Majlinda Kelmendi e ka fituar medaljen e artë në turneun Grand Prix, Samsun 2014. Pejania në finale të kësaj gare, në kategorinë deri në 52 kilogram, mundi xhudisten nga Italia, Odette Giuffrida me ippon.
Majlinda Kelmendi nuk ka të ndalur. Pas triumfit në turneun prestigjioz Grand Slam “Parisi 2014’, xhudistja pejan kafituar medaljen e artë, në turneun Grand Prix, Samsun 2014, i cili po mbahet në Turqi.Kosovarja në finale të kësaj gare, në kategorinë deri në 52 kilogram, mundi xhudisten nga Italia, Odette Giuffrida me ippon.
Për të arritur deri në finale Kelmendi nuk e pati të lehtë. Shorti përcaktoi që ajo të jetë pjesë e Grupit A në Grand Prix, Samsun 2014
Në raundin e parë nuk pati kundërshtar. Kurse, në të dytin u përballë me rumunen Larisa Florian,, të cilën e mposhti pa problem. Në çerekfinale Kelmendi përball pati xhudisten nga Ukraina, Mariia Buiok.
Edhe në këtë luftë pejania ishte e suksesshme, derisa doli fituese e Grupit A. Në gjysmëfinale Kelmendi u ndesh me gjermanen Romy Tarangul,të cilën e kaloi pa problem dhe u kualifikua në finale.
Pejania në finale të kësaj gare, mundi xhudisten nga Italia, Odette Giuffrida, dhe fitoi medaljen e artë në turneun prestigjioz Grand Prix, Samsun 2014.
Kelmendi suksesin më të madh e kishte arritur vitin e kaluar kur ishte shpallur kampione e Botës në kategorinë 52 kilogramë në Kampionatin Botëror i cili ishte mbajtur në Rio de Janeiro
Burimi: Gazeta
Express
loading...
Lexo edhe: