Skip to main content

ISHP rekomandon mësimin në oborrin e shkollës, në tualet me shoqërues

ISHP rekomandon mësimin në oborrin e shkollës, në tualet me shoqërues


ISHP rekomandon mësimin në oborrin e shkollës, në tualet me shoqërues

Posted: 31 Aug 2021 01:12 PM PDT

Mësimi në klasa këtë vit do të bëhet në bazë të rregullave strikte në një kohë kur nisja e vitit të ri shkollor përkon me një periudhë kur shifrat e infeksioneve me COVID janë gjithnjë e në rritje. Kështu maska do të jetë e detyrueshme për të gjithë nxënësit e ciklit të lartë 9-vjeçar dhe gjimnazet.

Nxënësit do të ndalohen të dalin nga klasa, përveç rasteve kur duhet të përdorin tualetet dhe në këtë moment do të shoqërohen nga një person i rritur, përgjegjës për zbatimin e masave në institucion.  Asnjë nxënës nuk do lejohet të dalë nga godina gjatë ditës dhe të kthehet përsëri.

Gjithashtu ISHP në udhëzuesin e publikuar ditën e sotme rekomandon që nëse shkollat kanë mundësi dhe hapësira, mësimi të zhvillohet në ambient të hapur (oborr), duke respektuar distancën e rekomanduar mes nxënësve.

Nga mbajtja e maskës përjashtohen nxënësit që kanë sëmundje kronike apo patologji të tjera sipas rekomandimeve të mjekut.

Lëvizja e nxënësve nëpër klasa, laboratorë apo palestra duhet të bëhet në mënyrë të organizuar në mënyrë që të shmangen grumbullime. Nxënësit e një klase të caktuar duhet të përdorin vetëm tualetin e katit ku ndodhet klasa e tyre pa u përzier me ata të kateve të tjera, ndërkohë që qëndrimi në korridore do të jetë i ndaluar.

Shkollat duhet të sigurojnë ujë të rrjedhshëm, sapun të lëngshëm, letra për fshirjen e duarve nga xheli me përmbajtje alkooli deri në 60% në të gjitha ambientet e shkollës.

26 viktima nga Covid-19 në Kosovë, ministri i Shëndetësisë: 6 nga personat që humbën jetën ishin të vaksinuar

Posted: 31 Aug 2021 07:59 AM PDT

Sërish një numër i lartë viktimash u shënuan ditën e sotme në Kosovë, ku 26 qytetarë nuk ia dolën që të fitonin betejën me Covid-19.

Mirëpo ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka bërë me dije se 6 nga pacientët që kanë humbur jetën kane qenë të vaksinuar kundër Covid-19.

"Nga 26 pacientë janë 6 pacientë të cilët kanë qenë të vaksinuar, mirëpo nuk është e specifikuar me një apo dy doza. Mirëpo të gjithë me sëmundje shoqëruese", ka deklaruar ai.

"Janë saktë 1 mijë e 269 pacientë tani në klinikat tona të COVID-19 dhe në spitalet tona. Është lajm i mirë që sot pas një kohe nga filloj ky eksplozion i virusit, sot ka pasur më shumë lëshime se sa pranime të pacientëve me COVID dhe kjo na gëzon pa masë. Ka disa ditë, një ose dy javë që janë duke u përgatitur të gjitha skenarët që të organizojmë edhe spitale ose të karakterit fushor ose të një grumbullim të qytetarëve. Me lajmet që i morëm sot nga SHSKUK, janë lajme që na gëzojnë dhe janë shpresëdhënëse se nuk do të ketë nevojë për një situatë të tilla", ka shtuar ai.

Shëndeti mendor i punonjësit mbi të gjitha! Kompania “NIKE” i jep stafit një javë pushim

Posted: 31 Aug 2021 06:18 AM PDT

Stafit të kompanisë gjigante të Nike, në Oregon u është dhënë një javë pushim për të mbështetur shëndetin e tyre mendor, përpara kthimit në zyrë në shtator.

Për një javë firma amerikane do të ndalojë së punuari për t'u dhënë punonjësve një pushim pas një viti të vështirë dhe me pandeminë e covid që vijon të jetë një kërcënim serioz për njerëzimin.

"Merrni kohë për t'u çlodhur, për t'u çliruar dhe për të kaluar kohë me të dashurit tuaj", tha kreu i njohurive të firmës Matt Marrazzo, në një mesazh për stafin.

Firmat e mëdha amerikane si Apple, Uber dhe banka Wells Fargo gjithashtu kanë vonuar planet që stafi të kthehet në zyrë, pasi infeksionet rriten në të gjithë SHBA, shkruan BBC.

Duke bërë njoftimin në Linkedin javën e kaluar, Marrazzo i tha stafit të Nike: "Mos punoni", ndërsa shtoi se viti i kaluar ishte i vrazhdë dhe ata po jetonin një në kushte që rëndojnë shëndetin mendor.

"Në një vit (ose dy) ndryshe nga të tjerët, marrja e kohës për pushim dhe shërim është çelësi për të pasur një performancë të mirë. Nuk është vetëm një javë pushimi për ekipin është një pranim që ne mund t'i japim përparësi shëndetit mendor dhe të vazhdojmë punën", shtoi ai.

Sipas raporteve, ajo gjithashtu pasqyron faktin që Nike ka pasur një vit të suksesshëm, me shitjet e rritura dhe aksionet e saj po fitojnë 20%.

Zbardhet dëshmia e infermierit të arrestuar në Korçë, pranon vjedhjen e ilaçeve të pacientëve me COVID-19

Posted: 31 Aug 2021 01:49 AM PDT

"BalkanWeb" zbardh detaje nga arrestimi i infermierit të Spitalit të Korçës, Nikolin Ciko, pasi kishte vjedhur ilaçet dhe pajisjet mjekësore të të sëmurëve me koronavirus dhe sëmundje tumorale, me vlerë 1 milion lekë.

Siç mëson "BalkanWeb", infermieri Ciko ka pranuar vjedhjen e ilaçeve para uniformave blu.

Burime bëjnë me dije për "BalkanWeb" se infermieri është shprehur se i vjedhur ilaçet për arsye borxhesh, madje ai ka shkuar edhe më tej, duke thënë se ka edhe një kredi për të shlyer.

Nikolin Ciko, infermier në urgjencë, ka shërbyer gjatë periudhës së pandemisë, duke u marrë me pacientët me Covid, të cilëve mendohet t'u ketë shitur medikamentet e vjedhura.

Disa mënyra të dobishme për të rënë në peshë

Posted: 31 Aug 2021 12:10 AM PDT

Hani një mëngjes me proteina. Ngrënia e mëngjesit me shumë proteina mund të zvogëlojë dëshirat dhe konsumimin e kalorive gjatë gjithë ditës.

Shmangni pijet me sheqer dhe lëng frutash. Këto janë ndër gjërat më shume dhjamosëse që mund të futni në trupin tuaj.

Pini ujë para ngrënies. Një studim tregoi se pirja e ujit gjysmë ore para ngrënies e rriti humbjen e peshës me 44% gjatë 3 muajve.

Hani ushqime me fibra të tretshme. Studimet tregojnë se fibrat e tretshme mund të nxisin humbjen e peshës.

Pini kafe ose çaj. Kafeina rrit metabolizmin tuaj me 3–11% .

Bazoni dietën tuaj në ushqime të plota e të papërpunuara. Ata janë më të shëndetshme, japin ndjenjën e ngopjes dhe ka shumë më pak të ngjarë të shkaktojnë "overeating" (ngrënie të tepërt) sesa ushqimet e përpunuara.

Hani ngadalë. Ushqimi shpejt mund të çojë në shtim të peshës me kalimin e kohës, ndërsa ngrënia ngadalë ju bën të ndjeheni më të plotë dhe rritin hormonet që zvogëlojnë peshën .

Peshoni veten çdo ditë. Studimet tregojnë se njerëzit që peshojnë veten çdo ditë kanë shumë më shumë të ngjarë të humbin peshë dhe ta mbajnë atë te ulur për një kohë të gjatë .

Bëni gjumë me cilësi të mirë. Gjumi është arsye e rëndësishme formale, dhe gjumi i keq është një nga faktorët më të mëdhenj të rrezikut për shtimin e peshës .

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more