Fundjava në izolim, por me disa lëshime për pensionistët dhe prindërit me fëmijë; Të shtunën hapur edhe ushqimoret dhe farmacitë
Fundjava në izolim, por me disa lëshime për pensionistët dhe prindërit me fëmijë; Të shtunën hapur edhe ushqimoret dhe farmacitë |
- Fundjava në izolim, por me disa lëshime për pensionistët dhe prindërit me fëmijë; Të shtunën hapur edhe ushqimoret dhe farmacitë
- Pëllumb Pipero: Shqipëria ka hyrë në fazën përmbyllëse të COVID-19, vaksina mund të jetë gati në vjeshtë
- Vend pune GAZETAR
- A ka të prekur në call center? Ministria e Shëndetësisë jep detaje për fasoneritë
- COVID-19/ “Askush të mos e mendojë si grip”
- ‘Më tepër se 100 vatra familjare’, Manastirliu në Kuvend: Rihapja e kujdesshme, jemi ende në fazë aktive të epidemisë
- MSH: Numri i të shëruarve nga COVID-19 dy herë më i lartë se të infektuarit aktivë
- Korça del nga harta COVID, shërohen të gjithë të prekurit
- Konfirmohen vetëm 7 raste me koronavirus në 24 orë
- Vend pune GAZETAR
Posted: 30 Apr 2020 07:13 AM PDT Fundjava do të jetë sërish në izolim, por me disa lëshime për pensionistët dhe prindërit me fëmijë në fasha orare të përcaktuara. Kryeministri Rama njofton se të shtunën do të lejohen të hapura edhe ushqimoret dhe farmacitë.
*Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, do t'ju informojë sot planin e hapjes së mëtejshme deri në 18 maj |
Posted: 30 Apr 2020 06:41 AM PDT Mjeku infeksionist mjaft i njohur për shqiptarët, Pëllumb Pipero, ka folur gjatë dhe me detaje në "Ilva Now" në lidhje me përhapjen e sëmundjes së coronavirus në Shqipëri. Teksa u shpreh se gjatë majit do të ketë raste sporadike të të shtruarve në spital, Mjeku Pipero foli edhe për ecurinë e shpikjes së vaksinës. Mjeku theksoi se nëse puna kërkimore dhe testuese do vijojë me këto ritme, shkenca shumë shpejt do ta ketë gati vaksinën duke mos përjashtuar si mundësi fillimin e vjeshtës. "Fakti që vaksina po bën aplikimin në vullnetarë është një lajm i mirë. Unë mendoj se në fillim të kësaj vjeshte, të gjitha gjasat janë që të kemi një vaksinë", tha Pipero. Në lidhje me mendimet se nikotina krijon një mburojë ndaj sëmundjes së COVID-19, Pëllumb Pipero e shpjegoi si vijon: "Përgjithësisht në këtë situatë ka pasur shumë mendime dhe shumë studime. Ka zëra pro dhe kundër, ndërkohë unë jam referuar disa studimeve të ardhura nga Kina, të cilat kanë dëshmuar se duhanpirësit kanë qenë më të prekur dhe e kanë kaluar më rëndë sëmundjen. Nuk besoj se është e vërtetë”, u shpreh ai. Mjeku theksoi gjithashtu se nuk përjashtohet që të ketë një valë të dytë të COVID-19. Ai u shpreh se Shqipëria ka hyrë tashmë në fazën përmbyllëse të pandemisë, e cila sipas tij, do të jetë më e gjatë, por jo aq agresive sa fillimi i saj. "Nuk përjashtohet një valë e dytë e kësaj pandemie në vjeshtë apo në dimër. Ne jemi në gjysmën e dytë të pandemisë, kjo do të jetë më e gjatë, por më e qetë. Unë mendoj se kemi hyrë në fazën përmbyllëse të kësaj epidemie në vendin tonë. Epidemia quhet e përmbyllur, kur nga rasti i fundit kalohet një muaj pa u regjistruar asnjë rast", shtoi Pipero. |
Posted: 30 Apr 2020 06:13 AM PDT Shoqata "Together for Life" kërkon të punësojë një gazetar për çështjet sociale. Detyrat Kushtet Të interesuarit të dërgojnë CV në info@togetherforlife.org.al Adresa: Rruga «Brigada VIII», pallati jeshil Tekno-Projekt, shk 2, ap.14. |
A ka të prekur në call center? Ministria e Shëndetësisë jep detaje për fasoneritë Posted: 30 Apr 2020 05:57 AM PDT Ministria e Shëndetësisë ka dhënë detaje lidhur me kategoritë e prekura nga koronavirusi në vendin tonë. Ajo deklaron se deri tani nuk ka asnjë të prekur me koronavirus në Call Center, ndërsa nuk ka gazetarë të tjerë të infektuar përveç rastit të raportuar pak ditë më parë. Sa ka shkuar numri i gazetarëve të prekur? Nga raportimi i fundit nuk kemi ndryshime. A ka të prekur në kompanitë call center dhe nëse po sa? Nuk na rezulton të kemi raste pozitive. Ku janë fasoneritë me të prekur? Nga hetimi epidemologjik, shpërthimi lidhet me fasoneritë e Krujës dhe më pas është bërë gjurmimi i kontakteve. |
COVID-19/ “Askush të mos e mendojë si grip” Posted: 30 Apr 2020 05:32 AM PDT "Nuk mundesh me i thënë se është grip se atëherë mendonim kishim një grip dhe e kalonim lehtë". Janë fjalët e dikujt që sapo ka kaluar COVID-19. Drania, kjo 57-vjeçare nga Shkodra, ka qëndruar 12 ditë në terapi intensive. "Dhimbje muskujsh shumë dhe dhimbje koke të paimagjinueshme, sa 10-12 ditë nuk kam fjetur, s'kam ngrënë fare". 10 ditë ka qëndruar në shtëpi me temperaturë e simptoma të tjera. Pastaj frymëmarrja i është rënduar shumë. Kur u dërgua në Infektiv, u klasifikua si një nga rastet e rënda. Veç vështirësive që kaloi, ajo çfarë i ka mbetur ndërmend është kujdesi i mjekëve dhe infermierëve në një situatë të pazakontë. "Mjekët dhe infermirët të gjithë në këmbë, kur vendosin serumet dhe më merrnin analizat e gjakut, une ju a ndjeja frymëmarrjen dhe thosha këto e kanë më të vështirë se timen që jam t'u bë kura, dhe nga teshta ju a ndjeja se ju kullonte djersa dhe ashtu bridhnin vrap nëpër korridore, tamam janë heronj për mua, ditë e natë i kam parë me ato kepucë të rënda që mezi i mbanin". Thotë se është treguar tepër e kujdesshme për t'u ruajtur nga virusi. Asnjë tjetër në familje nuk është i prekur. Dhe ende nuk e di se si u infektua. "Kam pasur maskë gjithmonë e doreza, jam ruajtur edhe vetë nuk e di nga më ka ardh, nuk e besoj nuk e di nga më ka ardh". 57-vjeçarja është një nga 24 personat që kanë fituar betejën me sëmundjen në 24 orët e fundit. Por edhe pas daljes nga Infektivi, ajo do te qëndrojë e izoluar në shtëpinë e saj edhe për 14 dite. Dhe premton se tani do të jetë edhe më e kujdesshme, sepse e ka provuar që Covid-19 nuk është një grip i zakonshëm, siç e mendojnë jo pak njerëz. Burimi: Tv Klan |
Posted: 30 Apr 2020 04:07 AM PDT Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë fjkalës së mbajtur sot në kuvendin re Shqipërisë tha se aktualisht në vendin tonë janë 272 persona aktivë të prekur nga COVID-19. "Jemi ende në një fazë aktive të epidemisë, ku aktualisht kemi 272 persona aktivë të prekur nga COVID-19 dhe po bëhet një punë shumë e madhe për të ndërprerë zinxhirin e transmetimit të infeksioni", tha ajo. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, ministrja Manastirliu deklaroi se do të tregohemi shumë të kujdesshëm për fazat e rihapjes. "Jemi drejt një strategjie rihapjeje, por jemi duke u treguar shumë të kujdesshëm. Duhet të vijojnë të respektohen masat e distancimit fizik të cilat deri më sot kanë dhënë rezultat për të mos pasur një incidencë të lartë", tha Manastirliu. Ministrja e Shëndetësisë tha se janë 773 raste pozitive me COVID19, prej tyre 60% janë të shëruar. "Sot konstatojmë shpërthime në vatra familjare, janë më shumë se 100 vatra dhe po bëhet një punë e madhe për të ndërprerë zinxhirin e transmetimit të infeksionit. Është një punë shumë e madhe që po bëhet nga mjekët, infermierët, epidemiologët në terren", tha Manastirliu. Ministrja e Shëndetësisë than ë Kuvend se hapja e një seri biznesesh në fillimin e kësaj jave është pjesë e strategjisë së rihapjes, për të vlerësuar situatën për dy javët që pasojnë. |
MSH: Numri i të shëruarve nga COVID-19 dy herë më i lartë se të infektuarit aktivë Posted: 30 Apr 2020 03:21 AM PDT Gjatë 24 orëve në vendin tonë janë identifikuar 7 raste të reja me COVID-19, të cilët janë të shpërndarë; Tiranë 2 raste, Krujë 3, Shkodër 2. Ndërkohë numri i personave që kanë mundu të shërohen në 24 orët e fundit është 1. Në komunikimin e përditshëm me publikun, dr. Marjeta Dervishi, nga Instituti i Shëndetit Publik tha se sot rezulton se numri i pacientëve të shëruar është dyfish më i lartë se i qytetarëve që janë prekur nga ky virus. “Gjatë 24 orëve të fundit, 15 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 470. Aktualisht në vendin tonë janë 272 pacientët aktivë me COVID19 dhe siç shihet numri i të shëruarve vazhdon të jetë më i lartë prej më shumë se dy javësh”, tha ajo. |
Korça del nga harta COVID, shërohen të gjithë të prekurit Posted: 30 Apr 2020 02:48 AM PDT Korça ka dalë nga harta COVID. Siç njofton ISHP në qytetin e Korçës duke filluar nga sot nuk ka asnjë rast aktiv me koronavirus. Të 19 të prekurit rezultojnë të gjthë të shëruar duke e bërë Korçën qytetin e radhës që del nga harta COVID bashkë me Lezhën, Rrogozhinën, Tropojën dhe Mallakastrën, të cilat gjithashtu nuk kanë asnjë rast aktiv me koronavirus. Gjatë ditës së sotme, ISHP njoftoi për 7 raste të reja me koronavirus duke e çuar në 773 numrin total të rasteve që nga data 9 mars. Nga këta, 272 persona janë ende të sëmurë aktivë, kurse pjesa tjetër rezultojnë të shëruar. |
Konfirmohen vetëm 7 raste me koronavirus në 24 orë Posted: 30 Apr 2020 02:14 AM PDT Ministria e Shëndetësisë publikon të dhënat e 24 orëve të fundit të koronavirusit, ku kanë rezultuar pozitivë 7 qytetarë, duke e çuar në 773 numrin total të të infektuarve në Shqipëri. Sipas MSH, sot numri i të shëruarve është dyfish më i lartë se i të infektuarve, ku aktualisht janë të infektuar aktivë 272 persona, ndërsa kanë fituar betejën me virusin 470 të tjerë. Ndërkohë, 7 rastet e reja pozitive janë 3 në Krujë, 2 raste në Tiranë dhe 2 raste në Shkodër. Deklarata e plotë e Dr. Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik: Si çdo ditë, ju bëjmë me dije të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve nga COVID 19 ku sot rezulton se numri i pacientëve të shëruar është dyfish më i lartë se i qytetarëve që janë prekur nga ky virus. Nga rezultatet e testimeve në 24 orët e fundit janë konfirmuar 7 raste pozitive me COVID19, nga të cilat 3 raste janë në Krujë, 2 raste në Tiranë dhe 2 raste në Shkodër. Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 225 persona të dyshuar me COVID-19. Deri në këto momente janë testuar 8253 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 773 raste. Gjatë 24 orëve të fundit, 15 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 470. Deri tani 31 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor. Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 31 të shtruar. 6 pacientë janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 "Shefqet Ndroqi", janë 5 pacientë të shtruar. 1 pacientë është në terapi intensive në gjendje më të rënduar. Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Krujë dhe Shkodër. Kurbin 31 3 Pavarësisht luhatjeve të të dhënave ditore situata vazhdon të jetë e kontrolluar. Tregues për këtë janë numri i qëndrueshëm i shtrimeve në spitale dhe numri i ulët i pacientëve që kanë pasur nevojë për frymarrje të drejtuar. Këto masa duhet të respektohen makimalisht edhe brenda rretheve familjare, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye. Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40. |
Posted: 30 Apr 2020 02:05 AM PDT Shoqata “Together for Life” kërkon të punësojë një gazetar për çështjet sociale. Detyrat Kushtet Të interesuarit të dërgojnë CV në info@togetherforlife.org.al Adresa: Rruga «Brigada VIII», pallati jeshil Tekno-Projekt, shk 2, ap.14. |
You are subscribed to email updates from GAZETA SHËNDETI. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google, 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: