Skip to main content

Ndërrojnë jetë 2 pacientë të tjerë me COVID-19, shkon në 15 numri i viktimave

Ndërrojnë jetë 2 pacientë të tjerë me COVID-19, shkon në 15 numri i viktimave


Ndërrojnë jetë 2 pacientë të tjerë me COVID-19, shkon në 15 numri i viktimave

Posted: 31 Mar 2020 10:12 AM PDT

Shkon në 15 numri i qytetarëve që kanë humbur jetën me COVID-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë njofton se dy pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë në spitalin infektiv, të konfirmuar me COVID-19.
Pacienti 77-vjeçar I. B., nga Kavaja, i konfirmuar me COVID-19 po trajtohej prej 2 javësh në spitalin infektiv, teksa ndërroi jetë në mënyrë të papritur nga një infarkt miokardi. 77-vjeçari vuante nga disa sëmundje: Diabet mellitus, insuficience renale kronike dhe insuficiencë kardiake.

Ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme edhe pacienti R. P 69-vjeç nga Hasi, i konfirmuar me COVID-19, i cili është trajtuar prej 8 ditësh në spitalin Infektiv ndërsa prej 3 ditësh gjendja e tij ishte rënduar dhe ishte në respiracion të drejtuar (i intubuar). Pacienti R. P ka qenë në gjendje të rëndë shëndesore gjatë gjithë kohës dhe pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk arriti të mbijetojnë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjeve të të ndjerëve dhe apelon qytetarët t'i respektojnë me shumë rigorozitet masat e distancimit social dhe izolimit, pasi janë përcaktuese për frenimin e përhapjes së COVID-19.

Mjekja shqiptare në Gjermani: Mënyra më e mirë e trajtimit të këtij virusi është izolimi në banesa

Posted: 31 Mar 2020 07:42 AM PDT

Në një lidhje direkte për Abc News, mjekja shqiptare Aurora Meta Dollemberg foli për situatën e koronavirusit. Mjekja u ndal fillimisht duke treguar se si po menaxhohet Covid-19 në shtetin gjerman.

Mjekja këshilloi se mënyra më e mirë e trajtimit të këtij virusi është izolimi në banesa. Ndërkaq, sa u takon rregullave që janë marrë në Gjermani, ajo tha se nuk ka kufizime në orare ashtu sikurse është bërë në Shqipëri dhe vende të tjera,  por ka një ndërgjegjësim të madh të qytetarëve për të respektuar rregullat.

Ndërkohë ajo tha se piku do të arrihet më 2 javët në vijim, ndërsa ulja totale të infeksionit do të ndodhë në fund të majit.

Intervista e plotë:

Mjekja: Ne presim që në ditët të vijim të vazhdojë tendenca e rritjes së të infektuarve. Por pikun e parashikojë në 2 javët që vjen dhe në fund të majit të ketë një ulje totale. Përqindja e vdekjes është 5%. Nëse ne gripin e zakonshëm është 1% në Gjermani. Gjermania mbahet në Evropë së e ka nën kontroll virusin edhe këtu dita ditës po ndihet presioni prej rrezikut.

Gazetarja: Izolimi mbetet më i mirë. Gjermania qëndron vetëm te distancimi social, është e vetmja masë që është marrë?

Mjekja: Ato profesione që mund të punojnë nga shtëpia janë izoluar. Vetëm ne si mjekë janë të detyruar të dalin. Edhe pse po kërkohet shumë për një medikament nuk kemi akoma një trajtim që mund të heqë izolimin.

Gazetarja: Si i trajtoni ju pacientët e infektuar?

Mjekja: Deri tani kemi bërë vetëm një trajtim me virostatikët. Deri tani nuk kemi gjetur një trajtim specifik, por vetëm frenues.

Gazetarja: Si funksionon në Gjermani me rastet e qytetarëve? Në Shqipëri nuk paraqitet në spital, por duhet të telefonojnë 127 dhe më pas janë mjekët që i orientojnë apo marrin ata që janë më të rrezikuar. Si funksion në Gjermani, qytetarët që kanë dyshime paraqiten në spital, apo te mjekui familjes?

Mjekja: Mënyra që po bëhet në Shqipëri është e saktë. Edhe ne në mënyrë të ngjashme po veprojmë këtu. Pacientët janë të lutur që të qëndrojnë në shtëpi, në rast se ka dyshime ata janë të lutur që të shkojnë tek zyrat e shëndetit publik, të telefonojnë dhe shkon ekipi me ambulancë te pacienti. Nuk janë të lejuar të shkojnë në klinika.

Gazetarja: Është thënë se në Gjermani janë testuar mjekët, është e vërtetë dhe a jeni testuar ju?

Mjekja: Jo në landin ku jetoj unë nuk është përhapur në mënyrë masive. Këtu jemi më pak fleksibël. Pjesa tjetër e personelit që kanë qenë në kontakt nuk janë vizituar. Kapacitete edhe për Gjermaninë janë të kufizuara edhe për izolimin e stafit mjekësor apo testimin.

Gazetarja: Masat që janë marrë në Gjermani, janë të përgjithshme apo të specifikuara sipas landeve?

Mjekja: Variacionet nga një land në tjetrin janë minimale. Në spitalin ku unë punoj janë tre infermiere të cilat janë pozitive dhe atyre nuk u lejohet të shkojnë në shtëpi dhe të izolohen. Përkundrazi kemi edhe mungesë personeli, atyre u është lutur që të punojnë në repartin e pozitivëve.

Gazetarja: Nuk përbën rrezik që infermierët mund ta përhapin atë, ndërsa nuk janë të izoluar?

Mjekja: Reziku është, por kufizimi është bërë vetëm për repartin e pacientëve të infektuar.Nuk ju lejohet të punojnë për të gjitha repartet.

Gazetarja: Mund të themi se Gjermania ka marrë masa drastike për ta menaxhuar përhapjen? Janë masa të forta në Gjermani?

Mjekja: Masat janë të forta por edhe popullsia është po aq korrekte në zbatimin e masave. Këtu nuk vihen gjoba nëse dikush kapet në rrugë. Është një bashkëpunim i gjithanshëm.

Gazetarja: Mund të ndalemi pak tek rregullat që janë marrë në Gjermani?

Mjekja: është lejuar që të gjithë punonjësit të punojnë nga shtëpia. Në supermarkete ruhet distanca. Janë mbyllur të gjitha shkollat, institucionet publike. Janë mbyllur edhe azilet dhe spitalet e vogla.

Gazetarja: Sa i përket transportit publik vijon normalisht?

Mjekja: Po edhe autobusët vijojnë, janë të lutur njerëzit që të mos futen më shumë se 10 veta në autobus.

Gazetarja: Nuk ka as kufizime në orare?

Mjekja: Nuk e kemi këtë kufizim, dalim paradite dhe pasdite.

Gazetarja: Përse Italia përfundoi në  këtë gjendje?

Mjekja: Që në hapat e para u bënë gabime të rënda. Ata pacientë që ishin pozitiv u pranuan në spitale të mëdha. U infektuan personeli mjekësor dhe ata ua përhapën të sëmurëve rëndë.

Gazetarja: Një këshillë për shqiptarët në Shqipëri?

Mjekja: Ka qenë prej javës dhe mbetet rregulli bazë qëndrimi në shtëpi. Testimi masiv nuk sjell asgjë, ne mundemi vetëm ta parandalojmë duke u izoluar.

Rreth 38 mijë persona të vdekur/ Koronavirusi me shifra të frikshme, mbi 800 mijë të infektuar në botë

Posted: 31 Mar 2020 07:01 AM PDT

Shifrat e të infektuarve me koronavirus në botë vijon të rriten në mënyrë të frikshme. Deri tani numri i të prekurve i ka kaluar 800 mijë. Sipas të dhënave të 'Johns Hopkins University' të infektuarit janë 37.878 ndërsa ata që kanë humbur në jetën janë 37.878 persona.

Po ashtu ka edhe lajme të mirë sepse edhe të shëruarit janë rritur duke shkuar në 166.768 persona. Për sa i përket të infektuarve vendin e parë e ka SHBA me 164.610, e ndjekur nga Italia 101.739 të infektuar dhe Spanja 87 956.

Ndërsa sipas OBSH-së nëse rritja e të infektuarve me koronavirus ecën me këto ritme në mesin e kësaj javë do të ketë arrit 1 milion të infektuar në të gjithë botën.

Epidemiologu Alimehmeti: Përdorimi i maskës në komunitet

Posted: 31 Mar 2020 06:33 AM PDT

Nga Ilir Alimehmeti, Epidemiolog Klinik

Si rrjedhojë e debatit konstant mbi përdorimin e maskave nga popullata, po ju vë në dukje rekomandimet e përdorimit të maskave në shtetet me eksperiencën më të lartë me COVID-19.

Siç mund të shihet më poshtë, asnjë vend nuk rekomandon përdorimin e maskave në ambiente të hapura nëse nuk je vetë i sëmurë apo nuk ke një profesion për shkak të të cilit mund të jesh shpesh në kontakt me shumë njerëz apo me persona të infektuar.

Materiali është përkthyer gërmë më gërmë nga artikulli "Rational use of face masks in the COVID-19 pandemic" publikuar në Lancet më datë 20 Mars 2020.

Rekomandimet mbi përdorimin e maskës në komunitet:

OBSH (Organizata Botërore e Shëndetësisë):
• Nëse je i shëndetshëm, ke nevojë për maskë vetëm nëse po kujdesesh për një person të dyshuar për infeksion nga SARS-CoV-2.

Gjermania:
• Nuk ka mjaftueshëm të dhëna që të provojnë se mbajtja e maskës kirurgjikale redukton ndjeshëm riskun e një personi të shëndetshëm për t'u infektuar gjatë mbajtjes së maskës.
• Sipas OBSH-së, mbajtja e maskës në situata ku nuk rekomandohen maskat mund të krijojë një ndjesi sigurie false dhe mund të çojë drejt neglizhimit të masave themelore të higjienës, si higjiena e përshtatshme e duarve.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës:
• Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) rekomandojnë që personat që janë të shëndetshëm të mos mbajnë maskë (as respirator) për mbrojtje nga sëmundjet respiratore, duke përfshire COVID-19.
• US Surgeon General i kërkoi popullatës në Twitter që të mos blejnë maska fytyre.

Mbretëria e Bashkuar:
• Maskat e fytyrës luajnë një rol shumë të rëndësishëm në vende si spitalet, por ka shumë pak evidenca në favor të të mirave që mund të sjellë përdorimi i tyre nga popullata.

Kina:
• Personat me risk shumë të ulët infeksioni: nuk duhet të mbajnë maskë ose mund të mbajnë një maskë jomjekësore (si maskat prej nape). (Personat që rrinë kryesisht në shtëpi, që bëjnë aktivitete jashtë shtëpisë, ose që punojnë apo studiojnë në ambiente të ajrosura mirë).
• Personat me risk të ulët infeksioni: maskë njëpërdorimshme. (Personat që qëndrojnë në zona me dendësi të lartë njerëzish (supermarket, qendra tregtare), që punojnë në ambiente të mbyllura, që kanë nevojë për kujdes shëndetësor në qendra spitalore (jo për arsye infektive), dhe gjatë grumbullimeve të fëmijëve me moshë 3–6 vjeç dhe të nxënësve të shkollave).
• Personat me risk të moderuar infeksioni: maskë kirurgjikale ose maskë njëpërdorimshe për përdorim mjekësor. (Personat që punojnë në zona me dendësi të lartë njerëzish (spitale, stacione treni, etj.), ata që kanë qenë ose jetojnë me dikë që është në karantinë, dhe stafi administrativ, i policisë, i sigurisë dhe korrierët që për arsye pune mund të jenë në kontakt me COVID-19).

Hong Kongu:
• Maskat kirurgjikale mund të parandalojnë transmetimin e viruseve respiratore nga personat që janë të sëmurë. Është thelbësore që personat me simptoma të sëmundjes (edhe kur janë simptoma të lehta) të mbajnë një maskë kirurgjikale.
• Maskë kirurgjikale gjatë transportit publik ose në vendet me dendësi të lartë personash. Është e rëndësishme që të vihet maska në mënyrën e duhur dhe të higjienizohen mirë duart përpara vendosjes dhe pas heqjes së maskës.

Singapori:
• Mbani maskë nëse keni simptoma respiratore, si kollë ose rrufë.

Japonia:
• Efektiviteti i mbajtjes së maskës për të mbrojtur veten nga marrja e viruseve mendohet se është e kufizuar.
• Nëse mbani një maskë fytyre në vende të mbyllura, me ajër të ndenjur, maska mund t'ju ndihmojë të ndaloni spërklat e nxjerrë nga njerëzit e tjerë.
• Maska e fytyrës nuk është shumë eficiente nëse ndodheni në ambient të hapur.

Cilat janë opsionet e trajtimit për COVID-19 (përfshirë barna, vaksina, terapi)?

Posted: 31 Mar 2020 05:51 AM PDT

Përgatiti dhe përshtati në shqip:
Dr. Erisela Dino, Specilaiste e Shëndetit Publik

Burimi: WHO 2020 (Organizata Botërore e Shëndetësisë)

A janë antibiotikët të efektshëm në parandalimin ose trajtimin e COVID-19?

Jo. Antibiotikët nuk funksionojnë kundër viruseve, ato funksionojne vetëm në infeksione bakteriale. COVID-19 shkaktohet nga një virus, kështu që antibiotikët nuk funksionojnë. Antibiotikët nuk duhet të përdoren si një mjet për parandalimin ose trajtimin e COVID-19. Ato duhet të përdoren vetëm siç udhëzohet nga një mjek për të trajtuar një infeksion bakterial.

A ka barna ose terapi që mund të parandalojë ose kurojë COVID-19?

Ndërsa disa mjekime tradicionale ose shtëpiake mund të ofrojnë rehati dhe lehtësim të simptomave të COVID-19, nuk ka asnjë provë që mjekësia aktuale mund të parandalojë ose shërojë sëmundjen. OBSH nuk rekomandon vetë-mjekimin me ndonjë mjekim, përfshirë antibiotikë, si një parandalim ose kurë për COVID-19. Sidoqoftë, ekzistojnë disa prova klinike në vazhdim që përfshijnë barna perëndimore dhe ato tradicionale. OBSH do të vazhdojë të sigurojë informacione të perditesuara sa më shpejt që të jenë në dispozicion gjetjet klinike.

A ka një vaksinë, barna ose trajtim për COVID-19?

Jo. Akoma deri më tani, nuk ka asnjë vaksinë dhe asnjë ilaç specifik antiviral për të parandaluar ose trajtuar COVID-2019. Sidoqoftë, të prekurit duhet të kujdesen për të lehtësuar simptomat. Njerëzit me sëmundje serioze duhet të shtrohen në spital. Shumica e pacientëve shërohen falë kujdesit mbështetës.

Vaksinat e mundshme dhe disa trajtime specifike të barnave janë nën hetim. Ata po testohen përmes provave klinike. OBSH po bashkërendon përpjekjet për të zhvilluar vaksina dhe mjekime për të parandaluar dhe trajtuar COVID-19.

Mënyrat më efektive për të mbrojtur veten dhe të tjerët kundër COVID-19 janë larja e shpeshtë e duarve, kollitja ne kendin e bërrylit ose perdorimi i shamise dhe mbajtja e një distancë prej të paktën 1 metër (3 këmbë) nga njerëzit që kolliten ose tështijnë.

Eksperti i OBSH-së: Lufta me virusin, luftë në llogore që do të përfundojë në qershor

Posted: 31 Mar 2020 05:05 AM PDT

Anëtari i Bordit Ekzekutiv të Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) dhe këshilltar i Ministrit të Shëndetësisë të Italisë, Walter Ricciardi i ftuar në RAI 3 foli për ndërprerjen e mundshme të krizës në Apenine, raporton Vocecontrocorrente. "Viruset në histori kanë qenë gjithmonë humbës. Ne me siguri do të fitojmë, por do të jetë një luftë në llogore që do të përfundojë në qershor", shprehet zyrtari.

Ricciardi gjithashtu shprehu shqetësimin për shpërnguljen masive të popullatës:

"Në krahasim me ato që kanë ndodhur ditët e fundit, me lëvizjen e njerëzve nga veriu në Italinë e jugut dhe tubimet e çmendura në vendet e jetës së natës, unë mendoj se do të paguajmë pasojat javën tjetër, kur të përfundojë periudha e inkubacionit të viruseve. Unë jam veçanërisht i shqetësuar për Romën dhe Napolin", shtoi Ricciardi.

Profesori Ricciardi nxiti që alarmet dhe emergjencat e koronavirusit në Itali duhet të vendosen në vendin e duhur.

"Ne nuk duhet ta nënvlerësojmë këtë virus, por duhet të kemi një qasje të ndryshme ndaj sëmundjes së shkaktuar nga korona. Nga 100 persona që infektohen me koronavirus, 80 shërohen spontanisht, ndërsa 15 përqind kanë probleme më serioze për shtrimin në spital dhe pesë përqind probleme të rënda ", tha Ricciardi, i cili theksoi se në një numër të vogël të pacientëve vetëm rreth 2 përqind iu vinte vdekja nga koronavirusi, dhe se në shumicën e rasteve patologjitë e tjera ishin duke vazhduar, ndërsa COCVID-19 ishte vetëm një shkak shtesë.

Infermierja shqiptare del në faqen e parë të gazetës italiane, krah tre të tjerave në luftë me Covid-19

Posted: 31 Mar 2020 04:35 AM PDT

Një infermiere shqiptare, Ornela, dhe tre kolege të saj nga Kolumbia, Afrika dhe Italia, ishin sot në faqen e parë të gazetës italiane, "La Republica".

E përditshmja i kushtoi një artikull të gjatë plot tone falenderimi vendeve të ndryshme që janë sensibilizuar nga situata e rëndë e Italisë ku pandemia e COVID 19, ka marrë deri tani mbi 10.000 jetë njerëzish.

"Katër gra nga e gjithë bota për një qëllim: të ndihmojnë pacientet e COVID-19 në spitalin e Cremonës. Protagonistë të kësaj fotoje janë Bea dhe Ornela, Iolanda dhe Chiara",- shkruan "La Repubblica". Edhe pse jemi në mesin e pandemisë, e nevojat për personel mjekësor janë të mëdha edhe këtu, Shqipëria dërgoi në shenjë solidariteti këtë fundjavë 30 infermierë dhe mjekë në Brescia, një nga zonat më të prekura nga koronavirusi.

Gjesti u vlerësua shumë në Itali, si nga figura të politikës, ashtu dhe nga njerëz të medias. Gjatë një interviste live që zhvilloi në kanalin Italian Rai 3, kryeministri Edi Rama u pyet nga moderatorja Serena Bortone nëse ishte e vërtetë se shumë prej mjekëve dhe infermierëve që ishin nisur drejt Italisë, nuk e kanë marrë lejen e prindërve. Rama e konfirmoi një gjë të tillë, dhe mori prej saj përvec falenderimeve e mirënjohjes, edhe garancinë se do të kujdesen shumë për ta dhe se do t`ia shpërblejnë Shqipërisë këtë ndihmë.

Shënohet viktima më e re nga COVID-19 në Evropë, humb jetën 12 vjeçarja

Posted: 31 Mar 2020 04:10 AM PDT

Një 12 vjeçare është viktima më e re në Evropë që ka humbur jetën nga koronavirusi.

Vajza adoleshente ka ndërruar jetë në një spital në Belgjikë, duke u bërë dhe një ndër viktimat më të reja në botë që humb jetën nga COVID 19.

Vdekja e saj vjen pas asaj të një djali 14-vjeçar që humbi jetën të dielën në mëngjes pasi u diagnostikua me Covid-19 pranë Porto në Portugali.

Ndërsa të mërkurën e kaluar një vajzë 16-vjeçare vdiq në një spital për fëmijë në Paris, ku po kurohej për koronavirus, ndërkohë në viktima më e re në Birtani është një 18 vjeçar.

Mosha mesatare e viktimave me COVID-19 në Shqipëri, raporti mes burrave dhe grave, sëmundjet shoqëruese më të shpeshta

Posted: 31 Mar 2020 03:45 AM PDT

Ka shkuar në 13 numri i viktimave nga koronavirusi në vendin tonë, ku vetëm në orët e fundit kanë ndërruar jetë dy persona.

Derimë tani në vendin tonë kanë vdekur si pasojë e Covid 19, dhe sëmundjeve të tjera shoqëruese 5 gra, dhe 8 burra, me mosha dhe gjeografi të ndryshme.

Mosha mesatare e viktimave në vendin tonë është 68.1 vjeç, dhe në pothuajse të gjitha rastet, personat që humbasin jetën kanë pasur dhe sëmundje të tjera shoqëruese, veçanërisht hipertensionin.

Zyrtarisht nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, është thënë se për dy raste, viktimat kishin shfaqur përmirësime nga koronavirusi, por kishin humbur jetën si pasojë e infarktit në zemër.

Viktimat Mosha-gjeografia Sëmundje shoqëruese
1  73-vjeçe, Durrës Insuficience kardiake kronike, SPOK, Nyha III, Fibrilation atrial, hypertyreisis, tatus post by pass
2 66-vjeç, Lushnje Insuficenca kardiake, edemë pulmonarë dhe insuficencë renale.
3 71-vjeç, Kuçovë Kancer mushkërie, diabet apo hipertension
4 43-vjeç, Kavajë Obeziteti
5 49-vjeç, Pukë Diabeti
6 71-vjeçe, Tiranë Hipertensioni
7 85-vjeçe,  Tirana Vuante nga sëmundje kronike (nuk specifikohen)
8 66-vjeç nga Fieri Pësoi infrakt, vuante nga sëmundje kronike pulmonare, hipertension, hemorragji gastro-intestinale
9 72 vjeçe, Vlora Hipertensioni
10 67 vjeç, Tirana Hipertensioni
11 79 vjeç, Tirana Pësoi infarkt kardiak
12 82-vjeçe, Tirana Astma Bronkiale, Hipertension, Podagra (sëmundje reumatismale)
13 62-vjeç, Durrës Me sëmundje shoqëruese, nuk specifikohen

Kujtojmë se deri më tani në vendin tonë janë konfirmuar 243 raste pozitive me koronavirus, 52 prej të cilëve janë konfirmuar të shëruar, dhe 13 kanë humbur jetën

MSH njofton se aktualisht, në shërbimin infektiv aktualisht janë 77 të shtruar. 8 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 3 nga këta janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Kosovë/ Dy raste të reja me COVID-19, 108 persona në total

Posted: 31 Mar 2020 03:11 AM PDT

Dy persona të tjerë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 në Kosovë duke e çuar numrin total në 108.

Është Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike Kosovë që njoftoi mëngjesin e sotëm, ku prej 24 testimeve të kryera, 2 prej tyre rezultuan pozitiv.

Njëri prej pacientëve është nga Gjakova, ku është një kontakt i dy pacientëve të infektuar më parë.

Ndërsa pacienti i dytë i infektuar është nga Prizreni, ku dyshohet të jetë infektuar jashtë shtetit.

IKShPK deklaron se është në mbikëqyrje të të gjithë kontakteve të personave të infektuar.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more