Skip to main content

23 mijë euro për dy pjepra

23 mijë euro për dy pjepra


23 mijë euro për dy pjepra

Posted: 30 May 2022 10:04 AM PDT

Dy pjepëra të famshëm "Yubari" të Japonisë u shitën për 3 milionë jen (23,605 dollarë) në një ankand të hapjes së sezonit në qytetin verior të Sapporo.

"Çmimi më i lartë i vitit të kaluar u tejkalua me 10%", njoftoi transmetuesi NHK World. Pjeprat ishin korrur një ditë më parë.

Pjeprat Yubari rriten në kushte jashtëzakonisht të vështira në dimrin e ashpër të Hokkaido. Vjelja fillon në maj dhe zgjat deri në gusht. Në tregtinë normale, një pjepër i tillë kushton "vetëm" disa mijëra jen, që megjithatë është ende një çmim i lartë.

Në ankandin tradicional të këtij viti, rreth 2,720 pjepër Yubari thuhet se dolën nën çekiç. Tre vjet më parë, dy nga pjeprat arritën një çmim rekord prej 5 milionë jenësh.

Flet nusja të cilën vjehrri e kapi “mat” me të dashurin: Ma mbushën mendjen, unë rrija në…

Posted: 30 May 2022 10:01 AM PDT

Videoja e shpërndarë në rrjetet sociale ku shihet një vajzë e re që kapet mat në shtratin martesor me të dashurin nga vjehrri dhe vjehrra ka shkaktuar mjaft debate për mënyrën se si ata u sollën me të duke e degjeneruar publikisht.

Pati mjaft prej tyre që dënuan veprimin e familjarëve të bashkëshortit të së resë duke theksuar se filmimi i saj zhveshur dhe publikimi në rrjetet sociale ishte një sjellje e dënueshme, ndërsa të tjera dënuan po ashtu edhe aktin e nuses së shtëpisë, e cila futi të dashurin në shtratin martesor.

Abcnews.al zbuloi detaje të tjera në lidhje me ngjarjen. Mësohet se bashkëshorti i së resë ndodhej prej dy vitesh në Angli dhe se ata ishin martuar kur ajo ishte 17 vjeçe.

Sëfundmi, nusja dhe vjehrra janë përballur në emisionin "Me Zemër të Hapur" duke dhënë secila versionin e saj të ngjarjes.
"Prej tre vitesh jam e martuar. Unë isha fëmijë dhe ma mbushën mendjen dhe nuk e dija çfarë do të ndodhte më pas. Familja e burrit ma mbushën mendjen dhe babi më thoshtë se ishte familje e mirë. Bashkëshorti im është 30 vjeç. Unë punoja në Togëz dhe kishin një lokal aty. Më panë dhe i pëlqeva. Unë nuk e di se çfarë bën bashkëshorti im në Gjermani. Kemi dy vite e gjysmë bashkë. Ai rrinte një muaj këtu dhe ikte. Nuk kemi shijuar asgjë bashkë. Edhe kur ishte këtu nuk rrinte në shtëpi. Më shumë rrinte në lokal", tha ajo.E reja shprehet se vjehrri dhe vjehrra e donin për t'u shërbyer.

"Kur ai nuk ishte këtu unë qendroja me vjehrrin dhe me vjehrrën. Donin që të isha shërbëtorja e tyre. Më fëjuan që unë t'u bëja punët. Unë punoja tokën dhe punoja në shtëpi. Aq fuqi kam. Ne rrinim në një banesë, pallat, unë në kat të dytë, ata në katin e parë. Unë vetëm flija në shtëpinë time", tha ajo duke theksuar se banesa ishte blerë në emër të vjehrrit.

Pyetje-përgjigje

Në radhë të parë të falënderoj që je pjesë e emisionit..Ti ke versionin tënd… Prej sa vitesh je e martuar?

Prej 3 vitesh.Je 20 vite?
Po!

Do të thotë se ke qenë 17 vjeçe…Si u bë kjo martesë?

Martesa…isha fëmijë dhe ma mbushën mendjen, se dija ça do ndodhte më pranova. Ma mbushi mendja familja e burrit dhe babai im më thoshte; është familje e mirë. Ma mbushën mendjen dhe ma bënë top; është familje e mirë.Kur thua 'familjarët', ata kanë qenë prezent ??
të dy, vjehrri vjehrra që ma mbushën mendjen.

Ku të njihnin ata?

Unë punoja në Togëz, ata kishin lokalin aty. Dhe më njohën. Ishte vjehrra që më zgjodhi.Prej sa vitesh jeton në Gjermani?
Dy vite. Kur jam njohur, ka qenë disa kohë këtu dhe erdhi tani një muaj dhe më pas iku prapë.

​Rekrutët e rinj nisin trajnimet për t’u bërë ushtarë

Posted: 30 May 2022 09:42 AM PDT

Qindra rekrut të rinj janë parë sot teksa hynë në Kazermën në Ferizaj, e të cilët do të nisin trajnimet për t'u bërë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në video të dërguar nga qytetarët, shihet se të afërmit e tyre kanë dal për t'i përcjell ata që kaluan sfidat e testimit.

Ndërkohë, FSK ka hap sërish konkurs nga i cili pritet t'i marrin rreth 700 pjesëtarë të FSK-së.

Njihuni me shoferët më të këqij në Europë

Posted: 30 May 2022 09:26 AM PDT

Një sondazh i ri, i kryer në vendet europiane, zbulon se 79% e tyre kanë mendim negativ për shoferët e tjerë nëpër rrugët e qyteteve të tyre, por sigurisht, 97% mendojnë se vetë janë shoferë të mirë.

Studimi u realizua nga kompania Ipsos, me 12400 shtetas të vendeve europiane, në mars 2002, për llogari të "Vinci Autoroutes", firmës që administron autostradat franceze.

42% e polakëve thanë se në vendin e tyre ngarja e makinës bëhet nën moton "secili për vete". Të njëjtin perceptim për veten e kishin vetëm 7% e spanjollëve. Ndërkohë, 25% e britanikëve pretendojnë se kur janë në timon, dalin nga vetja.

Sondazhi del gjithashtu në përfundimin se paragjykimet për kombësitë e ndryshme, shpesh, dalin të vërteta. Vetëm 16% e italianëve thanë se bashkëkombësit e tyre janë të sjellshëm në timon, ndërsa 14% e francezëve pranojnë se janë të stresuar kur ngasin makinën. Ndërsa 68% e britanikëve thanë se bashkëkombësit e tyre janë të kujdesshëm teksa ngasin makinën.

Të pyetur për të gjykuar sjelljen e shoferëve nga shtete të tjera, gjërat ndryshojnë. Gjermanët thanë se vetëm 30% e shoferëve të shteteve të tjera ishin agresivë në timon. Më kritikët ishin spanjollët dhe britanikët, 70% e të cilëve thanë se shoferët e vendeve të tjera kishin probleme.

Sidoqoftë, vendin e parë për ankesa e mbajnë grekët, të cilët thonë se 91% e shoferëve europianë nuk e ngasin makinën si duhet.

Grekët gjithashtu renditen në vend të parë për përdorimin e telefonit në timon, pasi 77% e tyre pranuan se bëjnë telefonata teksa ngasin makinën, ndërsa 83% pranuan se përdorin telefonin për veprime të tjera. Në vend të fundit për këtë kategori, renditen spanjollët, 62% e të cilëve pranojnë se përdorin telefonin në timon.

Grekët gjithashtu u renditën të parët për ngarje të makinës në mënyrë të rrezikshme. 30% e tyre pranojnë se i japin makinës me shpejtësi, kalojnë semaforin me të kuqe, nuk ngadalësojnë kur ka punime në rrugë dhe nuk mbajnë distancë sigurie mes makinave.

Sondazhi u publikua në prag të pikut të sezonit turistik në Greqi, ku pushues nga e gjithë Europa dhe bota mblidhen në rrugët – shpesh të ngushta – të ishujve dhe qyteteve bregdetare greke./A2CNN

​A është më mirë të vraponi më shpejt apo më gjatë?

Posted: 30 May 2022 02:00 AM PDT

Vrapimi i shpejtë është më i mirë për djegien e yndyrës, përmirësimin e metabolizmit dhe konsumimin e më shumë kalorive, por gjithashtu ndihmon në ndërtimin e muskujve, kështu që është gjithashtu i shkëlqyeshëm për rritjen e masës muskulore.

Është e rëndësishme të dini se vrapimi në çdo formë është i mirë sepse përshpejton qarkullimin dhe lëviz muskujt. Por siç thotë trajneri personal Jessie Jones, është më mirë t'i kombinoni të dyja, sepse këto dy lloje vrapimi arrijnë gjëra të ndryshme, në varësi të asaj që dëshironi dhe qëllimit tuaj.

"Vrapimi i shpejtë është më i mirë për djegien e yndyrës, përmirësimin e metabolizmit dhe djegien e më shumë kalorive, por gjithashtu ndihmon në ndërtimin e muskujve, kështu që është gjithashtu i shkëlqyeshëm për rritjen e masës muskulore", thotë Jessie, duke shtuar se vrapimi më i gjatë është i mirë për përmirësimin e shëndetit kardiovaskular, sepse stimulon qarkullimin e gjakut. Gjithashtu, distancat më të gjata do të rrisin kapacitetin dhe qëndrueshmërinë e mushkërive.

Nga ana tjetër, trajneri në një klub garash, Will Goodge thotë se asnjëra nuk është më e mirë.

Duke vrapuar shpejt, do të ndërtoni një prag tolerance në mënyrë që një ditë të jeni në gjendje të mbani shpejtësi më të larta në distanca më të gjata. Por një vrapim më i gjatë është i shkëlqyeshëm nëse doni të filloni pak më pak intensivisht, dhe pastaj gradualisht të shtoni shpejtësi – shpjegon Will.

Në çdo rast, nuk mund të gaboni se cilën rrugë zgjidhni dhe më e rëndësishmja, sipas ekspertëve, është të vraponi siç duhet dhe mirë, shkruan Metro.

Anulime fluturimesh, pritje pa fund: çfarë po ndodh në aeroporte?

Posted: 30 May 2022 01:48 AM PDT

Pritje pa fund në kontrollet e sigurisë, fluturime të anuluara. Para sezonit të verës dega e fluturimeve duket në limitet e saj. Cilat janë arsyet dhe si është perspektiva për sezonin e verës?

Vera po vjen dhe me të edhe dëshira për udhëtime e pushime. As inflacioni dhe zërat pesimistë pas rritjes së çmimeve javët e fundit nuk e kanë thyer dëshirën e gjermanëve për udhëtime. Operatorët turistikë gjermanë bëjnë të ditur se ka një rritje të madhe të prenotimeve për verën në prag, rritje madje që ka kaluar edhe nivelin e prenotimeve në periudhën para Coronës. Koncerni turistik, TUI bën të ditur, se të "uriturit" për diell janë gati të paguajnë edhe çmime më të larta për javët më të bukura të vitit. Po ashtu edhe prenotimet e pushimeve të gjata apo hoteleve luksoze kanë shënuar rritje. Për prenotimet në fuqi koncernet aktuale turistike nuk do të bëjnë rritje çmimesh shtesë, për shkak të rritjes së çmimit të kerozinës. "Pushimet këtë vit duket se janë lart në listën e dëshirave të gjermanëve, pasi një kohë u desh të hiqnin dorë. Madje as rritja e çmimit të energjisë dhe inflacioni në rritje nuk e presin këtë hov", thotë Norbert Fiebig, president i Shoqatës Gjermane të Udhëtimit, DRV.

Radhë deri në rrugë në aeroportin Schiphol, Amsterdam

Para pushimit skalitje e durimit

Por gëzimi i pushuesve dhe ai i shoqërive të fluturimit për rritjen e numrit të fluturimeve zbehet nga radhët e gjata në shumë aeroporte europiane. Përballë numrit të lartë të njerëzve që duan të pushojnë qëndron një numër i vogël personeli. Ka muaj që kjo mungesë personeli po shkakton kaos në disa aeroporte në Gjermani dhe vende të tjera të Europës. Në Hanover psh të prekur janë udhëtarët që marrin fluturimet e vona të natës në drejtim të Turqisë dhe Greqisë dhe destinacioneve të tjera në Mesdhe. Shpesh ata përballen me radhë jashtëzakonisht të gjata në check-in apo kontrollet e sigurisë. Edhe në aeroportet në landin NRW gjendja nuk është më e mirë. Pjesërisht janë krijuar radhë deri në 300m të gjata, shkruan portali gjerman "Redaktionsnetzwerk", RND.

Prej javësh lufton me probleme të mungesës së personelit edhe aeroporti Schiphol, Amsterdam ku udhëtarët është dashur të presin deri në tre orë para kontrolleve të sigurisë, me radhë që dilnin deri në rrugë. Për këtë arsye Shoqëria e fluturimit, KLM ka reduktuar në mënyrë të ndjeshme shitjen e biletave. Vetëm biletat e shtrenjta janë të disponueshme, ka bërë të ditur një zëdhënës.

Radhë të tilla shumë të gjata janë parë sidomos në aeroportet britanike. Shoqëria e fluturimit Easyjet për dy javët e ardhshme ka anuluar 200 fluturime. Kjo është e nevojshme, për të mundësuar shërbimin e duhur, është shprehur Easyjet. Deri në 6 qershor do të preken nga ky anulim 24 fluturime në aeroportin Gatwick, shkruan dpa. Edhe British Airway ka anuluar nga prilli 1400 fluturime.

Lufthansa reagon

Edhe shoqëria më e madhe gjermane e fluturimit, Lufthansa reagon duke reduktuar planin e fluturimeve. Një zëdhënës i Lufthanës bën të ditur për portalin RND, se Lufthansa do të anulojë lidhje të brendshme të fluturimit, "për të mënjanuar ngushticat operative" në aeroporte. Kjo është e nevojshme për shkak të mungesës së personelit në aeroporte.Unkraine-Konflikt - Ankunft von Flüchtlingen aus Moldau

Mungesë 20% e personelit

Problemet e mungesës së personelit prekin shërbimet e sigurisë dhe shërbimet e tjera të trajtimit të pasagjerëve. "Në të gjitha aeroportet mungojnë persona të shërbimit, që merren me përgatitjen e pasagjerëve për udhëtim, rreth 20% më pak e këtij personeli në krahasim me periudhën para Coronës", ështe shprehur Ralph Beisel, drejtori i Shoqatës së Gjermane të Punës në Aeroporte", për portalin RND. Kjo bën që të ketë vonesa në check-in, në ngarkimin e valixheve, dhe kontrollin e sigurisë. Po ashtu për shkak të këtyre mungesave të personelit, shumë pasagjerë presin gjatë edhe për marrjen e valixheve.

Sipas Beisel, ka përpjekje të mëdha për ta zbutur situatën, aty ku ka mundësi. "Në pikat kritike shumë aeroporte kanë shtuar punonjësit, psh përmes floor-walker, persona që ndihmojnë udhëtarët që presin dhe i orientojnë.

Kaos para verës?

Nuk është e sigurtë, nëse deri në verë aeroportet do të rekrutojnë personel të ri. Ekspertët e quajnë këtë si jo të mundshme. Fraport, në Aeroportin e Frankfurtit kërkon t'i përgatisë udhëtarët për probleme gjatë verës. Edhe në verë do të ketë probleme me fluturimin, sepse edhe në këto muaj në këtë aeroport nuk do të jetë në dispozicion 100% e personelit. Në verë priten që fluturime të caktuara të anulohen ose të shtyhen në mënyrë që të shmanget kaosi në aeroporte.

Vetë pasagjerët mund të ndihmojnë duke kryer check-in online dhe të japin të gjitha valixhet, që të mos ketë shumë për t'u kontrolluar në kontrollet e sigurisë. Po ashtu informimi paraprak ndihmon që të zbuten disi radhët e gjata. Shumë vende ende kërkojnë test negativ të Coronës, kështu që përgatitja e dokumenteve paraprakisht i shkurton kohë personelit në kontrolle. Disa shoqëri ofrojnë shërbimin e dhënies së valixhes një natë më parë, edhe ky shërbim shkurton kohë, mjafton një telefonatë tek shërbimi i klientit të shoqërisë së fluturimit për të shkurtuar kohë për të nesërmen./DW

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more