Skip to main content

“Nora Gjakova sërish në podiumin evropian, fiton të bronztën” plus 9 more Ekonomia Online

“Nora Gjakova sërish në podiumin evropian, fiton të bronztën” plus 9 more Ekonomia Online


Nora Gjakova sërish në podiumin evropian, fiton të bronztën

Posted: 16 Apr 2021 10:31 AM PDT

Nora Gjakova ka vazhduar serinë impresive në kampionatet evropiane. Pasi vjet nuk mori pjesë për shkak të koronavirusit, Nora të premten fitoi medaljen e bronztë në Evropianin që po mbahet në Lisbonë. Në luftë për vend të tretë në kategorinë deri 57 kilogramë, Nora e mposhti gjeorgjianen Eteri Liparteliani. Nora e nisi ditën me fitore bindëse ndaj spanjolles Carla Ubasart Mascaro. Më pas e mposhti...

Source

Zemaj: Vonesa në sigurimin e vaksinës dëshpëruese

Posted: 16 Apr 2021 10:28 AM PDT

Ish- ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka kritikuar Qeverinë Kurti, siç ka thënë ai për mosmenaxhim të situatës së duhur me pandeminë. Zemaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se vonesa në sigurimin e vaksinës do të ishte dëshpëruese. Ai ka thënë se shëndeti i qytetarëve mbrohet me vaksina, jo me parulla politike Kapaciteti për udhëheqje tregohet në pozitë, parullat politike nuk janë...

Source

Vitia thërret konferencë për medie, mohon raportimet për mos nënshkrimin e kontratës për vaksinën anti-Covid

Posted: 16 Apr 2021 10:19 AM PDT

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thirrur një konference të jashtëzakonshme për medie. Arsyeja e kësaj konference është raportimi në medie se ai nuk e ka nënshkruar kontratën me kompaninë Pifzer për sigurimin e vaksinën anti-Covid. Në njoftimin për konferencën që do të mbahet në ora 20:45, thuhet se raportimet janë të pavërteta. “Ministri i Shëndetësisë, z. Arben Vitia do të mbajë...

Source

Konjufca dhe ambasadorja i Suedisë diskutuan për sigurimin e vaksinës anti-Covid

Posted: 16 Apr 2021 10:06 AM PDT

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim ambasadoren e Suedisë në Kosovë, Karin Hernmarck Ahliny. Ambasadorja Hernmarck e uroi kryekuvendarin Konjufca për marrjen e detyrës së të parit të Kuvendit, si dhe e përgëzoi për konstituimin e institucioneve shtetërore, sipas rezultateve të zgjedhjeve të 14 shkurtit. Hernmarck çmoi lart bashkëpunimin e deritashëm në mes dy...

Source

Lauka: Shqiptarët janë aktualisht të pafuqishëm për ta bërë bashkimin kombëtar

Posted: 16 Apr 2021 10:01 AM PDT

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka, ka thënë që shqiptarët nuk e kanë aktualisht forcën për ta realizuar bashkimin kombëtar. "Tezat për ndryshim territoresh, kufijsh, skicat e të tjera kanë qarkulluar edhe për Kosovën. Ju e dini para pak kohës ishte aktivizuar nëpërmjet Vuçiqit, Thaçit dhe Edi Ramës për shkëmbim territoresh ose për ndarjen e Kosovës, ose njëfarë rikonfigurimi për...

Source

Parlamenti Studentor kërkon që arsimi universitar të fillojë mësimin fizikisht

Posted: 16 Apr 2021 09:58 AM PDT

Parlamenti Studentor ka kwrkuar nga MASHT-i që edhe arsimi i lartë të rikthehet fizikisht në objektet universitare. Sipas tyre, rikthimi në formë fizike i ligjëratave dhe ushtrimeve është i domosdoshëm. Kryetarja e Parlamentit Studentor, Edona Haxhimehmeti përmes një njoftimi me shkrim ka bërë të ditur kërkesën unanime të Parlamenteve Studentore mbi formën e mbajtjes së mësimit.

Source

MD: Cak i ligjit për konfiskimin e pasurisë zyrtarët dhe ish-zyrtarët, jo qytetarët

Posted: 16 Apr 2021 09:54 AM PDT

Pas miratimit nga Qeveria e Kosovës të koncept-dokumentit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, shumë shpejt pritet të formohet Grupi punues brenda Ministrisë së Drejtësisë, i cili do të punojë në hartimin e projektligjit për këtë çështje, konfirmon Genc Nimoni, këshilltar i lartë politik i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Zyrtarë të Agjencisë Kundër Korrupsionit...

Source

Dy të vdekur e 179 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

Posted: 16 Apr 2021 09:49 AM PDT

Dy persona kanë humbur betejën me Covid-19 dhe 179 raste të reja pozitive nga 2652 teste janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri. Në këtë kohë janë shëruar edhe 587 paceientë, duke çuar numrin total të të shëruarve në 100.600. Në total, në Shqipëri kanë vdekur nga koronavirusi gjithsej 2.337 persona. Aktualisht janë 26.370 raste aktive me Covid-19.

Source

Shteti që synon krijimin e gjeneratës së joduhanxhinjve

Posted: 16 Apr 2021 09:44 AM PDT

Zelanda e Re ka shpalosur një sërë propozime, të cilat synojnë që ta bëjnë të paligjshëm konsumimin e duhanit për gjeneratën e ardhshme dhe çojnë drejt përmbushjes së qëllimit të vendit për t'u bërë shtet pa duhanxhinj deri më 2025. Plani përfshin ngritje graduale të moshës ligjore për konsumim të duhanit, i cili mund të zgjerohet me ndalimin e tërësishëm të shitjes së cigareve dhe produkteve të...

Source

Mjeku i arrestuar në Podujevë, thuhet se brenda ditës i kontrolloi 47 pacientë

Posted: 16 Apr 2021 09:39 AM PDT

Kryetari i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu ka thënë se asgjë nuk e arsyeton sjelljen e mjekut Ibrahim Hoti, e ku mbrëmë refuzoi që t'i jap ndihmën një pacienti të moshuar në QKMF-në në Podujevë. "Neve na ka ardh keq një sjelle të tillë, pa e gjykuar dhe pa e parë se çfarë ka ndodhur, kemi qenë shumë të prerë për arrestimin dhe mënyrën se si është bërë. Është shumë e qartë se ky rast nuk ishte për...

Source

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more