Skip to main content

“Ulet numri i shikuesve në stadiume, Interi dhe Juventusi kërkojnë shtyrjen e Superkupës së Italisë” plus 9 more Telegrafi Futboll

Futboll – Telegrafi

“Ulet numri i shikuesve në stadiume, Interi dhe Juventusi kërkojnë shtyrjen e Superkupës së Italisë” plus 9 more Telegrafi Futboll


Ulet numri i shikuesve në stadiume, Interi dhe Juventusi kërkojnë shtyrjen e Superkupës së Italisë

Posted: 30 Dec 2021 10:06 AM PST

Interi dhe Juventusi kanë kërkuar që të shtyhet përballja e Superkupës së Italisë deri në fund të sezonit pasi kapaciteti i stadiumeve është reduktuar në 50 për qind.

Tani klubet presin nga Lega Serie A për t’i dhënë të gjitha detajet për ndryshimin e datës, i cili nuk duket të jetë shumë i vështirë nëse të dy klubet janë dakord.

Kampionët në fuqi të Serie A dhe fituesit e Kupës së Italisë përballen për të vendosur Superkupën, një ndeshje që deri vonë luhej në gusht, pak para fillimit të sezonit.

Vitet e fundit, kjo ka ndryshuar në dhjetor ose janar, dhe përballja e këtij sezoni ishte caktuar në "San Siro" më 12 janar.

Megjithatë, burimet e "Football Italia", thonë se Inter dhe Juventus kanë rënë dakord që të shtyjnë ndeshjen deri në fund të këtij sezoni.

Kjo është nxitur pjesërisht nga ndryshimi i situatës, sepse vala e rasteve me COVID-19 në Itali ka bërë që stadiumet të reduktohen nga 75 për qind në 50 për qind.

Kjo po shkakton probleme në të gjithë ligën, me tetë klube të Serisë A që sot ndaluan shitjen e biletave për ndeshjet e ardhshme.

Sa i përket Superkupës, dy klubeve do t’u kushtonte rreth 1.5 milione euro të ardhura duke ulur pjesëmarrjen në 50 për qind të kapacitetit. /Telegrafi/

The post Ulet numri i shikuesve në stadiume, Interi dhe Juventusi kërkojnë shtyrjen e Superkupës së Italisë appeared first on Telegrafi.

Dani Alves: Nuk do të kthehesha te Barcelona, nëse president do të ishte Bartomeu

Posted: 30 Dec 2021 09:11 AM PST

Dani Alves nuk ka kujtime të mira nga ish-presidentin e Barcelonës, Josep Bartomeu, i cili ishte në krye të klubit kur mbrojtësi i djathtë u largua në vitin 2016.

Braziliani ka thënë se ai nuk do të pranonte një ofertë nga Bartomeu për t’u kthyer në Barcelonë kur ky i fundit ishte ende në krye.

"Nuk do të kisha pranuar një ofertë prej tij (Bartomeut). Unë u largova kur ai ishte president dhe nuk kishte kuptim të punoja përsëri me të", ka thënë Alves për Alkass Sports Channels.

Alves vazhdoi të shprehë dëshirën e tij për të luajtur sërish me Lionel Messin te Barcelona. Sulmuesi argjentinas u largua në Paris Saint-Germain verën e kaluar, kur kontrata e tij me Blaugranat mori fund.

"Largimi i Messit ishte i vështirë, klubi kishte probleme dhe ishte e vështirë për ta mbajtur atë".

“Unë isha kundër largimit të tij sepse ai është një legjendë e gjallë e Barcelonës. Për fat të keq, gjërat nuk shkuan ashtu siç donim, por shpresoj që ai të kthehet një ditë dhe ne mund të luajmë përsëri së bashku”, deklaroi ai.

Alves shprehu gjithashtu besimin e tij se rikthimi i Joan Laporta në presidencën e Barcelonës do të jetë i dobishëm për klubin.

"Kisha ndjenjën se do të kthehesha në Barcelonë, dhe megjithëse shumë njerëz menduan se ishte e çuditshme, unë jam kthyer".

"Ne duhet të punojmë për të rindërtuar një Barcelonë të madhe dhe për këtë ne kemi nevojë për stabilitet dhe solidaritet".

“Laporta do të rindërtojë klubin përsëri, dhe me kthimin e tij do të rikthehet stabiliteti. Ne jemi të lumtur që e kemi atë me ne”, ka thënë braziliani. /Telegrafi/

The post Dani Alves: Nuk do të kthehesha te Barcelona, nëse president do të ishte Bartomeu appeared first on Telegrafi.

Diego Costa pas titullit të fituar vazhdon t’i zbavitë tifozët në Brazil, ai shkoi në ndeshje me traktor

Posted: 30 Dec 2021 08:48 AM PST

Diego Costa ka vazhduar t'i zbavitë tifozët e Atletico Mineiros, me të cilët fillimisht fitoi titullin dhe Kupën e Brazilit.<

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more