Skip to main content

“Transaksionet e hapura të Thesarit dhe parimet e të dhënave të hapura” plus 1 more Telegrafi Opinione

“Transaksionet e hapura të Thesarit dhe parimet e të dhënave të hapura” plus 1 more Telegrafi Opinione


Transaksionet e hapura të Thesarit dhe parimet e të dhënave të hapura

Posted: 31 Dec 2020 03:38 AM PST

Agon Hysaj

Buxheti i Republikës së Kosovës, për vitin 2020 ishte afro 2.6 miliardë euro. Këto para të taksapaguesve u shpenzuan për të paguar shërbimet si: arsimi, infrastruktura dhe kujdesi shëndetësor. Qytetarët e Kosovës kanë të drejtë të dinë detajet se si mblidhen dhe si shpenzohen fondet e tyre qeveritare. Nga kjo shumë, kur të hiqen rreth 650 milionë euro për paga dhe mëditje, pjesa tjetër shpenzohet nga kategoritë mallra dhe shërbime, investime kapitale dhe subvencione dhe transfere.

Edhe pse Ministria e Financave publikon të dhëna në Portalin e Transparencës (ptmf.rks-gov.net), ato nuk janë të publikuar sipas formatit të hapur, apo siç quhet termi Open Data. Hapja e të dhënave të thesarit, sipas parimeve të të dhënave të hapura, në veçanti të dhënave për shpenzimet, siguron mundësi për një llogaridhënie më të lartë dhe monitorim apo mbikëqyrje më të mirë nga qytetarët dhe organizatat e shoqërisë civile. Hapja e buxhetit dhe ciklit fiskal përmes transparencës dhe mbikëqyrjes, do të mundësonte rritjen e llogaridhënies, e në të njëjtën kohë do të hapte mundësi për rritjen e angazhimit të qytetarëve.

Indeksi Global i të Dhënave të Hapura (GODI) e cila cilësohet si pikë referimi për rangimin e vendeve për publikimin e të dhënave të hapura, Kosovën e ka ranguar në vendin e 58-të kundrejt vendeve tjera në këtë indeks me një vlerësim prej vetëm 26 për qind. Në fushën e shpenzimeve qeveritare, Kosova nuk ka marrë asnjë pikë pasi edhe ato të dhëna që janë publikuar në Portalin e Transparencës, nuk janë të hapura pasi nuk janë në një format të lexueshëm nga kompjuteri, nuk janë me licencë të hapur.

Hapja e të dhënave nuk është gjithmonë proces i lehtë dhe publikimi i të dhënave të papërpunuara thjesht është i pamjaftueshëm. Gabimi më i rëndomtë që e bëjnë shumë institucione dhe organizata qeveritare gjatë hapjes së të dhënave është se ato më shumë përqendrohen në sasinë sesa në cilësinë e të dhënave që publikojnë. Shpesh, të dhënat publikohen në formate të pasakta me metadata të rëndësishme që mungojnë dhe pasi të publikohen, ato nuk mirëmbahen dhe nuk përditësohen. Kur ka të dhëna në sasi të mëdha dhe kur janë në formate të pastrukturuara, përderisa arrihet transparenca në kuptimin e ngushtë të fjalës, ajo më shumë shkakton probleme gjatë hulumtimit.

Ligji për Qasje në Dokumente Publike thotë që institucionet duhet që në mënyrë proaktive të hapin të dhënat dhe me iniciativë të tyre. Sipas këtij ligji, hapja e të dhënave duhet të bëhet në formate të lexueshme nga njerëzit dhe pajisjet teknologjike. Një nga institucionet e vetme në Kosovë që ka filluar të hapë të dhënat në një format të standardizuar është Komisioni Rregullativ për Prokurim Publik (KRPP). Ky institucion ka ndërtuar një API (Application Programming Interface) i cili përdor Standardin e të Dhënave të Hapura të Kontraktimit (OCDS). Ky është një standard i të dhënave të hapura jo të regjistruara për të drejtat pronësore për kontraktimin publik, që zbatohet nga mbi 30 qeveri në gjithë botën. OCDS përshkruan se si duhet të publikohen të dhënat dhe dokumentet në të gjitha fazat e kontraktimit. Më thjesht, KRPP ka hapur të gjithë sistemin e e-Prokurimit përmes një formati standard që përdoren gjerësisht në vende të tjera. Të gjitha të dhënat mund të shfrytëzohen nga palët e treta me një licencë të hapur e cila mundëson përpunimin e të dhënave. Të gjitha të dhënat për të gjithë kontratat që nënshkruhen përmes prokurimit publik mund të shfaqen përmes këtij sistemi. KRPP me këtë veprim është shembull që duhet ta ndjekin të gjitha institucionet tjera.

Prandaj, Ministria e Financave duhet që Portalin e Transparencës ta rindërtojë duke përdorur një standard të të dhënave të hapura e njëkohësisht të shtojë funksionalitetin e këtij portali, duke publikuar transaksionet që bëhen përmes Thesarit, në kohë reale. Ministria mund të përdorë si shembull KRPP-në për ta bërë këtë. Vetëm me të dhëna të hapura që plotësojnë disa standarde bëhet më e lehtë kërkimi i transparencës dhe llogaridhënies ndaj institucioneve publike. /Demokraci Plus/Telegrafi/

The post Transaksionet e hapura të Thesarit dhe parimet e të dhënave të hapura appeared first on Telegrafi.

Këshilla për prindërit në kohë pandemie

Posted: 31 Dec 2020 03:22 AM PST

Teuta Cacaj-Sadiku

Fëmijët duhet të inkurajohen dhe të kenë mbështetje nga familja, nga shoqëria si dhe nga komuniteti i shkollës. Covidi-19 ka ndikuar në jetën e secilit person, pavarësisht statusit apo gjendjes së tij psikologjike e fizike, kështu që komuniteti i fëmijëve me nevoja të veçanta bart barrën më të madhe duke qëndruar në shtëpi. Sfidë e madhe kjo edhe për prindërit të cilët duhet të luajnë shumë role njëkohësisht, duke u përpjekur që fëmija të mos e ndiejë shumë ndryshimin e mësimit online e që kjo situatë të mos ndikojë negativisht në të ardhmen e tyre.

Është me rëndësi që fëmijët me nevoja të veçanta ta kuptojnë se të gjithë janë të mbyllur (mos ta kenë bindjen se vetëm ata janë izoluar) dhe se ka një arsye pse asgjë nuk do të jetë e njëjtë si më parë. Rutina duhet të ristrukturohet e të përshtatet me kushtet e reja.

Është e vështirë t'i tregosh fëmijës se lëvizjet janë të kufizuara dhe se ky ndryshim do të vijojë edhe për një kohë. Por, ju si prindër duhet të tregoheni të kujdesshëm dhe të qartë në informacionet që i jepni. Kalojeni kohën e duhur me fëmijët dhe ofroni siguri e rehati. Lërini bisedat të drejtohen nga pyetjet e fëmijës dhe jepni përgjigje të drejtë e konfront kapaciteteve njohëse të tij/saj. Shpjegoni se po punohet një vaksinë kundër virusit dhe se derisa të ndodh kjo duhet që të gjithë të mbrohemi duke respektuar rregullat. Bisedat me fëmijë (përmes video-kamerës edhe me gjyshërit), shoqërinë e rrethin familjar, ndihmojnë dhe kontribuojnë për të mirë në këtë situatë.

Mësimdhënia në kushte pandemie është sfidë botërore. Secili fëmijë u duhet organizimi i mësimit në shtëpi. Prindërit e kanë sfidën më të madhe të edukimit, sepse ata duhet që gjumin, ushqimin, lojën, mësimin dhe aktivitetet t'i bëjnë të koordinuara në kushte shtëpie. Prindërit duhet të jenë vëzhgues aktivë për të parë se në çfarë ore fëmija po tregohet më fleksibil me detyrat e ushtrimet. Duhet zgjedhur një kënd të përshtatshëm, komod dhe të organizuar mirë, për të krijuar klimë të mirë për të mësuar. Fëmijën nuk duhet munduar shumë me detyrat e as të qëndrojnë gjatë deri në zgjedhjen e tyre. Duhet të praktikohet pushimi i shkurtë mes detyrave, të ushqehet me diçka e të rifillojë procesi mësimor.

Mos përdorni kontroll të tepërt mbi fëmijën, sepse kontrolli dhe presioni për të mësuar vetëm sa mund t'i sjell stres, prishje të humorit dhe shpërqendrim. Në kushte shtëpie duhet ndërtuar një rregull mbi bazën e një klime të mirë dhe koordinim të orarit për secilin aktivitet.

Fëmijët me nevoja të veçanta jo vetëm që kërkojnë më tepër kohë dhe durim, por ata gjithashtu kërkojnë strategji dhe qasje të diferencuar mësimore, duke mbështetur dhe rritur potencialin e tyre të të nxënit karshi nevojave dhe aftësive të veçanta.

Mësimdhënësit dhe prindërit luajnë element kyç dhe mjaft të rëndësishëm, duke ndikuar drejtpërdrejt në motivimin e fëmijëve, sidomos tash kur mësimi po aplikohet online. Ata duhet bashkëpunuar ngushtë mes vete, duke kuptuar kështu situatën e fëmijës, temperamentin, motivimin, vullnetin, ndrojtjen e stresin që fëmijët përjetojnë për shkak të pasojave të pandemisë.

Fëmijët me nevoja të veçanta kanë predispozita shumë më të mëdha të kenë rënie të motivimit në mësim, prandaj duhet të jeni faktor ndikues për të ngjallur dëshirë dhe entuziazëm, duke përdorur metoda e teknika që motivojnë fëmijët. Duhet ta keni ndjenjën e empatisë, të keni motivim të lartë dhe t'i shpërbleni pas secilës detyrë që arrijnë ta realizojnë. Sa më e lartë të jetë pritshmëria e prindit dhe mësimdhënësit si dhe zgjedhja e mënyrave të duhura për motivimin e fëmijës, aq më i motivuar do të jetë fëmija dhe më e lartë do të jetë përformanca.

Një klimë e mirë bashkëpunimi karshi nevojave dhe dëshirave, merr kah pozitiv në gjendjen dhe disponimin e fëmijëve.

 

 

 

The post Këshilla për prindërit në kohë pandemie appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more