Skip to main content

Ndarja nga jeta e mjekut si pasojë e COVID-19, dr. Prifti: Raca shqiptare duhet të mbijetojë, bëjeni të mbijetojë, por jo me këtë kosto!

Ndarja nga jeta e mjekut si pasojë e COVID-19, dr. Prifti: Raca shqiptare duhet të mbijetojë, bëjeni të mbijetojë, por jo me këtë kosto!


Ndarja nga jeta e mjekut si pasojë e COVID-19, dr. Prifti: Raca shqiptare duhet të mbijetojë, bëjeni të mbijetojë, por jo me këtë kosto!

Posted: 30 Jun 2020 08:24 AM PDT

Mjeku Edvin Prifti ka shprehur sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të mikut të tij mjek Arjan Pushi, që ndërroi jetë për shkak të koronavirusit. Prifti thotë se me Pushin janë takuar para tre javësh dhe kanë biseduar për COVID-19, ndërkohë që bën thirrje që të gjithë të ruhen dhe të zbatojnë masat anti-koronavirusit, pasi ai nuk është një iluzion.

“Prof. Arian Pushi e përfundoi rrugëtimin e tij në këtë planet. U takuam bashkë tre javë më parë dhe bisedonim për covid-19. Qesharakja përmblidhet me tragjedinë. Arjan ti e dije dhe nuk e dije me çfarë po përballeshim.

Mas mediat të dhanë për të vdekur 24 ore më parë a thua se shprehnin kënaqësinë që një profesor i mjeksisë ishte në grahmat e fundit se zbatonte betimin e Hipokratit. Dhe ndërkohë shikon turmat e pa identifikuara, turma që rrokullisen në rrugët e Tiranës pa asnjë proteksion, apo disa delirantë dhe sharlatanë të mendimit që deklaronin me paturpësinë që covid-19 është thjeshtë një iluzion.

Raca shqiptare duhet të mbijetojë, bëjeni të mbijetojë, por jo me këtë kosto. Mjekët, infermierët, bijtë dhe bijat tuaj janë atje. Nuk ka më vijë të parë, të dytë dhe të shtatë. Janë atje duke luftuar për ju dhe për familjet tuaja.

Sot humbëm një koleg dhe mik. Humbëm një profesor të universitetit tonë. Nesër mbase do të jetë radha jonë, mbase do jetë radha ime, por kjo s’ka asnjë rëndësi! Ju jeni thelbi! Këtu nuk flitet më për individin, por për racën tonë. Mbrojeni, mbështeteni, mos u beni naiv dhe injorant siç jeni sjellë në shekujt e kaluar, luftoni për mbijetesë, kuptojeni, dhe lutuni shumë për veten tuaj, familjet dhe për ne mjekët tuaj që nuk ndaluam një ditë duke trajtuar dhembjet dhe sëmundjet tuaj.

Lamtumirë koleg i nderuar. Lamtumirë, kur u puqëm bashkë tre javë më parë dhe bisedonim për covid-19. Dhe në perjetësinë e mallkimit qofshin kush i thotë të kundërtën këtij populli që nuk ç’bën! Dashuria do të triumfojë mbi gjithçka,”-thotë Prifti.

Ndarja nga jeta e dr. Arjan Pushi, Dr. Ivanaj: Iku si hero i mjekësisë, dha jetën e tij në luftën ndaj COVID-19

Posted: 30 Jun 2020 08:03 AM PDT

Shefi i Shërbimit të Hermatologjisë, Profesor Doktor Arben Ivanaj, koleg me profesorin dhe mjekun e njohur Arjan Pushi, që u nda sot nga jeta për shkak të Covid-19, tha se Arjani iku nga jeta si një hero i mjekësisë.

Ivanaj u shpreh se profesori dhe mjeku Arjan Prushi bëri sakrifica të mëdha për të shëruar të gjithë të prekurit nga koronavirusi, madje duke e paguar edhe me jetën e tij.

"Është një lajm i hidhur, sepse largohet nga jeta një profesionist i shëndetësisë, një njeri që ka 33 vjet eksperiencë, e që fatkeqësisht është njeriu i parë nga bluzat e bardha që ndërron jetë nga Covid-19. Është lajm shumë i keq, për QSUT dhe të gjithë ne. Profesor Arjani po luftonte me jetën kishte 15 ditë. Ne shprehim ngushëllime të sinqerta për familjen e Arjanit. Ai ishte një nga pedagogët më të vjetër në Fakultetin e Mjekësisë.

Ishte një univers më vete Arjani, që me largimin e parakohshëm, la boshllëk të madh. Kjo tregon se virusi nuk bën shaka me askënd. I bëj thirrje popullatës që të respektojë masat e distancat sociale. Arjani iku si hero i mjekësisë QSUT nuk infekton njeri, por jep kujdes shëndetësor shumë të mirë. Jemi infektuar duke dhënë kujdes për të tjerët. Virusi, pavarësisht masave mbrojtëse, ndodh që edhe të infektojë, sepse ne luftojmë përditë me Covid-19. Një mjek e profesionist nuk mund të bëjë më shumë sesa të lërë jetën e vet duke luftuar me virusin. Ne në Shqipëri, si në Europë, kemi zbatuar rregullat e OBSH-së. Arjani gjithmonë kujtonte të afërmit e tij. Ai thoshte se Kristina sot bëri këtë e bëri atë, mori notë të mirë në shkollë etj. Ne nuk mund të zëvendësojmë dot Arjanin, por do të përpiqemi të jemi pranë Kristinës, Norës dhe prindërve të tij. Ngushëllimet më të sinqerta për profesor Arjanin. ", tha shefi i shërbimit të Hermatologjisë Arben Ivanaj.

Ja sa do të jetë çmimi i ilaçit që lufton COVID-19!

Posted: 30 Jun 2020 05:29 AM PDT

Trajtimi me Remdesivir kundër Covid-19 do të kushtojë mesatarisht 3,120 dollarë për pacientët me sigurim vullnetar në SHBA.

Ilaçi i prodhuar nga kompania farmaceutike Gilead-it është aktualisht i vetmi që është aprovuar për t'u përdorur kundër koronavirusit në Shtetet e Bashkuara nga FDA (Administrata e Ushqimit dhe Barnave).

Kompania prodhuese deri më tani e ka shpërndarë falas ilaçin, por duke filluar nga 1 korriku, Remdesivir do të kushtojë më shumë se 3000 dollarë.

Më 26 qershor, Remdesivir u shndërrua në të parin ilaç kundër COVID-19.

Agjencia Evropiane e Barnave, EMA e ka miratuar atë për trajtimin e pacientëve të prekur nga infeksioni i koronavirusi, për fëmijët mbi 12 vjeç dhe për të rriturit që shfaqin simptomën e vështirësisë në frymëmarrje dhe kanë nevojë për respiratorë.

Ndërkohë më shumë se 30 ilaçe dhe vaksina po testohen në të gjithë botën kundër Covid-19. Në muajin maj, SHBA autorizoi përdorimin e këtij antivirali, deri dje i krijuar për të luftuar Ebola-n.

MSH: Humb jetën nga COVID-19 mjeku i parë në vend

Posted: 30 Jun 2020 05:16 AM PDT

Ministria e Shëndetësisë njofton me hidhërim të thellë ndarjen nga jeta të profesorit të Fakultetit të Mjekësisë Arjan Pushi, i cili, referuar shërbimit infektiv, ndërroi jetë pak momente më parë në spitalin Infektiv, i prekur nga COVID19, pavarësisht përpjekjes maksimale të stafit mjekësor.

Prof. Arjan Pushi ka patur një karrierë të spikatur në fushën e hematologjisë dhe ka përgatitur shumë breza studentësh të Mjekësisë.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjarëve dhe miqve të profesor Arjan Pushit.

UNFPA: Pandemia po rrezikon të drejtat e grave dhe vajzave në mbarë botën

Posted: 30 Jun 2020 03:27 AM PDT

Një veprim urgjent, i përshpejtuar i nevojshëm për të ndaluar martesën e fëmijëve, përzgjedhjen e seksit të fëmijës (preferencën për djalë) dhe praktikat e tjera që dëmtojnë gratë dhe vajzat, sipas raportit të ri të UNFPA.

30 qershor 2020 – Çdo vit, miliona vajza në të gjithë botën u nënshtrohen praktikave që i dëmtojnë ato fizikisht dhe emocionalisht, me njohuri dhe pëlqim të plotë të familjeve, miqve dhe komuniteteve të tyre, sipas Raportit "Gjendja e Popullsisë së Botës 2020", prezantuar sot nga UNFPA, agjensia e Kombeve të Bashkuara për shëndetin seksual dhe riprodhues.

Të paktën 19 praktika të dëmshme që ne njohim, duke filluar nga hekurosja e gjirit deri tek testimi i virgjërisë, konsiderohen shkelje të të drejtave të njeriut, sipas raportit të UNFPA, i cili përqendrohet në tre ato më të përhapurat: gjymtimi i organeve gjenitale të femrave, martesa e hershme / e fëmijëve dhe paragjykimet ekstreme ndaj vajzave në favor të djemve.

“Praktikat e dëmshme kundër vajzave shkaktojnë një traumë të thellë dhe afatgjatë, duke ua hequr atyre të drejtën për të arritur potencialin e tyre të plotë,” deklaroi Drejtoresha Ekzekutive e UNFPA-së, Dr. Natalia Kanem.

Këtë vit, rreth 4.1 milionë vajza i janë nënshtruar gjymtimit të organeve gjenitale. Sot, 33,000 vajza nën moshën 18 vjeç detyrohen të martohen, zakonisht me burra shumë më të moshuar. Gjithashtu, një preferencë ekstreme për djemtë përkundrejt vajzave në disa vende ka nxitur përzgjedhjen e seksit të njëanshëm të gjinisë ose një neglizhencë ekstreme, që çon në vdekjen e fëmijëve apo rezulton në 140 milionë «femra të humbura».

Në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore, martesa e fëmijëve është përgjithësisht e paligjshme dhe në përgjithësi në rënie, por përsëri praktikohet gjerësisht në pjesë të rajonit (deri në 15% të grave ishin martuar para moshës 18 vjeç në disa vende; dhe në disa komunitete një në dy gra ishte martuar herët në moshë fëminore).

Preferenca për djemtë mbetet gjithashtu e zakonshme në Evropën Lindore, përfshirë Shqipërinë, dhe rajonin e Azisë Qendrore, duke rezultuar në raporte të pabalancuara të lindjeve midis djemve dhe në një pjesë të Kaukazit të Jugut dhe Evropës Juglindore, pasi atje lindin më shumë djem se vajza.

Vendet që kanë ratifikuar traktatet ndërkombëtare, siç është Konventa për të Drejtat e Fëmijëve, kanë për detyrë t’i japin fund këtyre praktikave të dëmshme. Shumë prej tyre janë përgjigjur me hartime ligjesh, por vetëm ligjet nuk janë të mjaftueshme.

Dekada të tëra përvoje dhe hulumtimi tregojnë se qasjet nga poshtë-lart që vijnë nga komunitetet dhe grupet në terren janë më të mira për të sjellë ndryshime, thuhet në raportin e UNFPA.

“Këto praktika të dëmshme kanë një shkak thelbësor të përbashkët: nënvlerësimin e përhapur dhe të vazhdueshëm të vajzave dhe grave,” thotë Alanna Armitage, Drejtoresha Rajonale e UNFPA për Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore. “Por ne po shohim që normat sociale po zhvendosen në drejtimin e duhur dhe ekziston një mundësi e vërtetë që të punojmë së bashku – qeveri, shoqëri civile, influencues dhe persona model për t'u ndjekur – ne mund t'i ndalojmë praktikat që dëmtojnë vajzat, duke i lënë pas si një gjë e së kaluarës.”

Programet për të ndryshuar normat diskriminuese sociale janë efektive në eliminimin e praktikave të dëmshme, por ato nuk duhet të përqendrohen vetëm në këto praktika. Përkundrazi, ato duhet të adresojnë çështje më të gjera që ndikojnë në pozicionin e varësisë së grave dhe vajzave, të drejtat e tyre të njeriut dhe përmirësimin e statusit të tyre dhe aksesit në oportunitete dhe mundësi, thuhet në raport.

Në përgjithësi, ndalimi i martesës së fëmijëve dhe gjymtimit të organeve gjenitale femërore në të gjithë botën është e mundur brenda 10 viteve, duke rritur përpjekjet për t’i mbajtur vajzat në shkollë më gjatë dhe për t’u mësuar atyre aftësi jetësore, si edhe duke angazhuar burrat dhe djemtë në ndryshimet shoqërore. Investimet që kapin shumën prej 3.4 miliardë dollarë në vit deri në vitin 2030, do t’i jepnin fund këtyre dy praktikave të dëmshme dhe do t’i jepnin fund vuajtjes së rreth 84 milion vajzave, tregon raporti.

Ndërsa është arritur përparim në ndalimin e disa praktikave të dëmshme në të gjithë botën, pandemia COVID-19 kërcënon të ndikojë negativisht. Një analizë e kohëve të fundit zbuloi se nëse shërbimet dhe programet mbeten të mbyllura për gjashtë muaj, një shtesë prej 13 milionë vajzash mund të detyrohen të martohen dhe 2 milionë vajza të tjera mund t’i nënshtrohen gjymtimit të organeve gjenitale femërore nga tani deri në 2030.

Pandemia mund të rrisë rrezikun e martesave të detyruara e në moshë të hershme si një strategji për të zvogëluar barrën ekonomike në familje. Dhe bllokimet, mbylljet e shkollave dhe kufizimet e lëvizjes po prishin rutinat e vajzave adoleshente dhe sistemet e tyre mbështetëse.

“Pandemia vë më shumë vajza në rrezik dhe kërcënon të minojë përparimin që kemi bërë,” thotë Armitage. “Ne duhet të dyfishojmë përpjekjet tona për të siguruar që vajzat kudo ku janë, të jenë plotësisht në gjendje të gëzojnë të drejtat e tyre, të bëjnë zgjedhje për jetën e tyre dhe trupat e tyre.”

 

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 69 raste të reja dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit

Posted: 30 Jun 2020 02:29 AM PDT

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 69 raste të reja dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit

25 të shëruar në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve të të tregojnë kujdes me ruajtjen e higjienës personale, me mbajtjen e distancës fizike, vendosjen e maskës në ambiente publike

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more