Skip to main content

Posts

Bilal Golemi

Dr. Bilal Golemi ( 1899 në Golem, Shqipëri - 15 mars 1955 në Stamboll, Turqi ) - doktor i shkencave të veterinarisë, shqiptarë nga Shqipëria. Mjek veterinar, mikrobiolog i shquar në fushën veterinare e mjekësore, patriot atdhetar e demokrat përparimtar. U largua nga Golemi kur ishte 7 vjec duke shkuar pas të atit në Stamboll. Kreu shkelqyeshëm studimet e larta në mjekësinë veterinare.U specializua për mikrobiologji në institutin "Paster" në Paris. Punoi si asistent e më pas si bashkëpunetor i dy shkenectarëve francezë me famë botërore Ramon e Dyma ku shpalosi talentin e tij duke marrë graden Doktor i Shkencave në moshen 27 vjecare. Për talentin dhe famen që fitoi, Instituti e ftoi të punoje aty, por ai bashkë me të shoqen dhe vajzen më 1928 kthehet në Atdhe më ëndërren dhe dvshirvn pvr ti sherbyer popullit te tij. Me emrin dhe vepren e tij janë të lidhur ngritja dhe organizimi i sherbimit të veterinarisë, themelimi i të parit laborator bakteriologjik të veterinarisë, importim

Ernesto Sabato - Biografia dhe krijimtaria letrare

  Ernesto Sábato është shkrimtar argjentinas me prejardhje arbëreshe. Biografia Sábato ka lindur në Rojas, provincia de Buenos Aires në Argjentinë më 24 qershor, 1911. Nëna e tij Juana Maria Ferrari rridhte nga një familje arbëreshe e Italisë, ndërsa babai i tij, Franciso Sabato, po ashtu ishte nga Italia. Ata kishin njëmbëdhjetë fëmijë, të gjithë djem. Ernesto ishte fëmija i dhjetë i familjes Sábato. Ditën që lindi, vëllau më i madh vdiq dhe e ëma e pagëzoi Ernesto sipas vëllait të tij. Ai kreu shkollën e mesme më 1928 dhe u regjistrua në Universidad de La Plata, ku studioi fizikë dhe matematikë. Në vitin 1930 ai iu bashkua partisë komuniste dhe në atë kohë takoi Matilde Kusminsky Richter, që atëherë ishte shtatëmbëdhjetë vjeç. Të dy lanë familjet dhe studimet dhe filluan të jetojnë bashkë. Ernesto përdorte një emër konspirativ dhe ishte mjaft aktiv në parti. Në vitin 1933 ai u bë sekretar i Rinisë Komuniste, por po fillonte të zhgënjehej me partinë dhe kishte dyshime. Më 19

Çka është Federata Mikroneziane?

Mikronezia është shtet ishullor e vendosur në Oqeanin e Qetë në verilindje të Papuosë dhe Guinesë së Re.Përfshinë numrin më të masdh të ujdhesave të regjionit të Mikronezisë. Mikronezija ka mardhënje të veçantë me SHBA-të. Përbëhet nga katër shtete federale: Jap, Çuuk, Ponpei dhe Kosrea. Federatae Mikronezisë përfshinë gjthësejt 697 ishuj të përhapura në arkipelagun e ishujve Karoline në një gjatësi 2900 km. Ishujt kan prejardhje vullkanike, një pjesë e tyre me prejardhje korale. Gjinden 5.150 km në perëndim-jug-perëndim të Havajeve në Oqeanin e Qetë.

Çka është marksizmi kulturor?

Marksizmi kulturor është një degë e ideologjisë marksiste që i ka origjinat në pjesën e parë të shekullit të 20-të. Marksizmi kulturor lindi si përgjigje e intelektualëve marksistë europianë ndaj dështimeve ekonomike të ideologjisë marksiste, dhe e vë theksin e pabarazive tek kultura dhe jo tek arritjet personale të individëve. Kritikët e kanëparë Marksizmin Kulturor si një shkak kryesor të degradimit të degëve të humanitetit dhe shoqërore, të kulturës dhe civilizimiz në Perëndim. Ideja qëndrore e marksizmit kulturor është që të përgatisi Civilizmin Perëndimor për marksizmin ekonomik në një mënyrë graduale, hap pas hapi, duke sulmuar dhe degraduar të gjitha institucionet e kulturës Perëndimore, që nga kultura, shkollat, letërsia, arti, tradita Judeo-Kristiane, familja, dhe normat seksuale. Sulmet zakonisht kornizohen brenda termave Marksistë, si një përpjekje apo përplasje klasore mes shtypësve dhe të shtypurve - ku mes klasave të shtypura të pretenduara janë femrat, minoritetet, homo

Çka është PDA?

PDA gjithashtu i njohur si kompjuteri PALMTOP ose Asistenti Digjital Personal, është pajisje mobile që funksionon si menaxher informativ personal. PDA-të e sotme kanë mundësi të lidhen në internet. Kjo pajisje ka një ekran vizual elektronik, duke mundësuar përfshirjen e një shfletuesi në Web, por disa modele të reja gjithashtu kanë edhe mundësi zërimi (Audio), që mundëson përdorimin e tyre si telefon mobil ose si pajisje portabël për dëgjim të muzikës. Shumë PDA mund të kyçen në Internet, intranet ose ekstranete me anë të Wi-Fi ose Wireless Wide Area Networks. Poashtu këto pajisje janë të pajisura me ekran të ndjeshëm në prekje(ang. Touchscreen). PDA-ja i parë është lansuar me 1986 nga Psioni, Organizer II. I përcjellur nga Psion’s Series 3, më 1991, i cili filloi t’i ngjajë stilit më të njohur PDA. Ai gjithashtu kishte tastierë të plotë. Termi PDA është përdorur për herë të parë më 7 Janar 1992 nga Oficeri Ekzekutiv Kryesorë (CEO) i Apple Computers John Sculley në shoun "Consum

Përralla

Përralla është një nga format më të përhapura e më të njohura të prozës. Përralla është një tregim i trilluar, plot fantazi dhe elemente të çuditshme në subjekt me anë të së cilës paraqiten mendimet dhe ëndërrimet e njerëzve në formë alegorike. Përrallat nuk nisen, si ndodh me këngët legjendare, nga një fakt i vërtetë (ndoshta edhe historik) që legjendarizohet, por nga një trillim i plotë, që megjithatë mban kurdoherë lidhje me probleme, me situata, me mendime filozofike, morale, shoqërore, estetike të jetës njerëzore. Përrallat tregohen në prozë dhe kanë, domosdo, strukturën dhe elementet e tyre. Ato janë të përhapura në të gjithë botën dhe janë tepër të pëlqyera si për vlerat e tyre filozofike, ashtu edhe për vlerat e tyre didaktike. Pikërisht për vlerat e saj të gjithanshme, përralla ka tërhequr vëmendjen e shkencëtarëve : me të merren folkloristët, etnografët, psikologët, letrarët. Etnografia e studion përrallën si dokument kulturor e historik dhe merret me rolin e saj në shoqëri,

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more