kufijsh në Bruksel appeared first on Ekonomia Online. |
Ndërrimi i viteve, Rama uron shqiptarët: 6 orët e fundit përpara se… Posted: 31 Dec 2018 09:50 AM PST Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur rrjetet sociale për të uruar shqiptarët anembanë, në Shqipëri, Kosovë, diasporë e kudo në mbarë botën. "Së shpejti, brenda pranverës që vjen, do ta vendosim kufirin midis Shqipërisë dhe Kosovës në regjimin e kritereve teknike të marrëveshjes Schengen. Një kufi i hapur që e synojmë edhe me Maqedoninë, Malin e Zi e me Greqinë po ashtu, në një të ardhme shumë më të afërt sesa anëtarësimi ynë në Bashkimin Europian. Ndërkohë, për çdo bebe të lindur pas orës 00:00 të mesnatës së sotme do të hyjë në fuqi çeku i ri i bebes, një program mbështetjeje financiare për çdo çift të ri, por edhe për nëna e baballarë që bëhen prindër për herë të dytë, të tretë. Nga nesër, mijëra sipërmarrës që kanë krijuar biznese, punësim e vetëpunësim, mes fashës së xhiros 8 mln-14 mln lekë në vit, do të paguajnë 3 herë më pak taksë mbi fitimin. Sikundër për fermerët, nga nesër taksa 20% mbi inputet bujqësore bëhet më në fund zero. Nga nesër, studentët tanë përfitojnë përgjysmimin e tarifës së regjistrimit në universitet, ndërkohë që më të mirët, ata me mesatare 9-10, si dhe studentët nga familjet me ndihmë ekonomike, ose me aftësi të kufizuara do të përfitojnë jo vetëm zerimin e tarifës, por edhe një bursë 10 mijë lekë në muaj", u shpreh kryeministri Rama. Ai premtoi gjithashtu se deri në pranverë, vendet e punës në administratën shtetërore në tërësi do të shpallen në dispozicion të atyre që kanë mbaruar më parë, apo do të mbarojnë këtë vit shkollën me 9 deri në 10. "Punësimi i tyre në shtet do të jetë automatik dhe radha e zgjedhjes do të ndiqet bazuar në rezultatet e tyre, me parimin më i miri zgjedh i pari", tha Rama. Viti 2019 do të shënojë edhe fillimin e fluturimeve ndërkombëtare në Aeroportin e Kukësit, ndërkohë që do të nisin punimet për ndërtimin e Aeroportit ndërkombëtar të Vlorës, sikurse edhe hekurudhës së parë moderne Tiranë-Durrës. "Këto janë edhe 6 orët e fundit të kumarit në Shqipëri. Nga nesër, asnjë prind nuk do të ketë më frikë nga borxhet e fëmijëve në kumar, asnjë familje nuk do të jetë më e kërcënuar nga konfliktet rraskapitëse dhe divorcet për shkak të kumarit. Qindra miliona euro që deri më sot i ka marrë lumi dhe i ka thithur llumi i botës së errët të bixhozit do të mbeten në arkën e familjeve shqiptare për konsum", deklaroi më tej Rama. Por, jo gjithçka është panoramë e shkëlqyer. "E di mirë që ka ende jo pak shqiptarë që mezi e nxjerrin muajin, apo që nuk u bëjnë dot një dhuratë fëmijëve të tyre për Vitin e Ri. Duke i kërkuar ndjesë sinqerisht kujtdo që nuk ka prekur ende asgjë nga këto arritje të 2018-s, i siguroj që të gjithë se kjo është arsyeja kryesore që më motivon në betejat e përditshme për Shqipërinë që duam", tha Rama. Duke kaluar te Reforma në Drejtësi, Rama tha se ky vit mbyllet me pastrimin e sistemit të drejtësisë shqiptare nga prokurorë e gjykatës të padenjë, peshq të mëdhenj të llumit të padrejtësisë shqiptare, si dhe me ngritjen e disa institucioneve të rëndësishme të drejtësisë së re. 2019-a, sipas kryeministrit Rama do të nisë edhe me një qeveri të re, dhe një fillim të ri për të gjithë organizmin e shumicës sonë qeverisëse. "Ne mund të kemi shumë kusure, por padyshim jemi të vetmit që u japim dhe do t'u japim zgjidhje problemeve të trashëguara të këtij vendi", tha kryeministri. Pasi e cilësoi si një vit bujar për të, me mësimet që i ka dhënë, Rama uroi një vit të mbarë 2019 për të gjithë shqiptarët. "Me besimin më të madh se më e mira është ende duke ardhur, si dhe me falënderimin më të përunjur për të gjithë mbështetjen, inkurajimin, por edhe reagimet tuaja kritike, ju përcjell urimet e mia më të përzemërta: Qoftë një vit i mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët, për çdo familje ku flitet shqip, për ju të gjithë dhe për të gjithë të dashurit tuaj". /Top Channel The post Ndërrimi i viteve, Rama uron shqiptarët: 6 orët e fundit përpara se… appeared first on Ekonomia Online. |
Viti i Ri festohet me mënyra të ndryshme në Europë Posted: 31 Dec 2018 09:48 AM PST Si e feston Europa, Vitin e Ri? Vasilopita e Greqisë ka një monedhë brenda dhe, kush e gjen, supozohet që do të ketë fat gjatë vitit në vazhdim! Ai ama duhet ta mbajë në portofol, që t'i qëndrojë i mbushur me parà. Shega konsiderohet gjithashtu simbol i lashtë i mbarësisë. Hungaria nuk e mendon dot ndërrimin e viteve pa pjatën që përfshin kekë të kripur, derr të pjekur, supë thjerrëzash dhe salçiçe. Por nuk do të gjeni hungarez që ha mish pule në natën e Vitit të Ri, sepse mendohet që shpendët e largojnë fatin e mirë. Në Itali, tryeza duhet të ketë patjetër thjerrëza dhe "cotechino" (sallam me mish derri). Dy gjëra janë të rëndësishme për Vitin e Ri në Gjermani: shkrirja e plumbit dhe fishekzjarret. Në Danimarkë ndiqet shumë fjalimi i përvitshëm i Mbretëreshës; në Bullgari gjejmë "Survakane"-n, një ritual i lashtë ende i preferuar atje, në të cilin mëngjesin e Vitit të Ri, fëmijët godasin lehtë në shpinë anëtarët e familjes me një shkop të zbukuruar, të njohur si "survaknitsa". Në Rusi, ndërrimi i viteve është një festë e kremtuar edhe më shumë sesa Krishtlindja. Përveç të tjerash, ajo është e shtrirë në 11 fasha kohore, ndaj teorikisht, nëse udhëton nga Kamçatka në Kaliningrad do të shohësh 11 festa fundviti! /Top Channel. The post Viti i Ri festohet me mënyra të ndryshme në Europë appeared first on Ekonomia Online. |
Gjoks pule me salcë kremoze, hudhër e limon, receta që duhet ta gatuani të gjithë Posted: 31 Dec 2018 09:41 AM PST Gjoksi i pulës cilësohet si pjesa më e shijshme e këtij shpendi pas pjekjes, i cili më pas mund të përcjellet me ndonjë melmesë të mundshme. Sidoqoftë, Living ka treguar recetën e gjoksit të pulës me salcën kremoze, të bashkëngjitur me hudhër e limon, e destinuar për 4 persona. PËRBËRËSIT PËR 4 PERSONA: 4 gjokse pule 3 lugë vaj ulliri ose gjalpë 1 qepë e vogël, e grirë imët kripë e piper 250 ml lëng pule i valuar 3-4 lugë lëng limoni i saposhtrydhur 4 thelpinj hudhër 1 lugë e vogël spec i kuq pluhur 150 g pana për kuzhinë, mundësisht me yndyrë 2 lugë majdanoz i grirë 1-2 lugë të vogla niseshte misri, për të trashur salcën ½ limon i prerë në feta të holla PËRGATITJA: 1.Në një tigan hedhim vajin dhe skuqim gjokset e pulës nga të dyja anët, me zjarr të fortë. I heqim nga zjarri dhe i vendosim mënjanë në një pjatë. 2.Skuqim qepën në tigan derisa të bëhet si transparente, shtojmë hudhrën dhe specin pluhur. I përziejmë me lugë druri me shpejtësi, i rregullojmë për kripë e piper. Vendosim mishin përsëri në tigan bashkë me lëngun e limonit dhe lëngun e pulës. I lëmë në zjarr për 10 minuta me kapak gjysmë të mbyllur dhe më pas e heqim, që salca e krijuar të trashet pak. 3.Shtojmë panën, majdanozin dhe vendosim nga një fetë limoni mbi secilin gjoks të pulës. E lëmë tiganin për 5 minuta në zjarr të avashtë. Nëse dëshironi një salcë të trashë, tretni niseshte me pak ujë të ftohtë, shtojeni në tigan dhe pas 2 minutash hiqeni nga zjarri. E shërbejmë me oriz të bardhë ose thjesht me feta buke. The post Gjoks pule me salcë kremoze, hudhër e limon, receta që duhet ta gatuani të gjithë appeared first on Ekonomia Online. |
Rregullat e festave: Si të shijoni ushqimin pa shtuar peshë Posted: 31 Dec 2018 09:36 AM PST Për festa, ushqimet e shijshme janë të shumta dhe e kemi shumë të vështirë t'u rezistojmë. Ka shumë mundësi të shtojmë në peshë, e megjithatë asnjë nuk mund t'i rezistojë gjelit të detit të pjekur dhe ëmbëlsirave të përgatitura në shtëpi, transmeton Telegrafi. Por, mos u shqetësoni: mund të ruani peshën tuaj këto ditë feste, duke bërë zgjedhje të zgjuara: l. Mos shkoni në darkën e Vitit të Ri me stomakun bosh. Hiqeni pak urinë, duke ngrënë ndonjë snack të vogël, si p.sh pak bukë e djathë ose një fryt. Pini një gotë ujë që të shuani etjen me diçka që nuk përmban kalori. 2. Zgjidhni të hani vetëm diçka të veçantë. Lërini mënjanë patatet, orizin dhe djathërat, që mund t'i shijoni në çdo periudhë të vitit. Preferoni të hani gjelin e detit, që mund të gatuhet edhe i mbushur. Plotësoni pjesën tjetër të pjatës me perime dhe mish të pjekur. 3. Hani një dhe të mirë. Bëni të njëjtën gjë edhe me të ëmblat: mos konsumoni kalori me çokollata dhe pasta. Preferoni një ëmbëlsirë të përgatitur në shtëpi. 4. Konsumoni një gotë ujë për çdo gotë alkool. Kështu, do të ngadalësoni ritmin me të cilin pini, do të shmangni kalori të boshe, por edhe dehjen. • Gjatë periudhës së festës ndodh që kafen e shoqëron gjithmonë një ëmbëlsirë. Përcaktoni vetë një limit konsumi të ëmbëlsirave dhe qëndroni besnik këtij vendimi duke i thënë «jo» gjërave me tepri. • Kini kujdes me kaloritë e pijeve. Duke patur parasysh që çdo gram alkool përmban 7 kalori, konsumimi i tepërt i pijeve alkoolike mund të rezultojë e dëmshme për ruajtjen e peshës tuaj. Në rast se keni mundësinë e zgjedhjes, do të ishte mirë të zgjidhnit një gotë verë të kuqe. Gjithashtu, bëni kujdes me konsumin e pijeve me gaz, pije këto të cilat përmbajnë shumë sheqer. Në rast se duhet të pini pije me gaz, është e këshillueshme të konsumoni pije të lehta me gaz ( light). • Në tryezën festive, përpiquni të shmangni ngrënien në këmbë, pra duke provuar pak nga të gjitha. Është mirë që të mbushni pjatën tuaj një herë e mirë, duke përfshirë në të sallatë dhe perime. Pas festës: • Rikthehuni në konsumimin e vakteve të vogla dhe të shpeshta gjatë ditës. Shpeshherë, gjatë periudhës së festave, kjo mënyrë të ushqyeri anashkalohet duke u zëvendësuar me konsumimin e një ose dy vakteve të mëdha gjatë ditës. Vaktet e shpeshta do të reduktojnë ndjesinë e urisë, ndërkohe që sasitë më të vogla të ushqimit do t'ju ndihmojnë në kontrollin më të mirë të peshës tuaj. • Mos dilni asnjëherë pa ngrënë mëngjes. • Shoqëroni vaktin e drekës me sallatë perimesh, në këtë mënyrë rritet ndjesia e ngopjes, duke konsumuar një sasi më të vogël ushqimi. • Shpesh konsumimi i dozave të mëdha të ushqimit nuk është në vetvete armik aq sa mund të jetë mungesa e aktivitetit fizik. Pra, merruni me aktivitet fizik të një intensiteti mesatar, prej 150 minutash çdo javë. The post Rregullat e festave: Si të shijoni ushqimin pa shtuar peshë appeared first on Ekonomia Online. |
Yjet që u martuan në vitin 2018! Posted: 31 Dec 2018 09:28 AM PST Ka pasur shumë dashuri gjatë vitit 2018, prandaj ne ju sjellim të gjitha dasmat e famshme dhe më të mirat që ndodhën gjatë këtij viti, pasi jemi shumë afër 2019-ës. Kishte dy dasma mbretërore dhe një grup çiftesh të reja si Justin Bieber me Hailey Baldwin, Meghan Trainor dhe Daryl Sabara dhe Miley Cyrsus me Liam Hemsworth. Më poshtë ju sjellim fotografitë e mrekullueshme të dasmave gjatë gjithë vitit, transmeton Klan Kosova. Prince Harry dhe Meghan MarkleKit Harington dhe Rose LeslieMiley Cyrus dhe Liam HemsworthJustin Bieber dhe Hailey BaldwinNick Jonas dhe Priyanka ChopraGwyneth Paltrow dhe Brad FalchukMeghan Trainor dhe Daryl SabaraMalin Akerman dhe Jack DonnellyEmily VanCamp dhe Josh BowmanQuentin Tarantino dhe Daniella PickMandy Moore dhe Taylor GoldsmithKarlie Kloss dhe Joshua KushnerPrincess Eugenie dhe Jack BrooksbankMaria Menounos dhe Keven UndergaroHilary Swank dhe Philip SchneiderRobin Wright dhe Clement GiraudetRyan Lochte dhe Kayla Rae ReidAshley Greene dhe Paul KhouryKaley Cuoco dhe Karl CookGrant Gustin dhe LA ThomaMiguel and Nazanin MandiMaren Morris and Ryan HurdChanel Iman dhe Sterling ShepardEmily Ratajkowski dhe Sebastian Bear-McClardJohn Stamos dhe Caitlin McHughAmy Schumer dhe Chris FischerEllen Page dhe Emma PortnerMatthew Lewis dhe Angela JonesVincent Cassel dhe Tina KunakeyJessica Graf dhe Cody NicksonThe post Yjet që u martuan në vitin 2018! appeared first on Ekonomia Online. |
Çka lexuan më së shumti kosovarët gjatë vitit 2018? Posted: 31 Dec 2018 09:23 AM PST Po del se kosovarët kanë shije të ndryshme për libra. Preferenca e tyre ndryshon nga zhanri në zhanër dhe autori në autor. Sipas dy librarive në Prishtinë, "Buzuku" dhe "Dukagjini", librat më të shitur janë të natyrave të ndryshme, njofton Klan Kosova. Gjatë vitit 2018 vëmendjen e qytetarëve të Kosovës morën titujt e ri dhe disa nga ato u bënë edhe senzacion. Por padyshim që disa libra dhe autorë mbizotërojnë çdo vit dhe janë të pakonkurentë edhe nga librat e rinj. Fillimisht ju sjellim disa nga librat më të shitur në librarinë "Dukagjini" gjatë këtij viti si dhe autorët e huaj më të lexuar. 1. Arti i brishtë I not giving a f*uck – Mark Manson Nuk është e zakonshme që në titullin e një libri të ketë fjalë me përmbajtje banale. Por pikërisht një ide e tillë që kundërshton normat ishte edhe një shtysë që ky libër të merr vëmendje nga lexuesit në mbarë botën. Guida për zhvillimin personal na tregon se për të qenë më të lumtur është të mos përpiqemi të jemi gjithë kohën "pozitivë" por, të përmirësohemi duke përballuar vështirësitë. Libri u radhit në vendin e gjashtë të New York Times Bestseller si dhe i nënti në Washington Post Bestseller's. 2. Libri i vogël i HYGGE-: Mënyra daneze e të jetuarit mirë- Meik Wiking Pse danezët janë populli më i lumtur në botë? Përgjigjja, thotë Meik Wiking është Hygge. Ky libër është një bestseller absolut i kohëve të fundit. 3. Presidenti është zhdukur – Bill Klinton, James Patterson Ish-presidenti Bill Clinton dhe shkrimtari James Patterson janë bashkuar për të shkruar një roman.Një libër me shumë informacione që vetëm një ish-president mund të dinte. Ky është romani që nxiti edhe kureshtjen e publikut kosovar dhe kryesoi listat e bestsellererve. 4. Educated- Tara Westover Ky libër u zgjodh si një nga 10 librat më të mirë të New York Times me një temë që u trajtua shpesh por me një përmbajtje që nxiti kureshtje. 5. Michele Obama- Becoming Ish-zonja e Parë e SHBA-ve, Michele Obama, padyshim që do ta bënte kureshtar edhe vendin e vogël ballkanik, të deklaruar si më pro-amerikani. Kështu libri i Obamës ishte ndër më të shiturit për një kohë të shkurtë prej se u botua në dy libraritë e kryeqytetit. Librat më të shitur të autorëve shqiptarë: 1. Shëndeti dhe suksesi përmes meditimit – Hetem Ramadani Ideja e Hetem Ramadanit për t'u shëruar me meditim dhe pa ilaçe zgjoi shumë kureshtje te kosovarët. Ky libër sipas Dukagjinit përbën një senzacion për këtë vit. Ishte ndër më të kërkuarit nga publiku me një numër të madh shitjesh. 2. Kur sunduesit grinden – Ismail Kadare Nëse është libër i ri nga Ismail Kadare, libraritë përgatitën të mbushin raftet për një numër të madh të blerësve. Ky libër përfshin historinë e shkrimtarëve të mëdhenj që iu kanë mbijetuar diktaturave, përderisa diktatorët kanë vdekur e janë harruar. Si fill lidhës i veprës shërben historia e shkrimtarit rus Boris Pasternak. 3. Shënimet e krimbit Smolinksi – Azem Deliu Tema e librit: Piotr Smolinski, shkrimtar i njohur polak, ftohet në një rezidencë artistësh në Kosovë ku ndeshet me mentalitetin e pasluftës, e që në disa pika, i kujton problemet e pas rënies së komunizmit në vendin e tij. 4. Robert Elsie – Fiset shqiptare Shkrimtari kanadadez shpesh vjen me befasi për popullin që zgjodhi ta studionte, prandaj edhe radhitët në autorët vendorë. 5. Takim me të sapolindurit – Razije Musa Kush më mirë se një mami që dëgjon qindra të qara foshnjash mund të shkruajë për ta. Musa përmes këshillave dhe mirëqenies së foshnjave bëri kureshtarë shumë lexues. Ndërkaq, libraria "Buzuku" vjen me tituj tjerë të librave si më të shitura gjë që tregon edhe njëherë për shijen e ndryshme të lexuesve kosovarë. Librat më të shitur në gjuhën shqipe: 1. Inteligjenca emocionale – Daniel Goleman A na e përcakton koeficienti i inteligjencës fatin? Bestselleri tregon që jo e gjithë vëmendja duhet të përqendrohet në intelegjencë pa anën emocionale. 2. Kthimi – Albatros Rexhaj Pavarësisht kritikëve letrarë që kundërshtojnë një formë të tillë të shkruari, Albatros Rexhaj vazhdon të jetë ndër më të shiturit në publikun kosovar. 3. Babi i keq – David Walliams Baballarët janë të ndryshëm: Të hollë, të gjatë, të zgjuar, budallenj, të moshuar. Një histori interesante nga autori bestseller, Walliams. 4. Busull – Mathias Enard Me një prozë magjepse, Enard lidh së bashku kompozitorët e shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe orientalistët ezoterikë, Balzac dhe Agatha Christie. 5. Ikigai – Francesc Miralles dhe Hector Garcia "Nëse HYGGE është arti për të mos bërë asgjë, Ikigai është arti i të bërit diçka – dhe duke e bërë atë me fokus të lartë dhe gëzim", shkroi Neë York Post për udhëzuesin më të mirë të konceptit japonez. Librat më të shitur në gjuhën angleze: 1. Sapiens – Yuval Harari Nga një historian i njohur vjen një tregim novator i krijimit dhe evolucionit të njerëzimit – një bestseller ndërkombëtar. 2. Game of thrones – George R.R. Martin Ky libër padyshim që famën e mori edhe nga seriali. Ai vazhdon të jetë ndër më të shiturit, sidomos tek moshat e reja. 3. Ice Monster – David Walliams Heronjtë vijnë në të gjitha format dhe madhësitë e ndryshme në aventurën më të madhe dhe më epike të David Walliams. 4. Alchemist – Paulo Coelho Se shkenca dhe mitologjia mund të shkojnë bashkë na dëshmon në një mënyrë alkimia. Në këtë bazë kundërthënëse, Coelho e afron Lindjen me Perëndimin në një rrëfim të këndshëm që do të vazhdojë të jetë më i shituri edhe në cepin e vogël të Europës. The post Çka lexuan më së shumti kosovarët gjatë vitit 2018? appeared first on Ekonomia Online. |
Zv/ministri Shkodra përuron Qendrën për Regjistrimin e Automjeteve në Hanin e Elezit Posted: 31 Dec 2018 09:18 AM PST Zv/ministri i Punëve të Bredshme, z. Selami Shkodra dhe Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, z. Refki Suma përuruan Qendrën për Regjistrimin e Automjeteve në këtë komunë. Me nënshkrimin e marrëveshjes ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës dhe Komunës së Hanit të Elezit, edhe zyrtarisht banorëve të Komunës së Hanit të Elezit do të ju ofrohet edhe shërbimi në Qendrën për Regjistrim të Automjeteve dhe në Qendrën për Pajisjen me Dokumente në Komunën e Hanit të Elezit. Me këtë qendër, banorëve të komunës ju ofrohet edhe një shërbim shumë i nevojshëm për të kompletuar gamën e shërbimeve të nevojshme për banorët. Zv/ministri Shkodra, kryetari Suma dhe Bekim Hoxha, kryeshef i ARC-së në inaugurimin e Qendrës për Regjistrim të Automjeteve dorëzuan edhe tabelat e para të automjeteve për banorët e Komunës së Hanit të Elezit. The post Zv/ministri Shkodra përuron Qendrën për Regjistrimin e Automjeteve në Hanin e Elezit appeared first on Ekonomia Online. |
You are subscribed to email updates from Ekonomia Online. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google, 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: