Skip to main content

“Zyrtare: Kemal Ademi kalon te Paderborn” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Zyrtare: Kemal Ademi kalon te Paderborn” plus 9 more Telegrafi Futboll


Zyrtare: Kemal Ademi kalon te Paderborn

Posted: 31 Jan 2022 12:43 PM PST

Sulmuesi shqiptar Kemal Ademi, ka lënë Khimkin, duke kaluar në Bundesliga 2 te Paderborn.

Ka qenë klubi gjerman që ka njoftuar ardhjen e sulmuesi, duke e konsideruar si goditje në ditën e fundit të afatit kalimtar dimëror.

"I lindur në Villingen-Schëenningen, Kemal Ademi vjen në Paderborn nga klubi rus FK Khimki. Sulmuesi 26-vjeçar ka nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit".

"Pas qëndrimeve në 1899 në Hoffenheim, St. Gallen dhe Xamax Neuchatel, Ademi bëri përparimin e tij në FC Basel në sezonin 2019/2020".

"Ai kaloi në ligën ruse nëpërmjet Fenerbahçes së Stambollit në verën e vitit 2021", thuhet në njoftimin e klubit.

Transferimet LIVE: Afati kalimtar i janarit Transferimet LIVE: Afati kalimtar i janarit

Drejtori sportiv i Paderborn, Fabian Wohlgemuth, e ka lavdëruar sulmuesin, sidomos për gjatësinë e tij.

“Me përvojën e tij ndërkombëtare dhe lartësinë e tij prej 1.95 metrash, Kemal do të pasurojë skuadrën tonë,” ka thënë drejtori sportiv Wohlgemuth.

Ademi do ta gjejë në Paderborn, futbollistin tjetër shqiptar, Florent Muslija që ka kaluar po ashtu në këtë afat kalimtar në këtë klub. /Telegrafi/

The post Zyrtare: Kemal Ademi kalon te Paderborn appeared first on Telegrafi.

Tejkalohen problemet – Aubameyang nuk do të huazohet, por do të nënshkruajë kontratë afatgjate me Barcelonën

Posted: 31 Jan 2022 12:33 PM PST

Pierre-Emerick Aubameyang pritet t'i bashkohet Barcelonës me marrëveshje afatgjate dhe jo në firmë huazimi.

Sulmuesi i Arsenalit është pajtuar të heqë dorë nga një pjesë e madhe e pagës së tij, në mënyrë që të nënshkruajë për Blaugranët.

Të gjitha palët janë të kënaqura me marrëveshjen, nga e cila Arsenali do të kursejë 25 milionë funte (30 milionë euro) nga mospagimi i rrogave të tij.

Sonte (e hënë), sulmuesi nga Gaboni do t'i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore, para se të zyrtarizohet marrëveshja – njofton Sky Sports.

Transferimet LIVE: Afati kalimtar i janarit Transferimet LIVE: Afati kalimtar i janarit

Transferimi te Barca do të ndodhë me parametrat zero, meqë Arsenali dëshiron të lirohet nga paga e tij e majme prej 350.000 funtesh (418.800 euro) në javë.

Kështu që në total, nga largimi i tij, Topçinjtë do të kursejnë 30 milionë euro, por Mikel Arteta do të mbetet vetëm më dy sulmues, Eddie Nketiah dhe Alex Lacazette.

32-vjeçari nuk ka luajtur për Arsenalin që nga 6 dhjetori dhe ishte lënë jashtë skuadrës në stërvitjet në kampion në Duabi. /Telegrafi/

The post Tejkalohen problemet – Aubameyang nuk do të huazohet, por do të nënshkruajë kontratë afatgjate me Barcelonën appeared first on Telegrafi.

Vedat Muriqi me mesazh për tifozët e Lazios par largimit drejt Mallorcas

Posted: 31 Jan 2022 11:42 AM PST

RCD Mallorca ka prezantuar sulmuesin shqiptar Vedat Muriqin, i cili kalon si huazim nga Lazio.

Muriqi kishte arritur dje në Mallorca, ku sot gjatë ditës kreu testet mjekësore dhe nënshkroi kontratën me klubin e ri. Muriqi vjen nga Lazio e Seria A, ndërsa më parë ka luajtur disa sezone në Turqi.

Sulmuesi i fuqishëm ka falënderuar Lazion dhe tifozët e saj për përkrahjen, ndërsa ka shtuar se do të mbetet tifoz i klubit.

"Dua t'i falënderoj tifozët e vërtetë të Lazios për besimin, respektin dhe përkrahjen që ma kanë dhënë. Për fat të keq unë nuk kam mundur ta tregoj Vedatin e vërtetë në fushë".

"Faleminderit shumë që keni bërë Romën shtëpinë tonë, për mua dhe familjen time dhe duke reflektuar dashurinë ndaj nesh".

"Zemra ime dhe përkrahja do të jetë për juve për pjesën tjetër të kampionatit", ka shkruar Muriqi në "Tëitter".

Sulmuesi ka luajtur 37 ndeshje për Kosovën, në të cilat ka shënuar 18 gola. /Telegrafi/

The post Vedat Muriqi me mesazh për tifozët e Lazios par largimit drejt Mallorcas appeared first on Telegrafi.

Van de Beek zyrtarizohet te Evertoni, do ta bartë fanellën me numrin 30

Posted: 31 Jan 2022 11:12 AM PST

Donny van de Beek i është bashkuar Evertonit në formë huazimi nga Manchester Unitedi deri në fund të sezonit aktual.

"Tash mund të them se jam lojtar i Evertonit, jam shumë i gëzuar dhe mezi pres që t'i ndihmoj skuadrës", ka thënë transferi i ri për evertontv.

"Mendoj se është një klub i shkëlqyer… Ka lojtarë shumë të mirë këtu dhe kam ardhur sepse dua t'u ndihmoj të ngjiten në tabelë".

"Shpresoj të sjell më shumë cilësi futbolli, pasimet e mia dhe natyrisht, të shënoj gola. Realizimi është një pjesë e madhe e lojës sime dhe unë jap asistime dhe do të përpiqem t'i bëj këto".

Transferimet LIVE: Afati kalimtar i janarit Transferimet LIVE: Afati kalimtar i janarit

"Dhe nuk është vetëm faza e sulmit, por duhet edhe të mbrohesh si mesfushor dhe unë mund ta bëj edhe këtë po ashtu", ka shtuar holandezi në deklaratën e tij.

Te Evertoni, Van de Beek do ta bartë fanellën me numrin 30-të. /Telegrafi/

(Foto: evertonfc.com)

The post Van de Beek zyrtarizohet te Evertoni, do ta bartë fanellën me numrin 30 appeared first on Telegrafi.

Mallorca e zyrtarizoi Muriqin me një video simpatike në rrjetet sociale

Posted: 31 Jan 2022 11:04 AM PST

RCD Mallorca ka prezantuar sulmuesin shqiptar Vedat Muriqin, i cili kalon si huazim nga Lazio.

Muriqi kishte arritur dje në Mallorca, ku sot gjatë ditës kreu testet mjekësore.

Mallorca e ka bërë zyrtare transferimin e tij me një video shumë interesante në rrjetet sociale.

Një tifoz e donte me çdo kusht në skuadër, madje duke e transferuar fillimisht në lojën Sony Playstation.

Ishte madje ai vetë që kreu 'bisedimet' me krerët e Lazios.

Pas shumë bisedimet dhe mundimesh, tifozit i erdhi Vedat Muriqi në shtëpi, duke trokitur në derën e tij.

Një video shumë simpatike, ku edhe lojtari ynë luajti rolin shumë mirë.

Shpresojmë që Muriqi të ketë fat në paraqitjet e tij  për klubin spanjoll./Telegrafi/

The post Mallorca e zyrtarizoi Muriqin me një video simpatike në rrjetet sociale appeared first on Telegrafi.

Transferimi shumë i vështirë, por jo i pamundur – Chelsea bën përpjekjet e fundit për Dembele

Posted: 31 Jan 2022 10:53 AM PST

Chelsea ka bërë një kërkesë tjetër për transferimin e anësorit të Barcelonës, Ousmane Dembele, mirëpo duket e vështirë që marrëveshja të finalizohet në këtë fazë.

Blutë ringjallën interesin për francezin pasi dëgjuan se transferimi potencial te Paris Saint-Germaini ka ngecur.

Paga e tij e lartë është përmendur si pengesa kryesore që Chelsea duhet ta tejkalojë për ta transferuar sot (e hënë).

(Foto: Instagram/o.dembele7)

Në rast se klubi anglez nuk ia del ta bëjë këtë, atëherë do të përpiqet që të sigurojë një parakontratë për afatin kalimtar veror, kur edhe i skadon kontrata me Blaugranët.

Transferimet LIVE: Afati kalimtar i janarit Transferimet LIVE: Afati kalimtar i janarit

Siç po qëndrojnë gjërat, Dembele është kthyer në Barcelonë nga Parisi dhe gjasat janë të mëdha që të vazhdojë të luajë në Nou Camp deri në fund të sezonit.

Burime të Sky Sports News bëjnë të ditur se arritja e marrëveshjes me Chelsean para mbylljes së afatit kalimtar nuk është e pamundur, mirëpo është shumë vështirë për shkak të mungesës së kohës së mjaftueshme. /Telegrafi/

The post Transferimi shumë i vështirë, por jo i pamundur – Chelsea bën përpjekjet e fundit për Dembele appeared first on Telegrafi.

Muhamed Dubova kompleton transferimin në Sllovaki te Dubnica

Posted: 31 Jan 2022 10:50 AM PST

Talenti gjilanas Muhamed Dubova, do ta vazhdojë karrierën në Sllovaki te klubi Dubnica Nad Vahom.

Dubova i rritur te Gjilani, ku edhe kishte debutuar me këtë klub, ka vendosur për një aventurë të re.

"Dua të ju njoftoj që pas 2 vite e gjysme bashkëpunimi nuk do të jem pjesë e klubit SC GJILANI, klub i cili me dha shumë si futbollist. Fillimisht, falënderoj SKIFTERAT për mbështetjen si dhe trajnerët: Ismet Munishi, Alban Hyseni dhe në fund presidentin Florim Zuka.  Faleminderit nga zemra të gjithëve për mbështetjen qe keni pas ndaj meje… Ju uroj shume fat në ligë për titullin Kampion".

"Gjithashtu ju njoftoj nga sot do të jem pjesë e ligës Sllovake në klubin Dubnica Nad Váhom. Jam i motivuar dyfish më shumë ngase do t'a prezantoj denjësisht imazhin e kombit tim", ka shkruar Dubova.

Muhamed Dubova bën hapin e madh në karrierë, nga Gjilani transferohet në Sllovaki Muhamed Dubova bën hapin e madh në karrierë, nga Gjilani transferohet në Sllovaki

Sulmuesi i krahut këtë sezon ka arritur të shënojë një gol për Gjilanin, duke i dhënë një pikë në udhëtim me Drenicën. /Telegrafi/

 

The post Muhamed Dubova kompleton transferimin në Sllovaki te Dubnica appeared first on Telegrafi.

Zyrtare: Mallorca prezanton Vedat Muriqin

Posted: 31 Jan 2022 10:49 AM PST

RCD Mallorca ka prezantuar sulmuesin shqiptar Vedat Muriqin, i cili kalon si huazim nga Lazio.

Muriqi kishte arritur dje në Mallorca, ku sot gjatë ditës kreu testet mjekësore.

Lojtari ka kaluar te Mallorca deri në fund të sezonit.

Muriqi vjen nga Lazio e Seria A, ndërsa më parë ka luajtur disa sezone në Turqi, ku ka shënuar 76 gola në 210 ndeshje.

Në vitin e tij të fundit në futbollin turk, pak para se të transferohej në Itali, ai shënoi 17 gola në 36 ndeshje për Fenerbahcen.

Sulmuesi ka luajtur 37 ndeshje për Kosovën, në të cilat ka shënuar 18 gola.

Mallorca e ka bërë zyrtare transferimin e tij me një video shumë interesante në rrjetet sociale. /Telegrafi/

The post Zyrtare: Mallorca prezanton Vedat Muriqin appeared first on Telegrafi.

Bundesliga e qetë me blerje në janar – të gjitha afrimet dhe largimet e afatit kalimtar dimëror

Posted: 31 Jan 2022 10:42 AM PST

Bundesliga e ka mbyllur afatin kalimtar dimëror, pa goditje të bujshme, ku si zakonisht, klubet gjermane u treguan të përmbajtura.

Afati kalimtar dimëror ka përfunduar në ora 18:00 në Bundesliga.

Klubet e mëdha si Bayern Munich dhe Borussia Dortmund, nuk morën ndonjë lojtarë të njohur.

Në anën tjetër Bayer Leverkusen ka nënshkruar me Sardar Azmoun nga Zenit, por lojtari do të bashkohet me klubin në qershor.

Nga Bundesliga në këtë afat kalimtar u largua Admir Mehmedi që kaloi në Turqi.

Më poshtë të gjitha transferimet që ndodhën në këtë afat kalimtar në Bundesliga.


Arminia Bielefeld

Ardhjet: George Bello (Atlanta United), Gonzalo Castro (lojtar i lirë), Burak Ince (Altinordu FK)

Largimet: Lennart Czyborra (Genoa, kthimi nga huazimi)

Augsburg

Ardhjet:  Ricardo Pepi (FC Dallas)

Largimet: /

Bayer Leverkusen

Ardhjet:  Sardar Azmoun (Zenit)

Largimet : Nadiem Amiri (Genoa, huazim), Panagiotis Retsos (Hellas Verona)

Bayern Munich

Ardhjet: Liu Shaoziyang (Wuhan Three Towns FC)

Largimet: Bright Arrey-Mbi (Koln, huazim), Oliver Batista Meier (Dynamo Dresden), Michael Cuisance (Venezia FC)

Bochum

Ardhjet: Jürgen Locadia (Brighton & Hove Albion)

Largimet:  Silvere Ganvoula (Cercle Brugge, huazim), Soma Novothny (Anorthosis Famagusta)

Borussia Dortmund

Ardhjet: Filippo Mane (Sampdoria U19)

Largimet: Ansgar Knauff (Eintracht Frankfurt, huazim), Tobias Raschl (Greuther Fürth)

Borussia Mönchengladbach

Ardhjet: Marvin Friedrich (Union Berlin)

Largimet: Torben Müsel (KAS Eupen, huazim), Hannes Wolf (SWansea City, huazim), Denis Zakaria (Juventus)

Koln

Ardhjet: Bright Arrey-Mbi (Bayern Munich, huazim), Jeff Chabot (Sampdoria, huazim), Jeremy Mekoma (FC Karbach, verë 2022)

Largimet: Jens Castrop (Nurnberg, huazim), Sava-Arangel Cestic (kontrata e ndërprerë), Rafael Czichos (Chicago Fire), Noah Katterbach (FC Basel, huazim), Jorge Mere (Club America), Robert Voloder (Maribor)

Eintracht Frankfurt

Ardhjet: Ansgar Knauff (Borussia Dortmund, huazim)

Largimet:  Fabio Blanco (Barcelona), Amin Younes (Napoli, huazimi përfundoi)

Freiburg

Ardhjet: Hugo Siquet (Standard Liege)

Largimet: Dominique Heintz (Union Berlin)

Greuther Fürth

Afrimet: Andreas Linde (Molde), Afimico Pululu (Basel), Tobias Raschl (Borussia Dortmund)

Largimet: Emil Berggreen (kontrata e ndërprerë), Adrian Fein (Dynamo Dresden), Justin Hoogma (Hoffenheim, fundi i huazimit), Cedric Itten (Rangers, fundi i huazimit), Hans Nunoo Sarpei (Ingolstadt), Nils Seufert (Sandhausen, huazim)

Hertha Berlin

Afrimet: Fredrik Andre Bjorkan (Bodo/Glimt), Marc Oliver Kempf (VfB Stuttgart), Dongjun Lee (Ulsan Hyundai), Kelian Nsona (Caen)

Largimet: Dennis Jastrzembski (Slask Wroclaw), Krzysztof Piatek (Fiorentina, huazim), Deyovaisio Zeefuik (Blackburn Rovers, huazim)

Hoffenheim

Afrimet: Fin Ole Becker (St. Pauli, korrik 2022), Justin Che (FC Dallas, huazim), Justin Hoogma (Greuther Fürth, fundi i huazimit)

Largimet:  Melayro Bogarde (Groningen, huazim), Mijat Gacinovic (Panathinaikos, huazim), Justin Hoogma (Heracles), Bruno Nazario (Vasco da Gama)

Mainz

Afrimet: Delano Burgzorg (Heracles, huazim), Anthony Caci (Racing Strasburg, korrik 2022)

Largimet:  Marius Liesegang (Dynamo Dresden)

RB Leipzig

Afrimet: Fabrice Hartmann (Paderborn, fundi i huazimit)

Largimet: Brian Brobbey (Ajax, huazim), Luan Candido (Red Bull Bragantino), Hwang Hee-chan (Wolverhampton, huazimi i përhershëm), Ilaix Moriba (Valencia, huazim), Marcelo Saracchi (kontrata e ndërprerë), Joscha Wosz (Hallescher FC, huazim)

Union Berlin

Afrimet: Dominique Heintz (Freiburg), Sven Michel (Paderborn), Andras Schafer (Dunajska Streda)

Largimet: Marvin Friedrich (Borussia Monchengladbach), Max Kruse (Wolfsburg), Tymoteusz Puchacz (Trabzonspor, huazim), Fabio Schneider (Kuopion Palloseura, huazim), Cedric Teuchert (Hannover), Rick van Drongelen (KV Mechelen, huazim)

VfB Stutgart

Afrimet: Tiago Tomás (Sporting CP, huazim)

Largimet: Hamadi Al-Ghaddioui (Pafos FC), Momo Cisse (Wisla Krakow, huazim), Marc Oliver Kempf (Hertha Berlin), Philipp Klement (Paderborn, huazim), Matej Maglica (St. Gallen, huazim)

Wolfsburgu

Afrimet: Jakub Kaminski (Lech Poznan, verë 2022), Max Kruse (Union Berlin), Kevin Paredes (DC United),  Jonas Wind (Kopenhagë)

Largimet:  Daniel Ginczek (Fortuna Düsseldorf), Josuha Guilavogui (Girondins Bordeaux), Jannis Lang (Erzgebirge Aue), Admir Mehmedi (Antalyaspor), Marvin Stefaniak (Würzburger Kickers), Wout Weghorst (Burnley)


/Telegrafi/

The post Bundesliga e qetë me blerje në janar – të gjitha afrimet dhe largimet e afatit kalimtar dimëror appeared first on Telegrafi.

A mund të largohet Xherdan Shaqiri nga Lyon?

Posted: 31 Jan 2022 10:23 AM PST

Xherdan Shaqiri ishte në lisë që të largohet nga Lyoni pas gjashtë muajsh dhe duket se situata nuk ka ndryshuar edhe pse ka pasur lëvizje të shumta te klubi francez.

Në fundjavë, rivali i tij në mesfushë , Houssem Aouar pësoi një lëndim në kofshë e tij gjatë një stërvitjeve dhe do të mbetet jashtë për javë të tëra.

Largimi i Bruno Guimaraes te Neecastle United është tashmë zyrtar dhe dukej që skuadra franceze nuk dëshiron më të humb lojtarë.

Por sot gjatë ditë klubi ka ofruar Tanguy Ndombelen dhe Romain Faivre, duke hapur sërish thashetheme.

Lyon duket se është i hapur për një lamtumirë të Xherdan Shaqirit, shkruan Blick.

Transferimet LIVE: Afati kalimtar i janarit Transferimet LIVE: Afati kalimtar i janarit

Tashmë pritet se a do të ketë klub që do ta marr lojtarin, çoftë edhe huazim, por duke ia paguar pagën që ka te Lyoni./Telegrafi/

The post A mund të largohet Xherdan Shaqiri nga Lyon? appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more