Skip to main content

“Rivlerësimi i banesave me 3 %, afati deri më 30 shtator” plus 9 more - Gazeta Dita

“Rivlerësimi i banesave me 3 %, afati deri më 30 shtator” plus 9 more - Gazeta Dita


Rivlerësimi i banesave me 3 %, afati deri më 30 shtator

Posted: 31 Dec 2019 02:09 AM PST

Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme në vlerën aktuale të tregut do të kryhet deri në datën 30 shtator 2020.

Vendimi është botuar në Fletoren Zyrtare me këtë afat, për të gjithë individët në pronësi të pasurive të paluajtshme.

Procesi i rivlerësimit është i vlefshëm edhe për ato pasuri të paluajtshme të cilat janë në proces regjistrimi. Tatimi që paguhet për regjistrimin e këtij rivlerësimi është 3% e bazës së tatueshme.

Nga ana tjetër, personat juridikë, për këtë rivlerësim, paguajnë 5% të diferencës ndërmjet vlerës së rivlerësimit dhe vlerës kontabël të regjistruar, për pasuritë e paluajtshme, shkruan scan.

Po ashtu, sipas vendimit të botuar në Fletoren Zyrtare, pronarët e këtyre pasurive të paluajtshme mund t'i lënë "në dorë" ekspertizën ose ekspertit të licencuar për vlerësimin e pasurive të paluajtshme të institucioneve përkatëse apo Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, ose një eksperti të licencuar të përzgjedhur në mënyrë individuale.

Vendimi hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

o.j/dita

Granata në zyrë, kryebashkiaku dhe sekretarja sillen në Tiranë

Posted: 31 Dec 2019 01:57 AM PST

Kryebashkiaku i Lushnjës dhe sekretarja e tij Erisa Qalliu pas shpërthimit me lëndë plasëse në zyrë janë nisur drejt Tiranës.

Ata janë nisur drejt kryeqytetit për mjekim të specializuar megjithëse mjekët theksojnë se janë jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se ka qenë ish shoferi i kryetarit të bashkisë ai që pas një konflikti verbal me këtë të fundit ka hedhur një granatë në zyrë.

Informacion paraprak i policisë

Sot, rreth orës 09:00, në zyrën e Kryetarit të Bashkisë Lushnjë, dyshohet se është hedhur një granatë dore dhe për pasojë është dëmtuar Kryetari i Bashkisë shtetasi F. T. dhe sekretarja e Bashkisë, shtetasja E. Q., të cilët ndodhen në spitalin e Lushnjës, nën kujdesin e mjekëve

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se autor i kësaj ngjarjeje është ish-shoferi i Kryetarit të Bashkisë, shtetasi G. S., i cili pasi ka hedhur granatën është larguar menjëherë nga ambientet e Bashkisë Lushnjë.

Forca të shumta policie të Komisariatit të Policisë Lushnjë, të DVP Fier, Renea e FNSH e Fierit po krehin zonën, me qëllim kapjen dhe arrestimin e autorit.

Grupi i posaçëm hetimor, me Specialistë nga Departamenti i Policise Kriminale ne Policine e Shtetit dhe DVP Fier, nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

O.J/DITA

Gëzuar Vitin e Ri

Posted: 31 Dec 2019 01:57 AM PST

BOTUESI, KRYEREDAKTORI DHE STAFI I GAZETËS DITA PRINT DHE ONLINE JU UROJNË FESTA TË GËZUARA DHE VIT TË RI TË MBARË.

NUMRI I PARË PRINT PËR VITIN 2020 DEL DITËN E HËNË DATË 06 JANAR.

 

 

 

Vuloset dosja e parë e SPAK, mbyllet hetimi për 8 persona

Posted: 31 Dec 2019 01:41 AM PST

Prokuroria e Posaçme (SPAK), mbylli hetimet dhe dorëzoi dosjen e parë hetimore në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, të hetuar nga ish-prokurorët e Krimeve të Rënda dhe të dorëzuar pranë gjyqësorit nga prokurorët e posaçëm.

Tetë persona akuzohen nga prokurorët e SPAK si anëtarë të një grupi kriminal që trafikonin lëndë narkotike. Të akuzuarit janë Aranit Bida, Arben Cristea, Erando Mehmeti, Eduart Haxhi, Leonard Demiras, Gentian Rrapollari, Elvis Gjona dhe Andi Qiraxhi.

Sipas prokurorit të posaçëm të SPAK, Eneid Nakuçi, të tetë të akuzuarit kishin role të ndara gjatë trafikimit të kanabis sativës dhe konkretisht shtetasi Aranit Bita, sipas prokurorisë së posaçme, siguronte lëndën narkotike në Tepelenë dhë më pas organizonte transportin në aksin Tepelenë-Fier, Rrogozhinë-Elbasan, me destinacion Pogradecin.

Sipas prokurorisë së posaçme, lënda merrej në dorëzim nga shtetasi Elvis Gjona, i quajtur Gjoni. Pikërisht ky shtetas bënte të mundur dërgimin e hashashit drejt Greqisë në rrugë tokësore, dhe në Maqedoni me mjete lundruese nëpërmjet liqenit të Ohrit.

Më tej prokuroria thotë se, sipas të dhënave, shtetasi Aranit Bita dhe bashkëpuntorët e tij po grumbullonin sasi kanabis sativa, e cila po planifikohej të trafikohej në Turqi në shkëmbim të heroinës që do të sillej më tej në vendin tonë për t'u trafikuar e shpërndarë tek përdoruesit.

Në dosjen hetimore referohen edhe përgjime, mes tyre tyre edhe biseda për një shtetas turk që thërritej "abi" dhe për të ciln thuhet se po e prisnin në Rinas. Prokuroria thotë se nga përgjimet dhe vëzhgimet rezulton se Araniti ka biseduar me Lonard Demirasin ku shtojnë se do takoheshin në një pikë karburanti, ku ishte lënë peng një mjet Audi, që do shkëmbehej me një sasi droge të gjetur në Tepelenë.

Përmendur përgjimet, prokuroria shton edhe fraza të koduara sikurse respektimi i shokëve apo edhe blerjes së 5 kg mish që, sipas prokurorisë, ka kuptimin e marijuanës. Në përfundim prokuroria thotë se janë numëruar thasët dhe janë 39 copë me 547 paketime që pas peshimt rezultojnë 578 kg canabis.

Prokurorët e posaçëm llogaritet që në fillim të janarit 2020 të dorëzojnë një sërë dosjesh të përfunduara nga kolegët e tyre ish prokurorë të Krimeve të Rënda. Ndërkohë nga prokuroritë e rretheve gjyqësore vazhdojnnë të vërshojnë dosje të tjera hetimore kryesisht për çështje korrupsioni në nivele të ulta. Sidoqoftë, sfida e parë e SPAK do të jetë pikërisht hetimi në nivele të larta të zyrtarëve, e po ashtu krimi i organizuar./Top Channel

o.j/dita

Ja për sa kohë mund ta ruani në frigorifer gjelin e detit dhe lëngun e tij

Posted: 31 Dec 2019 01:27 AM PST

Mishi i mbetur i gjelit të detit mund të përdoret për përgatitjen e një lëngu të shëndetshëm që shfrytëzohet për gjellëra dhe supa të ndryshme. Përveç përfshirjes në gatim, ky lëng është shumë i mirë për shëndetin e stomakut. Xhelatina që përfitohet gjatë zierjes së mishit përmirëson tretjen dhe lufton inflamacionin në trup. Konsumi i këtij lëngu forcon sistemin imunitar dhe nxit prodhimin e kolagjenit në trup.

Si Ta Përgatisni Lëngun e Gjelit të Detit

Për përgatitjen e këtij lëngu ju nevojiten:
Mishi dhe kockat e gjelit që kanë mbetur nga darka e vitit të ri,
2 kërcenj selinoje të prera në copa,
1 karrotë e madhe e prerë në copa,
1 qepë e ndarë në katër copa,
1 gjethe dafine,
1 lugë çaji piper të zi kokërr,
6 tufa trumzë të freskët.

Hidhini të gjithë përbërësit në një tenxhere të madhe dhe mbusheni me ujë. Pasi të marrin valë, uleni temperaturën në nivel të ulët dhe lërini të ziejnë duke i përzier herë pas here deri sa aroma e gjelit të detit të mbizotërojë ndaj të tjerave. Kjo kërkon diku tek 2 deri në 3 orë. Më pas, kullojeni lëngun dhe hidheni në kavanozë qelqi. Pasi lëngu të jetë ftohur në temperaturë ambienti, futini kavanozët në frigorifer.

Për Sa Kohë Mund Ta Ruani Lëngun e Gjelit të Detit në Frigorifer ose Ngrirje

Ekspertët thonë se lëngu i gjelit të detit duhet futur në frigorifer brenda dy orësh nga përgatitja. Ai duhet ruajtur në enë të mbyllura mirë dhe është i sigurtë për konsum nga 3 në 4 ditë. Nëse dëshironi, kavanozët mund t'i fusni në ngrirje ku mund të qëndrojnë pa frikë për 4 deri në 6 muaj.

Për Sa Kohë Mund Ta Ruani Gjelit të Detit në Frigorifer ose Ngrirje

Mishi i gjelit të detit mund të konsumohet për tre deri në katër ditë nëse e ruani atë në frigorifer. Gjatë kësaj periudhe ai mund të ringrohet vetëm një herë. Nëse e ruani gjelin e gatuar në ngrirje, ai është i sigurtë për dy deri në gjashtë muaj./AgroWeb

 

o.j/dita

Mijëra persona nisen drejt detit për t’iu ikur zjarreve në Australi

Posted: 31 Dec 2019 01:11 AM PST

Mijëra persona janë afruar pranë valëve të detit në Australi, duke iu ikur zjarreve që po zgjerohen në këtë vend.

Një zjarr i madh në qytezën Mallakuta është zgjeruar shumë afër shtëpive.

Banorët lokalë e kanë përshkruar përvojën e strehimit nëpër barka si të "tmerrshme".

Ndërkohë, zyrtarët kanë konfirmuar se dy persona të tjerë kanë vdekur si pasojë e zjarreve në Uellsin e Ri Jugor, duke e dërguar në 12, numrin e vdekjeve të lidhura me këtë krizë.

Autoritetet kanë thënë se edhe pesë persona të tjerë janë zhdukur në rajonin e zjarrit, katër në Viktoria dhe një në Uellsin e Ri Jugor.

Shumë qendra për pushim në mes të Sidnejt dhe Melbërnit janë bllokuar për shkak të zjarreve.

Autoritetet u kanë bërë thirrje turistëve dhe banorëve që të mos lëvizin nga vendet ku janë, pasi evakuimi është shumë i rrezikshëm.

Zjarret janë rritur së fundmi si pasojë e temperaturave të larta, erërave dhe rrufeve pa shi.

o.j/dita

Rama: Për Shqipërinë e 2020 që do të jetë më shumë e fëmijëve

Posted: 31 Dec 2019 12:48 AM PST

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot me ndjekësit e tij Facebook një video me një mesazh shumë domethënës, qe i dedikohet posaçërisht fëmijëve.

"Për Shqipërinë e 2020 që do të jetë më shumë e fëmijëve", shkruan Rama bashkengjitur videos qe mund ta shihni me poshte:

o.j/dita

Granatë në zyrë, plagoset kryetari i bashkisë Lushnjë

Posted: 31 Dec 2019 12:43 AM PST

Kryetarit të bashkisë Lushnjë, Fatos Tushe i është vendosur lëndë plasëse në zyrë, paraprakisht dyshohet si granatë.

Dyshohet se ish shoferi i kryetarit të bashkisë ka hyrë në zyrë dhe pas një konflikti verbal ka hedhur granatën.

Nga shpërthimi është plagosur vetë Tushe dhe sekretarja Erisa Qalliu.

Tushe dhe Qalliu ndodhen në spitalin e Lushnjës jashtë rrezikut për jetën.

Në shumë bashki të vendit marrëdhëniet janë të tensionuara pas votimeve të fundit lokale ku të 61 bashkitë e vendit u morën nga kandidatët e Rilindjes.

Partitë opozitare të dala nga Parlamenti nuk morën pjesë.

o.j/dita

Ligjet e ‘censurës’ ngrenë pikëpyetje për angazhimin e Shqipërisë për integrim në BE

Posted: 31 Dec 2019 12:23 AM PST

Gjergj Erebara

Miratimi nga parlamenti shqiptar i legjislacionit të diskutueshëm pjesë e të ashtuquajturës paketa "anti-shpifje", është një njollë e zezë përballë angazhimit të tij për të ndarë vlerat e Bashkimit Evropian dhe reflekton kontrollin në rritje mbytës të qeverisë së Partisë Socialiste mbi lirinë e shprehjes, paralajmërojnë ekspertët e mediave.

Qeveria e kryeministrit Edi Rama thotë se paketa e ligjeve, e miratuar nga parlamenti në 18 dhjetor, është krijuar për të mbrojtur individët nga sulmet e pabaza në internet, por grupet e të drejtave të njeriut dhe ekspertët e mediave thonë se kjo do t'u dhurojë autoriteteve kompetenca të gjera për të censuruar median online.

Rama nuk u tërhoq nga miratimi i ligjeve megjithë paralajmërimet e Komisionit Europian – krahu ekzekutiv i BE-së, ku Shqipëria dëshiron të anëtarësohet – të organizatave vendase dhe ndërkombëtare të mediave dhe gazetarët protestues, duke i thënë parlamentit:

" Antishpifja" një domosdoshmëri për të garantuar të drejtat e individit dhe mundësinë për të reaguar ligjërisht ndaj cënimit publik të dinjitetit personal apo shantazhit për shkak të detyrës ose sipërmarrjes në treg, pa cënuar aspak lirinë e shprehjes dhe pluralizmin e burimeve të informimit."

"Kam pasur bisedime me Bashkimin Evropian dhe Këshillin e Europës," tha ai, "dhe u kam thënë atyre:" Ju nuk e keni lexuar ligjin për të cilin po flisni. ""

Kritikët e Ramës, sidoqoftë, thonë se kokëfortësia e kryeministrit hedh dyshime mbi kredenciale demokratike të qeverisë së tij. Ajo gjithashtu qëndron në kontrast të ashpër me qëllimin e deklaruar të qeverisë së tij për të hapur negociatat e anëtarësimit me BE dhe popullaritetin e Brukselit midis shqiptarëve për dy dekadat e fundit.

Ligjet krijojnë një Këshill Ankesash brenda Autoritetit të Mediave me fuqinë për të rishikuar përmbajtjen e mediave online dhe vendosjen e gjobave të rëndë në rast se këto të fundit refuzonjnë të heqin lajme që këshilli i konsideron të debatueshme. Miratimi i paketës anti-shipje vjen pas vitesh ankesave gjithnjë e më të hidhura nga Rama për mbulimin mediatik të socialistëve të tij, në pushtet që nga viti 2013.

" Nuk ka asnjë diskutim. Me kalimin e ligjit gjoja kundër shpifjeve në Kuvend, Shqipëria është me një zyrë administrative censure për mediat që shfaqen në web. Jo vetëm portalet, sikundër thonë.," shkruan në Facebook filozofi dhe eksperti i medias, Artan Fuga menjëherë pas miratimit të ligjit .

Duke e gjykuar median nga një zyrë dhe jo nga një gjykatë, duke i dhënë kësaj agjencie publike që nuk është gjykatë të drejtën që ta detyrojë median t'a heqi një përmbajtje të caktuar, në këtë kuptim Shqipëria ribëhet me zyrë censure.

"Do të jetë një zyrë jo një gjykatë që do të gjykojë mediat dhe kjo zyrë do të ketë fuqinë të detyrojë mediat të heqin lajme të caktuara. Vërjani emrin si të doni, zyra e censurës pavarësisht nga emri mbetet zyrë censure".

Fuqia për të mbyllur faqet online pa vendim gjykate

Shqipëria ka qenë një kandidat për anëtarësim në BE që nga viti 2014, por liderët e BE-së – duke hedhur poshtë vazhdimisht rekomandimet e Komisionit – kanë refuzuar të hapin bisedime e anëtarësimit, në rastin më të fundit në tetor 2019 – kur Presidenti Francez Emmanuel Macron udhëhoqi skeptikët për fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Përkundër pritjes së gjatë dhe refuzimeve të shpeshta, shqiptarët mbesin me shumicë dërrmuese nw favor ta integrimit në BE.

BE dhe Këshilli i Evropës, forumi kryesor i të drejtave të njeriut në Evropë, u përpoqën të përdorin kredibilitetin e tyre për ta bërë Ramën ta mendonte dy herë legjislacionin për median, por ndikimi BE-së – në veçanti në Ballkan, është dobësuar nga perspektiva e zvogëluar e zgjerimit të mëtejshëm të BE-së në të ardhme e afërt.

Komisionerja e të Drejtave të Njeriut i Këshillit të Evropës. Dunja Mijatoviç shprehu shqetësim të veçantë për kompetencat diskrecionale të dhëna organeve rregullatore, "mundësinë e vendosjes së gjobave të tepërta dhe bllokimin e faqeve të mediave pa një urdhër gjykate, si dhe rregullimin nga shteti të mediave në internet".

Fuqitë e tilla, tha ajo në një deklaratë të 17 dhjetorit, "mund të sjellin një goditje të fortë për lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave në vend."

"Është me rëndësi të madhe të sigurohet që Interneti të mbetet një forum i hapur dhe publik dhe se vetë-rregullimi nga media, përfshirë në media online, të mbizotërojë."

Komisioni Evropian tha se ligjet nuk pasqyrojnë plotësisht rekomandimet e Këshillit të Evropës dhe se ai kishte mbajtur "shënim" miratimin e tyre nga parlamenti.

A do të reagojë BE?

Avokati i të drejtave të njeriut Dorian Matlija i qendrës Res Publica në Tiranë tha se legjislacioni i martuar nga parlamenti qëndron në një taban të diskutueshëm ligjor.

Duk e shikuar në kontekstin e të gjithë korpusit juridik evropian për çështjet e lirisë së shprehjes, shpifjes dhe mbrojtjes së dinjitetit, ai i tha BIRN se "ky ligj është si një kasap me një hanxhar që përgatitet për preje të pakujdesshme."

"Edhe koncepti se çfarë është media online, siç përcaktohet në këtë ligj, është i lëkundshëm," tha Matlija.

Parlamentarët evropianë u bashkuan me korin e kritikës. Në prag të votimit në Tiranë, eurodeputeti suedeze David Lega, një anëtar i bllokut të fuqishëm të qendrës së djathtë të Partisë Popullore Evropiane në Parlamentin Evropian, shkroi në Twitter se legjislacioni "do të rrezikojë seriozisht shanset për hapjen e negociatave për anëtarësimin në BE".

Disa vëzhgues lokal u pajtuan.

"Shqipëria ka një detyrim të ketë ligje që janë 100 përqind në përputhje me standardet evropiane dhe këto ligje me siguri devijojnë nga ky detyrim," tha Afrim Krasniqi, drejtori ekzekutiv i Institutit të Studimeve Politike, një organizatë me qendër në Tiranë.

Ai paralajmëroi se këto ligje minojë më tej pluralitetin e mediave në Shqipëri, duke përmendur "situatën kuazi-monopolistike që katër rrjete televizive me pronësi familjare kanë në treg."

Por Gjergji Vurmo, një ekspert dhe studiues i BE-së në Tiranë, gjithashtu kërkues shkencor për organizatën amerikane 'Freedom House,' tha se nuk ka shenja se Brukseli do ta konfrontonte Ramën për ligjet.

"Komisioni nuk duket i vendosur ta kundërshtojë këtë," tha ai.

Kripa e detit/ Funksionet për shëndetin e organizmit

Posted: 31 Dec 2019 12:17 AM PST

Kripa e detit e pa përpunuar bën më shumë se sa t'i shtojë shije recetave të ndryshme të gatimit. Sipas të dhënave këto lloje kripërash arrijnë të pastrojnë dhe mbrojnë sistemin tretës, veshkat dhe qarkullimin e gjakut. Dikur quhej 'ari i bardhë' dhe mund të jetë një nga produktet më efektive në largimin e radikaleve të lira nga organizmi.

Por bëni kujdes nuk bëhet fjalë për kripën e zakonshme që përdorim në kuzhinë. Kripa e detit përmban përreth 82 elementë terapeutik për organizmin tonë. Ajo ka një ngjyrë të përhimët, që nëse përpunohet i humbet të gjitha vlerat e saj ushqyese duke e mbushur trupin tonë me toksina. Kripa e pa përpunuar është e pasur me nivele natyrale të jodit, magnezit dhe është pa aditivë ushqimorë, rezultat i kontaktit me diellin.

Kripërat që mund të përzgjidhni

Sipas burimeve, tri janë kripërat që mund të zgjidhni: kripa detare e Atlantikut, kripa e Himalajeve dhe 'lule kripën' që grumbullohet në Bretanjë.

Për çfarë mund të përdoret kripa e papërpunuar?

Një këshillë më shumë

Pini një gotë me ujë të vakët me një lugë çaji me kripë të papërpunuar për një muaj, çdo natë para se të flini. Kështu do të keni forcuar sistemin imunitar dhe do të shikoni një përmirësim të sistemit tretës.

Lëkurë më e shëndetshme

Mund të përdorni kripën e pa përpunuar gjatë larjes suaj, duke fërkuar lëkurën me lëvizje rrethore. Ajo do të largojë të gjithë qelizat e vdekura të lëkurës por dhe do të ndihmoj në qetësimin e muskujve. Nëse këmbët ju dhëmbin apo ju fryhen në fund të ditës, mjafton të mbushni një enë me ujë dhe të shtoni 2-3 lugë me kripë të pa përpunuar. Mineralet që përmban kripa e papërpunuar arrin të qetësojë dhimbjet e kockave dhe të nxisin qarkullimin e gjakut.

Eliminon stresin dhe ankthin

Përzieni në një shishe 1.5 l ujë me një lugë çaji me kripë të papërpunuar dhe pijeni gjatë ditës. Një përzierje e tillë arrin të 'zgjojë' receptorët që përthithin vitaminën D si nga ushqimet dhe nga ekspozimi i diellit. Siç e dimë, kjo vitaminë është thelbësore në luftimin e ankthit, stresit dhe depresionit.

Përdorni sa më shumë të mundeni këtë kripë

Kripa e tavolinës kalon në një proces aq të gjatë kur prodhohet, sa produkti final shkakton aq shumë shqetësime shëndetësore. Mes problemeve që shkakton mund të përmendim: hipertensionin, arteriosklerozën, humbje të kujtesës dhe rritje të aciditetit të stomakut. Prandaj mjekët këshillojnë që të zëvendësohet sa më shumë të jetë e mundur, kripa e zakonshme me një kripë të papërpunuar. Këto lloje kripërash përthithet lehtë nga organizmi dhe përmban oligo-elementët që nxisin rigjenerimin e qelizave. Gjithashtu ajo ekuilibron pehashin (pH) në organizëm dhe stimulon sistemin imunitar , largon helmet dhe i jep trupit energji. /AgroWeb

o.j/dita

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more