Skip to main content

Posts

DËSHMITARËT E JEHOVAIT.....KUSH JANË ATA?

Nje kult qe kontrollon mendjet e atyre qe besojne ne te? Nje ndermarrje shtypi, qe ka vleren e shume trilione dollaresh? “Zoti me tha: Profetet profetizojne genjeshtra ne emrin Tim; Une nuk i kam derguar, nuk u kam dhene asnje urdher dhe nuk kam folur me ta. Ata ju profetizojne nje pamje te rreme, nje parashikim te kote dhe mashtrimin e zemres se tyre.” Jeremia 14:14 Dallimet midis Deshmitareve te Jehovait dhe Kishes Kristiane jane te medha. Ato kane lidhje me ceshtjet e Trinitetit, Ringjalljes, dhe Jezusit si Perendi. Deshmitaret e Jehovait besojne se Jezusi eshte Biri i Perendise, por jo Perendia vete. Gjithashtu ata besojne se Ai nuk ka egzistuar gjithmone, qe nga fillimi, por ka qene nje qenie e krijuar me emrin e Krye Engjellit Mikael. Deshmitaret e Jehovait thone se Jezusi nuk u ngrit fizikisht prej se vdekuri, por u ngrit si qenie shpirterore. Ata nuk lejojne qe Jezusi te adhurohet dhe nuk besojne se ka ferr. “Pastaj Perendia tha: Ta bejme njeriun sipas shembe

Gjërat e pazakonta të cilat qentë mund t’i nuhasin

Është dëshmuar se pacientët që vuajnë nga kanceri në mushkëri apo gjinjë, gjatë frymëmarrjes nxjerrin këto erëra. Ashtuqë qentë sot stërviten për të paralajmëruar njerëzit për rrezikun e thithjes së erërave të frymëmarrjes. Qentë shumë herët i ndihmojnë njerëzit në zbulimin e drogës, armëve … Por, a e keni ditur se miqtë tanë katërkëmbësh mund të nuhasin edhe këto gjëra? Bakteriet Për shkak të përdorimit të madh të pesticideve, bletët në kontinentin e amerikës janë gjithnjë e më tepër në rrezik të zhdukjes. Mirëpo, qysh nga viti 1970, bletarët amerikan i kanë stërvitur qentë që të zbulojnë kosheret e sëmura para se t’i infektojnë të tjerat, hojet e shëndosha. Me nuhatjen e shkëlqyer, qentë thjeshtë ndjekin aromën e bakterieve e cila shkakton sëmundjen e njohur si “murtaja” amerikane e folesë së bletëve. DVD Qentë mund të stërviten për zbulimin e materialit të polikarbonatit, komponentë kryesore e të gjithë CD-ve. Në këtë mënyrë, qentë kanë kontribuar për zbulimin e

Maqedonia është e prirë të ketë probleme të mëdha me emrat.

Maqedonia është e prirë të ketë probleme të mëdha me emrat. Greqia nuk ia pranon emrin Maqedonisë, ndërsa qeveria e Maqedonisë nuk ia pranon emrat disa shkollave shqiptare. Pastaj emrat e shqiptarëve, të cilët patjetër duhet t’i shkruajmë edhe në kirilicë, nuk mbesin emra si duhet, deformohen pra. Bardhylit i thonë Bardil, Salihut Saljihi, Vlerës Vljera ose Vllera e të ngjashme. Kah do të sillesh e të pështillesh, mes tjerash, sheh edhe vargmale të tëra të problemeve për sa i përket emrave. Po kur të dalim te mbiemrat? Ndoshta atëkohë do t’i humb vlera emrave! Burimi: Iljasa Salihu

Seriozisht, disa profesorë nuk e kanë vendin në mësimdhënie.

Seriozisht, disa profesorë nuk e kanë vendin në mësimdhënie. Ata shihen se janë ekspert në gjumëvënie. Ata duhet të punësohen në ndonjë klinikë ku njerëzit vuajnë prej pagjumësisë! Duhet ruajtur nxënësat apo studentët prej këtyre gjumashëve. Jo rastësisht pastaj lloji i këtyre nxënësve apo i studentëve, thonë se jeta po ikën si një ëndërr. Normalisht, po kush mund të sheh ëndrra të tejzgjatura, pos atij që në të shumtën e kohës ka fjetur? Në këtë rast, nuk është problem se kush ka fjetur, por kush ishte shkaktar i asaj fjetjeje! Burimi: Iljasa Salihu

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more