Skip to main content

Bab, a jam biri i një Heroi? Telegrafi Opinione

Bab, a jam biri i një Heroi? Telegrafi Opinione


Bab, a jam biri i një Heroi?

Posted: 31 Mar 2021 12:35 AM PDT

Enida Vërça

– Bab, a jam biri i një Heroi?

– Sot nuk ka rëndësi bir, unë i mbylla sytë përgjithmonë!

***

Ai u largua si çdo ditë, me vrapin që e shoqëronte çdo mëngjes. Më puthi në ballë, fort, fort. Më të qeshur më tha se e kisha lënë pa gjumë gjithë natën nga të qarat e mia, që tani dimë t' u vendosim një emër. Më tha se do të kthehej dhe se gjithë darkën do të luanim bashkë. Nisa të qaja më shumë se çdo herë tjetër, kur ai mbyllte derën. Më tha të mos llastohem dhe se do të kishim gjithë fundjavën para. Do të më bënte xhiro, e madje do më merrte hopa gjithë ditën sipër qafës, ashtu siç mua më pëlqente. Askush nuk po e kuptonte pse unë nisa të qaja me ngashëri. Mami mendonte se ishte dhëmbi i radhës që po dilte (jam vetëm dy vjeç), ose një e ftohur më shkaktonte dhimbje barku. Asnjëra nga këto nuk ishte. Thjesht doja që ai të mos shkonte në punë atë ditë.

Por, një ditë mungesë në punë, përkthej në lekë më pak në fundin e muajit për familjen tonë. Me atë rrogë duhej të bliheshin pelenat e mia, vizitat e shpeshta te pediatri, ushqimet e muajit, ujë, drita dhe një xhiro në fundjavë që më bënte bashkë me Heroin, nga mëngjesi deri në darkë. Sa e doja atë ditë…

Heroi punonte me ndershmëri dhe dinjitet, nga mëngjesi në darkë. Shpeshherë oraret ishin të tejzgjatura dhe kur ai vinte në shtëpi, më gjente në gjumë. Po ashtu, ishin të rralla mëngjeset kur ai priste zgjimin tim. Përshëndetjen e parë, ia jepte kolegëve dhe urimin e fundit në darkë me "Natën e mirë", e dëgjoja nëpër gjumë.

E ashtu me të qarat qurravitëse e përcolla Heroin tim, që brenda pak orëve të asaj të mërkure u bë Heroi i të gjithëve. Baba, ishte kudo atë ditë. Në çdo media shkruhej për të dhe pse shumë prej tyre, nuk saktësonin se ku kishte ndodhur ngjarja. "Vetëm tri kilometra larg nga qendra e Tiranës", kështu nisin shkrimet. Prindërit e Heroit, prisnin me ankth një lajm, bashkëshortja e Heroit më përkëdhelte kokën dhe më thoshte: "Po vjen Baba".

Tre ditë kërkime dhe ende nuk kishte dritë në fund të tunelit. Reagimet zyrtare ishin thuajse inekzistente. Përpjekjet për gjetjen e Heroit tim ishin minimale. Zjarrfikëset nuk kishin të gjitha mjetet për të shpëtuar Heroin, që shpëtoi 25 vetë. Në ndihmë të zjarrfikësve mbërriti dhe ekip i ushtrisë, por ishte vonë… Shpresat po digjeshin nën flakët e atij zjarri që e shkrumbuan përsëgjalli.

Tani, ai nuk e di nëse do të shpallet "Dëshmor i Atdheut", nëse do ketë vizitë qeveritare në shtëpinë e tij modeste. Nëse do të ketë një fond të posaçëm për të siguruar të ardhurat mujore të familjes. Heroi im nuk e di nëse emri i tij do të shënohet në ndonjë rrugë. Po ashtu nuk e di nëse unë do të quhem biri i një Heroi. Por a ka më rëndësi? Ai i mbylli sytë përgjithmonë!

P.S. Ky shkrim i dedikohet Arjan Salës, 33-vjeçarit që humbi jetën pranë qendrës tregtare "Casa Italia" në Tiranë, ku sakrifikoi veten për të shpëtuar punonjësit. Ai la pas djalin dyvjeçar, bashkëshorten, prindërit dhe vëllanë.

The post Bab, a jam biri i një Heroi? appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more