Skip to main content

Paraqitja e urthit gjatë shtatzënisë, si ta trajtoni gjendjen me masat jo-terapeutike

Paraqitja e urthit gjatë shtatzënisë, si ta trajtoni gjendjen me masat jo-terapeutike


Paraqitja e urthit gjatë shtatzënisë, si ta trajtoni gjendjen me masat jo-terapeutike

Posted: 27 Feb 2022 02:37 PM PST

Urthi gjatë shtatzënisë është një gjendje që prek më shumë se 50% të grave, veçanërisht gjatë tremujorit të dytë dhe të tretë.

Zakonisht nuk është një shenjë e një problemi serioz, por mund të jetë mjaft e pakëndshme dhe madje e dhimbshme.

Dispepsia është gjithashtu e zakonshme gjatë shtatzënisë dhe mund të ndodhë me urth. Nëse ndiheni të ngopur, të gazuar ose të fryrë, keni dispepsi!

Procesi i urthit, ndodh kur acidi gastrik nga stomaku juaj shtyhet lart drejt ezofagut (tubi midis gojës dhe stomakut tuaj).

Kjo shkakton një ndjesi djegieje, mund të keni një shije të thartë në gojën tuaj ose një ndjenjë që të vjella po rritet në fytin tuaj.

Por, si mund të shmangni ose trajtoni urthin gjatë shtatëzanisë?

– Hani 6 vakte të vogla gjatë gjithë ditës në vend të 3 vakteve të rregullta. Kjo mund të parandalojë që stomaku juaj të bëhet shumë i mbushur.

– Mos hani shumë afër kohës së gjumit (2-3 orë para).

– Reduktoni ushqimet pikante ose ushqime të tjera të tilla si çokollata, ushqimet e skuqura dhe kafeina. /Gazeta Shneta/

The post Paraqitja e urthit gjatë shtatzënisë, si ta trajtoni gjendjen me masat jo-terapeutike first appeared on .

Ky është infeksioni më i zakonshëm që mund të merrni gjatë kohës së shtatzënisë

Posted: 27 Feb 2022 02:15 PM PST

Shtatzënia është një periudhë e ndjeshme, kur përballeni me natyrën e infeksioneve. Vaginiti, është ndër infeksionet më të shpeshta gjatë kohës nëntë mujore të shtatzënisë.

Vaginiti është një term i përgjithshëm për inflamacionin e vaginës, shkruan Very Well Family përcjell Gazeta Shneta.

Ky infeksion është i zakonshëm por mund të jetë shumë i bezdisshëm pasi ka tendencë të përsëritet dhe mund të ndërhyjë në marrëdhëniet intime.

Katër lloje të vaginitit përfshijnë trikomoniazën, infeksione maja, vaginozë bakteriale dhe vaginit atrofik.

Infeksionet e majave shkaktohen nga kërpudhat dhe është vlerësuar se 75% e grave do të përjetojnë një infeksion maja gjatë jetës së tyre.

Ato që janë më të ndjeshme ndaj këtyre infeksioneve janë gratë shtatzëna, gratë me diabet, gratë që marrin antibiotikë, barna kortikosteroide, ose kontraceptivë oralë dhe gratë me mungesë të hekurit.

Mënyra më e natyrshme për të trajtuar infeksionet e majave është parandalimi.

Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë KLIKO KËTU.

Studimet mjekësore sugjerojnë që veshja e mbathjeve të ngushta mund të rrisë sekrecionin dhe lagështinë në zonat vaginale, duke krijuar një mjedis më të ndjeshëm ndaj infeksioneve të majave.

Andaj, provoni të vishni të brendshme të lirshme të bëra nga pambuku.

Studime të tjera sugjerojnë që marrëdhëniet e shpeshta (shtatë ose më shumë herë në javë) lidhen me rritjen e rrezikut të infeksioneve të majave tek gratë. Kjo mund të ketë të bëjë me natyrën alkaline të spermës e cila mund të prishë ekuilibrin e pH të vaginës.

Kështu që sigurohuni që të keni marrëdhënie intime më pak të shpeshta dhe / ose të siguroheni se praktikoni higjienë të mirë pas marrdhënieve (pastroni rreth vrimës së vaginës me sapun të butë, mos bëni dush).

Konsumi i rregullt i kosit që përmban probiotikë thuhet se ndikon në uljen e rrezikut të infeksioneve të majave tek gratë. /Gazeta Shneta/

The post Ky është infeksioni më i zakonshëm që mund të merrni gjatë kohës së shtatzënisë first appeared on .

Studim: Imunizimi ndaj gripit në shtatzëni nuk është i lidhur me rrezikun e autizmit tek fëmijët

Posted: 27 Feb 2022 01:38 PM PST

Një studim që ndjek pothuajse 70,000 fëmijë në Suedi nuk zbuloi rrezik të rritur të çrregullimit të spektrit autik në mesin e atyre nënave të të cilat morën një vaksinë gripi.

Ndonëse në studimet e kaluara është treguar që vaksinat e gripit gjatë shtatëzënisë mund të jetë mbrojtëse si për gruan ashtu edhe për foshnjën por disa prej tyre kanë eksploruar rreziqet afatgjata pas imunizimit, shkruan Business Insider përcjell Gazeta Shneta.

Hezitimi i vaksinimit në këtë periudhë është në rritje, por gjithnjë e më shumë kërkime sugjerojnë se nuk duhet të ndodhë kjo shmangie.

Një studim gjithëpërfshirës, nuk gjen asnjë lidhje midis vaksinës së gripit në shtatzëni dhe çrregullimit të spektrit të autizmit tek fëmijët.

Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë KLIKO KËTU.

Studimi i botuar në Annals of Internal Medicine, ndoqi gati 70,000 foshnje të lindura në shtatë rajone të kujdesit shëndetësor në Suedi midis tetorit 2009 dhe shtatorit 2010. Rreth 40,000 prej tyre ishin të ekspozuar ndaj vaksinës së gripit A (H1 N1) në mitër.

Studiuesit nga Instituti Karolinska në Stockholm, Suedi, ndoqën të gjitha foshnjat për një mesatare prej 6.7 vjetësh dhe zbuluan se 1% e atyre nënave të të cilat kishin marrë vaksinën dhe 1.1% e atyre nënave të të cilave nuk kishin marrë vaksinën kishin çrregullim të spektrit autik (ASD).

“Ne e dimë që autizmi ka një përbërës të fortë gjenetik dhe se asnjë shkencë nuk mbështet besimin se vaksinat e administruara në shtatzëni (ose në fëmijëri) mund të shkaktojnë autizëm,” shkroi epidemiologu Anders Hviid. /Gazeta Shneta/

The post Studim: Imunizimi ndaj gripit në shtatzëni nuk është i lidhur me rrezikun e autizmit tek fëmijët first appeared on .

Sa është e sigurt të pini kafe gjatë shtatzënisë, limiti i caktuar sipas udhëzuesve shëndetësor

Posted: 27 Feb 2022 12:50 PM PST

Shumica e mjekëve, sugjerojnë se një sasi e moderuar e kafeinës është e sigurt gjatë përdorimit në shtatzëni.

Rekomandimet ekzistuese shëndetësore, thonë se gratë mund të konsumojnë më pak se 200 mg kafeinë, ose dy filxhanë kafe, çdo ditë dhe të kenë një shtatzëni të sigurt.

Mirëpo, sipas një përmbledhje të 48 studimeve ekzistuese të botuar në revistën prestigjoze BMJ Evidence -based Medicine, thuhet se gratë shtatzëna duhet të shmangin kafenë, sodën dhe produktet e tjera që përmbajnë kafeinë për shtatzëninë më të sigurt, transmeton Gazeta Shneta.

Kafeina mund të shkaktojë rritjen e rrahjeve të zemrës dhe presionit të gjakut të një personi, gjendje që mund të ndikojnë negativisht në një fetus gjatë shtatzënisë.

Për rishikimin e artikullin në fjalë, studiuesit nga Universiteti Reykjavik në Islandë shikuan të dhëna nga 37 studime vëzhgimi që u botuan pas vitit 2000, plus 11 artikuj që rishikuan studimet e mëparshme mbi kafeinën dhe shtatzëninë.

Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë KLIKO KËTU.

Këto zbulime janë në kundërshtim me rekomandimet zyrtare ekzistuese në Mbretërinë e Bashkuar, SHBA dhe Komisionin Evropian, të cilët të gjithë janë shprehur se gratë shtatzëna mund të konsumojnë një sasi të moderuar kafeine, rreth ekuivalentin e dy filxhanëve kafe, dhe akoma të jenë të sigurta.

Rekomandimet ekzistuese nga organizata shëndetësore të vendeve të ndryshme thonë se gratë mund të konsumojnë në mënyrë të sigurt një sasi të moderuar kafeine gjatë shtatëzënësisë.

Kolegji Amerikan i Obstetrikës dhe Gjinekologjisë, sugjeron të konsumoni më pak se 200 mg, e cila është e barabartë me dy filxhanë kafe, çdo ditë nëse jeni shtatzënë. NHS – Organizata Kombëtare e Kujdesit Shëndetësor në Mbretërinë e Bashkuar, ka të njëjtin rekomandim.

“Kur bëhet fjalë për foshnjën, metabolizmi i tyre nuk është ende aq i zhvilluar sa i një të rrituri, kështu që është më e vështirë për ta që të metabolizojnë kafeinën, që do të thotë se modeli i tyre i gjumit mund të prishet dhe ata mund të bëhen të shqetësuar” thotë Dr. Isis Amer -Wahlin, konsulent i obstetrikës dhe gjinekologjisë. /Gazeta Shneta/

The post Sa është e sigurt të pini kafe gjatë shtatzënisë, limiti i caktuar sipas udhëzuesve shëndetësor first appeared on .

Shtatzënia: Hipnoterapia, përfitim lehtësues në lindjen e foshnjës në mjedisin ujor

Posted: 27 Feb 2022 11:53 AM PST

Një shumëllojshmëri e opsioneve të lindjes janë në dispozicion sot. Në varësi të preferencës suaj dhe shëndetit të juaj dhe foshnjës, ju mund të zgjidhni të lindni në spital, në një qendër lindjeje ose në shtëpi.

Përtej vendndodhjes, gjithnjë e më shumë gratë shtatzëna po zgjedhin lindjen në ujë, si një mënyrë të mirëpritjes së foshnjeve të tyre, shkruan Healthline përcjell Gazeta Shneta.

Gjatë lindjes në ujë, ju do të zhyteni në të – zakonisht përmes një vaske të palëvizshme dhe do të lindni fëmijën tuaj përmes vetë-trajnimit me metodën hipnoterapeutike në ujë.

Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë KLIKO KËTU.

Hipnoterapia është një metodë që ndihmon në procesin e lindjes, përmes së cilës tensioni mund të kontrollohen ose pakësohen, duke ju ndihmuar të menaxhoni lindjen tuaj dhe të kuptoni ritmet natyrale të trupit.

Sipas Kolegji Amerikan të Obstetërve dhe Gjinekologëve, zhytja në ujë në fazën e parë të lindjes mund të ndihmojë në shkurtimin e kohëzgjatjes së procesit. Linjda në ujë gjithashtu mund të zvogëlojë nevojën tuaj për epidurale ose për ndonjë lehtësues tjetër.

Mirëpo, ekzistojnë udhëzime të tjera për disavantazhe të kësaj metode, duke përfshirë rastet si:

Mund të mos rekomandohen për gratë që janë në gjendje të lindjes së parakohshme ose që kanë kryer dy ose më shumë lindje të mëparshme cezariane.

Përveç kësaj, lindja në ujë mund të mos rekomandohet nëse keni ndonjë nga ndërlikimet ose simptomat e mëposhtme si: infeksioni i lëkurës, ethe prej 38 ° C ose më e lartë, gjakderdhje e tepruar vaginale ose shtatëzani multiple. /Gazeta Shneta/

The post Shtatzënia: Hipnoterapia, përfitim lehtësues në lindjen e foshnjës në mjedisin ujor first appeared on .

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more