Skip to main content

Posts

Më se e natyrshme është që të krenohemi me vizitën e z. Ramës në Luginë të Preshevës

Më se e natyrshme është që të krenohemi me vizitën e z. Ramës në Luginë të Preshevës dhe me mikpritjen e atjeshme nga ana e vëllezërve tanë preshevarë. Ndërsa pas kësaj krenarie të kuptueshme, duhet edhe një gjë ta kuptojmë. Serbia nikoqire përmes mysafirit të saj zyrtar, do të shihet me imazh më të larë përpara botës. Në panoramën e saj bota do të sheh më pak gjak dhe shumë më shumë gjelbërim dhe ujë të kulluar, për të cilën mendoj se z. Kurti nuk do të pajtohej, sepse ajo ende është "xhunub" ndaj Kosovës. Prandaj, duhet theksuar se përgjatë kësaj vizite kanë fituar shumë edhe serbët, përpos atyre që janë mësuar ta luajnë rolin e viktimave duke pasur për qëllim fitimin e ndonjë gjësendi. Madje me këtë vizitë është hapur dera e Shqipërisë ndaj Serbisë për një pritje të ngjashme, mbase edhe për ndonjë bashkëpunim të mëtutjeshëm. Burimi: Iljasa Salihu  

Nuk ka nevojë të shenjtërohet qeveria

Nuk ka nevojë të shenjtërohet qeveria, sepse kjo nuk mund të bëhet edhe po u çua e tërë bota në këmbë. Mjafton të hiqen djajt njerëz që e kanë vërshuar qeverinë, ata që shkatërruan shumëçka të shenjtë. Me gjasë është shpifje e mediave maqedonase se gjoja edhe një hoxhë do të bëheshka pjesë e kësaj parrugësie. Secili që mund të bëjë diç të tillë, gjithçka mund të jetë, por hoxhë assesi. Shpresojmë që ky njoftim të jetë vetëm një humor dhe asgjë tjetër! Burimi: Iljasa Salihu  

E keqja mund të luftohet përmes mënyra të ndryshme dhe të shumta

E keqja mund të luftohet përmes mënyra të ndryshme dhe të shumta. Ndërsa unë si më të zëshmën për t’u zënë dhe kacafytur me të keqen, pa ndonjë ngurrim e kam zgjedhur shkrimin, përmes të cilit përpiqem ta luftoj të keqen. Prandaj, edhe nuk brengosem kur protagonistët e së keqes shprehin urrejtje ndaj asaj që unë shkruaj. Ata kanë të drejtë; sulmohen, ndaj edhe duhet të vetëmbrohen me disa kundërsulme të padinjitetshme, edhe pse po të mos ishin veprimet e tyre, ndoshta shkrimtarët do të merreshin vetëm me folklorizëm. Burimi: Iljasa Salihu

Lutja është...

Lutja është armik i sprovës, e shtynë, e largon, e pengon, e ngritë ose e pakëson nëse bie. Pra, lutja është arma e besimtarit". Imam Ibën Kajimi Burimi: Hoxhë Bekir Halimi

Poezi për kukullën - Kukulla ime

Kukulla Ime Unë e kam një kukull, Kukull Bukuroshe Emrin unë ja vura, Kukull sykaltroshe. I ka sytë e kaltër, Flokët kaçurrele Unë shpesh e thërras, Kukulla ime lele Për ç do ditë e laj, dhe e vë në gjumë kur e vë në djep i kendoj ninulla, Mami mi ka qepur një fustan me pulla. Kukulla ime lele Kukull kaçurrele

Mbi tregimin "KUKULLA TE NGRIRA" të Robert Martikos

Astrit Lulushi Janë këto Kukulla, megjithëse të ngrira, që nxisin mendimin dhe i japin jetë vështrimit duke e bërë atë sa të thellë edhe të mprehtë. Eshtë fjala për katër kukulla, si katër stinët, secila me bukuri të vecantë. Nëpermjet tregimit, plot kthesa të papritura në një rrugë rrethanash të rastit, si në ekran me imazhe të krijuara nga fuqia e fjalës, Robert Martiko e shpie lexuesin në një kohë tjetër me bëma që nuk zhbëhen, vite që nuk kthehen, të humbura por jo pa gjurmë. “M’u desh pothuajse një jetë e tërë për ta kuptuar këtë!”, thotë Martiko, ndërsa tregon, në vetën e parë, e me pak shpresë, nga shtrati i një spitali. Kukullat e tregimit, që e bëjnë Martikon të flasë, apo ai i vë në shërbim të tregimit, janë vajza-kukulla jo robotike, jo me kurdisje, por të ngrira, si ato që kishte ëndërruar të luante në fëmijërinë tij, por nuk e kishin lënë, jo sepse ishte djalë. Personazhi, emigrant, është punësuar në një familje të pasur suedeze, ku ai pësoi edhe  zhgënj

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more