Skip to main content

“Calhanoglu forcon armiqësinë me Ibran: Është një 40 vjeçar që i pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Calhanoglu forcon armiqësinë me Ibran: Është një 40 vjeçar që i pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes” plus 9 more Telegrafi Futboll


Calhanoglu forcon armiqësinë me Ibran: Është një 40 vjeçar që i pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes

Posted: 22 Jun 2022 02:05 PM PDT

Hakan Calhanoglu e ka kritikuar ish-bashkëlojtarin Zlatan Ibrahimovic, për të cilin ka thënë se ka nevojë të jetë në qendër të vëmendjes gjatë gjithë kohës, përkundër moshës së tij.

Dy futbollistët kanë luajtur bashkë te Milani, para se mesfushori turk të nënshkruante për rivalin lokal, Inter, në vitin 2021 dhe që atëherë kanë krijuar armiqësi me njëri-tjetrin.

Gjatë paradës festive të titullit të Rossonerëve, Zlatan u tall me ish-bashkëlojtarin e tij duke e marrë mikrofonin në rrugët e Milanos dhe duke u thënë: "Hej, dërgoni një mesazh Hakanit", duke i çmendur tifozët kuqezi.

"Ibrahimovic është një 40 vjeçar, jo 18 vjeçar, prandaj unë nuk do të kisha bërë gjëra të tilla në moshën e tij".

Ibrahimovic inkurajoi tifozët e Milanit ta fyenin Calhanoglun në paradën për titull Ibrahimovic inkurajoi tifozët e Milanit ta fyenin Calhanoglun në paradën për titull

"Atij vetëm i pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes. Ai nuk kontribuoi në Scudetto këtë sezon, shumë pak luajti, por do të bëjë gjithçka që të jetë në qendër të vëmendjes".

"Përveç kësaj, ka qenë ai që më ka thirrur gjithmonë, më ka kërkuar të dal për darkë ose për një xhiro me motor. Ai gjithashtu ka shkruar për mua në librin e tij. Duhej të shkruante diçka, përndryshe do të ishin faqe të zbrazëta", ka thënë Calhanoglu për Tivibu Spor. /Telegrafi/

The post Calhanoglu forcon armiqësinë me Ibran: Është një 40 vjeçar që i pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes appeared first on Telegrafi.

Antony i vendosur të ribashkohet me Ten Hag te Unitedi

Posted: 22 Jun 2022 01:26 PM PDT

Manchester Unitedit i është dhënë një shtytje në garën për shërbimet e Antony, pasi futbollisti është i vendosur të ribashkohet me trajnerin Erik ten Hag.

Djajtë e Kuq kanë mbajtur bisedime jozyrtare në lidhje me 22-vjeçarin, mirëpo akoma nuk i kanë bërë ofertë Ajaxit.

Ten Hag dëshiron ta përforcojë fazën e sulmit pas largimeve të Edinson Cavani e Jesse Lingard, derisa Mason Greenëood vazhdon të mos jetë në dispozicion.

(Foto: Instagram/antony00)

Anësori brazilian e ka bërë të qartë se dëshiron të bashkohet me ish-trajnerin e tij në Old Trafford.

Dy formacionet se si mund të rreshtohet Unitedi me prurjet e reja - Ten Hag vështron shtatë lojtarë Dy formacionet se si mund të rreshtohet Unitedi me prurjet e reja - Ten Hag vështron shtatë lojtarë

Antony ka raporte shumë të mira me strategun holandez, me të cilin kanë punuar te Ajaxi duke i fituar dy tituj të Eredivisie dhe Kupën e Holandës.

(Foto: Instagram/antony00)

Trajneri i Unitedit e ka identifikuar atë si shënjestër për afatin kalimtar veror dhe dëshira e lojtarit për t'u ribashkuar me Ten Hag, është një shtytje e madhe për klubin anglez drejt arritjes së marrëveshjes. /Telegrafi/

The post Antony i vendosur të ribashkohet me Ten Hag te Unitedi appeared first on Telegrafi.

Shend Kelmendi vazhdon edhe dy vite me Gjilanin

Posted: 22 Jun 2022 01:15 PM PDT

Klubi i Gjilanit ka arritur marrëveshje me futbollistin anësor, Shend Kelmendi, për ta zgjatur qëndrimin edhe për dy vite të tjera.

"Sport Club Gjilani dhe futbollisti Shend Kelmendi kanë gjetur akordin për të vijuar bashkëpunimin edhe për dy vite të radhës".

"Kelmendi, i cili luan në pozitën e sulmuesit të krahut, është pjesë e rëndësishme e projektit të klubit dhe është vlerësuar nga stafi teknik për vazhdimin e marrëveshjes".

"Në edicionin e fundit Kelmendi ka realizuar shtatë gola dhe ka shërbyer në tre të tjerë, për të qenë vendimtar në shumë prej ndeshjeve kryesore të kampionatit".

"Të gjithë në SC Gjilani i urojnë sukses Shendit dhe i dëshirojnë sukses në objektivat që klubi ka vënë para, duke nisur nga garat ndërkombëtare", thuhet në njoftimin e zyrës për shtyp të klubit.

The post Shend Kelmendi vazhdon edhe dy vite me Gjilanin appeared first on Telegrafi.

PSG beson se mund ta blejë Skriniarin për 60 milionë euro

Posted: 22 Jun 2022 12:47 PM PDT

Paris Saint-Germaini është duke i vazhduar bisedimet me Interin dhe përfaqësuesit e klubit francez janë të bindur se mund ta mbyllin me sukses marrëveshjen për Milan Skriniar.

Në ditët e fundit ka pasur thashetheme të shumta në lidhje me oferta të ndryshme dhe refuzime që janë bërë në lidhje më këtë transferim.

Mirëpo, sipas RMC Sport, nuk ka pasur ofertë zyrtare, pos që PSG dëshiron t'i vazhdojë bisedimet për të arritur çmimin për të cilin do të pajtoheshin të gjithë.

(Foto: Instagram/milanskriniar)

Në bazë të këtij njoftimi, ajo shifër mund të jetë 60 milionë euro plus shtesat në formë bonusesh.

PSG përgatitet të dyfishojë pagën e Skriniar për ta transferuar nga Interi PSG përgatitet të dyfishojë pagën e Skriniar për ta transferuar nga Interi

Njëherësh, kjo shumë nuk është shumë larg asaj të raportuar nga eksperti i transferimeve të Sportitalia, Alfredo Pedulla, ditën e djeshme (e martë), i cili kishte përmendur 65 milionë euro plus shtesat.

(Foto: Instagram/milanskriniar)

Interi ka kërkuar së paku 80 milionë euro për shërbimet e qendërmbrojtësit, por duke qenë se ka vetëm edhe një vit kontratë me Nerazzurrët, atëherë mund ta pranojë një ofertë më të ulët.

Krahas PSG, për shërbimet e Skriniar janë të interesuar edhe Chelsea, Manchester United dhe Tottenham Hotspur. /Telegrafi/

The post PSG beson se mund ta blejë Skriniarin për 60 milionë euro appeared first on Telegrafi.

Me interesimin e Juves, Milanit dhe Romës – Berardi shprehet i gatshëm të largohet nga Sassuolo

Posted: 22 Jun 2022 11:09 AM PDT

Domenico Berardi ka konfirmuar se është i gatshëm të largohet nga Sassuolo pas 11 vitesh, ndërkohë që klubet kryesore italiane kanë shprehur interesim për shërbimet e tij.

Italiani do t'i mbushë 28 vjet në muajin gusht dhe është më shumë se kurrë i gatshëm që të fillojë një kapitull të ri në karrierën e tij.

Kujtojmë që në të kaluarën, ai e kishte refuzuar Juventusin kur ishte në bashkëpronësi, ndërsa në verën e kaluar ishte pranë kalimit te Fiorentina, por dy klubet dështuan të arrinin marrëveshje.

(Foto: Instagram/berardi25)

Tash, kur sërish ka interesim nga Zonja e Vjetër, Milani dhe Roma (ndër klubet kryesore), Berardi është i gatshëm të largohet nga Neroverdi.

Martohet futbollisti italian Domenico Berardi Martohet futbollisti italian Domenico Berardi

"Më pëlqen të jetoj në Modena dhe jam këtu qe 11 vite, por kam arritur në një pikë kur do të vuaja më pak me një ndryshim, falë gruas dhe djalit tim, sepse me ta do të ndihesha në shtëpi në cilindo qytet", është shprehur futbollisti për revistën Chi. /Telegrafi/

The post Me interesimin e Juves, Milanit dhe Romës – Berardi shprehet i gatshëm të largohet nga Sassuolo appeared first on Telegrafi.

Ademi tregon si duket projekti i FFK-së për rritjen e kapacitetit të stadiumit “Fadil Vokrri”

Posted: 22 Jun 2022 10:33 AM PDT

Stadiumi "Fadil Vokrri" në të ardhmen pritet të ketë një dukje të re duke qenë se po zhvillohen planet për rritjen e kapacitetit të tij.

Projekti i Federatës së Futbollit të Kosovës për rritjen e stadiumit në qytetin e Prishtinës, tashmë kanë marrë formë.

Kështu ka treguar kreu i FFK-së, Agim Ademi, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook.

Ai i ka shpërndarë disa fotografi me përshkrimin: "Projekti i FFK-së për rritjen e kapacitetit të stadiumit 'Fadil Vokrri'".

Ndërsa në një publikim të mëparshëm, shkruante: Të gatshëm për projektin e rritjes së kapacitetit të stadiumit 'Fadil Vokrri' për 8000 ulëse".

"Presim përgjigjen nga institucionet lokale e qendrore për ta nisur realizimin e këtij projekti të rëndësishëm e të domosdoshëm". /Telegrafi/

The post Ademi tregon si duket projekti i FFK-së për rritjen e kapacitetit të stadiumit "Fadil Vokrri" appeared first on Telegrafi.

Kontrata e Dembele skadon pas një jave, Xavi bën përpjekjet e fundit që të ndodhë rinovimi

Posted: 22 Jun 2022 09:03 AM PDT

Saga e qëndrimit apo largimit të Ousmane Dembele nga Barcelona është pranë fundit – ndërkohë që akoma nuk ka marrëveshje.

Kontrata e francezit në Camp Nou skadon më 30 qershor, ndërsa ai nuk ka nënshkruar akoma vazhdimin e saj dhe me shumë mundësi do të mbetet lojtar i lirë.

Trajneri i katalunasve, Xavi Hernandez, akoma e sheh anësorin si pjesë kyçe të ekipit të tij dhe ka bërë kërkesën e fundit te lojtari dhe bordi i klubit për nënshkrimin e kontratës së re.

(Foto: Instagram/o.dembele7)

Çështja e rinovimit mbetet e hapur qe disa muaj, ndërsa Goal ka mësuar se trajneri është duke insistuar që futbollistit t'i bëhet një ofertë që do ta bindte për të nënshkruar.

Top 10 sagat e transferimeve që dominojnë tregun e transferimeve: Cristiano, Bale, Dembele, Lewandowski Top 10 sagat e transferimeve që dominojnë tregun e transferimeve: Cristiano, Bale, Dembele, Lewandowski

Xavi është i vetëdijshëm se sa ngadalë kanë shkuar bisedimet dhe se situata po shkon drejt ditës kur Dembele nuk do të jetë më lojtar i Barcelonës. /Telegrafi/

The post Kontrata e Dembele skadon pas një jave, Xavi bën përpjekjet e fundit që të ndodhë rinovimi appeared first on Telegrafi.

Luftë e hapur mes Tebas dhe Al Khelaifit: Vazhdojnë me deklarata thumbuese

Posted: 22 Jun 2022 07:15 AM PDT

Javier Tebas i është kundërpërgjigjur presidentit të PSG, Nasser Al-Khelaifi.

Tebas ishte i drejtpërdrejtë, si kurrë në fjalët e tij, për një frazë të veçantë të presidentit të skuadrës franceze, në të cilën ai mbronte ligjshmërinë e lëvizjeve.

“Ai na merr të gjithëve për budallenj (as vetë nuk i beson gënjeshtrat e tij) dhe shfaqet te Marca për të dhënë mësime me arrogancën e tij”.

Nasser Al-Khelaifi drejtuar presidentit të La Ligas pas akuzave: Kush është Tebas? Nuk e njoh Nasser Al-Khelaifi drejtuar presidentit të La Ligas pas akuzave: Kush është Tebas? Nuk e njoh

“Rregullat nuk ekzistojnë për PSG-në. Ne do të vazhdojmë të luftojmë për një futboll të qëndrueshëm, pa mashtrime".

Krahas reagimit, Tebas kishte postuar edhe deklaratën e presidentit të PSG: "Bëjmë gjëra pasi e dimë që është e mundur. Nuk është stili ynë të flasim për liga të tjera, klube apo federata”.

“Ne nuk po japim mësime dhe nuk do të lejojmë askënd të na japë. Ne do të vazhdojmë të ndërtojmë projektin tonë", ka vazhduar më tej reagimi i tij. /Telegrafi/

The post Luftë e hapur mes Tebas dhe Al Khelaifit: Vazhdojnë me deklarata thumbuese appeared first on Telegrafi.

Të tradhtuar nga Lukaku – Curva Nord i dërgon belgut mesazh në prag të rikthimit te Interi

Posted: 22 Jun 2022 06:38 AM PDT

Curva Nord e Interit ka lëshuar një deklaratë duke shpjeguar se ata nuk e kanë harruar ndjenjën e “tradhtisë” pas lëvizjes së Romelu Lukakut te Chelsea verën e kaluar.

Në sezonin 2020-21, belgu udhëhoqi Nerazzurrët drejt suksesit të Scudettos pasi u emërua lojtari më i mirë i sezonit, por u largua për t’u ribashkuar me skuadrën londineze në një marrëveshje me vlerë 115 milionë euro në fund të sezonit.

Tani, pas një 12 muajsh të vështirë në Londrën perëndimore, sulmuesi belg duket se do të rikthehet te Interi, por grupi i tyre ultra Curva Nord ka thënë se ata nuk e konsiderojnë më atë aq të lartë sa dikur. Në një deklaratë thuhej: "Duke pasur parasysh rikthimin e mundshëm të Lukakut në Inter, ne do të donim të sqaronim disa pika:

Arrihet marrëveshja mes klubeve, Lukaku drejt kthimit te Interi – detajet e kontratës potenciale Arrihet marrëveshja mes klubeve, Lukaku drejt kthimit te Interi – detajet e kontratës potenciale

"Curva do të mbështesë Interin dhe nuk do ta dalloj lojtarin (pavarësisht sjelljes së tij verën e kaluar)".

"Askush nuk duhet ta përshëndesë atë me shalle dhe pankarta që i përkasin Curva ose grupeve të ngjashme".

"Çfarëdo tjetër që do t’i ndodhë në të ardhmen duhet të fitohet në fushë me përulësi dhe djersë…".

 

"Ai u mbështet (dhe trajtohej) si një Mbret, tani ai është vetëm një si të tjerët. Ne duam ta bëjmë të qartë se nuk do të brohorisim kurrë kundër Lukakut nëse ai e vesh sërish fanellën e Interit".

Deklarata gjithashtu shtoi se Curva “e ka pranuar tradhtinë e Lukakut dhe janë lënduar shumë nga kjo”.

Në dhjetor, pas një interviste të diskutueshme në të cilën Lukaku bëri publike besimin e tij se largimi nga Interi për në Chelsea ishte një gabim, disa tifozë i bënë të qarta ndjenjat e tyre me një pankartë jashtë San Siros ku shkruhej: "Nuk ka rëndësi se kush ikën në shi, rëndësi ka kush qëndron në stuhi. Mirupafshim Romelu". /Telegrafi/

The post Të tradhtuar nga Lukaku – Curva Nord i dërgon belgut mesazh në prag të rikthimit te Interi appeared first on Telegrafi.

Top 10 sagat e transferimeve që dominojnë tregun e transferimeve: Cristiano, Bale, Dembele, Lewandowski

Posted: 22 Jun 2022 06:14 AM PDT

Afati transferimeve ka prodhuar tashmë disa nënshkrime me emra të mëdhenj, më së shumti lëvizjet e Erling Haaland (Manchester City), Aurelien Tchouameni (Real Madrid), Darwin Nunez (Liverpool) dhe Antonio Rudiger (Real Madrid).

Nga ana tjetër, megjithatë, ka disa yje që ende po presin që të qartësojnë të ardhmen e tyre. Disa kanë kontrata që skadon më 30 qershor, të tjerë tashmë kanë shprehur publikisht dëshirën për të vazhduar përpara dhe të tjerë që për momentin po heshtin.

Më poshtë, keni një vështrim në dhjetë yjet e shquar që mund të lëvizin këtë verë.

Top 10 transferimet që pritet të ndodhin këtë verë Top 10 transferimet që pritet të ndodhin këtë verë

Cristiano Ronaldo

E ardhmja e Cristiano Ronaldos është diskutuar vazhdimisht gjatë gjithë sezonit në Old Trafford. Ralf Rangnick, para se të largohej nga Manchester United, e bëri të qartë se vazhdimësia e tij nuk ishte e sigurt.

“Ai ka edhe një vit në kontratën e tij, por është e rëndësishme të dihet se çfarë dëshiron dhe nëse dëshiron të qëndrojë. Varet nga Erik (ten Hag) dhe Cristiano për të vendosur”, kishte thënë ai.

Thashethemet, megjithatë, janë shuar. Por, ish-lojtari i Real Madridit nuk duket se ka miratimin e plotë të Ten Hag , pavarësisht se shënoi 24 gola sezonin e kaluar.

Është e paqartë nëse Ronaldo dëshiron të vazhdojë me një ekip që nuk luan në Ligën e Kampionëve. Dëshira e portugezit është të zgjerojë më tej statusin e tij si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në garën më të madhe për klube në Evropë.

Luis Suarez

Numri 9 mbërriti në Atletico Madrid si një transferim i lirë nga Barcelona dhe largohet, pas dy sezonesh, me një rekord prej 34 gola dhe gjashtë asistime në 83 ndeshje. Golat e tij në 2020/21 ia vlenin një titull.

Në moshën 35-vjeçare, kontrata e tij po përfundon dhe ai u largua i përlotur nga Estadio Ëanda Metropolitano. Atij nuk i mungojnë kërkuesit si River Plate, Fenerbahce, Atalanta, Aston Villa, Ajax dhe Sevilla që të gjithë konkurrojnë për shërbimet e tij.

Ish-lojtari i Barcelonës nuk ka bërë asnjë koment, por duket se prioritet i tij është qëndrimi në Evropë.

Angel Di Maria

Di Maria u largua nga Parc des Princes me një listë të gjatë nderimesh. Ish-lojtari i Rosario Central, Benfica, Real Madrid dhe Manchester United është bërë asistuesi më i mirë (119) në historinë e Paris Saint-Germain dhe gjithashtu ka shënuar 93 gola në 295 paraqitje.

Por, argjentinasi ka shumë për të dhënë dhe po kërkon sfida të reja si një lojtar i madh. Në PSG, nënshkrimet e Lionel Messit, Neymar dhe Kylian Mbappe i rrëmbyen atij një pjesë të vëmendjes.

34-vjeçarit argjentinas i ka skaduar kontrata dhe është i lirë të nënshkruajë për çdo klub. Dukej, në fakt, se ai ia kishte dalë me Juventusin. Interesi i mundshëm nga Barcelona, ​​megjithatë, mund ta kishte ngadalësuar marrëveshjen.

Ousmane Dembele

Çështja Dembele mbetet në bllokim në Barcelonë. Xavi Hernandez do të donte që ai të qëndronte, por klubi katalunas nuk po lëviz. Kontrata e tij skadon më 30 qershor dhe çdo ditë që kalon ai largohet më shumë nga Camp Nou.

Shtrirja e tij e fundit e sezonit, pa lëndime, ishte e jashtëzakonshme. Deri më tani në vitin 2022 ai ka dy gola dhe 11 asistime.

Në afatin kalimtar të dimrit ai ishte pranë Chelseat dhe blutë mbeten skuadra më e interesuar për të marrë shërbimet e tij. Ai ka qenë gjithashtu i lidhur vazhdimisht me Paris Saint-Germain. Miqësia e tij me Kylian Mbappen mund të jetë një nxitje për ta sjellë atë në Parc des Princes.

Gareth Bale

U përfol se Gareth Bale mund të qëndrojë në La Liga. Ai ishte i lidhur me Atleticon dhe madje edhe Getafen, gjë që lojtari uellsian e mohoi.

Në rastin e Bale nuk ka asnjë të dhënë. Nuk dihet nëse ai do të zgjedhë të rikthehet në Ligën Premier, nëse do të zgjedhë një ligë tjetër konkurruese apo nëse do të zgjedhë një destinacion ekzotik.

Ai ka vetëm një gjë në mendjen e tij: të jetë gati për të udhëhequr Uellsin në Kupën e Botës Katar 2022.

Franck Kessie

Rasti i tij është krah për krah me atë të Andreas Christensen, ku të dy shohin që kontratat e tyre të mbarojnë më 30 qershor dhe kanë rënë dakord të nënshkruajnë për Barcelonën. E vetmja gjë që mungon në transferimet e tyre në Camp Nou janë njoftimet.

Kessie, megjithatë, ishte kyç pasi Milani i dha fund pritjes 11-vjeçare për t’u kurorëzuar kampion i Italisë sezonin e kaluar, por ai e ka çuar në fund kohën e tij në "Stadio San Siro", pasi u tha lamtumirë tifozëve pas festimeve të titullit.

Paulo Dybala

Dybala nuk arriti marrëveshje me Juventusin për të rinovuar kontratën e tij dhe tani është një lojtar i lirë. Ai ka qenë i lidhur me Ligën Premier, Barcelonën dhe Atleticon, por gjithashtu mund të qëndrojë në Itali duke nënshkruar me rivalët e Juves, Interin.

Robert Lewandowski

Robert Leëandowski tashmë i ka bërë të qarta synimet e tij për t’u larguar nga Bayern Munich. Dhe më shumë se një herë.

Megjithatë, klubi bavarez po i mban nervat dhe nuk duket i gatshëm ta lehtësojë largimin e tij, por Barcelona po pret që gjërat të lëvizin.

Raheem Sterling

Anësori 27-vjeçar anglez ka humbur kohët e fundit vendin e tij në krahun e Pep Guardiolës dhe po kërkon një rrugëdalje. Ai mbërriti në vitin 2015 nga Liverpooli dhe City nuk do të bënte shumë luftë nëse do të vinte një ofertë e mirë.

Ai ka vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij dhe kjo i jep Sterlingut disa arsye për të negociuar transferimin e tij.

Skuadra kryesore e interesuar në Sterling është Chelsea. Thomas Tuchel është shumë i interesuar për sulmuesin anësor. Sipas Fabrizio Romano, oferta e tyre e parë u refuzua. Por, City do të pranonte me kënaqësi një propozim të ri rreth 55-60 milionë euro.

Alvaro Morata

Sulmuesi spanjoll është në një udhëkryq tjetër pasi Juventusi nuk ekzekutoi opsionin e tyre për ta blerë atë. Zonja e Vjetër po punon për uljen e çmimit të transferimit, pasi Massimiliano Allegri e pëlqen spanjollin, por Los Rojiblancos nuk duan ta shesin atë për një shumë të ulët.

Ai nuk ka vend në Madrid. Marrëdhënia e tij me Diego Simeone nuk është ideale pas largimit të tij dy sezone më parë.

Ai është i destinuar të largohet. Ditët e fundit është sugjeruar se Arsenali do të ishte i interesuar për nënshkrimin e tij për të zëvendësuar Alexandre Lacazette dhe Pierre-Emerick Aubameyang në afatin kalimtar të dimrit. /Telegrafi/

The post Top 10 sagat e transferimeve që dominojnë tregun e transferimeve: Cristiano, Bale, Dembele, Lewandowski appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more