Skip to main content

6 raste të reja me Covid në Shqipëri, një jetë e humbur

6 raste të reja me Covid në Shqipëri, një jetë e humbur


6 raste të reja me Covid në Shqipëri, një jetë e humbur

Posted: 31 May 2021 08:22 AM PDT

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient të mbyllur dhe kudo ku nuk mund të ruhet distancimi fizik, kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:

Janë kryer 2,325 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 6 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 2 raste në Tiranë, nga 1 rast në Fier, Lezhë, Kamëz, Prrenjas.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 39 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e ka fituar 1 qytetar nga Kolonja, 70 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 123 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,431 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (31 Maj 2021)

Raste të reja ditore 6

Të shëruar në 24 orë 123

Të shtruar në spitale 39

Humbje jete në 24 orë 1

Testime ditore 2,325

Testime totale 720,021

Raste pozitive 132,315

Raste të shëruara 129,431

Raste Aktive 433

Humbje jete 2,451

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 152

Korçë 67

Shkodër 62

Berat 33

Elbasan 27

Lezhë 25

Vlorë 22

Gjirokastër 15

Fier 9

Durrës 9

Kukës 8

Dibër 4

Ju kanë dalë rrudha? Ja përbërësi ideal për t’i parandaluar ato

Posted: 31 May 2021 12:53 AM PDT

Vaji i kokosit është një përbërës i mahnitshëm për eliminimin e rrudhave dhe pastrimin e thellë të poreve. Ai mund të parandalojë gjithashtu shfaqjen e akneve dhe puçrrave të zeza, të cilat shumë vajza i shohin si problematike.

Por nëse do të bëni kombinim midis vajit të kokosit dhe sodës së bukës, përzierja që do të fitoni do të jetë më e fortë kundër të gjitha llojeve të problemeve të lëkurës, duke përfshirë trajtimin e akneve, skuqjen, shenjat dhe heqjen e papastërtive të tepërta nga poret e lëkurës. Femrat mund ta përdorin edhe për pastrimin e lëkurës, sepse ajo bën të mundur largimin e qelizave të vdekura nga lëkura.

Për të krijuar këtë masë mjafton të merrni 2 lugë çaji me vaj kokosi ekstra të virgjër dhe 1 lugë çaji sodë buke. Përziejini të dy përbërësit derisa të krijoni një pastë homogjene dhe më pas aplikojeni atë në fytyrën tuaj. Masazhojeni butësisht fytyrën me lëvizje rrethore. Më pas lëreni të veprojë për 5 minuta dhe shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët.

Pasi të keni bërë këtë nuk është e nevojshme të vendosni asnjë lloj kremi në fytyrë sepse vaji i kokosit do të hidratojë lëkurën tuaj. Këshillohet që të përgatisni aq sa do përdorni sepse pasta duhet të jetë e freskët sa herë pastroni fytyrën, në mënyrë që rezultati të jetë sa më i mirë./ shendeti.com.al

Çfarë dimë për origjinën e pandemisë?

Posted: 30 May 2021 11:46 PM PDT

A ka pasur një aksident në laborator? Çfarë e dallon SARS CoV-2 nga viruset e tjera të Coronës? Shërbimet sekrete amerikane po hetojnë mbi origjinën e pandemisë, Kina kritikon.

Në të gjithë botën janë vërtetuar si të infektuar me SARS CoV-2 rreth 170 milionë vetë dhe më shumë se 3,4 milionë kanë humbur jetën. Por nga vjen ky vírus kaq ngjitës që paralizoi me muaj ekonomitë në botë dhe shkatërroi ekzistencën e kushedi sa të tjerëve? Deri më tani ka pasur vetëm më shumë supozime se fakte, se ku e ka origjinën pandemia botërore.

Për një aksident të mundshëm në Institutin e Virologjisë në Vuhan, Kinë, raportoi së fundmi "Wall Street Journal" duke iu referuar një raporti të një shërbimi sekret amerikan, sipas të cilit në nëntor 2019 tre punonjës të institutit, të cilët u sëmurën rëndë me simptoma të njëjtja si ato të Covidit, kishin qenë në një klinikë. Shërbimet sekrete amerikane duan të mbledhin tani fakte të besueshme në vend të supozimeve për një aksident të mundshëm laboratori në Kinë dhe do të paraqesin një raport brenda 90 ditësh, këtë e ka urdhëruar presidenti Biden. "SHBA do të vazhdojnë të bashkëpunojnë me partnerët me të njëjtat synime për të rritur presionin ndaj Kinës, që të marrë pjesë në një hetim ndërkombëtar të bazuar në fakte, të plotë, transparent dhe të lejojë qasjen në të gjitha të dhënat e provat e nevojshme", tha presidenti Biden.

Kina akuzoi SHBA, se po politizon kërkimet dhe do t'ia japë Kinës fajin për pandeminë. Në të njëjtën kohë ky vend me gjasë vend origjine i virusit bllokon një hetim të hapur dhe hedh poshtë çdo lloj përgjegjësie.

Çfarë dihet për virusin?

Që në janar 2020, studiuesit kinezë gjetën shkakun për një shpeshtim të një sëmundjeje të mushkërive të panjohur më parë, nga e cila në qytetin Vuhan kishin humbur jetën shumë vetë. Në qelizat e tyre të rrugëve të frymëmarrjes ata gjetën gjenet e një virusi ARN nga familja e viruseve të Coronës, që u kategorizua në nëngrupin B (Betacoronavirus).

Ky vírus, që ishte definitivisht plotësisht i ri, kishte megjithatë ngjashmëri të madhe me virusin Corona, që solli shpërthimin e pandemisë SARS në vitet 2002-2004: SARS-CoV. Ky vírus i ri nga Kina jugore u përhap brenda pak javësh gati në të gjitha kontinentet. Në të gjithë botën u sëmurën 8096 persona – të testuar- dhe 774 vetë ndërruan jetë nga sindromi i një sëmundjeje të rëndë të rrugëve të frymëmarrjes. Edhe pse shifrat krahasuar me pandeminë e tanishme ishin shumë më të pakta, pandemia e atëhershme tregoi, se sa tmerrësisht shpejt përhapet një sëmundje ngjitëse në një botë të globalizuar.

Ku u zbulua për herë të parë virusi?

Disa studime japin të dhëna, se virusi ishte përhapur disa javë, ndoshta edhe disa muaj më parë, pra para se të zbulohej në dhjetor në Vuhan. Në Kinë sipas të dhënave të gazetës "South China Morning Post" ka pasur që në mesin e nëntorit një infektim të parë të testuar me SARS CoV-2. Kjo nuk do të thotë patjetër që ky infeksion e ka edhe origjinën në Kinë. Studiues të Universitetit Cambridge kishin publikuar në prill 2020 një studim, në të bazë të të cilit pandemia me shumë gjasa filloi në mes të shtatorit dhe fillim dhjetorit 2019, ose në Kinë ose në një vend kufitar. ( https://www.pnas.org/content/117/17/9241 )

Nga ana tjetër gjurmë të virusit të ri u gjetën në prova të ruajtura të ujërave të bardha në Itali dhe Brazil, që ishin marrë që në dhjetor, ose në nëntor 2019. Në Itali u gjetën madje në provat e gjakut të një testimi me pjesëmarrës të skanerit për kancerin e mushkërive antitrupa kundër SARS-CoV-2,- provat e gjakut ishin marrë që në shtator 2019 dhe shkurt 2020.

Që virusi mund të jetë përhapur që në vjeshtën e vonë 2019 në Europë dhe prej mesit të nëntorit në Kinë nuk lejon përfundime të sakta për origjinën e pandemisë. Ai tregon vetëm se sa shpejt mund të përhapet një virus kaq agresiv në botë.

Nga cila kafshë vjen virusi?

Si skenari më i mundshëm konsiderohet një origjinë zoologjike përmes një kafshe ndërmjetës. Sipas skenarit, një kafshë e ka pasur virusin në fillim dhe e ka kaluar tek një kafshë tjetër. Por deri më tani as nuk është identifikuar saktë një kafshë potenciale si origjinë dhe as kafsha ndërmjetëse. Po ashtu të dyja viruset Corona SARS nuk janë identifikuar saktësisht në botën e kafshëve. Por se të dy këto viruse Corona janë të vërtet të ngjashëm me viruset Corona që gjenden tek lakuriqët e natës, që gjenden në Azinë Juglindore. Sekuenca gjenetike e SARS-CoV-2 aktual përputhet 96,2% me virusin Corona RaTG13 – që u gjet në një lloj lakuriq nate. Kjo tingëllon shumë, por është vetëm një pikë e parë, sepse përputhshmëria e viruseve me kafshë të tjera si pangolinët nuk është më e vogël.

Për shkak se shumica e njerëzve nuk kanë kontakt direkt me lakuriqët e natës apo pangolinët, ekspertët kërkojnë për kafshë ndërmjetësuese, që kanë kontakt më të ngushtë me njerëzit, si psh vizonët.

A vjen virusi nga një laborator?

Ajo që dihet është se në Institutin e Vuhanit për virologji është eksperimentuar me virusin Corona RaTG13 dhe me RmYN02, sekuencat gjenetike të të cilëve përputhen 93,3% me SARS-CoV-2.(Current Biology, 2020; DOI: 10.1016/j.cub.2020.05.023). Nga kjo rrodhën dy skenarë: SARS CoV-2 mund të jetë prodhuar artificialisht si një armë kimike dhe/ose ka dalë gabimisht për shkak të një aksidenti.

Ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë i quajnë të dy skenarët si "shumë pa gjasa". Por ata nuk mundën të ishin plotësisht bindës, sepse me hetimet e tyre shumë të kufizuara ata nuk mund të bënin inspektime të pavarura apo të siguronin prova, sepse Kina nuk e lejoi këtë. Në vend të kësaj ata duhet të merrnin të dhëna të publikuara dhe të dhëna të partnerit kinez. Madje vetë kreu i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus kërkoi më vonë që të paktën hipoteza e një aksidenti në laborator të hetohet më tej.

Çfarë flet për një „armë biologjike"?

Prodhimin artificial të SARS-CoV-2 në një laborator në Vuhan shumë vetë e quajnë si shumë pa gjasa. Kështu një ekip i profesores së mikrobiologjisë, Kristian Andersen nga "Scripps Research Institute" në La Jolla, Kaliforni hulumtoi proteinën Spike në sipërfaqen e virusit, Në segmentin e genomit u panë dy dallime të mëdha mes SARS-CoV-2 dhe viruseve të ngjashme Corona. Proteina ka një ndërtim ndryshe, e vërtet që virusi mund të depërtojë më shpejt qelizat e njeriut, por për të qenë një "armë biologjike" struktura e virusit, sipas këtyre ekspertëve në La Jolla nuk është e rafinuar sa duhet.

Aksident laboratori?

Mbetet teoria se studiuesit kinezë kanë eksperimentuar me viruset e rrezikshme Corona si psh. RaTG13 apo RmYN02, dhe se SARS CoV-2 gabimisht për shkak të një aksidenti ka dalë nga laboratori. Udhëheqja kineze e hedh poshtë kategorikisht këtë teori.

Edhe ekspertët e OBSH e shohin si me shumë pak gjasa këtë në bazë të të dhënave që iu ofruan. Kundër kësaj flet evoluimi i virusit, dhe tjetra, Instituti i Vuhanit për Virologjinë ka laboratorë të sigurisë së lartë. Tek të dhënat e ofruara nuk ka asnjë shenjë për aksident në laborator apo sëmundje të punoënjësve.

Pikërisht kjo pikë nuk përkon me atë që ka publikuar "Wall Street Journal" duke iu refereruar shërbimeve sekrete, ku tre punonjës në nëntor 2019 treguan simptoma të afërta me Covid. Kina e hedh poshtë edhe këtë.

Deri tani ka supozime në vend të fakteve dhe refuzime në vend të transparencës – mbetet e hapur, nëse dikur ne do ta dimë se ku e pati origjinën kjo pandemi botërore. Dhe sidomos si të mos lejojmë që të përhapen pandemi të tjera./DW

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more