Skip to main content

Posts

Sheqeri, një vrasës i heshtur ....

Shijen e ka aq te mirë, por .... A e dini se ... Sheqeri është për shëndetin aq i dëmshem sa alkooli ? Në revistën britanike '' Natyra '', tre shkencëtarë theksojnë lidhjen mes konsumimit të sheqerit dhe sëmundjeve të tilla si hipertensioni, diabeti, sëmundjeve të zemrës, crregullimet në mëlçi dhe kancereve që kontribuojnë ne vdekjen e 35 milion njerëzve në vit në mbarë botën, pra më shumë se sëmundjet infektive. Efektet e konsumimit të tepërt të sheqerit janë të ngjashme me ato të abuzimit të alkoolit, për këtë arsye, mundohuni sa te mundeni qe te mos e teproni me sheqerin.

Kujdes: Trupi ju flet

Mesoni te njihni sinjalet e derguara nga trupi ne rast mungese vitaminash e mineralesh. Ushqim joadekuat dhe lodhja e medha psikofizike con deri tek mungesa e vitaminave dhe mineraleve te caktuara ne organizem, dhe kjo con deri tek renia e imunitetit, dhe ne fund deri te semundjet e ndryshme. Si ta mesoni nese ju mungon ndonje vitamine: Vitamina A: Lekura e thate dhe e irrituar, humbja e apetitit, lodhja, floku pa shkelqim, thonjte e thyeshem, aknet, ndersa ekspertet theksojne qe deficiti i saj me se shumti pasqyrohet ne ndryshimet ne sy. Vitamina B1: Problemet neurologjike, konvulsioni i muskujve, humbja e kujteses, apetitit, nervozizmi dhe tretja e keqe jane simptomat me te shpeshta, ndersa tek deficiti i plote krijohet semundja beri-beri. Vitamina B2: Plaget sherohen me veshtire, alergjite shpeshtohen, ndersa syte jane te irrituar dhe shume te ndjeshme ne drite. Mungesa e kesaj vitamine vihet re ne qoshet e buzeve, rreth te cilave shpesh shfaqen plage. Vi

Doni të eleminoni aknet? Ja një maskë natyrale ..…

Kjo maskë është shumë e mirë, për zhdukjen e akneve. Personat me lëkurë të ndjeshme (që iu skuqet lëkura lehtësisht) mund ta përdorin gjithashtu. Mënyra e përgaditjes : Ne një enë hidhni 2 lugë kos të bardhe dhe 2 luge mjaltë. Me pas në një mikser kuzhine grini gjysme fete ananasi. I bashkoni dhe i aplikoni ne fytyrë. E mbani për rreth 25 minuta dhe me pas e shpani me ujë të ftohtë. Në këtë maskë mjalti është ingridienti kryesor pasi është antibiotik natyral (ka efekt kundër viruseve, baktereve dhe mukozave). Ndihmon në shërimin e skuqjeve të lëkurës irritimeve të ndryshem

Misteret që mbajnë peng zbërthimin e ëndrrave

Qysh në vitet 1950, kërkuesit shkencorë arritën të krijojnë ‘pyetësorin e ëndrrave tipike’, për të gjetur imazhe klasike që riktheheshin në ëndrrat e njerëzve në botë Të vraposh, vetëm të vraposh, sa më shumë të jetë e mundur! Përndjekësi të është vënë pas këmba-këmbës. Në çdo frymëmarrje që shtohet, ai afrohet dhe më shumë, ndërsa para tij ngrihet një zulm që gulçon si valë lumi. Qindra metra në thellësi. Ajo rrëzohet e bie në grackë, situata bëhet pa rrugëdalje – por ja … nuk vonon shumë dhe … brrr … bie zilja e zgjuesit automatik. Ishte vetëm një ëndërr e keqe. Edhe një herë, e njëjta histori. “Skenarët e përndjekjes janë të zakonshëm në ëndrrat me ankth. Qenë, njerëz, të shpërndarë e të çoroditur, ndjenja e një filmi horror që na thotë se aty ka diçka”, thotë dr. Walter Smith, kërkues shkencor rreth ëndrrave në Universitetin e Auckland-it, në Zelandën e Re. “M. Night Shyamalan, regjisori, ai e ka kuptuar më së miri këtë dhe nga këto elemente, ka ar

Thënie për altruizmin

"Dashuria amërore është ndjenja më e shquar egoiste, ose, të themi ndryshe, ndjenja më energjike altruiste." (Alain)   "Egoist nuk është ai që jeton si ia kënda por ai që kërkon nga tjerët të jetojnë si i pëlqen atij,; altruist është ai që len të tjerët pa intervenuar aspak, të jetojnë jetën e tyre." (Oscar Wilde)*   "Bëre të mirën, hudhe në det se e gjen në krypë." (shqiptare)   Altruizmi shpesh është alibi (Jean Rostand) thenie per altruizmin, altruizmi thenie, citate per altruizmi

Qeverisja dhe altruizmi

Qeverisja dhe altruizmi   Shpesh qeveria apo organizmat qeveritare e shfrytëzojnë altruizmin në shërbim të vet, duke pretenduar se çdo program qeveritar, pavarësisht se cila është kostoja në para apo mbi liritë themelore të individëve, është altruist dhe që i shërben interesit të fëmijëve, të ambientit, të të varfërve, të të pastrehëve, të sëmurëve etj.

Çka është Altruizmi?

Altruizmi është devocioni ndaj nevojave të të tjerëve duke flijuar apo hequr dorë ng ainteresi dhe e mira vetjake. Megjithatë, shpesh altruizmi mund edhe të jetë një sjellje në ndjekje të interesit personal - vetëm se në këtë rast kënaqësia personale fitohet duke ndihmuar të tjerët në vend të të ndihmuarit ekskluzivisht veten. qka eshte altruizmi, cka eshte altruizmi

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more