Skip to main content

Shifra zyrtare nga ASK, në Kosovë nuk janë 60 mijë veteranë të UÇK-së që marrin pagë, por 37 mijë

Shifra zyrtare nga ASK, në Kosovë nuk janë 60 mijë veteranë të UÇK-së që marrin pagë, por 37 mijë


Shifra zyrtare nga ASK, në Kosovë nuk janë 60 mijë veteranë të UÇK-së që marrin pagë, por 37 mijë

Posted: 31 Mar 2022 09:43 AM PDT

Tema e veteranëve të UÇK'së, rritja e numrit të tyre, dhe pagat që ata i marrin duke ngarkuar buxhetin e Kosovës, është temë prej vitesh në vend, duke u folur për shifra reale e të rrejshme. Por sa është numri real i veteranëve të UÇK'së që marrin pagë nga buxheti i shtetit? Këtë përgjigje e ka dhënë Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), në një raport të publikuar ditëve të fundit.

Në raportin e ASK-së, bëhet e ditur se në periudhën e parë të këtij viti, janar – shkurt 2022, se janë 37 mijë e 15 persona në vend që marrin pagën e veteranit të UÇK'së, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Tema e veteranëve të UÇK'së, dhe numri i fryrë i tyre u aktualizua pas një deklarate të kryeministrit Albin Kurti dhënë në RTK. Ai tha se nuk ka asnjë mundësi që Kosova të ketë 60 mijë veteranë të UÇK'së, dhe numri real i tyre nuk mund të jetë mbi 20 mijë.

"Nuk ka teori të jenë mbi 20 mijë veteranë të luftës, mund të kenë qenë pjesëmarrës në luftë. Pjesëmarrës ndoshta janë 60 mijë, ndoshta janë edhe më shumë se 60 mijë, por veteranë nuk mund të jenë 60 mijë", kishte thënë Kurti.

Për më tepër ai nuk e mohoi mundësinë që do të fillohet me hetim për këtë listë, nga e cila sipas tij përfitojnë një numër i madh i njerëzve pa kontribuuar fare në luftën e fundit.

Paga e veteranit prej 170 euro është e lidhur me pagën minimale në vend. Por tani kur po pritet që paga minimale të rritet në 250 euro, aty nuk do të përfshihet edhe rritja e pagës së veteranëve të UÇK'së, në linjë të njëjtë me pagën minimale. Një nga arsyet që qeveria jep për këtë, është edhe pretendimi se numri i veteranëve që marrin pagë nga shteti nuk është në përputhje me numrin e vërtetë të njerëzve që kanë marrë pjesë në luftën e UÇK'së. /Reporteri.net

Publikohet letra origjinale e dorëheqjes së Kurtit nga UÇK’ja në mars të vitit 1999

Posted: 31 Mar 2022 09:42 AM PDT

Dokumenti në fjalë përmban deklaratën e dorëheqjes nga Zyra e Demaçit në të cilën bënte pjesë z. Kurti së bashku me Azem Vllasin dhe vetë Adem Demaçin.

Kjo dorëheqje mban datën 2 mars 1999, kohë në të cilën ekipi negociator i Kosovës (pjesa e UÇK-së) po zhvillonte bisedime për përmbajtjen e tekstit të Konferencës së Rambujesë.

Nënshkrimi i marrëveshjes e Rambujesë u bë më 18 mars 1999 dhe i liroi rrugën bombardimeve të NATO-s, efektivisht lirisë, dhe më pas (2008) edhe pavarësisë së vendit.

Por, në këtë dokument shprehen qëndrime krejtësisht të kundërta që do të dilnin të pasakta vetëm pas njëzet e dy ditësh, më 24 mars 1999 kur NATO nisi fushatën e bombardimeve mbi caqet e Ushtrisë Jugosllave.

"Kjo marrëveshje nuk do të sjellë kurrfarë paqe apo lirie në Kosovë, përkundrazi ajo do të sjellë vazhdimin e gjakderdhjes", shkruhej nga zyra e Demaçit ndër tjerash në këtë tekst të dorëheqjes.

Adem Demaçi më vonë do të përkrahte proceset politike në Kosovë, por kjo gjë nuk do të ndodhte edhe me Albin Kurtin që përveç procesit negociator të Vjenës do të kundërshtonte për vite me radhë edhe procesin negociator të Brukselit.

"Pavarësia dhe liria janë diçka krejt tjetër nga kjo marrëveshje. Kjo marrëveshje nuk është as për së afërmi ajo për të cilën luftuam e po luftojmë,"

Por, a luftoi Albin Kurti?

Domethënia e këtij dokumenti është e madhe. Ai gëzon statusin e veteranit të UÇK-së, por në bazë të ligjeve në fuqi, të gjithë luftëtarët që kishin dezertuar apo ishin dorëhequr për arsye të ndryshme, mund të konsiderohen si veteranë të rremë.

Të tillë z. Kurti e cilësoi edhe kryetari i Partisë Social-demokrate, Dardan Molliqaj.

"…Albin Kurti zyrtarisht është veteran i UÇK-së. Do ta lexoj nenin në ligjin për veteranët e luftës, neni 1.32: "veteran i luftës është qytetari i Kosoës i radhitur në UÇK, dhe ka qenë pjesë deri në përfundimin e luftës", u shpreh z. Molliqaj në aksionin e sotëm te Teatri Kombëtar i Kosovës.

"Kurti mund të jetë pjesëtar i UÇK-së, por nuk është veteran luftëtar, pra ai ka mashtru", vazhdoi më tej Molliqaj.

 

I pyetur nëse kishte kapur ndonjëherë armë me dorë në Kuvendin e Kosovës, Kurti ishte shprehur se deputetët duhej të pyesnin Rrustem Mustafën dhe Sylejman Selimin. Këta dy kishin thënë që megjithatë Kurti kishte qenë veteran. Edhe Hashim Thaçi në një deklaratë për BBC para disa vitesh ishte shprehur se i konsideronte të gjithë qytetarët e Kosovës, 1.7 milionë banorë, "si luftëtarë të UÇK-së".

PSD ka kërkuar nga Prokuroria e Shtetit që ta ndjekë këtë çështje.

IKSHPK bën thirrje për vaksinim dhe bartje të maskave

Posted: 31 Mar 2022 09:39 AM PDT

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës u bën thirrje qytetarëve që vaksinohen kundër COVID-19 dhe që t'i bartin maskat anti COVID.

Në një njoftim nga IKSHPK, thuhet e dy variantet e Omicron (BA.1 dhe BA.2) po vazhdojnë të përhapen me pasoja të rënda për shëndetin e qytetarëve dhe me raste fatale.

"IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështirësi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen", thuhet në njoftimin e IKPSHK-së.

Reagimi i plotë:

Ju lutemi bartni maskat dhe vaksinohuni!

Dy variantet e Omicron (BA.1 dhe BA.2) po vazhdojnë të përhapen me pasoja të rënda për shëndetin e qytetarëve dhe me raste fatale.

Virusi është kudo andaj mos neglizhoni rekomandimet themelore: maska, distanca, higjiena. Shmangni udhtimet e panevojshme, qëndroni në shtëpi dhe ajrosni ambientet e mbyllura.

IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështërsi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen.

Situata epidemiologjike akoma është e rëndë, e javët e fundit me rritje të rasteve në Europë dhe në botë, andaj IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët që të respektohen masat e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Na ndihmoni që të ju ndihmojmë!

Për shkak të rrezikshmërisë së lartë të përhapjes së COVID-19, bëjmë thirrje në veçanti për kujdes dhe mosgrumbullim. Ndërsa, rekomandojmë institucionet përgjegjëse të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e masave për parandalimin dhe luftimin e pandemisë.

Është i domosdoshëm kujdesi i shtuar i të gjithëve që në mënyrë strikte të respektohet distanca fizike, të përdoren maskat, të bëhet dezinfektimi dhe ajrosja e hapësirave, duke pamundësuar dhe shmangur përhapjen eventuale të mëtejme të infeksionit të COVID-19 dhe parandalimin e valës së re.

Omicron është tejet ngjitës, andaj mbani maskat në çdo vend, mbani distancën mbi dy metra edhe në mjedise të hapura edhe po qe se të gjithë bartin maska!

Duke qenë se vaksinimi është mënyra më e mirë dhe më e sigurt për të parandaluar COVID-19, veçanërisht format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet, ne vazhdojmë të apelojmë fuqishëm për vaksinim sa më gjithpërfshirës, sa më të gjerë dhe sa më të shpejtë të popullatës nga mosha 12 vjeçare.

Vaksinat mund të merren çdo ditë në të gjitha institucionet e kujdesit parësor në komunën tuaj.

Gjithashtu apelojmë për vaksinimin me
dozën pērforcuese dhe dozën e tretë që mund ta marrin të gjithë qytetarët e moshës mbi 18 vjeçare.

Vaksinohuni dhe ftoni të tjerët të vaksinohen!

Duke u vaksinuar vetë, ju mbroni veten, mbroni edhe njerëzit për rreth jush, në rend të parë familjen.

Të gjitha të dhënat nga vendet tjera dëshmojnë qartë dhe pa asnjë dyshim, se dy variantet e Omicron mund të shkaktojnë sëmundje të rëndë dhe humbje jete, sidomos mes personave të pavaksinuar dhe, deri diku, edhe mes atyre që nuk kanë marrë dozën përforcuese. Andaj, Vaksinimi mbetet arma më e fortë për të parandaluar hospitalizimin dhe rastet e rënda klinike.

Të gjithë pa dallim dhe domosdoshmërisht duhet të vazhdojmë të zbatojmë masat parandaluese kundër COVID-19 dhe rekomandimet e profesionistëve shëndetësor!

Prandaj, në vazhdimësi vlen për secilin person dhe më tej vazhdojmë të bëjmë thirrje:

Mbulo gojën dhe hundën me maskë!
Mbaj higjienën!
Respekto distancën!
VAKSINOHU!

Nafta lirohet në botë, shtrenjtohet në Kosovë – ja arsyetimi

Posted: 31 Mar 2022 09:36 AM PDT

Çmimi i derivateve të naftës në tregun e Kosovës, sërish ka shënuar rritje, pavarësisht se në bursën ndërkombëtare ka shënuar ulje.

Përfaqësues të naftëtarëve çmimin e arsyetojnë për shkak se importi i këtij produkti nga kompanitë tregtare dhe furnizuese është blerë më herët, me çmim më të lartë.

Në Kosovë, më 31 mars, një litër naftë është shitur deri në 1.69 euro, ndërkaq benzina deri në 1.59 euro, varësisht nga operatori ekonomik dhe lokacioni. Çmimi i këtij produkti disa ditë kishte shënuar rënie deri në 1.49 euro.

Me çmimet aktuale këto produkte janë shitur edhe më 8 mars, kur nafta e përpunuar në bursën ndërkombëtare ka qenë 130 dollarë për fuqi.

Mirëpo, nafta e papërpunuar Brent, e cila përdoret si pikë ndërkombëtare e referimit, më 31 mars ka rënë në rreth 106 dollarë për fuçi.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), të mërkurën ka thënë se sinkronizimi i rritjes së çmimeve të naftës lë hapësirë për dyshim në orkestrim të rritjes së çmimit. Ata kanë shtuar se autoritetet po inspektojnë në terren.

Radio Evropa e Lirë ka kërkuar të enjten përgjigje nga MINT-i se cilat janë gjetjet nga inspektimi në terren, por deri në momentin e publikimit të tekstit nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje.

Lëvizjet e çmimeve të karburanteve po ndodhin për shkak të rritjes së kërkesës për këtë produkt në tregjet ndërkombëtare pas ndërhyrjes ushtarake të Rusisë në Ukrainë dhe sanksioneve që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet e Bashkimit Evropian kanë vendosur kundër Moskës.

Irfan Gërgruri, pronar i kompanisë "Gërguri Petrol"nga Fushë Kosova, që merret me shitjen me pakicë të karburanteve, pranon se të mërkurën (30 mars) ka rritur çmimin e karburanteve nga 1.60 në 1.65 euro, edhe pse ka pasur rezerva, "pasi që çmimi është rritur edhe nga kompanitë tjera". Ai shton se nuk varet nga çmimi i bursës ndërkombëtare, por nga çmimi, me të cilin blen në kompanitë brenda Kosovës.

"Kompanitë e mëdha i shikojnë vetëm interesat e veta. Ne jemi duke punuar me humbje. Para katër ditësh jam furnizuar me naftë me 1.59 euro. Deri më 29 mars me pakicë e kam shitur 1.60 euro, kurse nga e mërkura e kam ngritur çmimin në 1.65 euro. Nga dje jemi më mirë, fitojmë 0.6 centë në ditë", thotë ai.

"Benzinën e kam blerë 1.46 centë dhe deri dje e kam shitur nga 1.40 euro, me katër centë në humbje. Tash është 1.50 euro – qe dy ditë jemi më mirë", thekson ai.

Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar disa nga kompanitë që merren me tregtim dhe furnizim me shitje me shumicë të karburanteve në Kosovë, por ato nuk kanë dhënë përgjigje se me çfarë çmimi janë furnizuar.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, tha se çmimet aktuale në treg janë rritur për shkak se importi i produktit ka ndodhur më herët dhe tashmë ka dalë në shitje.

"Çmimi i karburanteve me shumicë – më 31 mars, një litër naftë ka kushtuar 1.55 euro, shto këtu edhe marzhën e Qeverisë. Kështu që çmimi i një litre naftë në treg del 1.69 euro", tha Berjani.

Qeveria e Kosovës më 1 mars ka marrë vendim që të përcaktojë çmimet shitëse maksimale apo marzhat tregtare me shumicë.

Sipas këtij vendimi, që ka për qëllim mbrojtjen e konsumatorëve nga lëvizjet e mëdha të çmimeve, marzha më e lartë tregtare është 4 për qind e çmimit të shitjes, ndërkaq te shitësit me pakicë marzha më e lartë arrin deri në 6 për qind.

Berjani shprehet se në lëvizjen e çmimeve ka ndikuar edhe ndërprerja e furnizimit për Kosovën, nga disa kompani nga Shqipëria.

Aktualisht, vetëm një operator nga Shqipëria importon derivate në Kosovë, ajo është "Gega Oil Group".

Pronari i kësaj kompanie, Genc Gega, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, thotë se rezerva të derivateve ka mjaftueshëm, por kërkesa nga kompanitë e Kosovës ka rënë dukshëm për shkak të rritjes së çmimit. Ai tha se nga 4.2 milionë litra në ditë, sa ka qenë kërkesa më herët, tash kërkohen deri 200 mijë litra në ditë.

"Nafta me shumicë për operatorët e Kosovës shitet për 1.53 euro", thotë Gega.

Çmimi i naftës me pakicë në tregun e Shqipërisë është 1.95 euro, ndërsa benzina 1.79 euro.

Çmimet më të lira të karburanteve janë në tregun e Maqedonisë së Veriut. Një litër naftë kushton 1.42 euro, kurse benzina 1.39 euro.

Kosova nuk ka rafineri të saj dhe karburantet i importon nga vende të tjera.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, vitin e kaluar në Kosovë janë importuar mbi 410 milionë litra naftë. Në këtë shifër nuk janë përfshirë derivatet e benzinës.

Në periudhën nga 24 shkurti deri më 8 mars, në Kosovë janë importuar rreth 31 milionë litra karburante, më së shumti nga Arabia Saudite, e pastaj nga Maqedonia e Veriut, Greqia, Turqia e vende tjera.

Qytetarët tani mund të informohen për vaksinën kundër COVID-19 në barnatore

Posted: 31 Mar 2022 07:54 AM PDT

Nga kjo javë, qytetarët e Kosovës mund të marrin informacionet rreth vaksinës kundër COVID-19 në barnatoret e tyre më të afërta.

Rreth 1000 farmacistë, në të gjitha regjionet e vendit, janë trajnuar me të dhëna të detajuara për vaksinën kundër COVID-19, këshilla për pyetjet më të shpeshta të qytetarëve dhe formën më të mirë të komunikimit me pacientë.

Barnatoret që tashmë kanë të trajnuar farmacistët e tyre kanë edhe emblemën "Për vaksinën COVID-19 fol me farmacistët".

Ky trajnim është realizuar nga Oda e Farmacistëve të Kosovës, përkrahur nga UNICEF në Kosovë në partneritet me USAID.

Inspektohet pesha e bukës, gjoba ndaj furrave

Posted: 31 Mar 2022 07:52 AM PDT

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) përmes Inspektoratit të Tregut ka vazhduar inspektimet e peshës së bukës, me qëllim të mbrojtjes së konsumatorit, për shkak të ankesave që kemi pranuar nga qytetarët e Kosovës.

Gjatë inspektimeve në subjekte dhe qytete të ndryshme të Republikës së Kosovës, inspektorët e tregut kanë hasur në parregullsi sa i përket mospërputhjes së peshës së bukës.

Verifikimet po ashtu janë bërë për mashtrimin lidhur me peshën e bukës dhe në disa produkte ka munguar vendosja e deklaracionit, prandaj në secilin rast janë marrë masa ndëshkuese në pajtim me ligjet në fuqi. Gjatë këtyre inspektimeve janë shqiptuar katër gjoba nga Inspektorati i Tregut.

Inspektorati i Tregut falënderon të gjithë konsumatorët që vazhdojnë të adresojnë ankesat e tyre në Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit në MINT dhe siguron qytetarët se do të jetë aktiv në bashkëpunim me inspektorët e tregut në Komuna.

Inspektimet do të vazhdojnë dhe nëse konstatohen parregullsi do të ketë masa ndëshkuese konform ligjeve në fuqi.

PSD e shpall kryeministrin Kurti “veteran të rrejshëm”

Posted: 31 Mar 2022 07:51 AM PDT

Partia Socialdemokrate përmes një aksioni simbolik para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, kanë shpallur kryeministrin albin Kurti "veteran të rrejshëm", transmeton EO.

Ditëve të fundit është aktualizuar çështja e veteranëve të luftës. Kryeministri Kurti ka thënë se listat janë të fryra dhe se duhet rishikuar.

Në anën tjetër, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se Qeveria duhet të përfshijë edhe veteranët në pagën e re minimale që pritet të miratohet.

Aksidenti tragjik ku vdiqën dy persona, komuna e Malishevës publikon foto nga vendi i ngjarjes

Posted: 31 Mar 2022 07:46 AM PDT

Komuna e Malishevës ka publikuar fotografi nga aksidenti tragjik në fshatin Drenoc ku vdiqën dy persona.

Me këtë rast kryetari i Malishevës Ekrem Kastrati u ka shprehur ngushëllime familjareve të të vdekurve në aksident.

"Në emër të Komunës së Malishevës dhe në emrin tim personal, ju shprehi ngushëllime për familjarët e juaj, që sot tragjikisht në një aksident trafiku kanë humbur jetën. Kjo është humbje për të gjithë ne, andaj ju familjarë, bëheni të fortë dhe kalojeni sa më lehtë këtë dhimbje", thuhet mes tjerash në ngushëllimin e kryetarit Kastrati, drejtuar familjarëve.

 

“Artileria e rëndë e diplomacisë amerikane erdhi në Serbi, s’do të jetë e lehtë me të”

Posted: 31 Mar 2022 07:44 AM PDT

Ish-ambasadori serb në Gjermani nga viti 2009 deri në vitin 2013, Ivo Viskoviq e ka komentuar mbërritjen e Christopher Hillit në Beograd si ambasador i SHBA-së, duke e quajtur "artileri të rëndë" të diplomacisë amerikane".

"Mund ta quajmë kushtimisht "artileri të rëndë" të diplomacisë amerikane, veçanërisht në këtë rajon. Ai ka përvojë, ka marrë pjesë në negociata shumë të rëndësishme dhe ka qenë ambasador në Maqedoni. Ai e njeh rajonin dhe sigurisht është i kualifikuar për t'i përfaqësuear interesat e Shteteve të Bashkuara dhe në të njëjtën kohë për ta informuar selinë e tij në Washington shumë saktë për atë që po ndodh në rajon, veçanërisht në Serbi", tha Viskoviq për gazetën serbe, Danas.

I pyetur se pse Amerika ka nevojë për artileri të rëndë tani, ai u përgjigj se është e qartë se roli i ambasadorit amerikan në marrëdhëniet me Serbinë nuk është i parëndësishëm.

"E gjithë historia e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Amerikës që nga viti 1945 ka treguar se në momentet më kritike erdhën diplomatë të shquar dhe shumë të aftë, fjala e të cilëve kishte peshë dhe respektohej. Kjo ka ndodhur në disa raste kur politika jonë e jashtme ka ndryshuar realisht. Si 1948 pas konfliktit me Stalinin. Unë mendoj se Washingtoni beson se është koha për ta kthyer një faqe të re", tha Viskoviq.

Ish-ambasadori serb mendon se nuk është realiste të priten ndryshime rrënjësore në Serbi, por tha se pret që Hill "të mos ushtrojë presione që do të ishin vërtet kundërproduktive".

"Kjo do të thotë, do të jetë më praktike sesa duket në shikim të parë. Sepse ai ka një reputacion të një diplomati shumë depërtues, por është një njeri realist dhe që mund të vlerësojë se çfarë është politikisht e mundur dhe çfarë është optimale në një moment të caktuar. Nuk pres prej tij vrazhdësi, shpërthime publike e të ngjashme, por sigurisht që nuk do të jetë e lehtë me të. Ai është një njeri që ka një qëndrim dhe që dihet se ka një ndikim shumë të madh në Departamentin e Shtetit, madje edhe përtej kësaj, dhe bashkëbiseduesit e tij këtu do ta kenë parasysh këtë", thekson Viskoviq.

I pyetur nëse ka ndonjë rëndësi që Hill shkoi në Beograd para zgjedhjeve serbe, ai tha se mendon se kjo është rastësi.

"Ai i ka mbaruar përgatitjet. Ka kohë që janë pa ambasador dhe nuk mendoj se është bërë me qëllim", tha ai.

Fjalët e para të Christopher Hill në Beograd

Posted: 31 Mar 2022 07:42 AM PDT

Ambasadori i ri i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, ka folur për media pasi ka arritur në Beograd sot. Hill ka thënë se s'ka qenë për një kohë të gjatë në Serbi dhe ka theksuar se është e rëndësishme të kuptohet brezi i ri i njerëzve në Serbi dhe perspektiva e re e Serbisë, pasi Hill thotë se Serbia është ndryshe prej kohës kur ai ishe në Beograd herën e fundit.

"Unë s'kam qenë për një kohë të gjatë këtu, më duhet të mësoj shumë për Serbinë. Më duhet të dëgjoj shumë dhe do të filloj nga sot, kur do ta kem mundësinë të marr letrat kredenciale nga presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq", ka thënë Hill, shkruan Danas, transmeton Gazeta Express.

Hill tutje ka thënë se është i lumtur që është kthyer në Beograd bashkë me gruan e tij Julie dhe sipas tij Serbia është një vend ndryshe sot.

"Nuk më ka rënë të merrem me situatën këtu për dekada, gjë që është arsyeja pse duhet të kuptojë gjeneratë e re të njerëzve, disa prej të cilëve s'kanë qenë as të lindur kur unë isha bë Beograd më herët", ka shtuar tutje Hill.

I pyetur për ardhjen e tij në kohë fushate dhe në prag të zgjedhjeve në Serbi, Hill ka thënë se ka ardhur sa më shpejt që ka mundur, duke theksuar procedurat që kanë zgjatur pothuajse 9 muaj në SHBA dhe ka potencuar se ardhja e tij në këtë kohë s'ka kurrfarë lidhshmërie me zgjedhjet në Serbi.

"Ne kemi votuar në Florida", ka vazhduar Hill me shaka.

Ai tutje ka thënë se do të flasë më në detaje për çështje të ndryshme në momentin që do të akreditohet zyrtarisht si ambasador në Serbi.

"Unë do të punoj për të vendosur paqe në Evropë", ka thënë Hill, duke shtuar se duhet të kuptohet që lufta në Ukrainë është çështja kryesore sot në botë që ka ndikim tek të gjithë./Express/

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more