Skip to main content

Afro 30 milionë doza të vaksinës anti covid janë administruar në ShBA

Afro 30 milionë doza të vaksinës anti covid janë administruar në ShBA


Afro 30 milionë doza të vaksinës anti covid janë administruar në ShBA

Posted: 31 Jan 2021 06:58 AM PST

Shtetet e Bashkuara kanë administruar tashmë më shumë se 29.5 milionë doza të vaksinës anti covid.

Lajmin e ka bërë të ditur Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në ShBA shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.

Sipas raportimit, rreth 24 milionë njerëz kanë marrë të paktën dozën e parë të vaksinës, kurse 5.25 milionë persona tjerë janë vaksinuar plotësisht./GazetaShneta/

Këto janë komunat që regjistruan 287 raste pozitive me Covid-19

Posted: 31 Jan 2021 06:05 AM PST

Pak qaste më parë, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka bërë të ditur se nga 2,438 testime të kryera janë konfirmuar 287 raste pozitive me Covid-19.

Fatkeqësisht, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë gjashtë pacientë, si pasojë e përkeqësimit të gjendjes shëndetësore nga Covid-19 shkruan GazetaShneta.

"Rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan 1 rast (72 vjeç), Drenas 1 rast (69 vjeç), Gjakovë 1 rast (68 vjeç), Podujevë 1 rast (86 vjeç), Prizren 1 rast (60 vjeç), Suharekë 1 rast (59 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 60.218 raste nga 233.532 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.498 raste të vdekjes", thuhet në njoftimin e fundit të IKSHPK-së.

Përgjatë kësaj periudhe janë shëruar 229 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 52,437.

Komunat që regjistruan sot raste pozitive janë: Prishtinë 90 raste, Pejë 20 raste, Podujevë 19 raste, Gjakovë 16 raste, Mitrovicë 16 raste, Suharekë 16 raste, Gjilan 14 raste, Ferizaj 13 raste, Fushë-Kosovë 12 raste, Lipjan 10 raste, Vushtrri 8 raste, Malishevë 7 raste, Istog 6 raste, Prizren 6 raste, Drenas 5 raste, Klinë 4 raste, Shtime 4 raste, Kamenicë 3 raste, Kaçanik 3 raste, Obiliq 3 raste, Viti 3 raste, Deçan 2 raste, Dragash 2 raste, Rahovec 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe Junik 1 rast.

Aktualisht, vendi ynë po përballet me 6,283 raste aktive./GazetaShneta/

Njofton IKSHPK-ja: Gjashtë viktima dhe 287 raste pozitive me Covid-19

Posted: 31 Jan 2021 06:03 AM PST

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka bërë të ditur se nga 2,438 testime të kryera janë konfirmuar 287 raste pozitive me Covid-19.

Fatkeqësisht, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë gjashtë pacientë, si pasojë e përkeqësimit të gjendjes shëndetësore nga Covid-19 shkruan GazetaShneta.

"Rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan 1 rast (72 vjeç), Drenas 1 rast (69 vjeç), Gjakovë 1 rast (68 vjeç), Podujevë 1 rast (86 vjeç), Prizren 1 rast (60 vjeç), Suharekë 1 rast (59 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 60.218 raste nga 233.532 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.498 raste të vdekjes", thuhet në njoftimin e fundit të IKSHPK-së.

Përgjatë kësaj periudhe janë shëruar 229 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 52,437.

Komunat që regjistruan sot raste pozitive janë: Prishtinë 90 raste, Pejë 20 raste, Podujevë 19 raste, Gjakovë 16 raste, Mitrovicë 16 raste, Suharekë 16 raste, Gjilan 14 raste, Ferizaj 13 raste, Fushë-Kosovë 12 raste, Lipjan 10 raste, Vushtrri 8 raste, Malishevë 7 raste, Istog 6 raste, Prizren 6 raste, Drenas 5 raste, Klinë 4 raste, Shtime 4 raste, Kamenicë 3 raste, Kaçanik 3 raste, Obiliq 3 raste, Viti 3 raste, Deçan 2 raste, Dragash 2 raste, Rahovec 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe Junik 1 rast.

Aktualisht, vendi ynë po përballet me 6,283 raste aktive./GazetaShneta/

Top 4-she e simptomave të variantit të ri Covid-19, sipas ekspertëve mjekësor

Posted: 30 Jan 2021 12:58 PM PST

Ka kaluar një muaj që kur një mutacion shumë ngjitës i virusit SARS-CoV-2 i zbuluar në Mbretërinë e Bashkuar bëri rrugën e tij në vende të ndryshme evropiane dhe në SHBA.

Që atëherë, varianti është përhapur në të paktën 28 ​​shtete, dhe sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), ky variant me gjasë do të bëhet lloji dominues në SHBA deri në muajin mars, shkruan Best Life, përcjell Gazeta Shneta.

Një studim i ri nga Zyra e Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për Statistikat Kombëtare (ONS), analizoi simptomat e një mostre të rastësishme prej 6.000 pacientësh të cilët rezultuan pozitiv për koronavirusin nga mesi i nëntorit deri në mesin e muajit janarit, raporton BBC.

Rezultatet e testit treguan se 3.500 pacientët që rezultuan pozitiv për variantin e ri të Mbretërisë së Bashkuar kishin më shumë të ngjarë të përjetonin katër simptoma në veçanti kur krahasoheshin me 2.500 të cilët u zbuluan të infektuar nga variante të tjera.

Por përveç që është më i transmetueshëm, një studim i ri ka zbuluar se varianti i ri Covid i Mbretërisë së Bashkuar, manifestohet me këto simptoma të mëposhtme si:

– Kollitja;

– Lodhja;

– Dhimbje të muskujve dhe

– Dhimbje fyti. /Gazeta Shneta/

Këto janë shenjat që duhet shikuar tek gjendja e shtatzënisë ektopike në tremujorin e parë

Posted: 30 Jan 2021 12:30 PM PST

A mundet që dhimbja juaj e barkut në tremujorin e parë të sinjalizojë një shtatëzani ektopike?

Dhimbja e barkut mund të ngrejë ‘flamuj të kuq’ në të gjitha fazat e shtatëzanisë, shkruan FirstCryParenting. Por kur kjo simptomë shfaqet herët në tremujorin e parë, ajo mund të sinjalizojë një shtatzëni ektopike përcjell Gazeta Shneta.

“Një shtatëzani ektopike është një shtatëzani që ndodh kudo që nuk është brenda mitrës. Vendi më i zakonshëm është tubi fallopian, por rrallë herë mund të jetë në vende të tjera si vezore ose qafën e mitrës” thotë Dr. Tracy Anderson, gjinekolog në Kolorado.

Nëse nuk trajtohen, ato mund të rezultojnë në këputje të tubit fallopian, gjakderdhje të brendshme dhe vdekje të mundshme të nënës. Kjo është arsyeja pse është thelbësore të njohësh shenjat dhe simptomat.

Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KLIKO KËTU.

Fillimisht, ky lloj ektopik shkakton simptoma të shtatzanisë normale si butësi të gjirit, të përziera dhe një periudhë menstruale të humbur.

Por pas disa javësh, shumë gra me shtatzëni ektopike do të zhvillojnë gjakderdhje vaginale dhe dhimbje barku – megjithëse gjysma e shtatëzënive ektopike vijnë pa simptoma të pazakonta, thotë Dr. Anderson.

Shtatzënitë ektopike diagnostikohen në mënyrë tipike pas javës 6 deri në 8-të të shtatëzanisë, sipas Dr. Mark Levie, profesor i obstetrikës dhe gjinekologjisë dhe shëndetit të grave.

Simptomat më të zakonshme të shtatzanisë ektopike janë gjakderdhja ose njollosja gjatë tremujorit të parë dhe dhimbja e barkut, sipas Dr. Levie.

Dhimbja zakonisht shfaqet në rajonin e poshtëm të barkut ose në legen – shpesh lokalizohet në njërën anë të trupit. /Gazeta Shneta/

Ky bar i cili merret pa recetë të mjekut, mund të jap rezultate të mira kundër koronavirusit

Posted: 30 Jan 2021 11:57 AM PST

Koronavirusi i ri ka provuar të jetë një armik i frikshëm për komunitetin shkencor, veçanërisht kur bëhet fjalë për të kuptuar më mirë se si mund të trajtohet ose ndalet ky infeksion.

Për fat të mirë, kërkimi i palodhur në këtë fushë ka prodhuar disa rezultate premtuese, përfshirë disa vitamina dhe minerale që mund të ndihmojnë në parandalimin e rasteve të rënda shkruan Best Life, përcjell Gazeta Shneta.

Por një studim i ri ka zbuluar se një bari pa recetë ka aftësinë për të mbytur koronavirusin, duke e bërë atë një armë të mundshme në luftën kundër sëmundjes.

Një spërkatës për hundën është gjetur që neutralizon koronavirusin.

Sipas një studimi in vitro të postuar me 21 dhjetor që nuk është rishikuar nga kolegët, studiuesit nga Universiteti Northwestern dhe Universiteti Shtetëror i Utah testuan efektivitetin e një spreji të hundës pa recetë të njohur si 'Xlear Sinus Care' kundër kulturave të SARS- CoV-2 virus që shkakton Covid-19.

Përbërësit e sprejit përfshijnë 11 përqind ksilitol – një përbërje kimike e përdorur zakonisht si një ëmbëlsues që autorët e studimit raportojnë se ka zvogëluar ashpërsinë e infeksioneve virale – si dhe 0.2 përqind ekstrakt të farës së grejpfrut dhe 0.85 përqind të kripës.

Rezultatet treguan se pas 25 minutash kohë kontakti, sasia e virusit aktiv u ul në mënyrë dramatike nga ekstraktit i farës së grejtfrutit dhe ishte neutralizuar nga ksilitoli.

Terapia e kombinuar me këta dy përbërës mund të parandalojë përhapjen e infeksioneve të frymëmarrjes virale jo vetëm për SAR-CoV-2 por edhe për H1N1 në të ardhmen ose për epidemitë e tjera virale. /Gazeta Shneta/

Covid-19 mund të ndikojë në numrin dhe shëndetin e spermatozoideve, zbulon studimi i ri

Posted: 30 Jan 2021 11:25 AM PST

Meqenëse koronavirusi i ri ka ekzistuar vetëm që nga fundi i vitit 2019, është e vështirë të kuptosh plotësisht efektet e mbetura që Covid do të lë tek njerëzit në vitet që vijnë.

Megjithëse studiuesve dhe mjekëve u duhet më shumë kohë për të zbuluar të gjitha efektet afatgjata që Covidi mund të lë pas, studimet e fundit kanë filluar të eksplorojnë se si virusi mund të ndikojë në trup përtej simptomave standarde, shkruan Best Life, përcjell Gazeta Shneta.

Këtë javë, një studim i ri zbuloi se koronavirusi mund të ndikojë në cilësinë e spermatozoideve dhe në këtë mënyrë të ketë ndikim në fertilitetin e burrave.

Hulumtimi i ri nga Universiteti Justus-Liebig në Gjermani përcaktoi se Covidi mund të ndikojë negativisht në cilësinë e spermës dhe të zvogëlojë pjellorinë e burrave.

Studiuesit thanë në një deklaratë se gjetjet e tyre treguan se virusi mund të shkaktojë “rritje të vdekjes së qelizave të spermës, inflamacion dhe stres oksidativ, duke rezultuar në cilësi më të ulët të spermës dhe potencialisht në uljen e pjellorisë”.

Sipas gjetjeve të tyre, përqendrimi, cilësia, lëvizshmëria dhe forma e spermës ishin ndikuar negativisht nga Covid-19.

Studiuesit gjithashtu arritën në përfundimin se sa më e rëndë të ishte sëmundja, aq më shumë kishte dëmtime në qeliza e spermatozoideve.

Këto efekte në qelizat e spermatozoideve shoqërohen me cilësi më të ulët të spermatozoideve dhe  duke ulur potencialin e pjellorisë“.

“Megjithëse këto efekte kishin tendencë të përmirësoheshin me kalimin e kohës, ato mbetën dukshëm dhe anormalisht më të larta tek pacientët me Covid-19” tha Behzad Hajizadeh Maleki studiuesi kryesor. /Gazeta Shneta/

Ky zakon i përditshëm mund t’ju rrezikoj deri tek shtrimi në spital nga gjendja ‘Covid i rëndë’

Posted: 30 Jan 2021 10:48 AM PST

Koronavirusi nuk është diçka për tu marrë me lehtësi: Vetëm në SHBA tashmë kemi më shumë se 423.000 viktima nga virusi.

Ndërsa shumica e njerëzve kalojnë një infeksion pa pasur nevojë të shkojnë në spital, të tjerët mund të përjetojnë forma më serioze të Covid-19- të cilat mund të vijnë nga shumë faktorë të ndryshëm, duke përfshirë moshën, gjininë dhe kushtet e tjera shëndetësore, shkruan Best Life, përcjell Gazeta Shneta.

Tani, hulumtimi i ri ka zbuluar se ata që pinë duhan ka shumë më shumë gjasa të zhvillojnë Covid të formës së rëndë.

Ju keni më shumë se dy herë gjasa të shtroheni në spital nga Covidi nëse pini duhan.

Studiuesit, kryen hulumtimet tek 7.102 pacientë pozitivë me Covid brenda sistemit shëndetësor të Klinikës Cleveland në Ohio dhe Florida dhe botuan gjetjet e tyre në një përmbledhje të 25 janarit në 'JAMA Internal Medicine'.

Pacientët që kishin pirë mesatarisht një paketë cigare në ditë për 30 vjet ose më shumë, kishin një shans 2.25 herë më të lartë të shtrimit në spital sesa ata që nuk kishin pirë kurrë duhan, përfundoi studimi.

Ndërsa, ata që pinë duhan për më pak se 30 vjet, por më shumë se 10 vjet kishin shanse 1.41 herë më të larta për të përfunduar në spital me një infeksion koronavirus.

Përderisa, lënia e duhanit është e mirë për shëndetin tuaj, ju prapë mund të jeni në rrezik të rritur edhe nëse e keni ndaluar pirjen e duhanit.

Sipas studiuesve, “ekspozimi kumulativ ndaj tymit të cigares” është një faktor rreziku për shtrimin në spital dhe rrezik për jetën nga Covidi, jo vetëm ekspozimi aktual.

Bashkë-autorja e studimit Katherine E. Lowe, një studiuese në Klinikën e Mjekësisë Cleveland, tha në një deklaratë se si një zakon aktual i pirjes së duhanit ose pasojat e mundshme të të qenurit duhanpirës mund të rrisin rrezikun e Covidit të rëndë.

Kjo mund të jetë për shkak të dëmtimit të mushkërive nga pirja e duhanit, por gjithashtu mund të jetë për shkak të sëmundjeve të tjera që lidhen me pirjen e duhanit,” shpjegoi ajo.

Sipas studiuesës Lowe, pirja e duhanit mund të shkaktojë gjendje të ndryshme shëndetësore si sëmundje të zemrës, astmë dhe sëmundje pulmonare obstruktive kronike.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), thonë se të tre këto gjendje shëndetësore janë faktorë të mundshëm të rrezikut për sëmundje të rënda nga koronavirusi. /Gazeta Shneta/

Janë identifikuar pacientë të infektuar me dy shtamet e reja të koronavirusit njëkohësisht

Posted: 30 Jan 2021 10:13 AM PST

Shfaqja e Sars-CoV-2, virusi që shkakton Covid-19, e ka kthyer botën përmbys në mënyra që nuk mund t'i imagjinonim kurrë.

Edhe tani, një vit më vonë, virusi është ende duke ndryshuar dhe vazhdon të hutojë dhe sfidojë ekspertët shkruan Best Life, përcjell Gazeta Shneta.

Aktualisht, shtame të reja të virusit janë shfaqur në vende të ndryshme të globit, me disa nga më shqetësueset nga Britania e Madhe, Afrika e Jugut dhe Brazili.

Ato janë rreth 50 përqind më të transmetueshme sesa lloji aktual dominant dhe në disa raste ato po ndikojnë në efikasitetin e trajtimeve dhe vaksinave.

Tani, studiuesit sapo kanë zbuluar një tjetër zhvillim të ri alarmues të Covidit: pacientët po infektohen me dy lloje të ndryshme të virusit në të njëjtën kohë.

Studiuesit brazilianë gjetën dy pacientë të infektuar me dy shtame të ndryshme Covid-19, njëkohësisht.

Studiuesit në Brazilin jugor zbuluan dy raste Covid-19, në të cilat individët ishin infektuar me dy lloje të ndryshme të virusit njëkohësisht, njoftoi së pari Reuters.

Të dy pacientët, në të 30-tat e tyre, ishin infektuar me një variant të sapo identifikuar përhapur në Rio de Janeiro të quajtur P.2, si dhe një variant tjetër Covid.

Sipas studimit të tyre, i cili pritet të botohet në vazhdim, të dy pacientët ishin raste të lehta që nuk kërkonin shtrim në spital, me një dhimbje koke, kollë dhe dhimbje fyti – si simptomat e tyre më të spikatura të Covid-19. /Gazeta Shneta/

 

Nëse e keni këtë simptomë, ka më pak gjasa të keni variantin e ri Covid-19, zbulon studimi

Posted: 30 Jan 2021 09:35 AM PST

Ndërsa rastet me Covid u rritën në të gjithë vendin muajin e kaluar, doli lajmi se një variant më ngjitës i Covid-19 me origjinë nga Britania e Madhe kishte bërë rrugën për në tokën e SHBA-së dhe vendeve tjera evropiane.

Vlerësohet të jetë deri në 70 përqind më i transmetueshëm- për të mos përmendur potencialisht më vdekjeprurëse, sipas kryeministrit anglez Boris Johnson, shkruan Best Life.

Për të ndihmuar në zbutjen e tij, Zyra e Statistikave Kombëtare (ONS) e Mbretërisë së Bashkuar po garon për të mbledhur informacione në lidhje me këtë variant të veçantë – duke përfshirë mënyrën e zbulimit të tij, transmeton Gazeta Shneta.

Një raport i ri nga ONS, analizoi simptomat e një mostre të rastësishme prej 6.000 pacientësh që dolën pozitivë për Covid në Angli midis 15 nëntorit, 2020 dhe 16 janarit 2021.

Qëllimi i studiuesve ishte të identifikonin cilat simptoma të veçanta janë gjithnjë e më pak të lidhura ngushtë me variantin e ri kur krahasohet me rastet e tjera të virusit.

Në fund të fundit ata zbuluan se një simptomë dallohej si më pak e zakonshme në rastet e llojit të Mbretërisë së Bashkuar dhe ajo është humbja e shijes dhe nuhatjes.

Njerëzit që testojnë pozitivisht në përputhje me variantin e ri të Mbretërisë së Bashkuar kishin më shumë gjasa të raportonin ndonjë simptomë të rëndësishme ose dhe simptomat klasike, por kishin më pak të ngjarë të raportonin humbje të shijes dhe nuhatjes“, shpjegojnë gjetjet e tyre.

Humbja e shijes dhe humbja e nuhatjes ishin dukshëm më pak të zakonshme në një variant të ri“. /Gazeta Shneta/

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more