Skip to main content

Mbi 7 mijë raste të infektimit me Covid janë regjistruar në 24 orët e fundit

Mbi 7 mijë raste të infektimit me Covid janë regjistruar në 24 orët e fundit


Mbi 7 mijë raste të infektimit me Covid janë regjistruar në 24 orët e fundit

Posted: 31 Oct 2021 08:46 AM PDT

Vetëm në 24 orët e fundit, në Francë janë raportuar 7,360 raste të infektimit me Covid.

Sipas autoriteteve shëndetësore, kjo shifër po konsiderohet të jetë si më e larta që nga 21 shtatori i këtij viti shkruan Reuters, transmeton Gazeta Shneta.

Deri më sot, janë regjistruar 7.16 milionë raste pozitive me Covid.

Në anën tjetër, numri i pacientëve të hospitalizuar nga Covid ka rënë në 6,524 brenda 24 orëve të fundit.

Franca, poashtu regjistroi 22 viktima, ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 117,643./Gazeta Shneta/

Parashikimi i motit në pesë ditët e ardhshme

Posted: 31 Oct 2021 07:35 AM PDT

Moti në javën e parë të muajit nëntor pritet të jetë me vranësira, reshje shiu e intervale me diell.

Përgjatë kësaj jave, temperaturat minimale priten të jenë 6C deri në 10C, kurse maksimalet do të arrijnë deri në 20C ditën e premte shkruan Prishtina Weather, transmeton Gazeta Shneta.

"1.11 – Mbetet kthjellët e kryesisht me diell.  Në mëngjes ftohtë, e në vise të ulëta me kushte për mjegull apo mjegullinë.

2.11 – Kryesisht me vransira, orëve të mëngjesit reshje kalimtare shiu.  Pasdite intervale me diell.

3.11 – Pas mëngjesit me mjegull apo vransira të ulëta në ultësira, ditën vransira e intervale me diell, me mundësi për riga lokale shiu.

4.11 – Mot i butë e pjesërisht i vranët, me intervale më të gjata me diell gjatë ditës.

5.11 – Butë, me vransira e diell.", thuhet në njoftim./Gazeta Shneta/

Konfirmohen 13 raste të infektimit me Covid brenda 24 orëve të fundit

Posted: 31 Oct 2021 07:09 AM PDT

Nga 2,138 testime të kryera janë regjistruar sot 13 raste të infektimit me Covid.

Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë, brenda kësaj periudhe është raportuar një rast i vdekjes nga Covid shkruan Gazeta Shneta.

Në anën tjetër, 20 qytetarë janë shëruar, kurse numri i rasteve aktive ka rënë në 439./Gazeta Shneta/

Këto janë analizat që nevojiten për të parë se sa mirë funksionon gjëndra tiroide

Posted: 30 Oct 2021 11:18 AM PDT

Tiroidea është përgjegjëse për prodhimin e hormoneve që janë të rëndësishme për shumë procese trupore.

Paneli i tiroides përdoret për të parë se sa mirë funksionon gjëndra tiroide.

Deri vonë është rekomanduar të kontrollohen një ose dy markerë të Gjëndrës Tiroide. Ato kanë qenë zakonisht TSH dhe T4 totale. Paneli i zgjeruar i Tiroides përfshin përcaktimin e TSH, FT3, FT4, Ac. anti-TG, Ac.Anti- TPO;

Duke matur nivelet e hormoneve tiroide, hormonit tireostimulues dhe antitrupave në gjak, paneli i tiroides mund të ndihmojë në diagnostikimin e çrregullimeve të tiroides dhe disfunksionit apo mosfunksionit të tiroides, që lidhen me hipotiroidizmin apo hipertireoidizëm, kancer të tiroides, nyjeve të tiroides, strumave dhe si një shtesë në diagnostikimin e sëmundjeve autoimune të tiroides: sëmundja Hashimoto, tiroiditi pas lindjes, hipotiroidizmi neonatal dhe sëmundja Graves.

Një panel tiroide mund të përdoret gjithashtu për të monitoruar trajtimin e hipertiroidizmit dhe për të vlerësuar pacientët që marrin terapi me levotiroksinë.

Analizat TSH, FT3, FT4, Ac. anti-TG, Ac.Anti- TPO ofrohen me një pako prej vetëm 23 euro në kuadër të fushatës së laboratorit Cambridge Clinical Laboratories në Prishtinë.

Për më shumë detaje mund të kontaktoni në numrin 038 776 757 ose email: info@cclkosovo.com, apo përmes Facebook duke Klikuar KËTU.

Artikull i sponsorizuar

Rritet numri i lindjeve përmes fekondimit in vitro (IVF)

Posted: 30 Oct 2021 08:27 AM PDT

Hulumtimi i ri nga Australia dhe Zelanda e Re ka zbuluar se shkalla e lindjeve përmes IVF është rritur ndjeshëm në 10 vitet e fundit.

Vetëm në vitin 2019 janë shënuar plot 16,310 lindje përmes metodës IVF shkruan VeryWell Family, transmeton Gazeta Shneta.

Mësoni më shumë në lidhje me komplikimet e shtatzënisë KËTU

Çfarë është IVF?

Gjatë fekondimit in vitro (IVF), një vezë kombinohet me spermën jashtë trupit.

IVF është një lloj teknologjie riprodhuese e asistuar, e cila bën të mundshme një shtatzëni.

"IVF është një trajtim i linjës së parë për gratë që kanë tubat fallopian të bllokuar dhe poashtu edhe për meshkujt që kanë numër të ulët të spermës", thotë Meaghan Boëling.

Përvec kësaj, IVF përdoret shumë shpesh tek njerëzit me infertilitet dhe sindromë të rëndë të vezores policistike (PCOS)./Gazeta Shneta/

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more