Skip to main content

Posts

Çmimet kanë nisur të rriten ende pa i marrë pagat me ngritje

              Çmimet e konsumit kanë nisur të rriten ende pa i marrë pagat me ngritje punëtorët e sektorit publik, shkruan “Koha Ditore”. Disa tregtarë kanë nisur t’i shtrenjtojnë disa nga artikujt qëkur është vendosur për rritje të pagave. Ngritja e çmimit vërehet kryesisht tek dyqanet e vogla. Ngritje e çmimeve është vërejtur tek mielli, vaji, orizi, qumështi e vezët. Por ka ngritje të çmimeve edhe për artikujt e tjerë. Kjo ngritje është vërejtur kryesisht gjatë muajit të fundit. Tregtarët e demantojnë kryeministrin Hashim Thaçi, i cili nëpërmjet një deklarate ka argumentuar se pse nuk do të ketë ngritje të çmimeve për shkak të rritjes së pagave në sektorin publik. Rritja e çmimeve ishte evidencuar edhe në vitin 2011, kur ishte bërë rritja e fundit e pagave. Atëbotë çmimet ishin shtrenjtuar për rreth 7,3 për qind, që ishte shkalla më e lartë e inflacionit e shënuar viteve të fundit. Burimi: Gazeta Express

Asteroidi me unazë shokon astronautët

                                   Për herë të parë në histori të zbulimeve në hapsirë, astronautët kanë zbuluar një sistem unaze përreth një asteroidi. Zbulimi është një surprizë e plotë për shkenctarët planetarë, të cilët ende janë të pasigurt se si mund të ishte formuar unaza e tillë rreth asteroidit. Objekti kozmik ishte gjetur rreth një objekti me emrin Chariklo, i cili ndodhet mes Saturnit dhe Uranit. Në 155 milje më përtej, Chariklo është asteroidi më i madhe i njohur në atë zonë. Duke kërkuar për të marrë një pamje më të mirë të madhësisë së tij dhe formës, astronautët trajnuan teleskopët e tyre të hapësirës për shkëmbe gjigande në qershor të viti 2013. Pasi që Chariklo kishte kryer eklpiset e tij, studiuesit kishin vërjetur diçka të çuditshme: drita e yllit lëvizi lehtë vetëm pak pas kalimit të Chariklo-së. Arsyeja për errësimin ishin dy unazat e asteroidit, të cilët e kishin bllokuar për një moment yllin. Unaza e trashë e brendshme është rreth 4 milje e gjer

Nis lëshimi i lejeqëndrimeve biometrike për të huaj

                           Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë me dije se nga dita e nesërme do të fillojë me lëshimin e leje qëndrimeve për të huaj në formë të kartelave biometrike. “Leje qëndrimet biometrike janë në pajtimin me “Ligjin për të Huajt” të Republikës së Kosovës dhe direktivës e BE-së 380/2008 për leje qëndrime për të huajt. Në këtë mënyrë Kosova bëhet vendi i parë në rajon që përmbush këtë kërkesë të BE-së”, thuhet në një kumtesë të lëshuar nga MPB-ja. Lëshimi i lejeve në fromë elektronike do të zyrtarizohet të premtën në mesditë gjatë një ceremonie që do të mbahet. Burimi: www.indeksonline.net

Lutjet e mbrëmjes - Komenti dhe Analiza - Anton Pashku

Tek tregimi   '' Lutjet e mbrëmjes '' kemi në shpalim të sinqertë të botës shumë të ndërlikuar të Asaj, femrës me një pamje të shëmtuar, e cila është aq rëndë e zhytur në kompleksin e saj. Ajo botën e vrojton për dritare, nga dhoma e saj, rrethuar me gjëra të rëndomta, me ëndërrimet për jetën dhe bukurinë e saj, nga vetmia që ia vret shpirtin. Meditimin dhe monologun e saj e plotësojnë bukur përshkrimet që i bëhen atmosferës dhe përjetimit të saj.  Mjafton të shihet përfundimi i këtij tregimi : ''Kurse mjaullima e maces, duke trazuar gjolin e qetësisë në dhomë, e bënte edhe më shurdhuese tërë atë zhurmë të heshtjes së saj.'' dhe të shohim sa përputhet ky përshkrim me figuracion aq të pasur me gjendjen shpirtërore të personazhit .  Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.   Postime të ngjashme: Anton Pashku - Krijimtaria letrare   Anton Pashku - Biografia   Analiza e tregimit "Klithma" nga Anton Pas

Tjetër film për Steve Jobs?

             Tjetër film për Steve Jobs? Regjisori David Fincher dhe skenaristi Aaron Sorkin, të cilët kanë realizuar filmin “The Social Network” që flet për themeluesin e Facebook-ut, Mark Zuckerbeg, kanë vendosur që të bëjnë një film mbi jetën e themeluesit të kompanisë Apple, Steve Jobs. Fincher thuhet se është në bisedime me Sony Pictures për përgatitjen e filmit, ndërsa sipas mediave amerikane, roli kryesor do t’i ofrohet aktorit Christian Bale. Burimet pranë regjisorit thonë se ai është i vendosur që vetëm Bale ta luajë rolin, përndryshe nuk do ta bëjë filmin. Kujtojmë që një film biografik për Steve Jobs u xhiruar në vitin 2013 me Ashton Kutcherin në rolin kryesor, por ai film nuk u pëlqye shumë. Burimi: www.mistreci.com

Clooney “konfirmon” lidhjen me avokaten britanike

        Clooney “konfirmon” lidhjen me avokaten britanike Aktori me famë, George Clooney, e ka “konfirmuar” lidhjen me avokaten e tij personale, Amal Alamuddin, duke kaluar pushimet me të. Edhe pse ai ka njohur shumë femra gjatë jetës së tij, 52 vjeçari Clooney si duket e ka marrë më seriozisht këtë lidhje. Ai është fotografuar me të dashurën e tij gjatë javës në Sejshel, duke kaluar disa pushime romantike. Ndonëse 36-vjeçarja nuk mund të krahasohet me hiret e një modeleje si Elisabetta Canalis apo “show-girl” si Stacy Kiebler, dy ish-at e tij të fundit, tek avokatja Clooney duket se ka gjetur pikërisht atë që i mungon më shumë. Burimi: www.mistreci.com

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more