Skip to main content

“Biden shqipton gabimisht emrin e variantit të ri të coronavirusit, të njëjtën gjë e bën edhe Fauci” plus 2 more Telegrafi Dështime

“Biden shqipton gabimisht emrin e variantit të ri të coronavirusit, të njëjtën gjë e bën edhe Fauci” plus 2 more Telegrafi Dështime


Biden shqipton gabimisht emrin e variantit të ri të coronavirusit, të njëjtën gjë e bën edhe Fauci

Posted: 30 Nov 2021 11:58 AM PST

Presidenti amerikan Joe Biden dhe këshilltari për Shëndetësi i Shtëpisë së Bardhë, Anthony Fauci, kanë habitur opinionin kur vazhdimisht ia shqiptonin gabimisht emrin variantit të ri të coronavirusit.

Gjatë një konference për media, Biden bëri thirrje që të ruhet qetësia përballë variantit të ri të coronavirusit që Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka cilësuar si "tejet brengosës", transmeton Telegrafi.

Gjatë fjalimit të tij, Biden ka mbrojtur vendimin për kufizim të udhëtimeve me disa shtetet afrikane, duke u bërë thirrje qytetarëve të atyre vendeve që të marrin dozat e nevojshme të vaksinës që të mbrohen nga Omicroni.

Por, shumë kishin vërejtur që Biden vazhdimisht po e shqiptonte gabimisht variantin e ri të coronavirusit – duke iu referuar si "Omnicrom".

Sikur kjo të mos mjaftonte, të njëjtin gabim e bëri edhe mjeku i njohur amerikan – Fauci i cili tha se "para se të futej Omnicromi, kemi pasur një situatë në të cilën kemi mundur të testohemi". /Telegrafi/

 

The post Biden shqipton gabimisht emrin e variantit të ri të coronavirusit, të njëjtën gjë e bën edhe Fauci appeared first on Telegrafi.

Inskenoi martesën për të fituar vëmendjen e ish-partnerit, angazhoi frizer, fotograf e grimer – as tërë këto nuk i kryen punë

Posted: 30 Nov 2021 10:19 AM PST

Një përdoruese e TikTokut vendosi që tërë ceremoninë martesore ta inskenoj për të fituar vëmendjen e ish-të dashurit, dhe tërë këtë proces e publikoi në këtë rrjet social.

Në fakt, vajza vendosi të angazhoj një fotograf profesionist, grimerin dhe frizerin, madje shkoi aq larg sa që huazoi një kali për të realizuar një fotosesion, transmeton Telegrafi.

Për të qenë sa më bindëse, mori me qira piano, fustanin e bardhë të nusërisë – edhe bashkëshortin e rremë.

Megjithatë tërë ky mund i saj doli të jetë se kishte shkuar dëm, për faktin se ai shikoi "story" e saj dhe as që i kishte telefonuar për ta uruar.

Por me kalimin e kohës u pajtua me fatin dhe kështu vendosi që me ndjekësit të ndajë këtë përvojë të hidhur, që mendoi se do t'i kryente punë dhe do t'ia rikthente partnerin. /Telegrafi/

@dieschaklinWorst part is he watched my story and still didn’t reach out 🥴🥴🥴 #fyp #sundayroutine#styleinspo #dayinmylife #foryou #godblessme #godhelpme

♬ Insane – Summer Walker

The post Inskenoi martesën për të fituar vëmendjen e ish-partnerit, angazhoi frizer, fotograf e grimer – as tërë këto nuk i kryen punë appeared first on Telegrafi.

Doktorit të famshëm në TikTok me 13 milionë ndjekës i ndalohet të kryejë operacione në Australi

Posted: 30 Nov 2021 03:53 AM PST

Daniel Aronov, një kirurg estetik dhe yll i TikTok-ut, iu është ndaluar të kryejë operacione kozmetike në AUstrali.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Aronov, i cili grumbulloi mbi 13 milionë ndjekës për shakatë, vallëzimet dhe përmbajtjet edukative rreth mjekësisë, si dhe videot që tregonin disa nga procedurat e tij, u ndalua nga kryerja e të gjitha llojeve të operacioneve estetike dhe u urdhërua nga Agjencia Australiane e Rregullatorit të Mjekut Shëndetësor që të fshijë postimet në mediet sociale.

Llogaria e tij në TikTok u zhduk dy javë më parë. Llogaria e tij në Instagram, ku kishte mbi 500 mijë ndjekës dhe faqja e tij OnlyFans janë hequr nga sistemi.

Kjo pasoi urdhrat e agjencisë australiane për të hequr të gjithë materialin në mediet sociale që kishte të bënte me procedurat kozmetike dhe kirurgjikale, raportoi Newsweek. /Telegrafi/

The post Doktorit të famshëm në TikTok me 13 milionë ndjekës i ndalohet të kryejë operacione në Australi appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more