Skip to main content

Plus tetë raste të infektimit me variantin Omicron janë identifikuar në vendin tonë

Plus tetë raste të infektimit me variantin Omicron janë identifikuar në vendin tonë


Plus tetë raste të infektimit me variantin Omicron janë identifikuar në vendin tonë

Posted: 31 Dec 2021 06:01 AM PST

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 3,561 testime të kryera janë konfirmuar 42 raste pozitive me Covid-19.

Nga 30 mostra të marra janë identifikuar edhe tetë raste me variantin Omicron shkruan Gazeta Shneta.

Në 24 orët e fundit, fatmirësisht nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes nga Covid.

Në anën tjetër, tetë qytetarë janë shëruar, kurse numri i rasteve aktive ka arritur në 453.

Mes tjerash, MSh-ja ka bërë të ditur se përgjatë kësaj periudhe janë administruar 2,018 doza të vaksinës anti covid./Gazeta Shneta/

The post Plus tetë raste të infektimit me variantin Omicron janë identifikuar në vendin tonë first appeared on .

Pagjumësia, një nga simptomat e menopauzës që shfaqet tek gratë

Posted: 31 Dec 2021 05:18 AM PST

Menopauza ndodh kur një grua nuk ka menstruacione në 12 muaj rresht dhe nuk mund të mbetet më shtatzënë natyrshëm. Zakonisht fillon midis moshës 45 dhe 55 vjeç, por mund të zhvillohet para ose pas këtij diapazoni.

Menopauza mund të shkaktojë simptoma të pakëndshme, të tilla si ndezje të nxehta dhe shtim në peshë. Për shumicën e grave, trajtimi mjekësor nuk është i nevojshëm për menopauzën shkruan Healthline, transmeton Gazeta Shneta.

Mësoni më shumë në lidhje me komplikimet e shtatzënisë KËTU

Përvoja e menopauzës së çdo gruaje është unike. Simptomat janë zakonisht më të rënda kur menopauza ndodh papritur ose gjatë një periudhe më të shkurtër kohore.

Kushtet që ndikojnë në shëndetin e vezores, si kanceri ose histerektomia, ose zgjedhje të caktuara të stilit të jetës, si pirja e duhanit, kanë tendencë të rrisin ashpërsinë dhe kohëzgjatjen e simptomave.

Simptoma të tjera të zakonshme të menopauzës përfshijnë:

-Pagjumësi,

-Vështirësi në përqëndrim,

-Thatësi vaginale,

-Shtimi i peshës,

-Depresion,

-Dhimbje koke,

-Infeksione të traktit urinar (UTI)./Gazeta Shneta/

The post Pagjumësia, një nga simptomat e menopauzës që shfaqet tek gratë first appeared on .

Gonorrea, një nga infeksionet që mund të shkaktojë humbje të shtatzënisë

Posted: 31 Dec 2021 03:43 AM PST

Megjithëse është e vështirë të përcakohet se cilët janë faktorët që ndikojnë në humbjen e shtatzënisë, egzistojnë tre lloje të infeksioneve që mund të sjellin efekte anësore.

Ekspertët tregojnë se është e rëndësishme që të merrni masa paraprake për të ulur rrezikun nga prekja e një infeksioni gjatë shtatzënisë shkruan VeryWellFamily, transmeton Gazeta Shneta.

Mësoni më shumë në lidhje me komplikimet e shtatzënisë KËTU

Deri më tani, ata kanë bërë të ditur se shkaku i zakonshëm i humbjes së shtatzënisë janë anomalitë kromozomale.

Infeksionet e përmenduara më poshtë mund të mos jenë ndër shkaqet e zakonshme të humbjes së një shtatzënise, mirëpo disa mund të sjellin efekte negative.

Vaginoza bakteriale (BV): Vaginoza bakteriale është prezenca e numrit të lartë të bakterieve, duke përfshirë ureaplazmën dhe mikroplazmën.Simptomat mund të jenë të lehta dhe BV shpesh nuk kërkon trajtim për gratë shtatzëna.

Klamidia: Klamidia është një nga infeksionet e zakonshme që transmetohen seksualisht.Nëse nuk trajtohet, ajo mund të shkaktojë probleme me sëmundjen inflamatore të legenit (PID).

Gonorrea: Edhe pse nuk ka prova të mjaftueshme, dyshohet se gonorrea shkakton humbje të shtatzënisë.Simptomat përfshijnë shkarkim vaginal dhe dhimbje në urinim./Gazeta Shneta/

The post Gonorrea, një nga infeksionet që mund të shkaktojë humbje të shtatzënisë first appeared on .

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more