Skip to main content

7 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit, katër qarqe dalin nga harta e infeksionit

7 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit, katër qarqe dalin nga harta e infeksionit


7 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit, katër qarqe dalin nga harta e infeksionit

Posted: 30 Jun 2021 07:58 AM PDT

Vetëm shtatë raste të reja janë konfirmuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit nga 3138 testime të kryera në total. Ministria e Shëndetësisë njofton se janë zbuluar 4 raste të reja në Tiranë, nga 1 rast në Shkodër, Durrës, Elbasan.

Aktualisht janë 56 pacientë aktivë me COVID19, ndërsa katër qarqe në vend nuk kanë raste aktive. Në Spitalin Infektiv vetëm një pacient po merr trajtim spitalor të specializuar.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Janë shëruar 7 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,009 që nga fillimi i epidemisë.

"Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127", apelon MSH.

Statistika (30 Qershor 2021)
Raste të reja ditore 7
Të shëruar në 24 orë 7
Të shtruar në spitale 1
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 3138

Testime totale 804,762
Raste pozitive 132,521
Raste të shëruara 130,009
Raste Aktive 56
Humbje jete 2,456

Tiranë 25
Shkodër 13
Elbasan 6
Durrës 5
Lezhë 3
Berat 2
Fier 1
Vlorë 1

Vëzhgimi / Riciklimi akullores nga tregtarët, rrezik serioz për helmim

Posted: 30 Jun 2021 03:11 AM PDT

Emisioni Fiks Fare solli fakte nga mënyra sesi tregtarët abuzojnë me prodhimin dhe tregtimin e akullores, e cila gjatë sezonit të verës është një nga produktet që konsumohet me shumë.

Kamera e Fiks fare ka zbuluar sesi prodhohet dhe riciklohet akullorja, duke rrezikuar shëndetin e qytetarëve. Duke qenë se ky është një produkt që konsumohet shumë në ditët e verës, gazetarët mblodhën fakte tronditëse për atë ç'ka konsumohet nga qytetarët. Akullorja e përftuar nga qumështi është e ndjeshme ndaj temperaturave të larta, ndaj edhe ruajtja e saj është një problem më vete. Po si ruhet ajo nga tregtarët? Në bisedat me prodhues të akullores, por edhe të shitësve në pika të ndryshme në kryeqytet, kuptohet se tregtarët e akullores në Tiranë e riciklojnë akulloren e mbetur nga prodhimi i disa ditëve më parë, akullore e cila nuk duhet të konsumohet, pasi është e rrezikshme për shëndetin e njeriut.

Nuk ka rëndësi se kur është prodhuar akullorja , nëse mbetet pa shitur ajo ripërpunohet për t'u hedhur sërisht në treg. Në bisedat me shitësit e akullores kuptohet se tregtarët në Tiranë e mbajnë akulloren për një kohë tepër të gjatë në vitrinë, edhe pse baza e saj përbëhet nga qumështi dhe veza, dy produkte të ndjeshme ndaj temperaturave të larta të cilat çojnë në helmim.

Tregtarët pohojnë se ata mund t'i mbajnë nga një javë deri në një muaj në vasketa dhe nëse shohin që përbërja apo ngjyra e saj ndryshon, ata e shtojnë, ose e "rregullojnë", në mënyrë që të mos kuptohet nga klienti. Janë të shumta pamjet që tregojnë akullore të shkrira, si pasojë e zhvendosjes nga frigoriferi i ngrirjes tek ai i vitrinës. Madje njëra nga shitëset e pyetura shprehet: " Kisha harruar frigoriferin fikur mbrëmë, prandaj janë si të shkrira. Po nuk kanë problem për konsumim. Nëse nuk më shiten për dy ditë kështu, do t'i hedh pastaj".

Fiksi: Sa mund ta mbash?
Shitësja: Deri në tre ditë s'është problem.
Fiksi: E ke mbajtur?
Shitësja: Po!
Fiksi: Ju ka ndodhur p.sh t'ju ketë shkrirë, ta ngrini?
Shitësja: Ça s'na ka ndodhur! Na ka ndodhur që të na e ketë zënë shiu. Po s'besoj se ka ndonjë gjë.
Fiksi: Edhe e keni nxjerrë dhe nuk e kanë kuptuar klientët.
Shitësja: Jo! Nuk është se e flakim. Nuk flakim asnjëherë. Thjesht e bën njëherë ashtu, edhe e nxjerr sikur ka dalë tani.
Fiksi: Nëse ty të ka shkrirë, e ke nxjerrë më këtu të ngrirë?
Shitësja: Po!
Fiksi: Edhe s'është problem?
Shitësja: Jo! Thjesht provoje me lugë, s'ka ndonjë gjë.
# # #
Fiksi: Sa mund ta kesh mbajtur këtë? Sa ditë?
Shitësja: 2 javë më duket se ka që është vendosur dhe nuk janë ndërruar.
Fiksi: Domethënë, ju këtu mund ta mbani 2 javë këtu?
Shitësja 2: Edhe 1 muaj e mbajmë.

4 shkaqe që çojnë në dëmtimin e lëkurës

Posted: 30 Jun 2021 12:19 AM PDT

 

Përshtati në shqip: Anxhela Cami

Dëshironi ta trajtoni lëkurën në mënyrë që të duket sa më mirë. Por janë disa zakone që shpesh i bëni në përditshmëri që mund të jenë shumë të dëmshme për të.

Në këtë postim do t'ju tregojmë 4 shkaqet kryesore që çojnë në dëmtimin e lëkurës:

Flini pa pastruar fytyrën: ky zakon mund të bllokojë poret dhe të sjellë një sërë problemesh për lëkurën. Mos harroni të pastroni lëkurën edhe nëse jeni të lodhur.

Duhani: Nikotina zvogëlon rrjedhën e gjakut në lëkurë, që do të thotë se nuk merr oksigjen dhe lëndë ushqyese të mjaftueshme. "Kimikatet në duhan dëmtojnë kolagjenin dhe proteinat e elastinës që i japin strukturën lëkurës", thotë dermatologia Yoon-Soo Cindy Bae.

“Lëkura e një duhanpirësi është e hollë, më e rrudhur dhe ka më pak gjasa të shërohet”, thotë ajo.

Mospërdorimi i kremit të diellit. Kremi i diellit është thelbësor për të parandaluar plakjen e parakohshme dhe për të shmangur hiperpigmentimin. Sigurohuni që të përdorni kremin e diellit çdo ditë, përpara se të ekspozoheni në diell.

Konsumoni më shumë fruta dhe perime dhe shmangni sheqerin: Disa studime kanë zbuluar se ushqimet me sheqer si ëmbëlsirat dhe akulloret mund të përshpejtojnë procesin e plakjes. Hulumtimet tregojnë se frutat dhe perimet e freskëta mund të ndihmojnë në parandalimin e plakjes së lëkurës./ shëndeti.com.al/ WebMD

 

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more