Skip to main content

Përfitimet e dietës mesdhetare nga ulja e rrezikut për sulm në zemër deri tek shëndeti i syve

Përfitimet e dietës mesdhetare nga ulja e rrezikut për sulm në zemër deri tek shëndeti i syve


Përfitimet e dietës mesdhetare nga ulja e rrezikut për sulm në zemër deri tek shëndeti i syve

Posted: 31 Mar 2022 04:48 AM PDT

“Nuk ka nevojë për një ilaç mrekulli, por thjesht hani si grekët” theksojnë studiuesit. Tashmë ka shumë studime që vërtetojnë përfitimet nga dieta mesdhetare duke prfshirë:

-Dieta mesdhetare ndihmon në ngadalësimin e dëmtimit të ADN-së,

-Ndjekja e një diete mesdhetare mund të zvogëlojë rrezikun e sulmit në zemër, goditjes në tru dhe vdekjeve të lidhura me sëmundjet e zemrës me rreth 30 përqind në krahasim me një dietë tipike perëndimore që nuk përfshin produktet kryesore mesdhetare.

– Rezultatet tregojnë se sa e dobishme është dieta për njerëzit që janë në rrezik të lartë të zhvillimit të komplikimeve kardiovaskulare.

-Ndjekja e një diete mesdhetare mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të komplikimeve të zemrës dhe syve,

-Ndihmon në të mbrojtjen e funksionit të trurit.

Përbërësit kryesorë të kësaj diete janë:

Arrat, bishtajoret dhe farat ju mbajnë të ngopur duke e mbajtur edhe zemrën të shëndetshme, ndaj përfshini këto ushqime në vaktet tuaja rregullisht.

Vaji i ullirit është plot me përbërës të shëndetshëm, si yndyrna të pangopura për zemrën dhe antioksidantë që luftojnë sëmundjet. Sigurohuni që vaji juaj i ullirit të jetë vaj ulliri ekstra i virgjër me cilësi të lartë për përfitimet më të mëdha shëndetësore.

Si pjesë e udhëzimeve të dietës mesdhetare, drithërat duhet të hahen në çdo vakt. Drithërat integrale përmbajnë shumë lëndë ushqyese, si fibra, proteina, vitamina dhe yndyrna të shëndetshme dhe ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut dhe uljen e yndyrës së trupit.

Frutat dhe perimet janë gjithashtu pjesë e çdo vakti në dietën mesdhetare.

Një dietë mesdhetare është e pasur me ushqim deti dhe jo me lloje të tjera mishi. Hani peshk një ose dy herë në javë për përfitim më të madh pasi përmbajnë nivele të larta të acideve yndyrore omega-3.

Është gjithmonë një lajm i mirë kur vera e kuqe përfshihet në listën e shëndetshme. Studiuesit pajtohen se një gotë verë e pasur me antioksidantë nuk do të dëmtojë – dhe mund të ndihmojë organizmin duke u ndierë dhe dukur më të rinj.

Burimi: Pop Sugar

Studimi: Pacientët që preken nga Covid dhe nga gripi janë dyfish më të rrezikuar për të humbur jetën

Posted: 31 Mar 2022 03:09 AM PDT

Ka pasur thirrje të vazhdueshme për personat që janë shtruar në spital me koronavirus që të testohen në mënyrë periodike për gripin, pasi një studim i ri zbuloi se personat që preken nga të dyja këto sëmundje kanë një shkallë më të madhe të vdekshmërisë.

Pacientët me Covid-19 që janë shtruar në spital duhet të testohen gjithashtu në mënyrë periodike edhe për gripin, kanë thënë studiuesit. Kjo thirrje u bë pas publikimit të një artikulli shkencor në revistën mjekësore "Lancet", i cili zbuloi se këto dy sëmundje, kur bëhen bashkë, shtojnë rrezikun e humbjes së jetës të një pacienti me më shumë se dy herë.

Shkencëtarët zbuluan gjithashtu se individët që kishin pasur kontakte edhe me Sars-CoV-2, virusin që shkakton Covid-19, edhe me viruset e gripit, kishin katër herë më shumë gjasa që të kishin nevojë për ventilim dhe 2.4 herë më shumë gjasa që të humbnin jetën, krahasuar me rrethanat ku do të ishin infektuar vetëm me Covid -19.

"Kemi zbuluar se kombinimi i Covid-19 me viruset e gripit është tepër i rrezikshëm", tha profesor Kenneth Baillie nga Universitetit të Edinburgut. "Ne presim që Covid-19 do të qarkullojë bashkë me gripin, duke rritur mundësinë e infektimeve të dyfishta të pacientëve. Kjo është arsyeja pse duhet të ndryshojmë strategjinë tonë të testimeve për pacientët me Covid-19 që janë të shtruar në spital dhe të testojmë në shkallë shumë më të gjerë për gripin."

Studimi shqyrtoi më shumë se 305,000 pacientë të shtruar në spital me Covid-19 dhe përfshiu studiues nga Universiteti i Edinburgut, Universiteti i Liverpoolit, Kolegji Imperial i Londrës dhe Universiteti Leiden në Holandë.

U zbulua se 6,965 pacientë gjithsej ishin të prekur vetëm nga Covid-19, ndërsa 227 kishin edhe virusin e gripit. Këta individë përjetuan pasoja dukshëm më të rënda, sipas studiuesve.

"Ne ishim të befasuar që rreziku i vdekjes dyfishohej kur njerëzit ishin të infektuar edhe nga viruset e gripit, edhe nga Covid-19", tha profesor Calum Semple nga Universiteti i Liverpoolit. "Tani është shumë e rëndësishme që njerëzit të vaksinohen plotësisht dhe të marrin doza përforcuese kundër të dyja viruseve, dhe mos të mendojnë për t'u vaksinuar kur të jetë tepër vonë."

Kjo pikë u theksua edhe nga profesori Peter Openshaw nga Kolegji Imperial i Londrës. "Vaksinat që mbrojnë kundër Covid-19 dhe ato që mbrojnë kundër gripit janë të ndryshme dhe njerëzit kanë nevojë për të dyja ato. Edhe mënyra se si trajtohen këto dy infektime është e ndryshme, kështu që është e rëndësishme të bëhen testimet edhe për viruse të tjera kur një pacient është shtruar në spital dhe është diagnostikuar me një infeksion respirator."

Paralajmërimi i shkencëtarëve vjen pas njoftimeve se më shumë se 600,000 njerëz do të ftohen për të marrë një dozë përforcuese të Covid-19 këtë javë, pasi nivelet e infektimeve po arrijnë nivele rekord në Angli. Rreth një në 16 persona në Angli – ose 3.5 milionë njerëz – ka të ngjarë të ketë pasur Covid në javën që u mbyll më 19 mars, sipas Zyrës për Statistikat Kombëtare. Kjo shifër është rritur nga një në 20 persona (ose 2.7 milionë njerëz) që ishte në shtatë ditët e mëparshme dhe është java e tretë radhazi që infektimet janë shtuar./ The Guardian

5 ide recetash pa gluten

Posted: 31 Mar 2022 02:52 AM PDT

Nëse vuani nga sëmundja Celiac ose keni një ndjeshmëri ndaj glutenit, gjetja e zgjidhjeve të reja dhe kreative të vakteve mund të duket e vështirë. Megjithatë, përgatitja e një vakti me receta pa gluten nuk mund të ishte më e thjeshtë sepse mëposhtë është një përmbledhje e 5 prej tyre:

1.Pulë me perime

Ky kombinim është mjaft i thjeshtë për darkat e javës. Akoma më e lehtë është ideja që mund të përdorni çdo perime që keni në shtëpi.

2.Lakra e mbushur

Gjethet e lakrës së mbushur janë një element kryesor i shumë kuzhinave mesdhetare dhe një recetë tjetër që mund ta personalizoni lehtësisht për t’iu përshtatur me çdo gjë që keni në figorifer.

3.Tacos pule me mango dhe salcë avokado

Përdorni tortilla misri për këto taco pule dhe nuk do të duhet të shqetësoheni për glutenin.

4.Pica me bazë lulelakre

Ju nuk duhet të qëndroni pa pica vetëm sepse nuk mund të hani bukë që përben gluten. Ka shumë receta për pica që përdorin lulelakrën si bazë dhe rezultatet janë të shijshme.

5.Lazanja me lulelakër

Ashtu si baza e picës me lulelakra, kjo recetë mbështetet në perimet e bardha të kryqëzuara për “petët” në lazanja./ Healthline

10 ushqimet më të mira për t’u ngrënë vonë gjatë natës

Posted: 31 Mar 2022 02:23 AM PDT

Uria gjatë natës është e zakonshme, por sfida qëndron në atë çfarë do të konsumoni në mënyrë që mos të shtoni në peshë pasi provat shkencore tregojnë se ngrënia gjatë natës mund ta bëjë kontrollin e peshës më të vështirë.

Megjithatë, lajmi i mirë është se disa ushqime përmbajnë përbërë që mund t'ju ndihmojnë të flini më mirë dhe këtu përfshihen:

Qershitë dhe lëngu i tyre janë frutat ideale për t'u konsumuar gjatë natës së vonë pasi studimet tregojnë se ato mund t’ju ndihmojnë të flini më mirë.

Konsumimi i një bananeje e shoqëruar me gjalpin e bajameve mund të ndihmojë në rritjen e niveleve të melatoninës në trup për të patur një gjumë të mirë të natës – e gjithë kjo për vetëm rreth 165 kalori.

Kivi është një frut i pasur me vitaminë C. Dy kivi të qëruar përmbajnë vetëm 93 kalori. Ato janë gjithashtu një burim natyral i serotoninës, i cili nxit relaksimin dhe ndihmon në frenimin e oreksit.

Fistikët dallohen midis frutave të tjera të thata për nivelet e larta të melatoninës që nxin gjumin.

Një smoothie me bazë qumështi furnizon trupin me proteina për riparimin e muskujve dhe triptofanin, i cili përdoret për të prodhuar kimikate të trurit që nxisin gjumin. Një smoothie 240 ml me qumësht me pak yndyrë dhe ananas përmban vetëm rreth 160 kalori.

Manaferrat janë frut i pasur me antioksidantë,  që mund të ndihmojë një gjumë të mirë. Një e katërta e filxhanit (40 gram) të këtyre manaferrave të shëndetshme ka vetëm 150 kalori.

Kombinimi i proteinave nga djathi dhe karbohidrateve nga krikerat mbështet nivelet e qëndrueshme të sheqerit në gjak dhe prodhimin e kimikateve të trurit që nxisin gjumin.

Pothuajse çdo drithër mund të kombinohet me qumësht ose ushqime të tjera për një vakt të shëndetshëm gjatë natës. Melatonina në drithëra si tërshëra dhe elbi nxit gjumin, dhe një 3/4 filxhan (175 gramë) tërshërë të gatuar me ujë ka vetëm 124 kalori.

Arrat dhe boronicat e thata, përmbajnë melatonin që nxit gjumin. Një e katërta e filxhanit (38 gram) ka mesatarisht 173 kalori, në varësi të përzierjes.

Kosi është një burim i mirë i proteinave, i cili ndihmon në frenimin e urisë. Është gjithashtu i pasur me kalcium, i cili ndihmon në gjumë më të mirë. Një enë (170 gram) me kos të thjeshtë pa yndyrë ka vetëm 94 kalori.

Përshtati në shqip: Egida Delibashi/ HealthLine

 

Gjithçka që duhet të dini për plakjen e parakohshme

Posted: 31 Mar 2022 01:46 AM PDT

Ndërsa plakeni, proceset e brendshme të trupit, nga qarkullimi i qelizave të lëkurës tek rikuperimi i stërvitjes, ngadalësohen dhe kërkojnë më shumë kohë për t’u përfunduar ose rimbushur. Kjo lë hapësirë ​​për shfaqjen e shenjave të plakjes, si rrudhat dhe lodhja.

Këto ndryshime mund të jenë befasuese nëse ndodhin më herët se sa pritej, prandaj përdoret termi “plakje e parakohshme”.

Ja çfarë duhet të dini:

Cilat janë shenjat e plakjes së parakohshme?

Procesi i plakjes është i ndryshëm për të gjithë, por ka disa shenja të plakjes që konsiderohen "të parakohshme" nëse i vëreni para se të mbushni 35 vjeç.

Njollat ​​e diellit

Njollat ​​e diellit, të quajtura gjithashtu njollat ​​e moshës, janë njolla të sheshta në lëkurë të shkaktuara nga ekspozimi në diell për vite me rradhë. Këto pika të hiper-pigmentuara mund të krijohen në pjesën e fytyrës, në pjesën e pasme të duarve ose në zonën parakrahut.

Ato priren të shfaqen në ose pas moshës 40 vjeç, megjithatë personat me sëmundjen e  plakjes së parakohëshme mund t'i kënë ato më parë se mosha mesatare.

Duart e zbehta

Me kalimin e kohës, shtresat e sipërme të lëkurës bëhen më të holla dhe përmbajnë më pak proteina strukturore, si kolagjeni, që i japin lëkurës formën e saj. Si rezultat, duart mund të fillojnë të duken më të zbehta, të holla dhe të prirura ndaj rrudhave. Nuk ka asnjë matës për kohën kur duart fillojnë të duken më të vjetra, por shumica e njerëzve priren ta vërejnë atë në fund të të 30-tave dhe në fillim të të 40-tave.

Inflamacion ose hiperpigmentim përgjatë zonës së gjoksit

Shumë njerëz kanë zbardhjen e njollave në gjoks ndërsa plaken. Ngjashëm me njollat ​​e diellit, këto zona me pigment të ndryshëm mund të shkaktohen nga dëmtimi i qelizave nga ekspozimi në diell. Ky lloj hiperpigmentimi nuk është gjithmonë i lidhur me plakjen. Mund të jetë rezultat i ekzemës ose kushteve të tjera të lëkurës që dëmtojnë qelizat e melaninës në lëkurën tuaj.

Lëkurë e thatë

Lëkura e thatë ose e kruar (xerosis cutis) mund të ndodhë më shpesh. Kjo për shkak se lëkura e holluar është më e ndjeshme ndaj dehidrimit.

Rrudha ose varje

Ndërsa hyni në të 30-at, lëkura juaj ngadalëson prodhimin e kolagjenit, proteina që i jep lëkurës elasticitet. Me më pak kolagjen në lëkurë, është më e lehtë që të shfaqen rrudha të dukshme dhe varje. Ju mund të vini re se kjo ndodh më shumë në zonat përreth muskujve të përdorur shpesh, si balli ose ku jeni më të ekspozuar ndaj diellit.

Rënia e flokeve

Humbja e flokëve ndodh pasi qelizat burimore që nxisin rritjen e flokëve të rinj në folikulat të flokëve vdesin.Ndryshimet hormonale, faktorët mjedisorë, gjenetika dhe dieta juaj, të gjitha luajnë një rol në sa shpejt ndodh kjo.

Çfarë e shkakton plakjen e parakohshme?

Ka disa faktorë të ndryshëm që kanë një efekt të drejtpërdrejtë në atë se sa shpejt shfaqen këto shenja në trupin tuaj.

Pirja e duhanit

Toksinat në tymin e cigares e ekspozojnë lëkurën ndaj stresit oksidativ. Kjo shkakton thatësi, rrudha dhe shenja të tjera të plakjes së parakohshme.

Ekspozimi në diell dhe nxirje

Ekspozimi ndaj diellit bën që lëkura të dëmtohet nga rrezet ultraviolet. Këto rreze dëmtojnë ADN-në në qelizat e lëkurës, duke shkaktuar rrudha.

Gjenet

Ka disa kushte gjenetike shumë të rralla që mund t’ju bëjnë të shfaqni shenja të plakjes në fëmijëri dhe në pubertetin e hershëm. Këto kushte quhen progeria.

Sindroma Werner prek 1 në 1 milion njerëz. Shkakton lëkurën e rrudhosur, flokët e thinjura dhe rënien e flokëve dhe ndodh zakonisht ndërmjet moshës 13 dhe 30 vjeç.

A ka faktorë të tjerë?

Disa zakone të jetesës mund të ndikojnë në atë se sa shpejt trupi shfaq shenjat e plakjes, edhe nëse ato nuk janë shkaku kryesor.

Zakonet e gjumit

Gjumi i jep trupit tuaj një mundësi për të freskuar dhe rigjeneruar qelizat.

Të paktën një studim i vogël ka treguar se cilësia e dobët e gjumit lidhet me rritjen e shenjave të plakjes dhe një funksion të zvogëluar të pengesës së lëkurës.

Dieta

Disa kërkime sugjerojnë se ngrënia e një diete të pasur me sheqer dhe karbohidrate të rafinuara mund të dëmtojë lëkurën me kalimin e kohës.

Marrja e alkoolit dhe kafeinës

Pirja e tepërt e alkoolit dehidraton trupin. Me kalimin e kohës, ky dehidrim mund të bëjë që lëkura  dhe të humbasë formën dhe elasticitetin e saj.

Kafeina mund të ketë një efekt të ngjashëm, megjithëse ka kërkime kontradiktore nëse konsumimi i përditshëm i kafesë shkakton rrudha.

Mjedisi

Njollat ​​e pigmentit dhe rrudhat mund të shkaktohen ose përkeqësohen nga ndotësit e mjedisit.

Stresi

Një mënyrë jetese stresuese mund të shkaktojë një përgjigje inflamatore në trupin, si dhe të dëmtojë zakonet e gjumit. Hormonet e stresit dhe inflamacioni mund ta plakin trupin më shpejt.

Si të parandaloni plakjen e mëtejshme?

Përdorni krem ​​kundër diellit

Përdorimi i kremit kundër diellit me të paktën SPF 30 çdo ditë mund të jetë gjëja më e mirë që mund të bëni për të parandaluar shenjat e plakjes së parakohshme.

Sigurohuni që të hiqni të gjithë grimin para gjumit

Zakonet tuaja të larjes së fytyrës mund të ndikojnë në pamjen e lëkurës suaj.

Lani fytyrën dy herë në ditë duke përdorur ujë të ngrohtë dhe një pastrues fytyre. Sigurohuni që fytyra të mos ketë papastërti përpara se të shkoni në shtrat.

Përmbajuni një orari të gjumit

Gjumi është thelbësor për të gjitha organet e trupit tuaj, duke përfshirë lëkurën tuaj. Ndjekja e një orari gjumi do t’i japë lëkurës tuaj kohë për t’u freskuar dhe rigjeneruar çdo ditë.

Hani një dietë të ekuilibruar

Një dietë e ekuilibruar siguron që ju të merrni të gjithë ushqimin që trupi juaj ka nevojë për të prodhuar qeliza të shëndetshme të lëkurës.

Qëndroni të hidratuar

Dehidratimi mund të bëjë që rrudhat të shfaqen më shpejt. Pini 8 gota ujë në ditë për të hidratuar trupin tuaj.

Bëhuni aktiv

Ushtrimet e përditshme rritin qarkullimin tuaj, gjë që e mban lëkurën më të shëndetshme. Kjo mund të ndihmojë që lëkura juaj të duket më e re.

Eleminoni duhanin

Nëse ndaloni së ekspozuari lëkurën tuaj ndaj toksinave në tymin e cigares, do t’i jepni kohë lëkurës tuaj për t’u riparuar.

Praktikoni teknika për menaxhimin e stresit

Gjeni një teknikë për lehtësimin e stresit që funksionon për ju dhe bëjeni zakon. Yoga, shëtitjet në natyrë dhe meditimi janë të gjitha mekanizma të provuar të përballimit të shëndetshëm.

Burimi: HealthLine

Ja 7 metodat që përdorin psikologët për të reduktuar stresin

Posted: 31 Mar 2022 12:50 AM PDT

Psikologët janë specialistë që na ndihmojnë të zgjidhim problemet, të kapërcejmë frikën dhe të rregullojmë ndjenjat tona në mënyrë që të jemi të qetë dhe të shëndetshëm. Por ata janë gjithashtu qenie njerëzore dhe ndonjëherë duhet të përballen edhe me stresin.

Ky artikull do t’ju tregojë disa metoda që përdorin edhe profesionistët për të ndihmuar në uljen e stresit.

  1. Shkruani gjithçka që ju vjen në mendje.

Ky proces krijues sipas psikologëve është vërtet i dobishëm sepse bën që ne të harrojmë problemet, duke bërë që truri të ndihet më i relaksuar dhe tensioni ulet. Pas kësaj, ekspertët shprehen se ju mund t'i shikoni gjërat nga një këndvështrim tjetër.

  1. Përzgjidhni përbërësit që blini për një pjatë që dëshironi të gatuani.

Shumë persona kur ndihen në stres përpiqen të konumojnë diçka për të luftuar atë çfarë po mendojnë apo ndiejnë në një moment të caktuar. Ekpertët thonë se stresi mund përballohet më mirë kur konsumohen gjëra të shëndetshme, ndaj këshillohet që të przgjidhni me kujdes përbërësit teksa gatuani një recetë që ju pëlqen. I gjithë ky proces do ju bëjë të ndiheni më të qetë.

  1. Ju gjithshtu mund të vendosni në lëvizje muskujt tuaj.

Psikoterapisti amerikan Kevin Chapman përdor dhe sugjeron metodën e relaksimit progresiv të muskujve që u zhvillua në vitin 1920. Ideja është e thjeshtë: pas çdo tensioni të fortë, vjen një relaksim i fortë. Do të thotë që duhet të shtrëngoni muskujt e kyçeve për 10 sekonda dhe më pas të fokusoheni në ndjenjën e relaksimit për 20 sekonda.

  1. Reagoni pozitivisht ose mos reagoni fare.

Një reagim pozitiv ndaj një situate negative ndihmon në shmangien e stresit dhe madje edhe për të marrë përvojë nëse e trajtoni atë si një sfidë.

  1. Ndaloni për një moment rrjedhën e mendimeve tuaja.

Kjo nënkupton se ju nuk duhet të mbingarkoni veten me mendime për çdo gjë. Sapo të gjeni veten duke menduar për çdogjë përpiquni të fokusohuni në diçka që ju bën të ndiheni më mirë për një moment.

  1. Vendosni një orë për hobin tuaj dhe gjërat që ju pëlqejnë.

Psikoterapistja Amy Przeworski rekomandon që të keni një periudhë kohe kur mund të bëni gjithçka që dëshironi. Lexoni, vizatoni, gatuani, ushtroni – çfarëdo që ju bën të lumtur. Asnjë punë, pa përgjegjësi, pa mendime negative, nuk duhet të ketë asgjë që ju shqetëson përgjatë këtij momenti.

  1. Stimuloni nervat tuaja.

Një psikolog tjetër sugjeron një metodë të pazakontë, por efektive të bazuar në fiziologji. Prekni buzët tuaja me gihtin tregues. Kjo lëvizje prek nervat e vendosura në sipërfaqen e buzëve, gjë që stimulon sistemin nervor parasimpatik dhe ju ndihmon të qetësoheni.

Burimi: Bright Side

Raport i Medscape 2022: Një tragjedi e profesionit, raporti i vetëvrasjeve midis mjekëve

Posted: 31 Mar 2022 12:50 AM PDT

Burnout, depresioni, stresi brenda dhe jashtë zyrës, si dhe lodhja nga Covid-19 ka kontribuar që shumë mjekë të ndihen të pashpresë dhe të dëshpëruar, duke kontribuar në pasjen e medimeve për vetvrasje.

Medscape anketoi më shumë se 13 000 mjeke që ishin të hapur për të ndarë eksperiencat e tyre lidhur me se çfarë i ka shtyrë që të mendojnë vetëvrasjen, si i kanë përballuar këto mendime, si janë munduar të qëndrojnë të qetë mendërisht dhe si i kanë ndihmuar kolegët që kanë patur këto mendime "të errëta".

Rreth 21% e mjekëve në total thanë se ishin të depresionuar. Nga këto, 24% e kanë të diagnozë të shkruar dhe 64% nuk kanë një diagnozë të shkruar.

 

"Jam vazhdimisht në depresion dhe po shikoj për një mënyrë për t'ja dalë"- Neurolog

"Nuk kam më entuziazëm për të bërë punën për të cilën mendoja se isha i lindur…. Nuk jam i lodhur nga puna, jam i lodhur nga jeta," mjek urgjence

Para pandemisë një ekip i Kolegjit Mjekësor "Penn State" realizoi një vlerësim të nivelit të depresionit në sistemin spitalor. Nga ky vlerësim, niveli i depresionit u vlerësua me 10% midis mjekëve. "Tashmë niveli e depresionit, shkon ne 30-33%" tha Danie Shapiro, Profesor në Kolegjin Mjekësor "Penn State".

Në këtë anketim, rreth 1 në 10 mjekë thanë se kanë patur mendime për të kryer vetëvrasje. Studimet e fundit kanë treguar se shkalla e mendimeve për vetëvrasje midis mjekëve është më e lartë se në popullatën e përgjithshme (7.2% vs 4%).

 

Këtë vit, patologët, krirurgët e përgjithshëm dhe onkologët ishin në grupin e specialistëve që "kanë vuajtur" më shumë nga mendimet për vetëvrasje.

Është e rëndësishme që të kuptohen faktorët e rrezikut (profesional ) për secilin specialitet dhe sesi ndërveprojnë me faktorët personal të rrizkut që mund të krijojnë "furtunën perfekte" në mendimet për vetëvrasje.

Përshtati në shqip: D.C 

Raporti Vazhdon….

Kliko linkun për të lexuar të dhënat e plota

https://www.medscape.com/slideshow/6014970?uac=439469MX&faf=1&sso=true&impID=4125820&src=mkm_ret_220331_mscpmrk_eumonthly_int#5

 

Zjarr në spitalin e Korçës, pacienti ndezi cigare. Ngjitur kishte maskën e oksigjenit

Posted: 31 Mar 2022 12:17 AM PDT

Godina e sanatoriumit është përfshirë nga flakët pas mesnatës. Zjarri ra në një nga dhomat e saj, ku për pasojë ka marrë djegie të lehta pacienti B. D., rreth 62 vjeç, banues në Korçë, i cili po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Burime bëjnë me dije se shkak për zjarrin është bërë fakti se pacienti 62 vjecar B.D ka ndezur një cigare ndërkohë që kishte ngjitur edhe maskën e oksigjenit dhe për rrjedhoje janë djegur disa orendi të dhomës dhe ai ka marrë dëmtime në fytyrë.

Burimi: Top Channel

Lajm i fundit/ Zjarr në spitalin e Korçës, pëson djegie një pacient

Posted: 31 Mar 2022 12:05 AM PDT

Një prej dhomave të sanatoriumit në Korçë është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 4 Korçë në godinën e sanatoriumit. Si pasojë e flakëve, ka marrë djegie të lehta pacienti me iniciale B.D. 62 vjeç.

Sipas policisë, nga hetimet paraprake, dyshohet për zjarr aksidental.

Njoftimi i policisë:

Mesnatën e sotme, në lagjen nr. 4, Korçë, në godinën e sanatoriumit, ka rënë zjarr në një nga dhomat e saj, ku për pasojë ka marrë djegie të lehta pacienti B. D., rreth 62 vjeç, banues në Korçë, i cili po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Burimi: Top Albania Radio

Varianti i ri i Omicron BA.2, prek aparatin tretës

Posted: 30 Mar 2022 11:58 PM PDT

Varianti i coronavirusit Omicron ka pësuar ndryshim duke prodhuar një tjetër Mutacion, atë BA2 i cili ka një infektueshmëri 30 % më të lartë se sa Omicroni.

Ky variant i ri përveç se infekton më shumë ka ndryshuar edhe simptomat tek personi qe bie në kontakt me të. Më të vështirë e kanë të pavaksinuarit.

Skënder Brataj: Nuk mund të themi që është me agresiv se Omicroni. Ai  prek aparatin tretës, diegie stomaku, të vjella, diarre si dhe rrugët e sipërme respiratore, por jo të na japë insuficienca respiratore deri humbje jete.

Ilir Alimehmeti: Kush ka imunizim nuk shfaq komplikacione të rënda, nuk po flasim këtu për një dhimbje gryke apo bllokim hundesh. Secili nga ne e di tanimë gjëndjen imunitare në familje.

Varianti i ri i Omicron, Ba2  ka rritur numrin e rasteve të infektuara  në Evropë si Francë, Gjermani, Itali, së fundmi edhe në Greqinë fqinje. Ky variant infekton më shumë se sa edhe vetë Omicron. Në Shqipëri nuk vihet re rritje e numrit te te infektuarve, ndonëse ka dyshime dhe disa mostra janë dërguar për konfirmim në laboratorin e referencës. Por edhe nëse Ba2 mund të jetë i pranishëm në vendin tonë ekspertët duken optimistë, pasi thonë se një pjesë e mirë e shqiparëve e kanë kaluar coronavirusin dhe po kështu ka një përqindje të mirë të vaksinuar.

Skënder Brataj: Fatmirësisht të gjithë indikatorët edhe pse mund të këtë një rritje të lehtë  janë të qëndrueshëm, kemi 2 -3 të shtruar  në spital, janë diku tek 14 vetë.

Ilir Alimehmeti: Po të shikosh Shqipëri, Maqedoni, Kosovë janë në një situatë të qetë, ka pak raste. Kjo për shkak të imunizimit natyral dhe vaksnimit. Balkani  mund të ketë më pak vaksinim se Evropa Perëndimore,  por ka më shumë që e kanë kaluar sëmundjen.

Burimi: Top Channel

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more