Skip to main content

Merret vendimi, punonjësit e KEDS/KESCO hyjnë në grevë të përgjithshme nga java e ardhshme

Merret vendimi, punonjësit e KEDS/KESCO hyjnë në grevë të përgjithshme nga java e ardhshme


Merret vendimi, punonjësit e KEDS/KESCO hyjnë në grevë të përgjithshme nga java e ardhshme

Posted: 13 May 2022 10:33 AM PDT

Federata e Sindikatave të Pvarura ElektroKosova ka marrë vendim për grevë të përgjithshme të punonjësve të KEDS/KESCO.

Deri te ky vendim, sipas FSPE-së, ka ardhur pasi nuk janë përmbushur kërkesat e punonjësve për rritje të pagave në vlerë prej 100 eurosh.

Kështu, në dakordim me shtatë distrikte, është marrë vendimi që punonjësit e kësaj ndërmarrjeje të hyjnë në grevë të përgjithshme nga data 19 maj, raporton Indeksonline.

"Greva e përgjithshme do të fillojë me datë 19 maj 2022. Kjo nënkupton se të gjithë punonjësit e KEDS/KESCO, nuk do të paraqiten në vendin e punës pa u përmbushur kërkesa për ngritje të pagës prej 100 euro. Arsyeja e vetme e kërkesës për ngritje të pagës vjen si rezultat i trendit të vazhdueshëm të ngritjes së çmimeve" thuhet në vendim.

Flet nusja shqiptare që rrahu vjehrrin, vjehrrën, burrin dhe kunatin

Posted: 13 May 2022 10:29 AM PDT

Etleva Korra është denoncuar për rrahje në familje me 11 maj nga kunati, bashkëshorti, vjehrri dhe vjehrra pasi sipas tyre i ka rrahur të gjithë.

Ajo është nënë e dy fëmijëve dhe e gjitha nisi kur vjehrri pas martese i strehoi në një kasolle dhe nuk u dha shtëpinë kur u martuan. Ata kanë pasur konflikte të vazhdueshme për shkak të shtëpisë dhe kushteve të vështira ekonomike.

Konflikti para 2 ditësh degradoi në rrahje kur ajo bleu një dhi dhe pula dhe vjehrri nuk i lejoi të futeshin te stalla e tyre.

Në një intervistë për "Shqipëria Live" në Top Channel, ajo thotë që është rrahur nga ata dhe nuk është ajo dhunuesja, por nuk ndahet nga bashkëshorti sepse ka fëmijët e vegjël dhe s'do ti ndaj nga babi i tyre.

"Jemi zënë për arsye ekonomike. Na ka futur vjehrri në një shtëpi të pabanueshme. Kur bie shi futet brenda. Kam dy fëmijë, djalin 2 vjeç e gjysmë dhe vajzën një vjeç e gjysmë. Kam pasur disa gjëra të vogla kur isha me burrin në Himarë. Kur erdha këtu doja të merrja dhi dhe pula, të kisha qumësht dhe vezë për fëmijët, e më thanë jo nuk kemi ku ti lëmë. Doja t'i fusja aty te kasollja. Patëm një përplasje të vogël me njëri-tjetrin.

Kjo e fundit bëri për apel për të gjithë ata që mund ta ndihmojnë, pasi do një shtëpi për fëmijët e saj./TCH

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more