Skip to main content

“Duart lart, mos u afro”, momenti kur forcat speciale futen në shpellë dhe arrestojnë të shumëkërkuarit

“Duart lart, mos u afro”, momenti kur forcat speciale futen në shpellë dhe arrestojnë të shumëkërkuarit


“Duart lart, mos u afro”, momenti kur forcat speciale futen në shpellë dhe arrestojnë të shumëkërkuarit

Posted: 30 Oct 2021 06:47 AM PDT

Forca speciale të ushtrisë turke zhvilluan një operacion në veri të Irakut duke arrestuar disa anëtarë të Partisë Komuniste të Kurdistanit, të cilët prej katër dekadash kanë ngritur armët kundër Turqisë.

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar pamjet e operacionit, ku ushtarët zunë fillimisht hyrje-daljet e një shpelle ku dyshohet se fshiheshin ushtarët e PKK-së duke kërkuar prej tyre që të dorëzoheshin.

Pas disa minutash ata kanë dalë me duart lartë nga shpella, ndërsa ushtarët qendrojnë me armët gati për të parandaluar ndonjë sulm vetëvrasës me bombë.

Veriu i Irakut konsiderohet si një ndër zonat më të sigurta të PKK-së për shkak të terrenit malor. Vite më parë, kjo zonë përdorej si bazë për sulme ndaj ushtrisë turke në qytetet lindore.

Veterani i UÇK-së bëhet me banesë të re, e ndihmojnë bashkëluftëtarët

Posted: 30 Oct 2021 04:41 AM PDT

Iniciativa e Batalionit të parë, Brigada 114 "Fehmi Lladrovci", për blerjen e një banese për veteranin e UÇK-së Basri Sulejmani nga Bujanovci, mori përgjigjen që pritej nga të gjithë njerëzit vullnetmirë.

Qëllimi për sigurimin e një kulmi mbi kokë për veteranin e UÇK-së, është arritur.

Me këtë rast, janë falendëruar kontribuesit nga të gjitha trojet shqiptare dhe ata nga diaspora që pa hezitim ndihmuan në arritjen e këtij qëllimi.

Ish-ushtari i Batalionit I të Brigadës 114 "Fehmi Lladrovci" tash e sa kohë ka qenë duke jetuar në një shtëpi me qera në Mitrovicë, pas mohimit të së drejtes për t'u kthyer në vendlindje (Bujanoc), pasi shteti serb ka dhënë urdhër arrest pë të.

Të bashkangjitur e gjeni njoftimin e plotë nga Batalioni i parë, Brigada 114 "Fehmi Lladrovci":

 

Sinani e lumtur për ndarjen e 2 milionë eurove për Preshevën: Faleminderit Kosovë

Posted: 30 Oct 2021 04:31 AM PDT

Kryetarja e Luginës së Preshevës, Ardita Sinani, tha se është e lumtur pasi që Qeveria e Kosovës ndau dy milionë euro nga buxheti për këtë komunë.

Përmes një postimi në Twitter, Sinani tha se kjo mbështetje merr vlerë të shtuar nga fakti se Lugina e Preshevës po bëhet pjesë përbërëse e buxhetit të Kosovës.

"Lajm shumë i mirë njoftimi i sotëm nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti, për buxhetimin prej 2 milionë euro për Luginën e Preshevës. Kjo mbështetje merr vlerë të shtuar nga fakti se Lugina e Preshevës po bëhet pjesë përbërëse e buxhetit të Republikës së Kosovës", ka shkruar Sinani.

Ndryshe, të premten Qeveria e Kosovës miratoi Projektligjin e Buxhetit për vitin 2022 në vlerë prej dy miliardë e  748 milionë eurosh – 220 milionë euro më shumë apo 8.7 për qind, krahasuar me buxhetin e rishikuar të këtij viti.

Sipas kryeministrit, Albin Kurti, nga ky buxhet, për herë të parë do të ndahen mbi 100 milionë euro për Ushtrinë e Kosovës./SHQIP.com

Ky është 25 vjeçari që u vra mbrëmë në Mitrovicë

Posted: 30 Oct 2021 02:04 AM PDT

Një vrasje ka ndodhur pak pas mesnatës në Komunën e Mitrovicës. Një person atje është therrur për vdekje nga dy persona, pas një mosmarrëveshje.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh.null

"Jepi zë" ka mësuar se viktima është 25 vjeçari me emrin Albert Muja.

Njësitë relevante thuhet se kanë dalë në vendin e ngjarjes , derisa trupi i pajetë i viktimës me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.

"Rr. Artim Jashari, Mitrovicë 30.10.2021-00:15. Është raportuar se viktima mashkull kosovar dyshohet se, pas një zënke- mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht me një mjet të mprehtë (thikë) nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët gjenden në arrati. Viktima pas pranimit të ndihmës së parë në Spitalin Rajonal Mitrovicë është transportuar në QKUK i cili duke mos u përballuar lëndimeve të marra ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Njësit relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ndërsa trupi i pajetë i viktimës me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet", thuhet në raport.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more