Skip to main content

Çështja e TVSH-së, Murati: Nuk kemi premtuar se do të vazhdojë 8 përqindëshi, këtë vit pati rritje të fitimit në gastronomi

Çështja e TVSH-së, Murati: Nuk kemi premtuar se do të vazhdojë 8 përqindëshi, këtë vit pati rritje të fitimit në gastronomi


Çështja e TVSH-së, Murati: Nuk kemi premtuar se do të vazhdojë 8 përqindëshi, këtë vit pati rritje të fitimit në gastronomi

Posted: 31 Dec 2021 06:52 AM PST

Ministri i Financave, Punës e Transfereve, Hekuran Murati gjatë konferencës së fundit për këtë vit, ka folur edhe në lidhje me çështjen e TVSH-së në sektorin e gastronomisë, e cila në bazë të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomikë ishte reduktuar në 8 për qind.

Murati ka thënë se ky reduktim ka rezultuar me rritjen e fitimit të bizneseve, që sipas tij në krahasim me vitin e kaluar ka dyfishuar qarkullimin.

I pyetur për reagimet e sektorit të gastronomisë, Murati tha se nuk u është premtuar asnjëherë se TVSH-ja do të vazhdojë të jetë 8 për qind.

"Nuk do të thoja që ka përplasje, mund të ketë akuza. Megjithatë ne si Qeveri dhe Ministri duhet t;i konsiderojmë të gjitha sektorët e bizneseve dhe të ju ndihmojmë. Sa i përket sektorit të Gastronomisë në lidhje me TVSH-në, ne kemi pasur një takim, mirëpo nuk u është premtu asnjëherë. Në fakt është e kundërta, unë kur kam qenë kryetar i Komisionit për buxhet në mandatin e kaluar kam thënë që zbritja e TVSH-së në atë formë nuk është mënyra e duhur sepse nuk do të rezultonte me zbritje të çmimeve, e që zbritja e çmimeve pastaj të rezultonte në konsum të shtuar. Pra, kur është zbrit TVSH-ja nuk kemi pasur zbritje të çmimeve", tha Murati.

Sipas tij, përveç që nuk ka pasur zbritje të çmimeve, ka pasur shtim të fitimit për bizneset.

"Përkundrazi, çka ka ndodh është që mund të jetë rrit fitimi për bizneset. Gjithashtu duhet të kemi parasysh që si biznese, gastronomia edhe këtë vit ka shënuar rekord qarkullimi, nga të dhënat që kemi krahasuar me vitin 2019, mund të flasim për një qarkullim prej mbi 30% rritje do të thotë nëse e krahasojmë me një vit normal", theksoi Murati.

Ai tha se në krahasim me vitin 2020, ka dyfishim të qarkullimit në sektorin e gastronomisë.

"Kurse nëse e krahasojmë me vitin 2020, ka dyfishim të qarkullimit. Viti i kaluar mund të ketë qenë i vështirë, por për këtë vit me përjashtim të bizneseve të cilat kanë qenë të mbyllura dhe që besoj se ne si Qeveri duhet tu dalim në ndihmë dhe shumë shpejt do të kemi edhe zbatimin dhe fillimin e operacionalizimit të masave për këtë çështje, sa i përket bizneseve që kanë operu me gjithë masat nuk besoj që ka pasur vështirësi", tha Murati gjatë konferencës për media. /Telegrafi/

KEDS-i njoftoi për dy qytetet që nuk do të kenë rrymë sonte, KOSTT-i thotë se nuk është problemi tek ta

Posted: 31 Dec 2021 06:45 AM PST

KOSTT ka thënë se sot nuk do të ketë reduktime të energjisë elektrike. Kjo pasi sipas tyre Kosova ka siguruar energji të nevojshme për mbulimin e konsumit, përfshirë edhe mbështetjen nga Shqipëria.

"Njoftohen qytetarët e vendit që bazuar në përgatitjet dhe planifikimet e operatorëve përgjegjës në tregun e energjisë elektrike në Kosovë për sigurimin e energjisë së nevojshme për mbulim të konsumit, përfshirë edhe mbështetjen nga Republika e Shqipërisë, sot me 31 dhjetor 2021 nuk do të ketë kufizime në furnizimin me energji elektrike me udhëzim të KOSTT për qëllime të balancimit të sistemit", thuhet në njoftim.

Lidhur me paralajmërimet e KEDS-it se në Komunën e Malishevës do të ketë reduktime të rrymës, si dhe në rrezik për reduktime është edhe Ferizaj, nga KOSTT deklaruan se problemi nuk është tek ta.

"KOSTT gjithashtu njofton që sa i përket kapaciteteve të sistemit të transmetimit nuk ka fyte të ngushta në asnjë komunë andaj kufizimet eventuale si pasojë e mbingarkesës në rrjetin e distribuimit nëpër komuna përfshirë Malisheva nuk janë të ndërlidhura me KOSTT. Gjendja e krizës energjetike me të cilën po përballet Sistemi Elektroenergjetik i Kosovës e cila ndër të tjera është reflektim i krizës globale energjetike, do të përballohet më me lehtësi me mbështetjen edhe të të gjithë qytetarëve duke shfrytëzuar energjinë elektrike në mënyrë sa më racionale dhe duke kursyer aty ku është e mundur", thuhet më tutje në njoftim.

Rrjeti europian i transmisionit të energjisë elektrike: Importi i shtuar nga Kosova rrezikon furnizimin në Europë

Posted: 31 Dec 2021 06:44 AM PST

Shtetet europiane po përballen me rritje të çmimit të gazit dhe energjisë, pjesërisht për shkak të rritjes së kërkesës në këtë periudhë të rimëkëmbjes ekonomike nga pandemia. Kjo ka efekt në krizën energjetike kosovare që po përballet me rënie të prodhimit që ka detyruar atë të importoj më shumë sesa është planifikuar dhe paraqet rrezik për rrjetin europian ka shkruar agjencia e lajmeve Reuters, transmeton Gazeta Metro.

Sipas raportit të Reuters rrjeti europian për energji elektrike ENTSO-E's Regional Group Continental Europe (RGCE) i ka kërkuar KOSTT që të kujdeset e të ruaj bilancin kombëtar të cilin e ka obligim kontraktual.

Kosova prodhon shumicën e energjisë nga dy termocentralet me thëngjill dhe zakonisht importon 10-15 % të energjisë, por kjo shifër ka shkuar tani deri në 40 %.
"Si pasojë, Kosova po importon energjinë që nuk ishte paraparë në orar të tregut" i ka thënë agjencisë Reuters ENTSO-E (European Network of Transmission System Operators for Electricity) në kërkesën e tyre për informacion, duke shtuar se kërkesa e lartë e Kosovës do të mund të kërcënonte furnizimin anekënd Europës.
"ENTSO-E i ka bërë thirrje KOSTT të mbajnë sistemin e tyre kombëtar të energjisë elektrike të baraspeshuar, që është edhe obligim esencial kontraktual drejt operatorëve të tjerë transmetues në Europën Kontinentale" janë përgjigjur me email Reuters'it nga ENTSO-E./gazetametro.net

Vdes ish-luftëtari i UÇK-së

Posted: 31 Dec 2021 06:43 AM PST

Zafir Berisha, përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se ka vdekur bashkëluftëtari i tij, Shasivar Ajazaj.

Berisha ka thënë se Ajazaj ishte një model i ushtarit të vendosur i cili përkundër plagëve të marrura në betejën e Buçes, nuk ju nda luftës për liri .

"Të qoftë i leht dheu i Kosovës miku ynë" shkruan Berisha në telegramin e tij të ngushëllimit.

Ambasadori i Izraelit në Serbi e thotë troç: Vucic e nënshkroi dokumentin ku kërkohej njohja e Kosovës nga ne

Posted: 31 Dec 2021 06:41 AM PST

Ambasadori i Izraelit në Serbi, Yahel Vilan, ka thënë se presidenti serb e ka nënshkruar vetë dokumentin ku kërkohet që Izraeli ta njoh Kosovën.

Ai ka hedhur pikëpyetjen se pse Serbia nuk e ka mohuar apo anuluar marrëveshjen në fjalë nëse nuk do që ta zbatojë atë.

"Mos më keqkuptoni, është një temë e rëndësishme, por është një histori tjetër, vendimi i Izraelit për të njohur pavarësinë e Kosovës është marrë nën presionin amerikan, përndryshe të mos harrojmë se është bërë në kuadër të marrëveshjes ndërmjet Serbisë dhe Kosovës me Shtetet e Bashkuara dhe jo me ne. Nuk po mundohem të fshihem pas kësaj, ai vendim është marrë nga Izraeli pas shumë vitesh kur ne nuk e kemi njohur Kosovën. Kjo është në kundërshtim me interesat tona në Serbi", tha ai.
I pyetur nëse Izraeli do ta rishikojë vendimin për Kosovën, ambasadori tha se nuk dëshiron të krijojë hapësirë ​​për optimizëm për publikun serb.

"Nuk e shoh këtë mundësi për momentin. Është arritur marrëveshja, Izraeli e ka njohur Kosovën dhe Kosova do ta zhvendosë ambasadën në Jerusalem. E pranoi në marrëveshje", tha ai në Tv Prva.

Këto komente ai i bëri pasi që presidenti serb, Aleksander Vucic tha se gjoja nuk e dinte se çka po nënshkruante dhe se i ishin zëvendësuar dokumentet.

Ministria e Shëndetësisë konfirmon dhjetëra raste me koronavirus

Posted: 31 Dec 2021 06:40 AM PST

42 raste me koronavirus janë konfirmuar sot në Kosovë, derisa nuk është raportuar për asnjë viktimë.

Ministria e Shëndetësisë njofton edhe për 8 të shëruar në 24 orët e fundit.

Dje janë dhënë 2.018 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Aktualisht, numri i rasteve aktive është 453.

Njoftimi i plotë:

31 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.018 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.673.578 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 782.696 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 3.561 testime, 42 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19 dhe nga 30 mostra të marra kanë rezultuar pozitiv 8 raste me variantin Omikron (5.1.1.529).
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.041.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 453.

Mbahet mbledhja e fundit për këtë vit e Qeverisë, ja cilat vendime u moren

Posted: 31 Dec 2021 03:49 AM PST

Në ditën e fundit të vitit 2021, Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhjen e 53-të të saj, kësaj radhe në formë elektronike, në të cilën ka miratuar dy vendime.

Së pari, sipas kërkesës së Ministrisë së Ekonomisë dhe me propozim të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve buxhetore në shumë prej 10,860,000 € (dhjetë milionë e tetëqind e gjashtëdhjetë mijë euro), për zbatimin e Pakos së Ringjalljes Ekonomike për masën 4.6 – Mbështetja e Ndërmarrjeve Publike.

Dhe së dyti, është miratuar vendimi për shfuqizimin e pjesshëm të Vendimit të Qeverisë Nr. 17/20, të datës 24.03.2015, për kërkesën e deklarimit dhe ekzekutimit të dividendës nga Ndërmarrja Publike "Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës Sh. A. (PTK), me ç'rast vlera e dividendës së kërkuar zbritet nga 30.000.000 € (tridhjetë milionë euro) në 15.000.000 € (pesëmbëdhjetë milionë euro).

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more