Skip to main content

Posts

Vjershë për bicikletën

Bicikleta Bicikleta ka tri rrota, Kur e ngas cuditet bota. Tring-tring tringëllon Zilja e vogël në timon. Shokë e shoqe më vijnë pas, Kur unë bicikletën ngas. Tring-tring tringëllon Zilja e vogël në timon. shënim: tri rrota bickleta për fëmijë

Vjersha me titull -Tri mollët

Tri mollët Unë jam molla rrumbullake, Faqekuqe topolake. Rrumbullake jam dhe unë, Por e verdhë, e pjekur shumë. Edhe unë jam motra juaj;   Më pranoni, jam e pjekur, Pasi ngjyrën e kam të gjelbër.

Problema e Vidmanit (1489)

Problema e Vidmanit (1489) Një luan e ha një dele për 1 orë, një ujk për 4 orë dhe një çakall për 6 orë. Për sa orë e hanë delen së bashku këto kafshë? Kujdes: Nga përvoja ime, nxënësit nxitohen dhe japin përgjigje të pasakta, madje shumica nuk e kuptojnë që koha duhet të dalë më pak se një orë. Zgjidhje: Për një orë luani ha 1/1 pjesë të deles; ujku ¼ e deles dhe çakalli 1/6 e deles. Së bashku për një orë ata hanë: 1 + ¼ + 1/6 = (12 + 3 + 2 ) / 12 = 17 / 12 të deles. Atëherë, tërë delen ata e hanë për 12/17 e orës ose afërsisht 42 e ½ minuta. Nga Bardhyl Selimi

Këshilla e Konicës për mikun gazetar

Faik Konica boton në të përkohshmen "Albania", më datë 15 shtator 1901, këshillat pasonjëse për një djalë që kish nërment të botonte një gazetë shqip në Misir. "I dashur mik - në e bëfsh gazetën me fleta të mëdha; shqiptarët do të thonë që s'fshihet dot lehtë; në e bëfsh me fleta të vogëla, do të thonë se s'është gazetë, por libër. Në e shtypsh me letra të holla, do të thonë se s'këndohen edhe prishin sytë; në e shtypësh me letra të trasha do të thonë se je "hamall" e kërkon të mbushësh vend. Në shkrofsh toskërisht do të thonë se s'është gazetë për gjithë shqiptarët; në shkrofsh gegnisht prap ashtu, në shkrofsh në gjuhë të përzier me të dyja, gjysmë gegnisht, gjysmë toskërisht, do të thonë se është "çervish". Në mos shkrofsh për politikë, do të thonë se s'është koha të punojmë për letratyrë, kur vendi ndodhet në rrezik; në shkrofsh për politikë, do të thonë se prishë punë duke egërsuar qeverinë. Në folsh butë për Turqinë, je i pag

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more