Skip to main content

Posts

O ALLAH -Dua apo lutje

O ALLAH zgjidhi nyjet... O ALLAH prishi kurthet... O ALLAH hapmi rrugët... O ALLAH lehtësoi punët... O ALLAH më forco... O ALLAH më qetëso... O ALLAH më ndihmo... O ALLAH më orjento... O ALLAH më jep durim... O ALLAH më jep guxim... O ALLAH më jep udhëzim... O ALLAH më jep shpëtim... O ALLAH më përmirëso... O ALLAH më mëshiro... O ALLAH më begato... O ALLAH më eduko... O ALLAH e që s'ka tjetër... Më prano, e pranoji lutjet.  Amin

Prej dobive të sjelljes së mirë

Prej dobive të sjelljes së mirë: 1. Sjellja e mirë është prej më të mirave më çka mund të afrohesh tek Allahu. 2. Nëse njeriu përmirëson sjelljen e tij me njerëzit, do ta dojë Allahu dhe njerëzit. 3. Sjellja e mirë familjarizon njerëzit. 4. Njeriu nuk mund ta nderojë veten, pos me sjellje të mirë dhe nuk e nënçmon atë pos me të kundërtën. 5. Sjellja e mirë është shkak për ngritjen e shkallëve dhe ambicjeve të larta. 6. Sjellja e mirë është shkak që Muhamedi alejhi selam të dojë dhe të jesh afër tij në Ditën e Gjykimit. 7. Sjellja e mirë tregon për çiltërsinë dhe fisnikërin e natyrshmerisë tënde. 8. Sjellja e mirë e kthen armikun në mik. 9. Sjellja e mirë është shkak për faljen e Allahut dhe tërheqjen e mbulesës së Tij. 10. Allahu me sjelljen e mirë mbulon të këqijat. 11. Njeriu me sjelljen e mirë arrin shkallën e agjëruesit dhe atij që falë nafile. 12. Sjellja e mirë është prej gjërave që më së shumti i futë njerëzit në Xhenet. 13. Sjellja e mirë e bënë pronarin e sa

Një vërejtje për djemtë dhe vajzat prej prindërve të brengosur

Për të satën herë më radhë jam duke e dëgjuar një brengë prej disave në moshë. Sot teksa merrja abdes buzë një Xhamie në Shkup, si një tingull jo i këndshëm më erdhën ca fjalë, të cilat shpesh i kisha dëgjuar. Njëri pak më i moshuar i thoshte tjetrit, - ka ardhur një kohë e rëndë për familjet që kanë vajza, edhe pse vajzat janë begati në familje. Nëse ato nuk mbërrijnë të martohet sa janë të reja, pas disa vitesh askush më nuk po i kërkon. Edhe më keq, ec e thuaj ti dikujt se kam një vajzë për martesë, kjo do t’i binte se po kërkojmë djalë për vajzë, duke e ndryshuar kështu rrjedhën e deritanishme, ku rëndom kemi kërkuar vajzë për djalë. Në pamundësi të thyerjes së këtij rendi akull të ftohtë, vajzat po i bëjnë goxha do vjet dhe puna po vije deri aty sa vetëm diku ta fërfëllojmë vajzën, duke mos pyetur fare për djalin dhe familje e tij. Tjetri derisa e dëgjonte, vetëm lëvizte kokën mërzitshëm dhe herë pas herësh thoshte, - sprovë e rëndë kjo pasha Zotin! Iljasa Sal

O biri Ademit!

Do të vdesësh i vetëm! Do të ringjallesh i vetëm! Do të llogaritësh i vetëm! O biri Ademit! Sikur të gjithë njerëzit t’i nënshtrohen Allahut e ti ta mëkatosh, nuk do të bëj dobi nënshtrimi i tyre. O biri Ademit! Sikur ti ta adhurosh Allahun dhe të tjerët ta mëkatojnë, nuk do të bëj dëm mëkatimi i tyre. O biri Ademit! Kujdes nga mëkati, ky është mishi dhe gjaku yt, nëse shpëton nga mëkati, ke shpëtuar mishin dhe gjakun tënd, në të kundërtën të djeg zjarri. O biri Ademit! Mos harro se zjarri djeg trupin që nuk harxhohet dhe nefsin që nuk vdes. Përshtati: Valdet Kamberi

DISA NGA PENGESAT E PËRULJES NË NAMAZ

1.Besimi i dobët në takimin me Allahun dhe të shpresuarit tek Ai. 2. Vesveset e shejtanit. 3. Shkujdesja dhe epshi. 4. Përkujdesja e tepërt për dynjanë. 5. Lënia e xhamisë dhe xhematit. 6. Dobësimi i dashurisë ndaj vëllazërisë për hir të Allahut. 7. Mos rregullimi i drejtë i rreshtave gjatë namazit. 8. Bërja e padrejtësive ndaj krijesave dhe mosdhënia e drejtave të tyre. 9. Ngritja e shikimit kah qielli. 10. Falja e namazit mbi diçka e zbukuruar apo e vizatuar, gjë që të dekoncentron nga namazi. Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Emërtimi i së drejtë civile

Emërtimi i së drejtë civile në një mënyrë rrjedh prej fjalës latine ius civiles që rregullonte marrëdhëniet midis qytetarëve romakë. Emërtimi e drejta pasurore e ka burimin nga marrëdhëniet shoqërore me karakter pasuror, Andaj përkrahësit e këtij emërtimi theksojnë se, kjo degë e së drejtës duhet të quhet e drejtë pasurore, si emërtim më i drejtë me subjektin e marrëdhënies juridiko-civile. Emërtimi e drejta private, është mjaft i përhapur dhe është i lidhur drejtpërdrejtë me ndarjen e të drejtës në ius privatum dhe ius publicum që ishte karakteristikë e së drejtës romake. Me të drejtë thuhet se juristët që merren me të drejtën civile quhen civilistë andaj edhe emërtimi e drejtë civile është i drejtë.

E drejta civile si disiplinë shkencore

Studimi shkencor i të drejtës civile është më i vjetri midis disiplinave shkencore-juridike. Edhe në Romë shkenca juridike është identifikuar një kohë të gjatë me shkencën civile juridike. Në mesjetë në të vërtetë në kuadrin e së drejtës së kanoneve (kishtare), u paraqitën edhe pikëpamje të reja mbi të drejtën penale. Megjithëkëtë, theksi kryesor u vi mbi studimin shkencor të së drejtës civile. Vetëm më vonë u ndanë dhe u bënë të pavarura disiplinat shkencore në degët tjera të së drejtës. E në këtë kuadër hyn edhe e drejta civile si disiplinë shkencore e cila përfshinë studimet që i referohen marrëdhënieve shoqërore me karakter pasurore.

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more