Skip to main content

‘Stuttgarti flet shqip’ – sot po mbahet konferenca e 12’të e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Evropë

‘Stuttgarti flet shqip’ – sot po mbahet konferenca e 12’të e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Evropë


‘Stuttgarti flet shqip’ – sot po mbahet konferenca e 12’të e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Evropë

Posted: 30 Apr 2022 01:48 AM PDT

Në Stuttgart sot po zë vend konferenca e 12’të e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Evropë.

‘Stuttgarti flet shqip’ është motoja e kësaj konferenca 1-ditore që ka mbledhur diasporën mjekësore shqiptare, shkruan Gazeta Shneta.

Në këtë konferencë, e cila është akredituar, do të ketë ligjërime të ndryshme nga mjekët shqiptarë në diasporë, një shkëmbim përvojash mes tyre.

Poashtu, Federata e Mjekëve Shqiptarë në Evropë shënon formimin e degës së tyre në Stuttgart përmes kësaj konference.

Federata e Mjekëve Shqiptare në Europën (AMFE), një organizatë ndërkombëtare jofitimprurëse shkencore dhe shëndetësore, është rrjeti i 25 Degëve Kombëtare të AMFE-së në Evropë dhe më gjerë.

Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë është themeluar në vitin 2019 me seli qendrore në Wolfenbüttel-Gjermani si vazhdim i OMA-së (Organizatës Mjeket e së Ardhmes) themelluar në Tiranë në vitin 2006. Prioritet i Federatës është të bëjë lidhjen e Mjekëve shqiptarë në gjithë Europën dhe në SHBA, rritjen e mëtejshme akademike, shkëmbimin profesional dhe lobizmin konstruktiv në nivel evropian për gjithë shqiptarët, pavarësisht nga cilat shtete janë.

The post 'Stuttgarti flet shqip' – sot po mbahet konferenca e 12'të e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Evropë first appeared on .

Kur duhet ta dërgoni fëmijën për kontroll të syve

Posted: 30 Apr 2022 01:01 AM PDT

RËNDËSIA E VIZITAVE OKULISTIKE TEK FËMIJËT DHE FOSHNJET.

Vizitat okulistike tek fëmijët dhe foshnjet janë të  rëndesishme për t'i mbrojtur ata nga rreziku i zhvillimit të dëmtimeve permanente në sy.

Shumë shpesh, vizita e parë e syve bëhet në  moshën 5-6 vjecare, para se fëmijet të fillojnë shkollën ose edhe më vonë  pas moshës 10-vjecare. Kjo zgjedhje nuk është e rekomanduar, pasi mund të jetë shumë  vonë për të parandaluar zhvillimin e demtimeve permanente në sy.

Struktura e syrit fillon të formohet që në muajt e parë të shtatzanisë nga zgjatimi i indit trunor dhe vazhdon më  tej në muajt dhe vitet e para të jetës. Femija lind me shikim shume të kufizuar dhe me kalimin e kohës, ai maturohet gradualisht për të arritur maksimumin rreth moshës 6-vjecare.

Në Spitalin Italian të Syrit në Prishtinë mund të kryeni vizita në shërbimin e Oftalmologjisë Pediatrike.

Për më shumë informacion apo për të caktuar një konsultë na kontaktoni:

Facebook: Spitali Italian i Syrit

📲 +383 48808810

Adresa: Rruga Ferid Curri, Prishtinë; Kosovë.

The post Kur duhet ta dërgoni fëmijën për kontroll të syve first appeared on .

Kur duhet të filloni përdorimin e vitaminave prenatale?

Posted: 29 Apr 2022 01:54 PM PDT

"Vitaminat prenatale janë suplemente që përmbajnë vitamina dhe minerale të rëndësishme për gratë para konceptimit, gjatë shtatzënisë dhe pas lindjes", tha Melanie Santos, infermiere në Viva Eve.

Në rast se keni qenë më parë shtatzënë, padyshim se keni qenë të informuara në lidhje me rëndësinë e vitaminave prenatale shkruan VeryWell Family, transmeton Gazeta Shneta.

Është e rëndësishme që të filloni marrjen e vitaminave prenatale sapo të jeni shtatzënë, sipas Kolegjit Amerikan të Obstetërve dhe Gjinekologëve (ACOG) dhe Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Disa prej profesionistëve shëndetësor rekomandojnë fillimin e një vitamine prenatale tre deri në gjashtë muaj para përpjekjes për të mbetur shtatzënë.

Organizatat si ACOG dhe CDC theksojnë se është e rëndësishme të filloni të merrni acid folik, veçanërisht, të paktën një muaj përpara se të mbeteni shtatzënë.

Sigurohuni që të flisni me gjinekologun tuaj herët dhe shpesh, në mënyrë që ata të rekomandojnë mënyra më e mirë e veprimit për ju.

Edhe pse nuk keni filluar të merrni vitaminat prenatale para shtatzënisë, mos u shqetësoni. Këto vitamina gjenden edhe në ushqimet e përditshme, në një llojllojshmëri të frutave, perimeve, drithërave e fasule.

“Shumë gra zbulojnë se janë shtatzënë vetëm pasi u humbasin menstruacionet, e cila mund të jetë rreth katër deri në gjashtë javë të shtatzënisë,” thotë Santos. "Pasi të zbuloni se jeni shtatzënë, duhet të filloni të merrni vitamina prenatale çdo ditë pas kësaj." /Gazeta Shneta/

The post Kur duhet të filloni përdorimin e vitaminave prenatale? first appeared on .

Vizita e parë e bebit tuaj tek stomatologu, ja se çfarë duhet të dini

Posted: 29 Apr 2022 12:47 PM PDT

Një nga pyetjet më të shpeshta që i brengos prindërit e rinjë është se kur duhet që fëmija të bëj vizitën e tij të parë tek stomatologu.

Sipas Akademsë së Stomatologjisë Pediatrike, fëmija juaj duhet të bëj vizitën e parë tek stomatologu kur të dal dhëmbi i parë apo në moshën e tij 1-vjeçare shkruan VeryWell Family, transmeton Gazeta Shneta.

Edhe pse mund të tingëlloj shumë herët, fillimi në këtë moshë do t'i hap një rrugë të duhur kujdesjes së dhëmbëve dhe të parandalojë një sërë problemesh dentare që mund të ndodhin gjatë fëmijërisë.

Vizita e parë u jep prindërve një shans për t'u edukuar sesi kujdesen sic duhet dhëmbët e fëmijës dhe u jep atyre një shans të ndihen rehat me ambientin e punës së një stomatologu qysh në moshë të hershme.

Vizita e parë do të ekzaminojë gojën e fëmijës për t'u siguruar që gjithcka po zhvillohet siç duhet.

Stomatologu gjithashtu do t'ju rekomandojë se:

-Çfarë lloj paste dhe furcë të dhëmbëve duhet të përdorni?

-Teknikat e pastrimit me furcë?

-Lehtësimin e shqetësimeve të daljes së dhëmbëve;

-Cilat ushqime dhe pije shkaktojnë karies;

Zakonisht, vizita zgjat pak minuta, mirëpo fillimisht fëmija duhet të ambientohet me hapësirën që rrethohet. /Gazeta Shneta/

The post Vizita e parë e bebit tuaj tek stomatologu, ja se çfarë duhet të dini first appeared on .

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more