Skip to main content

“Kush është princi i Johor që dëshiron të blëjë Valencian: Pasuri 750 milionë euro, aeroplan të artë, klub futbolli e gjithçka tjetër” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Kush është princi i Johor që dëshiron të blëjë Valencian: Pasuri 750 milionë euro, aeroplan të artë, klub futbolli e gjithçka tjetër” plus 9 more Telegrafi Futboll


Kush është princi i Johor që dëshiron të blëjë Valencian: Pasuri 750 milionë euro, aeroplan të artë, klub futbolli e gjithçka tjetër

Posted: 02 Mar 2021 03:07 PM PST

Princi i Johor, Tunku Ismail ibni Sultan Ibrahim, është një personazh relativisht i njohur brenda klubit të Valencias që kur Peter Lim bleu klubin në vitin 2014.

Sidoqoftë, ai doli në skenë të hënën kur në rrjetet sociale filloi të flas hapur për planin e tij për të blerë Los Che.

Aktualisht 36 vjeç, princi është më i madhi nga pesë fëmijët e Sulltan Ibrahim ibni Almarhum Sulltan Iskandar, pasuria e të cilit vlerësohet rreth 750 milionë euro, sipas Forbes.

 

Princi i Johor do të trashëgojë një rezidencë luksoze ‘The Flintstones’, me pamje nga deti, një far nëntë katësh dhe 17 dhoma, përfshirë edhe dy apartamente perandorake.

Ndërkohë, sulltani zotëron gjithashtu një Boeing 737 me vlerë më shumë se 90 milionë euro dhe i pikturuar në ngjyrë të artë, me një kapacitet prej 30 vendesh, kuzhina, sallone dhe dushe.

Djali i tij ka pikturuar pjesën e brendshme të një helikopteri në të njëjtën ngjyrë, por avioni i tij privat është më diskret si nga përmasat ashtu edhe nga ngjyra.

 

Armët dhe disiplina ushtarake janë një nga pasionet e princit, siç mund të shihet në disa nga imazhet që ai ndan në rrjetet e tij sociale.

Ai është i martuar dhe ka tre fëmijë, ndërsa ka një pasion të madh për futbollin.

Në fakt, si president i Federatës së Futbollit të vendit të tij, ai urdhëroi ndërtimin e një stadiumi mbresëlënës për 40,000 spektatorë që kushtonte rreth 200 milionë euro.

 

Princi gjithashtu zotëron klubin Johor Darul Takzim FC (Johor Tigers), ekip i cili paraqitet në Superligën e Malajzisë, ndërsa vite më parë kishte nënshkruar edhe me ish-yllin e Valencias, Pablo Aimar.

Në verën e vitit 2016, një ekspeditë e disa lojtarëve të Valencias, përfshirë emra si Jaume Domenech, Santi Mina dhe Paco Alcacer , u ftuan të merrnin pjesë në stërvitje me skuadrën e tij.

Lojtarët e Los Che ishin të impresionuar me fushën e stërvitjes së ekipit.

 

Ndërkohë, sipas Cadena SER, princi ishte ftuar një herë në Barcelonë për një udhëtim ku iu ofrua një suitë luksoze me 10,000 euro nata, por e refuzoi ofertën sepse nuk i pëlqente. /Telegrafi/

The post Kush është princi i Johor që dëshiron të blëjë Valencian: Pasuri 750 milionë euro, aeroplan të artë, klub futbolli e gjithçka tjetër appeared first on Telegrafi.

Morata: Nuk jam ndjerë mirë në tri javët e fundit, i lumtur për golin dhe rikthimin

Posted: 02 Mar 2021 03:00 PM PST

Alvaro Morata e pranon që nuk ka qenë mirë më shëndet në javët e fundit, por ndjehet i lumtur që është kthyer ta ndihmojë Juventusin.

Spanjolli erdhi nga banka rezervë dhe menjëherë gjeti rrjetën në fitoren 3-0 ndaj Spezia këtë mbrëmje , ndeshje që mund të kthehej në një mision të vështirë.

"Të rëndësishme janë tre pikët. Ne jemi kthyer te fitoret, të cilat na duhen çdo javë në Juventus. Ka shumë ndeshje për të luajtur, ne duhet të përqendrohemi në ndeshjen e ardhshme dhe pikat që janë për t'u fituar".

"Gjithkush që e njeh futbollin e kupton se një fitore sjell besim, entuziazëm dhe atmosferë të shkëlqyer në dhomën e zhveshjes. Kjo është e rëndësishme. Ne jemi duke punuar për të fituar", ka thënë Morata për Sky Sport Italia.

Ky ishte goli i parë i Moratas pas 73 ditë dhe vjen pas një jave të vështirë ku mungoi edhe në stërvitje për shkak të një infeksioni viral të quajtur citomegalovirus.

"Më kishte marrë malli për të shënuar gola, por mbi të gjitha më ka marrë malli për forcën, pasi tre javët e fundit të jem i sinqertë nuk jam ndjerë aspak mirë. Unë duhej të kthehesha në dispozicion të ekipit sepse aktualisht kemi kaq pak lojtarë".

"Nuk është një sezon i lehtë, ne po luajmë çdo tre ditë dhe ka lojtarë të mëdhenj jashtë për një periudhë të gjatë kohore. Këto nuk janë justifikime, është realitet".

“Ne jemi duke punuar për të fituar, nëse nuk fitojmë këtë sezon, atëherë do të përgëzojmë fituesit, por derisa të ketë gjasa matematikore, ne do të japim gjithçka në fushë”, ka thënë Morata. /Telegrafi/

The post Morata: Nuk jam ndjerë mirë në tri javët e fundit, i lumtur për golin dhe rikthimin appeared first on Telegrafi.

Armando Broja nuk ndalet, shënon dhe e dërgon Vitessen në finale të Kupës së Holandës

Posted: 02 Mar 2021 02:16 PM PST

Armando Broja po vijon të shkëlqejë me fanellën e Vitesses në Holandë, pasi ka shënuar edhe një tjetër gol, këtë herë me mjaft peshë, pasi i siguroi skuadrës kalimin në finalen e Kupës.

Sulmuesi shqiptar shënoi një gol dhe dha një asistim në fitoren 4-1 ndaj VVV Venlo në fundjavë dhe formën e mirë e ka vazhduar edhe sonte.

Vitesse u përball me të njëjtin kundërshtar VVV Venlo, por këtë herë për gjysmëfinalen e Kupës së Holandës.

Broja luajti sërish nga minuta e parë dhe zhbllokoi ndeshjen në minutën e 75-të, pas një asistimi të Oussama Tannane.

Ky i fundit shënoi edhe golin e dytë, duke vulosur fitoren 2-0 dhe kalimin në finale.

Tashmë Vitesse mbetet në pritje për të mësuar kundërshtarin e finales, që do të dalë nga përballja e nesërme mes Ajaxit dhe NEC Nijmeng.

Broja ka mundësi të fitojë trofe që në vitin e parë me klubin holandez. /Telegrafi/

The post Armando Broja nuk ndalet, shënon dhe e dërgon Vitessen në finale të Kupës së Holandës appeared first on Telegrafi.

Notat e lojtarëve në ndeshjen Manchester City 4-1 Wolverhampton Wanderers

Posted: 02 Mar 2021 02:09 PM PST

Manchester City ka vazhduar me serinë e fitoreve në Ligën Premier, ndërsa Wolverhampton Wanderers ishte viktima e radhës (4-1).

Duke qenë skuadra më e mirë në fushë, edhe nota mesatare e Citizens (6.65) është më e lartë se ajo e Wolves.

Joao Cancelo ka marrë notën më të lartë (7.3). Vlerësimet më të ulëta kanë shkruar për futbollistët e mbrojtës së Wolverhamptonit.

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:

/Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore

The post Notat e lojtarëve në ndeshjen Manchester City 4-1 Wolverhampton Wanderers appeared first on Telegrafi.

Vazhdon seria e fitoreve të Cityt, triumfon ndaj Wolverhamptonit

Posted: 02 Mar 2021 01:56 PM PST

Manchester City vazhdon të jetë i pandalshëm në Ligën Premier, ndërsa kësaj radhe e ka mposhtur Wolverhampton Wanderers (4-1) në Etihad Stadium.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 15-të me ç'rast vendasit kaluan në epërsi me një autogol të Leander Dendoncker.

Në fund të pjesës së parë, City e dërgoi edhe një herë topin në rrjetë, mirëpo goli u anulua për pozitë jashtë loje me ndihmën e VAR-it.

(Foto: Twitter/Manchester City)

Mysafirët arritën ta barazonin rezultatin në pjesën e dytë (61') kur Conor Coady shënoi pas një harkimi të Joao Moutinhos nga gjuajtja e lirë.

Nikoqirët e rikthyen epërsinë me golin e Gabriel Jesus (80'), ndërsa Riyad Mahrez realizoi një gol të bukur (90'+1).

Në minutat shtesë (90'+4), Gabriel Jesus e shënoi golin e dytë personal dhe pas shqyrtimit të VAR-it u konfirmua se goli qëndron.

Me këtë fitore, Manchester City e ka ngritur në 15 pikë diferencën ndaj përcjellësit të parë Manchester United. Wolverhampoton Wanderers është në vend të 12-të me 34 pikë të arkëtuara. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore

The post Vazhdon seria e fitoreve të Cityt, triumfon ndaj Wolverhamptonit appeared first on Telegrafi.

Notat e lojtarëve, Juventus 3-0 Spezia: Ronaldo më i miri, Morata e Bernardeschi bëjnë kthesën

Posted: 02 Mar 2021 01:55 PM PST

Juventusi ka shënuar fitore në ndeshjen hapëse të javës së 25-të ndaj Spezias me rezultat 3-0.

Alvaro Morata, Federico Chiesa dhe Cristano Ronaldo shënuan golat në këtë ndeshje.

Portugezi u votua si lojtar më i mirë me notën 8.4.

Bernardeschi dhe Morata morën vlerësim të lartë edhe pse u futën në pjesën e dytë.

Riccardo Marchizza i Spezias është lojtari më i dobët i ndeshjes.

Pas kësaj fitoreje Juventusi ka 49 pikë, duke mbajtur pozitën e tretë, me shtatë pikë pas liderit, Interit.

Notat e lojtarëve

/Telegrafi/

The post Notat e lojtarëve, Juventus 3-0 Spezia: Ronaldo më i miri, Morata e Bernardeschi bëjnë kthesën appeared first on Telegrafi.

Juventusi kthehet te fitoret, mposht në shtëpi Spezian

Posted: 02 Mar 2021 01:42 PM PST

Juventusi ka shënuar fitore në ndeshjen hapëse të javës së 25-të ndaj Spezias me rezultat 3-0.

Pjesa e parë nuk solli shumë raste, me Juventusin që rrezikoi dy herë.

Federico Chiesa rrezikoi i pari në minutën e 10-të, por goli i shënuar nga ai ishte pozitë jashtë lojës.

Në fund edhe Cristiano Ronaldo rrezikoi, por goditja e tij qëlloi shtyllën.

Juventusi në pjesën e dytë ishte më i mirë, sidomos pas inkuadrimit të Federico Bernardeschit dhe Alvaro Moratas.

Pikërisht kjo dyshe zhbllokoi rezultatin kur Bernardeschi asistoi te Morata i cili nga afër tundi rrjetën për 1-0 në minutën e 62-të.

Vetëm pas tre minutash Zonja e Vjetër rriti epërsinë.

Sërish Bernardeschi asistoi në zonë për Chiesan i cili shënoi për 2-0 pas dy tentimesh.

Në minutën e fundit të kohës së rregullt kishte festë edhe për Ronaldon i cili shënoi për 3-0.

Spezia fitoi penallti në kohën shtesë, por goditja e Galabinov u prit nga gardiani i Juventusit.

Pas kësaj fitoreje Juventusi ka 49 pikë, duke mbajtur pozitën e tretë, me shtatë pikë pas liderit, Interit. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore

The post Juventusi kthehet te fitoret, mposht në shtëpi Spezian appeared first on Telegrafi.

Semedo tregon se si e shiti Barcelona, ai ka disa fjalë për Messin

Posted: 02 Mar 2021 12:50 PM PST

Nelson Semedo ka folur për largimin e tij nga Barcelona, duke i thënë se gjendja ekonomike e klubit i detyron ta bëjnë një gjë të tillë.

Mbrojtësi portugez, pavarësisht se kishte një rol në ekip, u shit te Wolverhampton Wanderers për të sjellë disa fonde shumë që ishin të nevojshme.

“Kur u ktheva nga pushimet, arrita në Barcelonë dhe fola me klubin, si zakonisht”.

“Ata më thanë që klubi kishte disa probleme financiare dhe unë isha një nga lojtarët që mund të largohesha dhe të gjeneroja para".

“Kishte të tjerë në të njëjtin pozicion si unë: [Luis] Suarez , [Arturo] Vidal , [Ivan] Rakitic …", ka treguar mbrojtësi për "The Telegraph".

Pavarësisht se u largua, ish-mbrojtësi i Benficas ka disa kujtime të bukura për kohën e tij te Barcelona, përfshirë këtu që ka qenë në gjendje të stërvitet së bashku me Lionel Messi .

“Unë me të vërtetë nuk mund ta përshkruaj sa i mirë është ai”.

“Unë kurrë nuk e kam parë atë të praktikojë një goditje të lirë gjatë gjithë kohës që isha aty. Për të, ishte e natyrshme. Njerëzit thonë se praktika e bën të përsosur, por ai nuk e praktikonte dhe ishte akoma i përsosur!”.

“Në një nga ndeshjet e mia të para për Barcelonën, Messi mori topin dhe kaloi tre, katër, pesë lojtarë. Në mënyrë të pavetëdijshme, unë isha aty në fushë duke menduar: “Si mund ta bëjë këtë?”.

“Ai i bën lojtarët e mirë të duken keq”, tregon Semedo. /Telegrafi/

The post Semedo tregon se si e shiti Barcelona, ai ka disa fjalë për Messin appeared first on Telegrafi.

Ndryshimi drastik në dukjen e Gonzalo Higuain

Posted: 02 Mar 2021 12:45 PM PST

Pas 13 vitesh të kaluara në nivelet më të larta të futbollit evropian, Gonzalo Higuain vendosi që gjatë vitit 2020 të ndërronte kontinent.

Ai iu bashkua Inter Miami FC, një prej klubeve të reja në MLS, i cili drejtohet nga legjenda e futbollit, David Beckham.

Dhe derisa argjentinasi po pret rikthimin e sezonit të ri të futbollit, ai është shndërruar në sensacion në rrjetet sociale.

(Foto: Twitter/Inter Miami CF)

Në stërvitjet e të hënës, Pipita është parë me flokë të shkurtuara më tepër se zakonisht që jemi mësuar ta shohim.

Porse vëmendje më të madhe ka tërhequr mjekra e tij e madhe, ashtu që janë bërë krahasime nga më të ndryshmet nga përdoruesit e Twitterit. /Telegrafi/

(Foto: Twitter/Inter Miami CF Fans)

 

(Foto: Twitter/Inter Miami CF)

 

 

The post Ndryshimi drastik në dukjen e Gonzalo Higuain appeared first on Telegrafi.

Formacioni më i mirë në Superligën e Kosovës për javën e 22-të

Posted: 02 Mar 2021 11:35 AM PST

Java e 22-të e Superligës së Kosovës solli rivalitet dhe tensione në disa ndeshje, ku nuk munguan as fitoret e mëdha në minutat e fundit.

Prishtina ka marr një fitore të madhe ndaj Trepçës '89, duke shënuar në kohën shtesë për 2-1.

Drita ka mposhtur Besës siç ishte pritur me rezultat 3-1, duke u kthyer në pozitën e parë.

Ballkani ka humbur nga Llapi si mysafir me rezultat 1-0, ndërsa Gjilani dhe Drenica kanë luajtur pa gola.

Fitore të madhe ka marr edhe Feronikeli si mysafir i Arbërisë me rezultat 3-0.

Redaksia e Telegrafi Sport ka zgjedhur formacionin më të mirë, duke u bazuar në paraqitjet individuale të lojtarëve.


Portieri i javës

Florjan Smakiqi: Ai u kthye si startues te Feronikeli, pasi disa javësh në stol. Kjo lëvizje e Klodian Duros doli e qëlluar, pasi portieri drenicas nuk pranoi gol. Ai bëri disa prite të madha, por në disa raste e kishte edhe fatin me vete.


Mbrojtja 

Azem Bejta: Nëse Drenica ka një futbollist që sa herë është në fushë jep maksimumin ai është mbrojtësi Azem Bejta. Edhe kundër Gjilanit ishte i pakalueshëm, ku në dy raste shpëtoi edhe golin. Drenica mori një pikë të vlefshëm ndaj Gjilanit.

Lumbardh Dellova: Mbrojtësi i Prishtinës ishte i jashtëzakonshëm, sikurse që ka ditur shpesh të jetë këtë vit. Ai përveç që bëri paraqitje të madhe në "Riza Lushta", shënoi edhe gol. Dellova këtë sezon po tregon që është një nga goditjet e mëdha të Prishtinës.

Argjend Malaj: I kthyer në pozitën e mbrojtësit Malaj që është mesfushor, bëri një paraqitje shumë të mirë ndaj Arbërisë. Malaj shënoi golin e parë në fitoren e Feronikelit 3-0. Edhe pse tani mbrojtës, duket se është adaptuar mjaftë mirë.


Mesfusha

Erlis Frashëri: Mbrojtësi shqiptar kishte paraqitjen e tij më të mirë prej se u bashkua me Drenicën. Depërtimet dhe pasimin e tij ishin shumë të sakta, por disa herë bashkëlojtarët e tij shpërdoruar, çka nuk humbet. Ai ishte prej më të mirëve, ku Drenica mori një pikë të merituar ndaj Gjilanit.

Qëndrim Zyba: Mesfushori i Prishtinës, në secilën ndeshje që po luan po tregon çdo herë e më shumë. Ai ndaj Trepçës '89 asistoi në të dy golat që i shënoi Prishtina. Me pak fat ka mundur edhe të shënohet në listën e realizatorëve. Zyba vrapon shumë, krijon, por edhe di të mbrohet.

Arbnor Ramadani: Nëse Llapi ka një futbollist që këtë vit ka qenë konstant në fortë, ai është mesfushori Arbnor Ramadani. Në ndeshjen ndaj Ballkanit ishte vendimtar, pasi një pasim i tij në thellësi u kthye në gol. Edhe kur Llapi mbeti me 10 lojtarë ai vrapoi shumë, duke bërë që rezultati të ruhet.

Leonit Abazi: 'Heroi' i Prishtinës në Mitrovicë. Ai shënoi në minutën e gjashtë shtesë për 2-1, ku kryeqytetasit i morën tri pikë të arta. Edhe gjatë lojës Abazi ishte prej më të mirëve, ku me shpejtësinë e tij krijoi mjaftë probleme në krahun e majtë.


Sulmi 

Xhevdet Shabani: Sulmuesi anësor u kthye në ditët e tij më të mira edhe pse ndaj një rivali të dobët si Besa. Ai arriti të shënojë dy gola të bukur, njëri prej tyre mjeshtëror nga goditja e dënimit. Drita pret më shumë nga Shabani dhe ky duket një sinjal nga njëri prej lojtarëve më të mirë të tyre.

Mendurim Hoti: Sulmuesi ndaj Arbërisë ishte ai që jemi mësuar ta shohim. Ai rrezikoi disa herë portën kundërshtare, sidomos me goditje nga distanca. Fati deshi që të shënojë vetëm një herë, por e mjaftueshme për të qenë prej më të mirëve të kësaj jave.

Edon Sadriu: Edhe pse u fut në pjesën e dytë arriti të lërë gjurmë në derbin e javës së 22-të. Ai në mënyrë maestrale ia vodhi kohën mbrojtësit me përvojë të Ballkanit, Arbër Prekazi, duke shënuar golin e vetëm të takimit. Pas golit ai ndihmoi shumë që rezultati të mos ndryshojë.


Trajneri i javës

Tahir Batatina: Trajneri llapjanas e fitoi derbin e javës dhe atë pa një lojtar nga minuta e 60-të. Llapi kishte mbetur me 10 veta, kur portieri Coric u ndëshkua me të kuq në fillimin e pjesës së dytë. Me 10 veta ai arriti të shënojë dhe të ruajë rezultatin, duke marr tri pikë të mëdha në luftë për mbijetesë.


Formacioni i javës

/Telegrafi/

The post Formacioni më i mirë në Superligën e Kosovës për javën e 22-të appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more