Skip to main content

53 afaristë gjermanë, investitorë potencialë po qëndrojnë në Kosovë

53 afaristë gjermanë, investitorë potencialë po qëndrojnë në Kosovë


53 afaristë gjermanë, investitorë potencialë po qëndrojnë në Kosovë

Posted: 29 Apr 2022 12:25 PM PDT

Në delegacion gjerman prej 53 afaristëve të fushave të ndryshme po qëndrojnë për një vizitë tre ditore në Kosovë.

Ivestitorët potencial nga Gjermania gjatë ditës janë pritur në Kuvendin e Kosovës nga kryetari Glauk Konjufca, shkruan Reporteri.net.

Konjufca gjatë takimit tha se Kosova e sheh Gjermaninë si partner të rëndësishëm, prandaj tha se Kuvendi do të lehtësojë ardhjen e investitorëve të huaj.

Ndërkaq, Ambasadori i Kosovës në Berlin, Faruk Ajeti ka potencuar se Republika e Kosovës përpos që është një mjedis tërheqës për biznese të ndryshme, ajo do të jetë një destinacion me perspektivë për investimeve të kompanive gjermane dhe ndërkombëtare.

"Diplomacia ekonomike mbetët padyshim njëri nga prioritetet e politikës sonë të jashtme. Një delegacion ekonomik nga Gjermania 🇩🇪 në përbërje prej 53 afaristëve të fushave të ndryshme do të qëndrojnë për një vizitë tre ditore në Kosovë.
Republika e Kosovës 🇽🇰 përpos që është një mjedis tërheqës për biznese të ndryshme, ajo do të jetë një destinacion me perspektivë për investimeve të kompanive gjermane dhe ndërkombëtare. Së bashku me Konsullin e Republikës së Kosovës në Stuttgart, Besnik Miftaraj, do t'i shoqërojmë nëpër takime e vizita të ndryshme 🇽🇰🤝🇩🇪", shkruan Ajeti.

Investitorët gjermanë gjatë qëndrimit treditor në Kosovë do të kenë takime e vizita të ndryshme.

Rivarroset dëshmori Muhamet (Brahim) Tafaleci në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë

Posted: 29 Apr 2022 12:21 PM PDT

Në Kompleksin e varrezave të Dëshmorëve në Marinë të Skenderajt, është rivarrosur dëshmori Muhamet Brahim Tafaleci nga fshati Vërboc i Komunës së Drenasit.

Ne ceremoninë e rivarrimit, kanë marr pjesë, kryetari i Komunës, Ramiz Ladrovci me bashkëpunëtor, shoqata të dala nga lufta e UÇK-së e familjar.

Kryetari Lladrovci së bashku me bashkëpunëtorë, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur buqeta me lule të freskëta pas rivarrimit të dëshmorit Muhamet Tafaleci.Mund të jetë një imazh i 10 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Mund të jetë një imazh i 7 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Komuna e Skenderajt i jep pronën kompanisë “TehnoBurimi” e cila pritet të investojë 4 milion euro dhe të punësohen 100 persona

Posted: 29 Apr 2022 12:17 PM PDT

Sot është mbajtur seanca e rregullt e Kuvendit Komunal të Skenderajt e udhëhequr nga kryesuesja e Kuvendit Adelina Spahiu, në të cilën kanë marrë pjesë kryetari i komunës Fadil Nura, asamblistë, drejtorë komunal, përfaqësues nga KFOR-i, OSBE-ja, shoqëria civile e OJQ.

Në këtë seancë me shumicë votash janë miratuar të gjitha pikat e rendit të ditës.
Po me shumicë të votave, si pikë shumë e rëndësishme e rendit të ditës, është miratur edhe propozim-vendimi i kryetarit Fadil Nura, në lidhje me dhënien e pronës komunale në fshatin Polac, e cila i është dhënë në shfrytëzim për 99 vite Kompanisë “TehnoBurimi”, ku pritet të investohen 4 milion euro dhe të punësohen 100 persona.

Ky investim është hap shumë i rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të komunës dhe hapë perspektivë për investime të tjera në fushën e prodhimit./Drenicapress

​MINT fton qytetarët t’i adresojnë ankesat për çdo keqpërdorim të çmimeve në treg

Posted: 29 Apr 2022 12:07 PM PDT

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka ftuar qytetarët e Republikës së Kosovës që edhe në ditët festive, të vazhdojnë të adresojnë ankesat e tyre në çdo rast që gjykojnë se ka keqpërdorim apo manipulim lidhur me çmimet në treg.

"Qytetarët inkurajohen të njoftojnë menjëherë Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit në numrin e telefonit 0800 11000 ose në platformën:

https://konsumatori.rks-gov.net/complaintPost.php

Kosova vendos masa mbrojtëse ndaj disa produkteve serbe

Posted: 29 Apr 2022 12:04 PM PDT

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e Kosovës, Rozeta Hajdari, ka marrë vendim për masa mbrojtëse 'anti-damping' ndaj dy llojeve të produkteve të prodhuara në Serbi.

Bëhet fjalë për masën mbrojtëse nga 0.04 centë për kilogram në importin e të gjitha llojeve të koncentratit të kafshëve dhe shpezëve dhe për 0.04 centë për blloqet standarde me origjinë nga shteti i Serbisë.

Pas hetimeve të bëra në treg nga Departamenti i Tregtisë, është vërtetuar se këto mallra në tregun e Kosovës shiten me çmim më të ulët sesa në tregun e Serbisë.

Këto dy vendime të ministres Hajdari vijojnë pas kërkesës së shoqatës së prodhuesve të materialit ndërtimor nga argjila, rrjedhimisht të prodhuesve vendor dhe propozimit të Komisionit për Vlerësimin e Detyrimeve në Importe.

Vendimet të cilat janë publikuar të premten në Gazetën Zyrtare, janë marrë më 22 prill.

Damping nënkupton importin e mallrave në Kosovë me një çmim më të ulët të eksportit, sesa çmimi i krahasueshëm për produktin e ngjashëm në tregun e vendit eksportues.

Anti-damping është masë mbrojtëse për importin e produkteve nën hetime, pas ankesave të kompanive prodhuese brenda shtetit.

I ndalet sociali vajzës që dyshohet se u dhunua në Kukës (VIDEO)

Posted: 29 Apr 2022 11:59 AM PDT

Milazim Berishës nga Volljaka e Klinës i është ndalur ndihma prej 100 euro për vajzën me aftësi të kufizuar që nga janari i këtij viti.

Ky thotë se vajza tashmë 22 vjeçare ka nevojë për trajtime mjekësore, të cilat nuk po mund t'i përballoj me një pagë veterani.

"Çdo muaj më shkojnë 200 euro për trajtim mjekësor, e ka fizioterapi, ilaçe. Nuk po kam mundësi", tha Berisha.

Klani shkoi tek Administrata pensionale në Pejë, por të njëjtit nuk dha përgjigje për këtë ndalës, me arsyetimin se atë duhet ta bëjë Ministria e Punës e Mirëqenies Sociale.

Këta të fundit përmes telefonit thanë se rastin do ta shqyrtojë një komision mjekësor, dhe nëse familja Berisha merr përgjigje pozitive, muajt që nuk mori pensionin do të ju kompensohen

Thyssenkrupp ndërton fabrikën e çimentos në Kosovë

Posted: 29 Apr 2022 11:53 AM PDT

Kompania gjermane "Thyssenkrupp – Polysius", që është një ndër kompanitë më të mëdha në botë për inxhinierinë, ndërtimin dhe shërbimin e të gjitha impianteve dhe sistemeve industriale me përvojë 160-vjeçare, sjell eksperiencën e saj edhe në Kosovë me zhvillimin e projektit më të madh të prodhimit të çimentos në Kosovë.

"Thyssenkrupp Industrial Solutions" nënshkroi marrëveshje me kompaninë "Wallingford International Kosovo LLC" për zhvillimin e projektit (EPC+CM – engeeniering, procurement, construction and construction managment) për ndërtimin e fabrikës së çimentos në komunën e Klinës.

Për këtë qëllim, tre inxhinierët e kompanisë "Thysenkrup – Polysius" vizituan zonën, ku planifikohet të ndërtohet fabrika dhe u zotuan se do ta dizajnojnë në përputhje me standardet evropiane më të avancuara mjedisore dhe teknike, duke aplikuar inovacionet e fundit në mbrojtje të mjedisit në eliminim të emetimit të gazrave, pluhurit si dhe amortizimin e zhurmës, duke përdorur kombinimin në konsumin e energjisë përmes energjisë se gjelbër të rinovueshme.

Ekspertët e "Thysenkrup" u deklaruan se janë shumë të lumtur që janë në Kosovë dhe që janë zhvillues të projektit.

"Ne do të sjellim në Kosovë eksperiencën e kompanisë sonë, që e ka mbi 160 vjet, por edhe pajisjet dhe teknologjinë e fjalës së fundit. Ne do ta zhvillojmë këtë projekt nga kryerja e analizave, hulumtimeve fillestare deri te ndërtimi dhe lëshimi në punë, duke aplikuar inovacionet e fundit", thanë ata.

Implementimi i projektit do të hapë mundësi punësimi për më shumë se 500 punëtorë te specializuar dhe punëtorë të tjerë profesionalë, përveç kësaj edhe ndërlidhjen me punësim indirekt me aktivitetet e ndërlidhura me fabrikën.

Babai kërkon ndihmë, i duhen 60 mijë euro për ta nxjerrë djalin nga spitali (VIDEO)

Posted: 29 Apr 2022 11:51 AM PDT

Ka më shumë se dy muaj që 9-vjeçari Trojan Kajdomqaj, vjeçar po trajtohet në një spital privat në Maqedoninë e Veriut.

E, siç thotë babi i Trojanit, Tahir Kajdomqaj nga Gjakova, fëmijën nuk do të mund ta nxjerr nga spitali, nëse nuk arrin ti sigurojë paratë. Ngase kostoja e trajtimit e ka kapur shumën mbi 100mijë euro, dhe vetëm 55 mijë euro kanë arritur ti paguajnë.

Ndaj në prag të festës së Bajramit, po kërkon ndihmë nga vullnet-mirët.

Kjo ngase, as shteti nuk po e ndihmon, për faktin se djalin e largoi vullnetarisht nga QKUK-ja, sa ishte gjatë trajtimit, Por prindi thotë se bëri këtë, si pasojë se prej zorrës qorre, gjendja iu komplikua djalit, duke pësuar infeksion të rëndë.

Nga SHSKUK konfirmojmë se fëmiju është trajtuar në këtë institucion, fillimisht tek Spitali i Gjakovës  dhe pastaj edhe në QKUK,  ku ka kryer 2  operacione tek Klinika e Kirurgjisë së Fëmijëve.

Pas intervenimit është trajtuar edhe në​ Mjekimin Intensiv Qendror, ku prindi i fëmijës e ka tërhequr atë me vetëdëshirë nga kjo klinikë.

Të gjithë personat që duan t'i ndihmojnë financiarisht Tahir Kajdomqajt për ta siguruar shumën e nevojshme për ta nxjerrë djalin nga spitali mund ta telefonojnë atë në numrin 045 340 484.

Po ashtu, personat vullnetmirë mund të kontribuojnë përmes xhirollogarisë bankare: Raiffeisen Bank 1505001003560259.

Kosovari në Francë vrau gruan dhe veten në banjo të banesës, fëmija theu derën dhe pa prindërit të vdekur

Posted: 29 Apr 2022 11:47 AM PDT

Një çift nga Kosova është gjetur i vdekur disa ditë më parë në apartamentin e tyre në Epinal të Francës.

Mediat francezekanë njoftuar se prokurorët sot kanë dalë me një përfundim se gruaja është therur me thikë nga burri i saj, pastaj i njëjti ka vrarë edhe veten.

Ngjarja ka ndodhur para 3 fëmijëve të tyre, kurse 5 të tjerë nuk ka qenë në banesë në momentin kur ndodhi tragjedia.

"Gruaja vra nga burri i saj dhe ky i fundit do të kishte përdorur të njëjtën thikë për të vrarë veten ", tha prokurori publik i Épinal, Frédéric Nahon.

Nga autopsia u zbuluan "disa plagë me thikë, duke përfshirë edhe plagë mbrojtëse" në trupin e 44-vjeçares.

Hetimi konfirmoi se mëngjesin e së martës kishte shpërthyer një "zënkë verbale mes burrit dhe gruas, ku burri e kishte akuzuar gruan e tij për "gjoja pabesi" , shtoi prokurori.

Krimi kishte ndodhur në banjën e banesës, ku njëri nga fëmijët më pas kishte thyer derën dhe kishte zbuluar trupat e pajetë të prindërve të tij.

Për momentin, fëmijët janë nën kujdesin e shërbimeve sociale.

Familja, me origjinë nga Kosova, jetonte në Francë që nga viti 2018 dhe kishte statusin e refugjatit. Kjo familje përbëhej nga tetë fëmijë, tre prej të cilëve ishin të rritur. Shtatë nga fëmijët jetonin ende me prindërit e tyre dhe pesë të miturit ishin në shkollë.

Çifti nuk ishte i njohur për shërbimet e drejtësisë dhe nuk ishte paraqitur asnjë ankesë për dhunë në familje, sipas Frédéric Nahon. Ky saktësoi se faktet duhet të klasifikohen pa vazhdim "për shuarje të veprimit publik" për shkak të vdekjes së bashkëshortit.

Familjari i të dyshuarve për vrasjen e 23-vjeçarit në Klinë: E vrau vëllai i tij aksidentalisht

Posted: 29 Apr 2022 11:45 AM PDT

Mbrëmë u raportua për një vrasje dhe dy të plagosur në Volljakë të Klinës. T7, sot ka qëndruar në këtë komunë, për të sjell më shumë detaje për ngjarjen e rëndë, ku i vrarë mbeti një 23-vjeçar.

Për televizionin, i afërmi i të dyshuarve për vrasje, ka dhënë një deklaratë, ku ka thënë se 23-vjeçarin me inicialet F.H, e ka vrarë aksidentalisht vëllai i tij.

"Babai i tij po thotë që na nuk kemi faj, atij djalit që është i vramë, i ka ra me kaci një djalë më i vogël, e tash ai kur e ka humbë vetëdijen, e ka nxjerr alltinë me i vra ata dhe e ka vra vëllain e vet", ka thënë Hasangashi, familjar i të dyshuarve për vrasjen e 23-vjeçarit nga Klina.

Policia e Kosovës, ka lëshuar sot një njoftim, për vrasjen që ndodhi mbrëmë në Klinë, ku thuhet se me datë 28 prill 2022, rreth orës 20:40, Policia e Kosovës është informuar për të shtëna me armë zjarri, në parkingun e një restoranti në fshatin Volljakë.

"Policia menjëherë i është përgjigjur vendit të ngjarjes, dhe është kuptuar se tre (3) persona kanë pësuar lëndime trupore nga arma e zjarrit dhe mjete të forta. Viktimat fillimisht janë dërguar në QKMF-Klinë, e më pas në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë, nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e njërit nga të lënduarit. Në vend ngjarje kanë dalë të gjitha njësitet kompetente të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, prokurori i shtetit, pas një pune intensive operative dhe hetimore është arritur të identifikohen dhe arrestohen pesë (5) të dyshuar në rast: A.G. lindur me 1980, N.G. lindur me 1992, A.G. lindur me 1998, B.G. lindur me 1985, B.G. lindur me 1974", thuhet në njoftim. /GazetaExpress/

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more