Skip to main content

“Këpuca e Artë 2020/21: Garë e ashpër nga top golashënuesit në Evropë” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Këpuca e Artë 2020/21: Garë e ashpër nga top golashënuesit në Evropë” plus 9 more Telegrafi Futboll


Këpuca e Artë 2020/21: Garë e ashpër nga top golashënuesit në Evropë

Posted: 22 Feb 2021 02:54 PM PST

Gara për Këpucën e Artë në këtë edicion duket se do të mbetet një enigmë e pazgjidhur deri në fund të këtij edicioni.

Sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile e fitoi atë të sezonit 2019/20, duke përfunduar para, Robert Lewandowskit, Cristiano Ronaldos, Timo Wernerit dhe Lionel Messit.

Italia në këtë edicion ka mbetur paska mbrapa, mirëpo ende ka kohë që të renditet në krye, derisa lista ka disa ndryshime aktualisht.

Në këtë edicion, janë duke shpërthyer, Erling Haaland, Mohamed Salah dhe Zlatan Ibahimovic.

Aty nuk ka se si të përjashtohet Cristiano Ronaldo që aktualisht ka në emrin e 18 gola në Serie A dhe është duke prirë me një më shumë se Romelu Lukaku.

Por, shikoni më poshtë golashënuesit më të mirë aktualisht që po luftojnë për Këpucën e Artë të këtij edicioni nga top pesë ligat evropiane, Liga Premier, Serie A, La Liga, Bundesliga dhe Ligue 1:

#1 Robert Lewandowski | Bayern Munich | 26 gola (52 paraqitje në të gjitha garat)

#2 Andre Silva | Eintracht Frankfurt | 18 gola (36)

#3 Cristiano Ronaldo | Juventus | 18 gola (36)

#4 Mohamed Salah | Liverpool | 17 gola (34)

#5 Erling Haaland | Borussia Dortmund | 17 gola (34)

#6 Romelu Lukaku | Inter | 17 gola (34)

#7 Lionel Messi | Barcelona | 16 gola (32)

#8 Luis Suarez | Atletico Madrid | 16 gola (32)

#9 Kylian Mbappe | PSG | 16 gola (32)

#10 Bruno Fernandes | Man Utd | 15 gola (30)

#11 Zlatan Ibrahimovic | AC MIlan | 14 gola (28)

#12 Ciro Immobile | Lazio | 14 gola (28)

#13 Luis Muriel | Atalanta | 14 gola (28)

#14 Gerard Moreno | Villarreal | 14 gola (28)

#15 Wout Weghorst | Wolfsburg | 14 gola (28)

#16 Andrej Kramaric | Hoffenheim | 13 gola (26)

#17 Dominic Calvert-Lewin | Everton | 13 gola (26)

#18 Youssef En-Nesyri | Sevilla | 13 gola (26)

#19 Harry Kane | Tottenham | 13 gola (26)

#20 Lautaro Martinez | Inter | 13 gola (26). /Telegrafi/

The post Këpuca e Artë 2020/21: Garë e ashpër nga top golashënuesit në Evropë appeared first on Telegrafi.

Premtimi gjigant i kandidatit për president të Barcelonës, Freixa: Nëse fitoj unë, i transferoj tre top lojtarë

Posted: 22 Feb 2021 02:30 PM PST

Kandidati për president i Barcelonës, Toni Freixa ka zbuluar se ka arritur një marrëveshje me një investitor për të kontribuar 250 milionë euro, të cilat mund të përdoren për të sjellë lojtarë të rinj.

Në fakt, ai shkoi një hap më tej dhe madje pranoi se cilat zona të skuadrës po shikojnë të forcojnë.

“Ne kemi punuar për ca kohë tani dhe mund të themi se kemi arritur një marrëveshje me një investitor i cili do të kontribuojë 250 milionë [euro] për Barcelona Coporate, i cili përbëhet nga katër linja biznesi, në këmbim të 49 për qind”, ka thënë Freixa për RAC1.

Të gjithë kandidatët për president të Barcelonës pajtohen njëzëri rreth të ardhme së Messit: Argjentinasi duhet të qëndrojë në Camp Nou Të gjithë kandidatët për president të Barcelonës pajtohen njëzëri rreth të ardhme së Messit: Argjentinasi duhet të qëndrojë në Camp Nou

“Megjithëse së pari do të duhet të kalojë përmes Asamblesë. Ne do të kemi fonde për përmirësimin e situatës ekonomike në mënyrë që të mund të marrim vendime sportive. Dhe në 2021/22 ne do të përfshijmë tre super yje: dy në sulm dhe një në mbrojtje”.

Kur u pyet nëse Ronald Koeman do të ishte në favor të këtyre shtesave, 52-vjeçari ishte i qartë.

“Është e pamundur që Koeman të mos i pëlqejë ata. Ata janë lojtarë unikë”, shtoi ai.

“Koeman do të jetë trajner deri në fund të kontratës së tij [30 qershor 2022], pa asnjë dyshim. Dhënia e stabilitetit për trajnerin dhe ekipin gjithmonë shpaguhet”.

Freixa u pyet nëse Erling Haaland apo Kylian Mbappe mund të prezantoheshin në Camp Nou, gjë që ai tha se është e mundur.

Zbulohen të gjitha detajet nga mega kontrata e Messit - pavarësia e Katalunisë në mesin e tyre Zbulohen të gjitha detajet nga mega kontrata e Messit - pavarësia e Katalunisë në mesin e tyre

“Ne kemi një kusht: kurrë nuk do të flasim për lojtarët derisa t’i paraqesim ata”, deklaroi kandidati presidencial.

“Është një strategji e keqe sepse ju lejoni klube të tjera të hapin negociatat tuaja. Por, është absolutisht e mundur. Kjo është ajo që Barcelona duhet të bëjë: të sjellë lojtarë që bëjnë ndryshime”, ka shtuar më tej ai. /Telegrafi/

The post Premtimi gjigant i kandidatit për president të Barcelonës, Freixa: Nëse fitoj unë, i transferoj tre top lojtarë appeared first on Telegrafi.

Chiesa më i miri: Juventus 3-0 Crotone, notat e lojtarëve

Posted: 22 Feb 2021 01:56 PM PST

Juventusi ka fituar 3-0 ndaj Crotones në kuadër të javës së 23-të në Serie A.

Golat për Zonjën e Vjetër i shënuan, Cristiano Ronaldo me dy dhe Weston McKennie.

Juventusi ishte ekip më i mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 7.25, me Crotonen që u vlerësua me 6.71.

Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë takim ishte Federico Chiesa që u vlerësua me 8.0.

Në anën tjetër, dështimi i kësaj sfide doli të ishte Vladimir Golemic.

Notat e lojtarëve të tjerë të të dyja skuadrave:

The post Chiesa më i miri: Juventus 3-0 Crotone, notat e lojtarëve appeared first on Telegrafi.

Në një paraqitje fenomenale nga Ronaldo – Juventusi merr me lehtësi pikët e plota ndaj Crotones

Posted: 22 Feb 2021 01:38 PM PST

Juventusi ka fituar 3-0 ndaj Crotones në kuadër të javës së 23-të në Serie A.

Zonja e Vjetër e mbylli çështjen e fitores qysh në pjesë të parë, pasi arriti të realizonte dy gola.

Ishte minuta e 39-të, kur Cristiano Ronaldo pranoi një asistim fenomenal nga Alex Sandro për të shënuar me kokë.

Nuk kaloi më shumë se tetë minuta kohë dhe portugezi e realizoi edhe të dytin, sërish me kokë, por me një asistim nga Aaron Ramsey.

Edhe pjesa e dytë ishte e dominuar nga kampioni në fuqi i Serie A-së, që mund të shënonte më shumë se një gol.

Për 3-0 u përkujdes Weston McKennie, që realizoi një gol të bukur në minutën e 66-të.

Ronaldo shënoi edhe disa shanse të tjera në minutat e mbetur, e kështu edhe humbi rastin për het-trik, por kjo gjë nuk e zbeh paraqitjen e tij brilante në këtë natë.

Pas javës së 23-të, Juventusi gjendet në pozitën e tretë me 45 pikë, tetë më pak se lideri Interi. /Telegrafi/

The post Në një paraqitje fenomenale nga Ronaldo – Juventusi merr me lehtësi pikët e plota ndaj Crotones appeared first on Telegrafi.

Real Madridi konfirmon se Florentino Perez është shëruar nga COVID-19

Posted: 22 Feb 2021 01:17 PM PST

Real Madridi ka lëshuar një komunikatë për media, aty kur tregohet për gjendjen e presidentit të tyre, Florentino Perez.

Ditë më parë, Los Blancos njoftuar se kreu i klubit të tyre ishte infektuar me COVID-19.

Por, në testimet e fundit të bëra në të gjithë stafin e klubit, Perez ka rezultuar negativ.

"Real Madrid CF informon se presidenti ynë Florentino Perez ka rezultuar negativ me COVID-19 në dy testet PCR që ka marrë në 48 orët e fundit".

"Florentino Perez nuk do të udhëtojë në Bergamo për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Atalantas, por do të jetë në Real Madrid nesër për të parë të gjithë anëtarët e ekipit tonë të parë përpara udhëtimit të tyre në Itali", thuhet në njoftimin e klubit.

Real Madridi do të përballet me Atalantën të mërkurën e kësaj jave nga ora 21:00 ./Telegrafi/

The post Real Madridi konfirmon se Florentino Perez është shëruar nga COVID-19 appeared first on Telegrafi.

Nuk ka të ndalur Ronaldo – dy gola brenda pak minutash ndaj Crotones

Posted: 22 Feb 2021 12:37 PM PST

Cristiano Ronaldo duket se është sonte në më të mirën.

Ylli portugez shënoi dy gola qysh në pjesë të parë në duelin që Juventusit po e zhvillon ndaj Crotones në Serie A.

Ishte minuta e 38-të kur Cristiano Ronaldo shënoi për 1-0 me kokë nga një asistim i Alex Sandros.

Goli i dytë i portugezit erdhi në minutën e 45+2, e që tani Aaron Ramsey ishte në rolin e asistuesit.

Kujtojmë se pas 23 javësh në ligën italiane, këta ishin goli i 17-të dhe 18-të i pesë herë fituesit të Topit të Artë që tani është golashënuesi më i mirë, derisa Romelu Lukaku ka 17 sosh. /Telegrafi/

The post Nuk ka të ndalur Ronaldo – dy gola brenda pak minutash ndaj Crotones appeared first on Telegrafi.

Formacioni më i mirë i javës së 20-të në Superligën e Kosovës në futboll

Posted: 22 Feb 2021 12:15 PM PST

Edicioni pranveror ka nisur në Superligën e Kosovës dhe asnjëherë deri më tani nuk ka qenë më nxehtë.

Ballkani ka barazuar Dritën me pikë, derisa Prishtina është afruar në vetëm gjashtë pikë pas 20 xhirove.

Befasia më e këndshme këtë javë ka ardhur nga Gjilani, ku kampioni në fuqi i Kosovës është mposhtur 1-2 nga Trepça ’89.

Prishtina fitoi në udhëtim 0-4 te Arbëria, ndërsa Ballkani mposhti minimalisht Feronikelin 1-0.

Llapi ka marrë tri pikë të arta derisa ka mposhtur Gjilanin 3-1, derisa Besa shkaktoi tjetër befasi duke marrë një pikë në udhëtim te Drenica 0-0.

Telegrafi si çdo javë ka zgjedhur edhe për këtë xhiro formacionin më të mirë të javës dhe trajnerin më të mirë.

Portier:

Agron Kolaj ka qenë fantastik për Besën në përballje me Drenicën. Portieri i talentuar pejan ka bërë pritje të shumta, duke ia mohuar golin drenicasëve të cilët ishin favorit të mëdhenj për ta fituar takimin. Me paraqitjet e tij këtë edicion, Kolaj po dëshmon se është një portier me të ardhme të ndritur.

Mbrojtës:

Besnik Krasniqi ishte i mrekullueshëm për Prishtinën në përballje me Arbërinë.  Mbrojtësi i djathtë bllokoi për mrekulli Almir Kryeziun e vendasve, derisa në fund u tregua produktiv edhe në repartin ofensivë duke shënuar golin e katërt.

Fantastik në mbrojtje ishte edhe Elvis Prenci i Llapit në përballje me Gjilanin, por që edhe ky u tregua i zoti në ofensivë duke shënuar golin e parë për ekipin e tij. Prençi arriti për mrekulli t’i ndalë sulmet e shumta të Gjilanit.

Agon Xhaka rikthehet në formacionin e javës, pasi bëri një ndeshje të madhe ndaj Drenicës. Mbrojtësi prishtinas i Besës ishte i pakalueshëm në defensivë, duke qenë më meritori së bashku me portierin Kolaj për pikën e fituar nga skuadra pejane.

Mesfusha:

Mohamed Darwish ka dominuar në mesfushë në ndeshjen mes Dritës dhe Trepçës ’89. Mesfushori ofensivë ishte i jashtëzakonshëm ndaj kampionit duke dhuruar dy asistime në fitoren e skuadrës së tij.

Paraqitje të mrekullueshme këtë javë pati edhe kapiteni i Llapit, Mentor Zhdrella. Për Zhdrellën vlen thënia ‘Sa më i vjetër, aq më i mirë’, pasi mesfushori llapjan tregoi klasin ndaj Gjilanit. Numri shtatë i bardhekaltërve dhuroi një asistim në golin e parë të shënuar nga Prençi dhe shënoi një gol të bukur nga distanca duke qenë lojtari më i dalluar në këtë takim.

Zeki Ademi ka bërë njërën nga ndeshjet më të mira këtë edicion me Trepçën ’89. Anësori këmbëshpejtë shënoi golin e parë ndaj Dritës dhe ishte mjaftë aktiv në krah, duke i shkaktuar telashe të mëdha mbrojtësve të kampionit në fuqi.

Në krahun e majtë vjen Leonit Abazi që ishte i pandalshëm ndaj Arbërisë. Gjilanasi ka shënuar dy gola për Prishtinën dhe bëri ndeshje të madhe për t’i siguruar skuadrës së tij tri pikë të arta nga kjo përballje.

Sulmi:

Leutrim Kryeziu ka bërë një tjetër ndeshje të madhe me Prishtinën, në fitoren 0-4 te Arbëria. Sulmuesi gjilanas shënoi një gol të bukur në këtë takim, por asistoi në një tjetër duke konfirmuar formën e mirë që po kalon.

Vendimtar në një tjetër ndeshje ka qenë Mirlind Daku për Ballkanin. Sulmuesi gjilanas shënoi në 10 minutat e fundit të ndeshjes me kokë për t’i siguruar tri pikë të arta skuadrës nga Suhareka, pikë që e ngritëin në vendin e parë në tabelë.

Por vështirë se do të vinte Daku te goli mos të ishte asistimi fantastik i Ermal Krasniqit. Anësori i talentuar u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë dhe ndryshoi gjithçka, duke ngjallur sulmin e Ballkanit. Krasniqi goditi edhe një shtyllë dhe sa ka merita Daku me golin e shënuar për pikët, aq ka edhe Krasniqi për asistimin fantastik.

Trajneri i javës:

Trepça ’89 mbeti në janar pa dy lojtarët ndër më të mirët në ekip si Milot Avdyli dhe Bismark Sie të cilët vazhduan karrierën në Evropë.

Megjithatë trajneri Shpëtim Idrizi po tregohet shumë i zoti edhe pa këta dy futbollistë, duke bërë ndeshje të mira.

‘Minatorët’ shkaktuan befasinë e javës duke mposhtur kampionin në fuqi Dritën në Gjilan, teksa ndër më meritorët ishte pikërisht trajneri mitrovicas Shpëtim Idrizi, i cili e kishte përgatitur për mrekulli ekipin për këtë takim.

Idrizi është në fillimet e karrierës së tij si trajner, por që ka treguar se e njeh mirë futbollin dhe e pret një e ardhme e ndritur si trajner. /Telegrafi/

The post Formacioni më i mirë i javës së 20-të në Superligën e Kosovës në futboll appeared first on Telegrafi.

U kritikua se qeshi në golin e pranuar ndaj Cadizit – Lenglet u pa me lot në sy gjatë largimit nga stadiumi

Posted: 22 Feb 2021 12:08 PM PST

Mbrojtësi i Barcelonës, Clement Lenglet është parë duke u larguar me lot në sy në barazimin 1-1 ndaj Cadizit në fundjavën e kaluar.

Vetëm pak ditë kur pranuan katër gola nga Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve, skuadra katalunase e kishte shansin që të ngjallej paksa moralisht.

Atletico Madridi kishte pësuar humbje të shtunën, duke i dhënë Barcelonës dhe Real Madridit që të zvogëlojnë diferencën.

Blaugranasit dukeshin se po e fitonin takimin ndaj Cadizit, mirëpo në minutat e fundit të ndeshjes ata pranuar golin e barazimit nga mysafirët.

Alex Fernandez i dha skuadrës së tij një pikë nga pozita e qartë, aty ku Lenglet shihej si fajtor.

Qendërmbrojtësi francez u pa në makinën e tij, i rrethuar nga tifozët që përpiqeshin, gjersa ai po luftonte për të mbajtur emocionet e tij. /Telegrafi/

The post U kritikua se qeshi në golin e pranuar ndaj Cadizit – Lenglet u pa me lot në sy gjatë largimit nga stadiumi appeared first on Telegrafi.

Top dhjetë pronarët më të pasur të klubeve në botë

Posted: 22 Feb 2021 11:52 AM PST

Nuk është thënë kot se paraja e bën botën të rrotullohet, pasi kur bëhen transfere të shumave të larta të të hollave, gjithçka bëhet e thjeshtë dhe kjo gjë po ndodhë edhe në futboll.

Manchester City ka bërë më tepër nga ideja e një gare të duhur për titullin Ligës Premier këtë sezon, duke ikur me një epërsi prej 10 pikësh tashmë në shkurt.

Shumë do të thonë se është e pashmangshme duke marrë parasysh fuqinë shpenzuese që City ka akoma dhe faktin që ata ishin në gjendje të tejkalojnë rivalët e fundit për titull, Liverpoolin.

Do të jetë një surprizë e vogël për shumicën të dinë se pronari i Cityt, Sheikh Mansour është pronari më i pasur në futbollin botëror.

Sidoqoftë, kjo nuk dëshmon se paraja gjithmonë ka sjell trofe për një klub, por për shumicën prej tyre po (Shifrat përmes Sport Mob):

10) Robert Kraft – New England Revolution, MLS – 6,9 miliardë dollarë

9) Zhang Jindong – Inter, Serie A – 8 miliardë dollarë

8) Nasser Al-Khelaifi – PSG, Ligue 1 – 8 miliardë dollarë

7) Stan Kroenke – Arsenal / Colorado Rapid, Liga Premier / MLS – 8.3 miliardë dollarë

6) Philip Anschutz – LA Galaxy, MLS – 10,1 miliardë dollarë

5) Roman Abramovich – Chelsea, Liga Premier- 12.5 miliardë dollarë

4) Dietmar Hopp – Hoffenheim, Bundesliga – 18.5 miliardë dollarë

3) Andrea Agnelli – Juventus, Seria A – 19.1 miliardë dollarë

2) Dietrich Mateschitz – RB Leipzig / Red Bull Salzburg, Bundesliga / Bundesliga Austriake – 26.9 miliardë dollarë

1) Sheikh Mansour- Manchester City, Liga Premier – 30 miliardë dollarë. /Telegrafi/

The post Top dhjetë pronarët më të pasur të klubeve në botë appeared first on Telegrafi.

Të gjithë kandidatët për president të Barcelonës pajtohen njëzëri rreth të ardhme së Messit: Argjentinasi duhet të qëndrojë në Camp Nou

Posted: 22 Feb 2021 11:17 AM PST

Tashmë është konfirmuar se zgjedhjet presidenciale te Barcelona do të mbahen më 7 mars, mirëpo ato mund të mos jenë të rëndësisë së madhe.

Joan Laporta , Victor Font dhe Toni Freixa janë tre kandidatët, dhe me kontratën e Lionel Messit dhe problemet financiare që varen nga klubi, ata do të kenë punën e vështirë.

Të tre u intervistuan nga BBC për të përshkruar planet e tyre, nëse fushatat e tyre përkatëse i çojnë ata drejt presidencës, dhe e ardhmja e Messit ishte një nga temat për diskutim.

Zbulohen të gjitha detajet nga mega kontrata e Messit - pavarësia e Katalunisë në mesin e tyre Zbulohen të gjitha detajet nga mega kontrata e Messit - pavarësia e Katalunisë në mesin e tyre

“Ne do t’i bëjmë atij një ofertë që është ekonomikisht interesante”, ka thënë Laporta. “E di që Messi nuk po mendon vetëm për paratë".

“Ai duhet të dijë që Barcelona mund t’i ofrojë atij mundësinë për të luajtur në një skuadër që është mjaft konkurruese për të fituar përsëri turne si Liga e Kampionëve".

“Kjo është përparësia ime dhe unë do të bëj më të mirën që të mund të vazhdojmë me kapitullin tjetër të lidhjes së mirë”.

Arsene Wenger thotë se Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë nevojë për bashkëlojtarë më të mirë Arsene Wenger thotë se Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë nevojë për bashkëlojtarë më të mirë

Font , gjithashtu, është i etur që argjentinasi të qëndrojë në Camp Nou.

“Për ne, marrëdhënia me Messin është strategjike si në planin afatshkurtër dhe atë afatmesëm, sepse ne padyshim besojmë se mbajtja e Messit është thelbësore”, deklaroi Font . “Të kesh lojtarin më të mirë në botë dhe më të mirin në histori në ekipin tënd është një dhuratë kështu që ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për ta mbajtur atë".

Freixa mbase është pak më i mbajtur dhe do të ofrojë vetëm shifra që ai i sheh të përshtatshme duke pasur parasysh problemet e klubit jashtë fushe.

Mediat zbulojnë detaje tjera, Lionel Messi është taksapaguesi më i madh në Spanjë Mediat zbulojnë detaje tjera, Lionel Messi është taksapaguesi më i madh në Spanjë

“Messi është lojtari më i mirë në historinë e futbollit dhe ne do të ishim krenar që ai të qëndronte me ne për pjesën tjetër të karrierës së tij”, bëri të ditur Freixa. “Sidoqoftë, ne e dimë që kontrata e tij përfundon në fund të sezonit, kështu që ne duhet të jemi në gjendje t’i ofrojmë atij kornizën e një marrëveshje të mirë, një atmosferë të mirë nga brenda klubit dhe një marrëveshje që ka kushte ekonomike që janë të qëndrueshme".

Secili prej tre kandidatëve refuzoi të jepte shumë në lidhje me pjesëmarrjen e mundshme në një Super Ligë të Evropës, të gjithë duke thënë se ata “do të duhet të dinë më shumë” para se të ofrojnë mendimet e tyre. /Telegrafi/

The post Të gjithë kandidatët për president të Barcelonës pajtohen njëzëri rreth të ardhme së Messit: Argjentinasi duhet të qëndrojë në Camp Nou appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more