Është mirë që edhe të huajt ta kuptojnë se politikanët tanë ngushëllimet
i bëjnë vetëm për ndonjë interes të ulët dhe jo pse dikush u dhimbset.
Do të mjaftonte një stuhi, disa dëme materiale dhe ndonjë lëndim në
njerëz në ndonjë shtet të zhvilluar ekonomikisht, që politikanët tanë,
sidomos ata në pushtet, t’i rendisin telegram ngushëllimet, gjoja se
këtyre shumë i kërcet për këtë gjëmë. Ndërkaq, edhe pse në mënyrë
barbare u vra një ministër palestinez, asnjë politikan i yni nuk e dënoi
rastin në fjalë dhe nuk shprehu zyrtarisht ngushëllime. Unë nuk them,
por ata dëshmojnë se hileqar jemi edhe përgjatë ngushëllimeve, ndërsa të
mos flasim për gjëra të tjera që janë më pak të ndjeshme.
Burimi: Iljasa Salihu
Lexo edhe:
Burimi: Iljasa Salihu
loading...
Lexo edhe: