Skip to main content

Kancelarja gjermane merr dozën e parë të vaksinës anti covid nga AstraZeneca

Kancelarja gjermane merr dozën e parë të vaksinës anti covid nga AstraZeneca


Kancelarja gjermane merr dozën e parë të vaksinës anti covid nga AstraZeneca

Posted: 16 Apr 2021 08:00 AM PDT

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, mori sot dozën e parë të vaksinës anti covid nga Oxford/AstraZeneca.

Lajmin për këtë e bëri të ditur zëdhënësi i saj, Steffen Seibert, në Twitter shkruan CNN, transmeton Gazeta Shneta.

"Jam e lumtur që sot kam marrë vaksinën e parë nga AstraZeneca.Unë dua të falënderoj të gjitha ata që janë të përfshirë në fushatën e vaksinimit.Vaksinimi është çelësi për të kapërcyer pandeminë", tha Seibert në emër të Merkel.

Vaksina AstraZeneca ka qenë e diskutueshme edhe në shtetin gjerman, si rezultat i shqetësimeve rreth sigurisë së saj.

Në muajin mars, Gjermania njoftoi se do të administronte vaksinën vetëm tek personat 60-vjeçare e tutje./GazetaShneta/

Masat anti covid duhet të vazhdojnë deri në vaksinimin e popullsisë, paralajmëron epidemiologu

Posted: 16 Apr 2021 07:32 AM PDT

Prof.John Edmunds, epidemiolog në Londër, beson se mënyra më e sigurt për të menaxhuar situatën pandemike janë kufizimet derisa të vaksinohen të gjithë, duke përfshirë edhe fëmijët.

Masat anti covid mund të jenë të nevojshme derisa të vaksinohen një numër i konsiderushëm i popullsisë, ka paralajmëruar Edmunds shkruan Mirror, transmeton Gazeta Shneta.

"Nëse keni mbajtur frenat drejt vaksinimit, kjo është mënyra më e sigurt".

Edmunds mendon se shumë nga kufizime mund të vazhdojnë edhe vullnetarisht nga ana e qytetarëve.

"Unë mendoj se njerëzit do të vazhdojnë të mbajnë maska dhe higjienën e duarve, edhe nëse janë apo jo të obliguar", shtoi ai./GazetaShneta/

Australi, shënohet viktima e tretë si pasojë e mpiksjes së gjakut pas marrjes së vaksinës nga AstraZeneca

Posted: 16 Apr 2021 06:53 AM PDT

Sipas Therapeutic Goods Administration (TGA) është shënuar viktima e tretë në Australi si pasojë e mpiksjes së gjakut pas marrjes së vaksinës anti covid nga AstraZeneca.

Bëhet fjalë për vdekjen e 49-vjeçares, e cila vuante nga një numër i ulët i trombociteve pasi mori vaksinën anti covid nga AstraZeneca shkruan CNN, transmeton Gazeta Shneta.

Deri më sot, Australia ka administruar 885 mijë doza të vaksinës AstraZeneca, duke theksuar se rreziku i mpiksjes së gjakut është i vogël.

Javën e kaluar Australia njoftoi se personat nën moshën 50-vjeçare nuk do të merrnin vaksinën AstraZeneca, përvec në rastet kur benefitet tejkalojnë qartë rrezikun./GazetaShneta/

Në Klinikën e Gjinekologjisë po trajtohen tri gra shtatzëna të infektuara me Covid-19

Posted: 16 Apr 2021 06:22 AM PDT

Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Jakup Ismajli, ka bërë të ditur se tri gra shtatzëna të infektuara me Covid-19 po marrin trajtim në këtë klinikë dhe gjendja e tyre është stabile.

Në një intervistë për Ekonomia Online, ai ka njoftuar edhe për statistikat e fundit të tremujorit të parë të vitit 2021, ku mes tjerash janë kryer 1,929 lindje, 699 prej tyre kanë rezultuar në lindje cezariane.

Madje, ai tha se krahasuar me vitin e kaluar në këtë Klinikë kanë lindur 203 foshnje më pak.

"Në tre mujorin e vitit 2021 kemi pasur 1 929 lindje prej tyre me prerje cezariane kanë përfunduar 699. Krahasuar me vitin e kaluar kanë qenë 2 132 lindje dhe prerje cezariane 793 lindje. Kemi një rënie të lehtë këtë vit mirëpo këto të dhëna i kemi vetëm për klinikën Obstetrike në Gjinekologji. Kur merret parasysh gjendja me Covid-19 pastaj referimin e pacientëve një numër i madh i tyre kanë përfunduar lindjet edhe në spitalet regjionale dhe private dhe nuk kemi një shifër definitive të numrit të lindjeve në Kosovë, mirëpo kur bëjmë krahasimin vetëm për klinikën Obstetrike kemi një rënie të numrit të pacientëve që kanë përfunduar lindje në këtë klinikë".

Ismajli theksoi se në Klinikën e Gjinekologjisë janë tri gra shtatzëna pozitiv me Covid-19 dhe se gjendja e tyre është stabile.

"Në Klinikën e Gjinekologjisë janë tri gra shtatzëna pozitiv me Covid-19 dhe gjendja e tyre është stabile. Gjinekologjia është një lami e cila nuk ka kufizime dhe numri i lindjeve nuk mund të ndalet dhe ka vazhduar me një fluks të rëndomtë. Kemi kryer edhe një numër të madh të operacioneve onkologjike dhe urgjente", tha ai.

Sipas tij, 70% e stafit shëndetësor e kanë kaluar Covidin, duke shtuar se 80% janë vaksinuar.

Mes, tjerash, ai shtoi se një numër i profesionistëve shëndetësor është vaksinuar në Kukës, ndërsa pjesa tjetër duke përfshirë edhe atë në Prishtinë.

"Gati 70% e stafit e kanë kaluar Covidin, por edhe një numër i madh i tyre diku 80% të stafit është vaksinuar me Covid-19. Një numër i tyre është vaksinuar në Kukës ndërsa pjesa tjetër në Prishtinë. Edhe unë jam vaksinuar në Prishtinë dhe kisha sugjeruar të gjithë profesionistët shëndetësor të vaksinohen dhe ta largojmë këtë sëmundje", ka thënë ai për EO.

"Përveç punëve të rëndomta e kemi hapur  një repart për Covid-19 ku gratë shtatzënat kanë ku ta përfundojnë lindjen qoftë normale qoftë me prerje cezariane. Në këtë vit janë mbi 20 lindje me pacientë të cilët kanë qenë Covid-19 pozitiv".

 

Raportohen 14 viktima brenda 24 orëve të fundit

Posted: 16 Apr 2021 06:09 AM PDT

Pak qaste më parë, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka bërë të ditur se nga 3,230 testime të kryera janë konfirmuar 520 raste pozitive me Covid-19.

Fatkeqësisht, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 14 pacientë, si pasojë e përkeqësimit të gjendjes shëndetësore nga Covid-19 shkruan Gazeta Shneta.

"Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 4 raste (72, 71, 67, 66 vjeç), Obiliq 3 raste (83, 76, 74 vjeç), Prishtinë 2 raste (88, 55 vjeç), Ferizaj 1 rast (71 vjeç), Gjakovë 1 rast (66 vjeç), Podujevë 1 rast (74 vjeç), Suharekë 1 rast (79 vjeç), Viti 1 rast (84 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 100.655 raste nga 493.776 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.053 raste të vdekjes", thuhet në njoftimin e fundit të IKSHPK-së.

Përgjatë kësaj periudhe janë shëruar 646 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është mbi 85 mijë.

Aktualisht, vendi ynë po përballet me mbi 12 mijë raste aktive./GazetaShneta/

Plus 520 raste pozitive me Covid-19 dhe 14 viktima në 24 orët e fundit

Posted: 16 Apr 2021 06:02 AM PDT

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka bërë të ditur se nga 3,230 testime të kryera janë konfirmuar 520 raste pozitive me Covid-19.

Fatkeqësisht, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 14 pacientë, si pasojë e përkeqësimit të gjendjes shëndetësore nga Covid-19 shkruan Gazeta Shneta.

"Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 4 raste (72, 71, 67, 66 vjeç), Obiliq 3 raste (83, 76, 74 vjeç), Prishtinë 2 raste (88, 55 vjeç), Ferizaj 1 rast (71 vjeç), Gjakovë 1 rast (66 vjeç), Podujevë 1 rast (74 vjeç), Suharekë 1 rast (79 vjeç), Viti 1 rast (84 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 100.655 raste nga 493.776 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.053 raste të vdekjes", thuhet në njoftimin e fundit të IKSHPK-së.

Përgjatë kësaj periudhe janë shëruar 646 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është mbi 85 mijë.

Komunat që regjistruan sot raste pozitive janë: Prishtinë 126 raste, Gjilan 61 raste, Pejë 43 raste, Gjakovë 35 raste, Ferizaj 34 raste, Mitrovicë 30 raste, Prizren 26 raste, Podujevë 24 raste, Lipjan 17 raste, Skenderaj 17 raste, Fushë-Kosovë 16 raste, Shtime 9 raste, Viti 8 raste, Deçan 7 raste, Istog 7 raste, Kaçanik 7 raste, Obiliq 7 raste, Rahovec 7 raste, Malishevë 6 raste, Drenas 5 raste, Kamenicë 5 raste, Klinë 5 raste, Suharekë 5 raste, Vushtrri 5 raste, Graçanicë 2 raste, Hani i Elezit 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Kllokot, Novobërdë dhe Shtërpcë.

Aktualisht, vendi ynë po përballet me mbi 12 mijë raste aktive./GazetaShneta/

Hormonet e nënës përgjatë shtatzënisë ndikojnë që bebi të ketë akne

Posted: 15 Apr 2021 09:36 AM PDT

Ashtu si tek të rriturit, edhe tek bebet aknet janë të pranishme të cilat largohen brenda disa javëve.

Këto akne mund të shkaktohen nga nëna, pasi hormonet e nënës gjatë shtatzënisë qarkullojnë përmes sistemit të gjakut shkruan Belly Belly, transmeton Gazeta Shneta.

Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU

Këto hormone mund të stimulojnë gjëndrat e vajit në lëkurën e bebit, duke rezultuar që të shfaqen aknet.

Nga 20 deri në 40 përqind e foshnjeve të porsalindura përjetojnë akne.

Pavarësisht nëse ju referohemi si akne neonatale, ato janë të zakonshme dhe nuk kërkojnë trajtim mjekësor.Pas 6-javësh ka gjasa që këto akne të fillojnë të largohen.

Në rast se, aknet vazhdojnë të jenë prezente tek foshnja juaj, kërkoni konsultimin me mjekun tuaj./GazetaShneta/

Planifikimi i shtatzënisë pas moshës 35-vjeçare, ja çfarë duhet të dini

Posted: 15 Apr 2021 08:44 AM PDT

Ekspertët shëndetësor kanë vë në dukje se gratë pas moshës 35-vjeçare preferojnë të ngelen shtatzënë.

Konceptimi mas moshës 35-vjeçare mund të jetë e vështirë, por nuk është e pamundur shkruan Belly Belly, transmeton Gazeta Shneta.

Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU

Gratë mbi moshën 35-vjeçare kanë 20% shanse për të përjetuar abort spontan.Kjo zakonisht është për shkak të anomalive kromozomale, pasi cilësia e vezës fillon të zvogëlohet.

Shumë gra përgjatë kësaj moshe janë të predispozuara që të ngelen shtatzënë me binjakë.

Kjo besohet të jetë si shkak i ndryshimeve hormonale që ndodhin me moshë.Trupi juaj duhet të prodhojë më shumë hormonin stimulus të gjëndrës (FSH) në mënyrë që të ketë ovulim.Meqenëse, ka më pak vezë në vezoret tuaja, duhet më shumë FSH për të shkaktuar ovulim.

Në qoftë se, planifikoni një shtatzëni të tillë, ju duhet të:

-Ulni stresin,

-Flini mjaftueshëm,

-Kontrolloni peshën tuaj,

-Konsultohuni me mjekun tuaj./GazetaShneta/

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more